Deputja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar sot pabarazinë para ligjit që ka krijuar Edi Rama. sipas tij, qytetarët e pamundur janë në errësirë ose në burg për dhjetë mijë lekë të vjetra, ndërsa deputeti biznesmen, Pirro Kapurani, pronar i fabrikës së tjegullave dhe tullave, nuk preket edhe pse ka 205 milionë lekë energji të papaguar.
“Subjekti në fjalë ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit. Është fabrikë tjegullash dhe tullash në Korçë. Çfarë ka ndodhur me pronarët? A janë përballur ata me ligjin? A u është ndërprerë energjia? Jo nuk ka ndodhur asnjëra nga këto sepse njëri nga pronarët, më kryesori, Pirro Kapurani, është në parlament. Është miku i Edi Ramës dhe Ilir Metës, është sponsori i fushatës së tyre, dhe është aktualisht deputet i LSI-së. Nuk vepron njësoj për të gjithë ligji me Edi Ramën, kjo është kuptuar tashmë.
Detyrimit 205 milionë lekësh, i është shtuar edhe fatura e dhjetorit që është afërsisht 17 milionë lekë. Kjo tregon se fabrika e tjegullave të mikut të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të deputetit të tyre, vazhdon të punojë. Për detyrime dhjetë mijë lekëshe janë dënuar me errësirë mijëra qytetarë nga Edi Rama.”,-denoncon Vokshi.
Shqip
Krijoni Kontakt