Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Jakup Krasniqi heq dorė nga mandati i deputetit

    Emri:  jakup-krasniqi.jpg

Shikime: 827

Madhėsia:  110.8 KB

    Kryetari i Kėshillit Kombėtar tė Nismės pėr Kosovėn, Jakup Krasniqi ka vendosur qė tė heqė dorė nga mandati i deputetit tė Kuvendin e Kosovės.

    Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga gazeta Tribuna, sipas sė cilės pėr kėtė vendim ai ka njoftuar edhe administratėn e Kuvendit.

    “Nuk dihet arsyet qė kanė shtyrė atė qė ta lėrė mandatin e deputetit. Por atij si ish kryetar i Kuvendit i takojnė disa tė mira materile”, kanė thėnė burime nga Kosova.

    Jakup Krasniqi ėshtė zgjedhur deputet nė zgjedhje e fundit tė mbajtura me 8 qershor tė vitit tė kaluar, si kandidat i Nismės pėr Kosovėn.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Jakup Krasniqi heq dorė nga mandati i deputetit

    Krasniqi: Dorėheqja, pėr shkak tė degjenerimit tė Kuvendit

    KOSOVĖ- “Nė fakt jam tėrhequr nga pozita e deputetit nė Kuvendin e Kosovės. Tėrheqja ėshtė mė tepėr njė protestė pėr shkak tė degjenerimit tė organit mė tė lartė tė shtetit nė vendimmarrje. Nuk po e shoh Kuvendin tė marrė vendime qė i duhen vendit tonė. Kjo do tė thotė se unė nuk jam tėrhequr nga politika. Punėn time politike do ta pėrqendroi nė Nisma pėr Kosovėn”, kėshtu ka deklaruar Jakup Krasniqi i cili hoqi dorė nga mandati deputetit dy ditė mė parė. Krasniqi thotė se dorėheqja e tij ėshtė mė tepėr nė shenjė pakėnaqėsie me mėnyrėn e funksionimit tė organit mė tė lart tė shtetit.

    Krasniqi siguron anėtarėsinė e Nismės se do tė jetė pėrkrah tyre. Para dorėzimit tė mandatit tė deputetit Krasniqi ka biseduar me Fatmir Limajn.

    “Unė nė Nisma dhe politikė e ndjej vetėn shumė mirė. Ne politikė rrihet aty ku ke vullnet dhe ndjehesh mirė”, ka theksuar Jakup Krasniqi.
    “Seanca e jashtėzakonshme ishte kulmi. Unė nuk dėshiroj tė jem aty ku merren vendime tė pamenduara dhe tė dėmshme pėr vendin. E mė se paku dua tė jam aty ku merren vendime sipas diktateve. Diktatet nga do qė vijnė kanė qenė dhe janė tė dėmshme”, ka deklaruar ish-kryetari i Kuvendit tė Kosovės.

    Krasniqi ka shtuar se do tė vazhdojė qė gjithė angazhimin politik ta orientojė nė Nisma pėr Kosovėn pa kursyer asgjė.

    Lidhur me mundėsitė e pėrfarimit tė Nismės me subjekte tjera opozitare, Krasniqi tha se Nisma ėshtė subjekt i pavarur politik, me program dhe profilizim tė qartė politik.

    (a.h/BalkanWeb)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •