Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,315
    Postimet në Bllog
    22

    Të rinjtë serbë letër Vuçiç: Kërko falje për krimet e Serbisë në Kosovë

    Emri:  letraa.jpg

Shikime: 604

Madhësia:  113.4 KB

    SERBI- Një organizatë joqeveritare e të rinjve serbë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), i ka dërguar qeverisë së Serbisë dy kopje të dy raporteve të OSBE-së, ku dokumentohen krimet që Serbia ka kryer në Kosovë. Por me këtë rast në një letër bashkangjitur këtyre raporteve, kjo organizatë i kërkon kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që të kërkojë falje në emër të shtetit serb për krimet e kryera në Kosovë, raportojnë mediat kosovare.

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), organizatë joqeveritare serbe, i ka dorëzuar dy kopje të dy raporteve të OSBE-së “Kosova: siç është parë dhe treguar” Kryeministrit dhe Ministrave të Qeverisë së Republikës së Serbisë, duke i bashkangjitur edhe një letër përmes së cilës kërkohet që të pranohen krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë, sepse kjo sipas tyre do të bënte që qytetarët serbë të besonin edhe më shumë në qeverinë e tyre.
    Këto raporte të OSBE-së dhe letra e këtyre të rinjve, shkon në adresë të qeverisë së Serbisë, vetëm pak ditë, pasi ky vend ka marrë mandatin një vjeçar të drejtimit të OSBE-së. Në letrën adresuar qeverisë së tyre, të rinjtë serbë thonë se, me rastin e ditës së parë të kryesimit të OSBE-së nga ana e Serbisë, i dorëzojnë dy botime të bëra pikërisht nga kjo organizatë evropiane, ku përshkruhen në mënyrë të hollësishme shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e më shumë se 13 mijë njerëzve në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.
    Tutje në letër i thuhet Qeverisë së Serbisë, se heziton të flitet për krimet e kryera nga forcat serbe. Ata i përmendin edhe vizitën që kryeministri Vuçiç pati në Kosovë, e ku preferoi t’u shmanget pyetjeve për krimet e kryera nga Serbia, dhe për të kërkuar falje.
    Të rinjtë serbë i kërkojnë qeverisë së tyre që të flasë për krimet e kryera nga Republika e Serbisë, dhe edhe të kërkojë falje për pastrimin etnik në Kosovë. Sipas tyre, qytetarët e Serbisë do të kishin më shumë besim në qeverinë e tyre, nëse ajo do të fliste publikisht për krimet e kryera nga shteti serb në të kaluarën.
    Në letër, qeverisë së Serbisë i kujtohen edhe bombardimet e NATO-s së vitit 1999 nga 24 marsi deri më 10 qershor. Sipas tyre, bashkëmoshatarët e tyre janë të hutuar dhe nuk e dinë pse ato kanë ndodhur, pasi e vërteta asnjëherë nuk është thënë publikisht. “Për shkak të heshtjes tuaj bashkëmoshatarët tanë janë të hutuar dhe ata nuk dinë asgjë për arsyen për të cilën kemi jetuar nën bomba për 78 ditë. As ju, as mediat, as mësimi në shkolla, nuk flasin për këtë çështje”.
    Në letër ndër të tjera thuhet, se pavarësisht se ata janë të rinj, secili prej tyre ka dikë në familje, lagje, apo edhe mes miqve, që ishte i rekrutuar në Kosovë gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. E këta njerëz u kanë thënë atyre, se gjatë luftës në Kosovë kishte spastrim sistematik të terrenit. Ndërsa në vitin 1998, dhe sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë të njësive të ndryshme u vendosën atje.
    Kjo organizatë e të rinjve serbë, në fund të letrës së saj, thotë se ata i kanë studiuar raportet e OSBE-së, të cilat ja dorëzojnë edhe Qeverisë së Serbisë, dhe shpresojnë që gjatë këtij viti, sa Serbia është në krye të kësaj organizate, Qeveria të gjejë pak kohë për t’i parë ato.

    (m.k/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Të rinjtë serbë letër Vuçiç: Kërko falje për krimet e Serbisë në Kosovë

    Kjo tregon qe shpejt do te kete ndryshime ne perberjen e BE-se me kandidat te rinj dhe pse jo, nje anetar si Shqiperia...:-)

    Takimi trepalesh Itali – Shqiperi – Serbi :


    Këtë të premte kreu i diplomacisë shqiptar pritet të zhvillojë një takim trepalësh Itali-Shqipëri-Serbi të ministrave të Jashtëm në Romë. Takimi është paraprirë që me vizitën e ish-ministres së Jashtme italiane, Federica Mogherini, në kryeqytetin shqiptar në muajin korrik.

    Më 23 janar në Romë do të marrë pjesë ministri shqiptar Ditmir Bushati dhe homologu serb Ivica Daçiç, në një takim që u mbështet edhe nga ministri aktual i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Paul Gentiloni.

    Gjatë turit të saj në Ballkan, Mogherini theksoi nisjen e dialogut trepalësh mes Romës, Tiranës dhe Beogradit, në funksion të stabilitetit në rajon.

    Pas bisedimeve me homologun Bushati, Mogherini theksoi rëndësinë e rolit të Tiranës zyrtare në rajon si një faktor i stabilitetit dhe i sigurisë.

    Ndërkohë që takimi, i cili do të zhvillohet pas tri ditësh, ishte plan i Mogherit që të zhvillohej gjatë periudhës 6 mujore të kryesimit të Presidencës së BE-së nga Italia, për të rritur edhe më shumë rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan.



    /Shekulli Online/
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Të rinjtë serbë letër Vuçiç: Kërko falje për krimet e Serbisë në Kosovë

    Jetojmë në kohë të çuditshme....

    Si është ajo shprehja :

    Vret një njeri, të quajn vrasës..

    Vret dhjetë njerëz, të quajnë serial killer..

    Vret me mijra, kërkojnë negociata !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4

    Për: Të rinjtë serbë letër Vuçiç: Kërko falje për krimet e Serbisë në Kosovë

    Gjithmone me mire se ata qe te vrasin naten e te qajne diten!
    Kujt edhe mund ti pelqeje te jetoje si ne shtet rrethim, pasi e ka bere zakon, e ka ne dna-n e tij!
    Por qe çdo gje qe sjell paqe MIRE SE TE VIJE!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •