-
Charlie Hebdo dhe abuzimi me Lirinė e Shtypit
Ngjarja e trishtuar qe ndodhi ne Paris ku humbėn jetėn 10 gazetarė dhe 2 policė, nė zyrat e revistės satirike Charlie Hebdo ishte njė ndodhi e paralajmėruar.
Vrasėsit dhe e gjithė ndodhia ėshtė njė akt i rėndė ekstremist ndaj njė shtėpie botuese dhe sikundėr tė tjerėt duhet dėnuar duke u solidarizuar me familjet e tė vrarėve.
Problemi qė do tė prek unė ėshtė njė kėnd vėshtrim tjetėr i ngjarjes e cila prek dhe atakon Lirinė abusive tė shtypit i cili pėrdor cdo mjet pėr tė shtuar shitjet duke mos marrė parasysh asgje duke u justifikuar mė parimin : qėllimi Justifikon mjetin.
Revista e njohur satirike kishte kohė qė bėnte satira me personazhe fetare si Muhameti , Jezu Krishti, dhe plot tė tjera.
Sigurisht qė vėnia nė lojė e personazheve tė tilla fetare tė cilat shkaktojnė turbullime shpirtėrore tek komunitetet pėrkatėse tė japin tė kuptosh se sa e vėshtirė ėshtė tė drejtosh shtypin e lirė nė botėn perėndimore ku mė e lehtė ėshtė tė censurohet nga shtėpia botuese njė akuzė apo tallje satirike ndaj njė personaliteti politik se sa ndaj Profetėve dhe Shėnjtorėve fetarė tė cilėt nuk ka kush i mbron dhe replikon.
Nė njė debat qė pata me njė kolegun tim ai mė tha se edhe Papa i Romės tallet dhe satirizohet herė pas here. Unė i u pėrgjigja , po ashtu ėshtė, edhe ai mund tė satirizohet e tė tallet sikundėr edhe tė gjithė udhėheqėsit e botės pėr veprat e mira apo tė kėqija qė bėjnė apo pėr problemet negative personale tė cilat janė sot tė shumta.
Sidoqoftė nuk duhet te tallesh me figura qe respektohen. Te krishterėve nuk u behet vone per Papėn nėse satirizohet pėr ndodhitė negative qė kanė prekur religjionin katolik sepse mendojnė qė satira ėshtė njė mjet i mirė kritike pėr tė vėnė nė lėvizje dhe pėr tė pėrmirėsuar sistemin; por Papa nuk eshte ne nje rang me Profetet dhe Shenjtoret. Papa eshte nje administrator i kishes katolike qe zevendesohet. Kush i zevendeson profetet dhe shenjtoret? Askush.
Kleriket e cdo lloj feje jane sherbyes. Themeluesit e feve jane tjeter gje, dhe me ta nuk duhet te tallesh apo te abuzosh ne emer te lirise se shtypit. Sepse preken ndjenjat dhe traditat fetare.
Denojme terrorizmin ME VENDOSMERI-por edhe abuzimet me lirine e shtypit gjithashtu duhen dėnuar.
Shiko c`ndodh kur teprohet me tallje ndaj kultit qe nderohen nga popujt.
Ngjarja duhet denuar. Askush nuk duhet te vritet , por duhen marre masa jo vetem ndaj terrorizmit por edhe ndaj abuzivizmit ndaj lirise se shtypit. Ajo eshte nxitesja e dhunes.
. E sigurte eshte denimi i ngjarjes dhe sigurisht vrasjet jane nje tragjedi e vertete. Jemi me popullin frances ne denimin e vrastareve terroriste dhe kunder terrorizmit -pa dyshim. Por... a mund te shmangej kjo ngjarje?
Kete po analizoj une. Ngjarja mund te shmangej nese liria e shtypit nuk do te teprohejtme satira te renda kunder ndjenjave fetare tė komuniteteve pėrkatėse dhe nė kėtė rast tė myslimanėve.
Ky eshte abuzivizmi per te cilin flas.
Perse nuk ndodh tek ne qe sikundėr thonė tė tjerėt `jemi mė pak te civilizuar se francezėt`?
Sepse ne kemi dicka me shume se europiano perėndimorėt:
respektin ndaj fese se tjetrit, respektin dhe tolerancen fetare, repsktojmė nderin dhe fenė e tjetrit. Kjo ėshtė arėsyea.
Ajo qe ndodhi , ishte konkluzioni nje afere te shemtuar te nje gazete satirke ku humben jeten fatkeqėsisht 12 persona. Dhe mė interesantja ėshtė se ata e dinin qė mund tė ndodhte kjo.
Por pėrse vazhdonin tė satirizonin? Pėrse drejtohej revizta nga njė tendencė e tillė anti- islame, porn ė disa raste dhe anti-kristiane?
Ka dhe shtėpi botuese tė tjera revista tė tjera si nė Danimarkė., apo gjetiu, qė pėrdorin kėto mjete pėr tė shtuar shitjet, pėr tė mos falimentuar apo pėr tė bėrė humor me profetėt apo me shėnjtorėt, vetėm e vetėm pėr tė shtuar fitimet.
Edhe kjo ėshtė e trishtuar qė tė shohėsh se si ndotėt, njolloset, njė traditė e tėrė, njė jetė e tėrė, njė moral i krijuar nga tė dy fetė kryesore, parimet e tė cilave janė tė pėrfshira nė ligjet dhe nė kushtetutė.
Pėr fat tė keq kanė bėrė shume gabim.
Kur tallesh me mesuesit do te kete reaksione te ashpra si kjo ngjarje fatkeqe.
Ky quhet abuzim ne emer te shtypit te lire. A mund tė tallesh dot me nėnėn dhe me babain tend?
Sigurisht qė jo. A mund tu vijė mirė popujve apo komuniteteve apo grupeve religioze apo jo kur tallen udhėheqėsit shpirtėrorė tė tyre? Nuk do tu vijė mirė aspak, por, po u talle atehere nuk je bir i ketyre prinderve. Edhe per myslimanet e per te krishteret talljet ndaj profetėve dhe shėnjtorėve jane sakrilegj i denueshem moralisht.
Mund tė them se e parė nga kėnd vėshtrimI i moralit dhe i traditės, kjo ngjarje e trishtuar mund tė kujtojė historinė e gjeneralit qė luftoi me trimėri por theu urdhėrat e Perandorit, e pėr kėtė mori Dekoratėn e Trimėrisė por u pushkatua pėr shkak tė thyerjes sė Urdhėrit.
Nė pėrfundim mund tė them se kjo ngjarje me fund tė hidhur duhet tė na orientojė se krahas lirive tė shtypit nuk mund tė abuzohet me tė, kur bėhet fjalė pėr Moralin dhe traditat e popujve, pėr hir tė fitimeve.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt