Ligji pėr huamarrjen, Presidenti e kthen nė Kuvend: Shkel Kushtetutėn



Nuk ka paqe nė raportet mes Presidentit dhe shumicės parlamentare. Kreu i shtetit I ka kthyer mazhorancės ligjin e huamarrjes, nėpėrmjet tė cilit qeveria mund tė merrte borxh pa autorizimin e Kuvendit.
Nė dekret, Presidenti argumenton se nuk mund tė miratojė ligjin pasi bie hapur ndesh me kushtetutėn, qė pėrcakton qartė se duhet autorizimi i Kuvendit pėr tė marrė borxh tė huaj. Andaj, vlerėson Kreu i shtetit, kjo kompetencė nuk mund ti jepet Ministrisė sė Financave.
“Vlerėsoj se nė emėr tė fleksibilitetit tė Ministrit tė Financave dhe tė uljes sė kostos sė borxhit nuk mund tė cėnohet parimi i ndarjes dhe balancimit tė pushteteve dhe as tė cėnohen dispozitat kushtetuese tė cilat kanė pėrcaktuar qartė se kufiri, kushtet dhe marrjes sė borxhit tė brendshėm apo tė jashtėm do tė vendosen vetėm nga Kuvendi.”
Jo vetėm kaq, por sipas kreut tė shtetit, ndryshimet nė ligj, godasin transparencėn qė duhet tė ketė qeveria nė marrjen e borxhit shtetėror
“Nė kuptim tė Kushtetutės, borxhi shtetėror duhet tė trajtohet nė mėnyrė transparente pėrsa kohė bėhet fjalė pėr Financa Publike. Vėrej se dispozitat nė ligjin 181/2014 nuk e ofrojnė dicka tė tillė dhe pėr mė tepėr bėjnė tė qartė njė pushtet tė pakufizuar dhe aspak transparent tė ekzekutivit nė procesin e marrjes sė borxhit”
Nė tė njėjtėn linjė, kreu i shtetit thotė se ndryshimet nė ligj pėrjashtojnė edhe procesin e prokurimit publik nė pėrzgjedhjen e kreditorėve, tė cilėt, do tė zgjidhen me vendim qeverie.
Ligji pėr huamarrjen shtetėrore, borxhin shtetėror u miratua nė seancėn e 24 dhjetorit 2014, pasi ishte kundėrshtuar fort edhe nga vetė eksponentė tė mazhorancės.
Brenda pak ditėsh, ky ėshtė ligji i dytė qė Nishani i kthen shumicės. Kreu i shtetit ktheu pėr rishqyrtim edhe ligjin pėr Gjykatėn e Lartė, qė sipas tij cėnon kompetencat e Presidentit.

Emri:  see.jpg

Shikime: 2195

Madhėsia:  55.3 KB


ORA NEWS