Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga Lulke Lexo Postimin
    Nuk denohen krimînelet dhe te korruptuarrit se e kan portofolin e ngrohte Meriamun!!
    Lulkë, çfarë shkruan ti është krejtësisht e vërtetë madje para disa ditësh një i dënuar në burg u vetvar në gjendje të rënduar depresioni ngaqë qeveria e PS, e bija e PPSH i kishte çuar zabitët e saj dhe e kishin futur në burg për 35 mijë lek të vjetra, ndërkohë që një deputet i PS na doli që kishte për të paguar një superfaturë e cila kapte vlerën marramendëse të 205 miljon lekëve.

    Kjo që ndodh në shqipëri nuk është aspak e hijshme sepse është padrejtësi e madhe të dënosh fakir fukaranë dhe të lëpish duart e kriminelëve dhe zullumqarëve vetëm se këta të fundit kanë mundësinë të lyejnë rrotën e qerres.

    Kam lexuar diku por u bën kohë dhe se mbaj mend autorin i cili thoshte: Fatkeqësisht ligji i ngjan një rrjete merimange, mizat e mëdha e çajnë tej për tej dhe kalojnë,ndërsa të voglat mbesin në të.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 19-01-2015 më 15:54
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Tallesh ti apo çfarë ?! Po ngeli depo në këmbë në 97-ën ? Edhe ato pak mijra tonelata që mbetën ... kush mbajti inventar në Gërdec se sa u vodh, shit apo shpërthye ?

    Jo nuk tallem. Paskemi pas depot e mbushura plot me tritol,dmth; ti veshe zjarrin nai depo armatimi ne kohen e Enverit do kishim 20 vjet fikshezjare pa pushim.

    Po na lejne dhe industrine e pjes-kembimeve te makinave pa pune ! Ka me shume makina qe hidhen ne ere se sa makina qe prishen rruges.

  3. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Fajin e ka Saliu...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Fajin e ka Saliu...
    8 vitet me saliun kishim ligje kishim gjykata shtet
    keto mafiozat tani mbine me rilindjen atehere sdinim gje ne
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #15

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Jan ulur apo jane rritur krimet keto kohet e fundit? Ka ndonje statistike te vrasjeve si psh? Apo te krimeve ne pergjithesi

  6. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Më bëri çudi fakti që gjykata e Kuksit, e paska dënuar këtë Trotën me arrest shtëpiak, ndërkohë që në kurrikulën e tij kriminale rëndokan një sërë veprash të dënueshme rëndë, si psh dhunë në familje, armëmbajtje pa leje e armëve luftarake dhe vjedhje e energjisë elektrike. Ça është ky vendim gjykate? Si nuk u vjen turp që tallen me të varfërit dhe kriminelëve të vërtetë nuk u hyn gjemb në këmbë???
    Tritoli duhet bere ban ne Shqiperi.
    Izoloje komplet tritolin ne magazina ku jane dhe neutralizoje,transformoje kimikisht
    ne dicka tjeter jo te demshme as te rrezikshme.
    Ai tritoli po doli nga magazinat,nje zot e di ku shkon dhe ti qe ke makine Pray(lutju zotit) cdo mengjez lol
    sepse nuk i dihet ,po pati makina ndonje llokum tritol poshte, atehere me rregull treshi njera zorre jotja fluturon
    ne Bajram Curr dhe zorra tjeter ne Bari lol.
    -------
    Thuhet qe ai ka thyer probacionin,ka lene arrestin shtepiak dhe ikur ne Durres.
    Atehere meqenese ka thyer probacionin ai duhet te shkoje fishek ne burg.
    Nje gje nuk ka fare llogjik ketu.
    Ai denohet me arrest shtepiak, dhe nje nga 3 arsyet eshte sepse ka kryer dhune ne familje,
    ka mundesi ndaj gruas e tij.
    Ky person eshte rrezik per gruan rrezik per familjen pasi eshte i dhunshem psikopat dhe nuk
    arrin te kontrolloje veten dhe dhuna mund te shkoje ne ekstrem vrasje.
    Atehere pse gjykata jep vendim per arrestim shtepiak.Perderisa ai eshte i dhunshem ne familje
    ai duhet mbajtur larg nga familja.Policia duhet ta arrestonte dhe conte ose ne burg ose ne ndonje vend tjeter
    larg familjes.Gjykata nuk duhet te jepte arrest shtepie pasi s'ka llogjike,ai ka tmerruar gruan dhe kalamajte
    me idiotesite, temperamentin e tij te dhunshem.Ai nuk duhet lene te rrije ne shtepi sepse eshte i dhunshem,i rrezikshem
    kercenues per jeten e pjesetareve te familjes.
    Vendim i drejte nga gjykata do qe
    1.Burgosje
    ose
    2.Urdher per ta mbajtur burrin larg nga gruaja(Restraining Order)
    ku ne urdher te percaktohej qe burri kurre te mos rrije me afer se 1000 metra larg shtepise.
    Ai eshte person i dhunshem dhe mund te ekzistojne shanset qe te kryeje edhe vrasje pasi nuk
    ka kontroll ne emocionet e tij dhe kjo e ben ate jashtezakonisht te rrezikshem.
    Vendimi i gjykates per arrest shtepie ka qene nje gafe.
    Me llogjike rregull treshi dhunuesit e familjeve nuk kane vend ne shtepi dhe duhen
    mbajtur larg shtepise, jo me afer se 1 km.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nga e gjejn gjithe kete tritol ? Duket sikur eshte bere tritoli me racion o me trisk dhe tollon .
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jo nuk tallem. Paskemi pas depot e mbushura plot me tritol,dmth; ti veshe zjarrin nai depo armatimi ne kohen e Enverit do kishim 20 vjet fikshezjare pa pushim.

    Po na lejne dhe industrine e pjes-kembimeve te makinave pa pune ! Ka me shume makina qe hidhen ne ere se sa makina qe prishen rruges.
    Me shume kishte kallepe tritoli sesa kallepe sapuni Shqiperia or trim!

    Kushedi sa arme e municione kemi gropos ne qe ishim akoma kalamaj lere ata qe ishin me te rritur!

    Me tritol hapnim shpella ne lume per tu lare ne 97. Puh sa dru kam ngrene nje dite kur na prisnin prinderit pasi kishin marre vesh qe kishim shkuar per te hedhur tritol. Me shkelma na kati i pare ne te katert. Sa idiote kemi qene!

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Lulkë, çfarë shkruan ti është krejtësisht e vërtetë madje para disa ditësh një i dënuar në burg u vetvar në gjendje të rënduar depresioni ngaqë qeveria e PS, e bija e PPSH i kishte çuar zabitët e saj dhe e kishin futur në burg për 35 mijë lek të vjetra, ndërkohë që një deputet i PS na doli që kishte për të paguar një superfaturë e cila kapte vlerën marramendëse të 205 miljon lekëve.

    Kjo që ndodh në shqipëri nuk është aspak e hijshme sepse është padrejtësi e madhe të dënosh fakir fukaranë dhe të lëpish duart e kriminelëve dhe zullumqarëve vetëm se këta të fundit kanë mundësinë të lyejnë rrotën e qerres.

    Kam lexuar diku por u bën kohë dhe se mbaj mend autorin i cili thoshte: Fatkeqësisht ligji i ngjan një rrjete merimange, mizat e mëdha e çajnë tej për tej dhe kalojnë,ndërsa të voglat mbesin në të.
    O gjeniu i vogel kalo njehere ke tema e atij "fakirit" e shiko se pse ishte futur ne burg pastaj shpalos diturine e gjenialitetin tend...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Arrest me burg për biznesmenin Ardian Trota, iu bë atentat në Durrës

    Emri:  ardian-trota.jpg

Shikime: 736

Madhësia:  111.6 KB

    Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arresit më burg për biznesmenin Ardian Trotën, të cilit iu bë atentat me eksploziv në Durrës, ku dhe mbeti i plagosur.
    Kur iu bë atentati, Ardian Trota ishte me masë sigurie arrest shtëpie në Kukës, për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, 17 janar 2015, pranë Shkëmbit të Kavajës, ku mjeti tip Benz me targa AA 765 FN me të cilin udhëtonte biznesmeni Ardian Trota, 48 vjeç nga Kukesi është hedhur në erë me eksploziv.
    Nga hetimet paraprake rezulton se në momentin e shpërthimit shtetasi Ardian Trota ka qenë duke drejtuar automjetit e tij.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •