Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Leximet biblike.

    E enjte, 9 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - 1Korinthianėve 4:9-16.
    Sepse mė duket se Perėndia ne apostujt na tregoi pėr mė tė fundit e njerėzve, si tė dėnuar me vdekje; sepse u bėmė lojė nė botė, nė engjėjt e nė njerėzit. Ne jemi tė marrė pėr Krishtin, e ju tė menēur nė Krishtin; ne tė dobėt, e ju tė fortė; ju tė lavdėruar, e ne tė pėrēmuar. Deri nė kėtė orė edhe uri kemi, edhe etje kemi, edhe tė zhveshur jemi, edhe me shuplaka rrihemi, edhe endemi andej e kėtej, edhe mundohemi duke punuar me duart tona; kur pėrqeshemi, bekojmė; kur ndiqemi, durojmė; kur shahemi, lutemi; u bėmė si plehrat e botės, si fundėrinat e tė gjithėve deri nė kėtė ditė.

    Nuk i shkruaj kėto pėr t'ju turpėruar ju, por ju kėshilloj si bij tė mi tė dashur. Sepse edhe sikur tė keni dhjetė mijė mėsues nė Krishtin, pėrsėri nuk keni shumė etėr; sepse unė ju linda nė Krishtin Jisu me anė tė ungjillit. Ju lutem juve pra tė bėni siē bėj unė.

    Ungjilli - Mateu 9:36-10:8.
    Edhe kur pa turmėn, u dhembshurua pėr ta, sepse ishin tė drobitur e tė shpėrndarė posi dhen qė s’kanė bari. Atėherė u thotė nxėnėsve tė tij: Tė korrat janė tė shumta, po punėtorėt janė tė paktė. Lutjuni pra tė zotit tė tė korrave, qė tė nxjerrė punėtorė pėr tė korrat e tij.

    Edhe si thirri pranė tė dymbėdhjetė nxėnėsit e tij, u dha atyre pushtet kundėr frymėve tė ndyra, qė t’i nxjerrin ato edhe tė shėrojnė ēdo sėmundje e ēdo lėngatė.

    Edhe emrat e tė dymbėdhjetė Apostujve janė kėto: i pari, Simoni, i quajtur Pjetėr, edhe Andrea, vėllai i tij; Jakovi i Zevedheut edhe Joani vėllai i tij; Filipi dhe Bartolomeu; Thomai edhe Mathe tagrambledhėsi; Jakovi i Alfeut edhe Leveu i mbiquajtur Tadé; Simon Kananeasi edhe Juda Iskarioti, i cili edhe e tradhtoi atė.

    Kėta tė dymbėdhjetė dėrgoi Jisui, pasi i porositi ata, duke thėnė: Nė udhė kombesh mos shkoni, edhe nė qytet samaritanėsh mos hyni; por shkoni mė tepėr nėpėr dhentė e humbura tė shtėpisė sė Izraelit. Edhe duke shkuar, predikoni duke thėnė se u afrua mbretėria e qiejve. Shėroni tė sėmurė, pastroni lebrozė, ngjallni tė vdekur, nxirrni demonė; falas morėt, falas jepni.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E premte, 10 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Efesianėve 6:18-24.
    Duke u falur nė Frymė nė ēdo kohė me ēdo lloj faljeje e lutjeje, edhe mbi gjithė kėtė duke ndenjur zgjuar me ēdo durim e lutje pėr gjithė shenjtorėt, edhe pėr mua, qė tė mė jepet fjalė pėr tė hapur gojėn time, qė me guxim tė bėj tė njohur misterin e ungjillit, pėr tė cilin unė jam lajmėtar nė vargonjtė, qė tė flas pėr atė me guxim, siē mė duhet tė flas.

    Po qė t'i dini edhe ju tė miat, ēfarė bėj, tė gjitha do t'jua tregojė juve Tihiku, vėllai i dashur dhe shėrbėtor besnik nė Zotin, tė cilin pėr kėtė e dėrgova tek ju, qė tė mėsoni punėt tona, edhe qė tė ngushėllojė zemrat tuaja.

    Paqe mbi vėllezėrit, edhe dashuri me besė nga Perėndia Atė, edhe nga Zoti Jisu Krisht. Hiri qoftė bashkė me tė gjithė ata qė duan Zotin tonė Jisu Krisht me zemėr tė kthjellėt. Amin.

    Ungjilli - Llukai 7:31-35.
    Edhe Zoti tha: Me se t’i pėrngjaj pra njerėzit e kėtij brezi? Dhe me se ngjajnė? Ngjajnė me djem qė rrinė nė treg edhe qė i thėrresin njėri-tjetrit, duke thėnė: I ramė fyellit pėr ju, dhe nuk kėrcyet; ju bėmė vaj, dhe nuk qatė. Sepse erdhi Joan Pagėzori, qė as bukė ha, as verė pi, dhe thoni: Ka demonin. Erdhi Biri i njeriut duke ngrėnė e duke pirė, edhe thoni: Ja njė njeri hamės e verėpirės, mik tagrambledhėsish e mėkatarėsh. Edhe u drejtėrua urtėsia prej gjithė bijve tė saj.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E shtunė, 11 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Veprat e Apostujve 8:26-39.
    Edhe njė engjėll i Zotit i foli Filipit duke thėnė: Ngrihu e shko nga jugu, nė rrugėn qė zbret prej Jerusalemit nė Gazė. Kjo ėshtė shkretėtirė. Edhe ai u ngrit e shkoi.

    Edhe ja njė njeri, Etiopian, eunuk, ofiqar i lartė i Kandakės, mbretėreshės sė Etiopianėve, i cili ishte mbi gjithė thesarėt e saj; ky kishte ardhur qė tė falet nė Jerusalem. Edhe nė kthim, duke ndenjur mbi qerren e tij, po lexonte profetin Isaia. Edhe Fryma i tha Filipit: Afrohu e ngjitju kėsaj qerreje. Edhe Filipi shkoi me vrap afėr, e dėgjoi atė duke lexuar profetin Isaia, edhe tha: A i kupton vallė ato qė lexon? Edhe ai tha: E si mundem, nė mos mė udhėzoftė njeri? Edhe iu lut Filipit tė hipė e tė rrijė bashkė me tė. Edhe pjesa e shkrimit qė po lexonte ishte kjo: “U pru si dele pėr therje, edhe si qengj pa zė pėrpara atij qė e qeth, kėshtu nuk hap gojėn e tij. Nė pėruljen e tij u ngrit gjyqi i tij; edhe brezin e tij kush do ta tregojė? Sepse ngrihet prej dheut jeta e tij”. Edhe eunuku u pėrgjigj e i tha Filipit: Tė lutem, pėr cilin e thotė profeti kėtė? Pėr veten e tij, apo pėr ndonjė tjetėr? Atėherė Filipi hapi gojėn e tij, edhe duke u nisur nga ky shkrim i dha atij lajmin e mirė pėr Jisuin.

    Edhe tek po ecnin udhės, erdhėn pranė njė uji; edhe eunuku thotė: Ja ujė, ēfarė mė ndalon tė pagėzohem? Edhe Filipi i tha: Nė beson me gjithė zemėr, mundesh. Edhe ai u pėrgjigj e tha: Besoj se Jisu Krishti ėshtė i Biri i Perėndisė. Edhe urdhėroi tė qėndrojė qerrja; edhe zbritėn tė dy nė ujė, Filipi dhe eunuku; edhe e pagėzoi. Edhe kur dolėn nga uji, Fryma e Zotit rrėmbeu Filipin dhe eunuku s’e pa mė, por shkonte udhės sė tij duke u gėzuar.

    Ungjilli - Llukai 5:27-32.
    Edhe pastaj doli dhe pa njė tagrambledhės, me emrin Levi, duke ndenjur nė doganė, edhe i tha: Eja pas meje. Edhe ai i la tė gjitha dhe u ngrit e shkoi pas atij.

    Edhe Leviu i bėri njė pritje tė madhe nė shtėpinė e tij; edhe ishte njė turmė e madhe tragrambledhėsish dhe tė tjerėsh, qė kishin ndenjur nė tryezė bashkė me ta. Edhe shkruesit e tyre dhe Farisenjtė murmurisnin tek nxėnėsit e tij, duke thėnė: Pse hani e pini bashkė me tagrambledhės e me mėkatarė? Edhe Jisui u pėrgjigj e u tha atyre: Nuk kanė nevojė tė shėndoshėt pėr mjek, po ata qė kanė keq. S’kam ardhur tė thėrres tė drejtė, po mėkatarė nė pendim.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E martė, 14 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Filipianėve 1:8-14.
    Sepse dėshmitari im ėshtė Perėndia, se kam shumė mall pėr tė gjithė ju me dhembshurinė e Jisu Krishtit. Edhe pėr kėtė lutem, qė tė teprojė dashuria juaj edhe shumė e mė shumė nė njohuri e nė ēdo kuptim, qė tė dalloni mė tė rėndėsishmet, qė tė jeni tė ēiltėr e tė papenguar deri nė ditėn e Krishtit, plot me fryte drejtėsie, qė janė me anė tė Jisu Krishtit, pėr lavdi e pėr lėvdim tė Perėndisė.

    Edhe dua ta dini, o vėllezėr, se sa mė ndodhėn mua ndihmuan mė tepėr pėr pėrparimin e ungjillit; aq sa vargonjtė e mi pėr Krishtin u bėnė tė dukshme nė gjithė pretoren e nė gjithė tė tjerėt; edhe mė tė shumtėt e vėllezėrve nė Zotin, duke marrė zemėr nga vargonjtė e mi, guxonin mė tepėr pėr tė thėnė pa frikė fjalėn.

    Ungjilli - Llukai 8:1-3.
    Edhe pastaj ndodhi qė ai shkonte qytet mė qytet e fshat mė fshat, duke predikuar e duke dhėnė lajmin e mirė pėr mbretėrinė e Perėndisė; dhe tė dymbėdhjetėt ishin bashkė me tė, edhe disa gra qė ishin shėruar nga frymė tė liga e nga sėmundje, Maria, qė quhej Magdalena, prej sė cilės patėn dalė shtatė demonė, edhe Joana, gruaja e Huzait, kujdestarit tė Herodit, edhe Suzana, dhe shumė tė tjera, tė cilat i shėrbenin me ato qė kishin.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E enjte, 16 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Filipianėve 1:20-27.
    Sipas tė priturit me padurim edhe sipas shpresės sime se nuk do tė turpėrohem nė asgjė, po me ēdo guxim, si gjithmonė, edhe tani do tė madhėrohet Krishti nė trupin tim, ose me anė jete, ose me anė vdekjeje. Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit ėshtė fitim.

    Po nė qoftė se tė jetuarit nė mishin tim ėshtė qė tė sjellė fryt puna ime, atėherė nuk di ē'tė zgjedh. Sepse shtrėngohem nga tė dyja, duke pasur nga njė anė dėshirėn tė iki e tė jem bashkė me Krishtin; sepse kėshtu ėshtė shumė mė mirė; po nga ana tjetėr qėndrimi im nė mish ėshtė mė i nevojshėm pėr ju. Edhe kėtė me siguri e di se do tė mbetem dhe do tė qėndroj bashkė me tė gjithė ju, pėr mbarėsinė tuaj e pėr gėzimin tuaj nė besim, qė tė teprojė nėpėrmjet meje mburrja juaj nė Krishtin Jisu, me ardhjen time pėrsėri tek ju. Vetėm silluni jetoni denjėsisht nė ungjillin e Krishtit, qė tė dėgjoj pėr ju, a kur tė vij e t'ju shoh, a pėr sė largu kur s'jam aty, se qėndroni nė njė frymė, duke u pėrpjekur sė bashku me njė shpirt pėr besimin e ungjillit.

    Ungjilli - Mateu 27:33-54.
    Edhe kur erdhėn nė njė vend qė quhet Golgota, qė do tė thotė Vendi i Kafkės, i dhanė tė pijė uthull tė pėrzier me vrer; por ai, si e provoi, nuk deshi tė pinte.

    Edhe si e kryqėzuan, ndanė rrobat e tij duke hedhur short. Edhe duke ndenjur e ruanin atė atje. Edhe vunė tė shkruar sipėr kokės sė tij shkakun e dėnimit tė tij:

    Ky ėshtė Jisui mbreti i Judenjve.

    Atėherė kryqėzohen bashkė me tė dy kusarė, njė nė anė tė djathtė, edhe njė nė anė tė majtė.

    Dhe kalimtarėt, e shanin atė duke tundur kryet e tyre, e duke thėnė: Ti qė prish tempullin, edhe pėr tri ditė e ndėrton, shpėto veten tėnde. Nė je i Biri i Perėndisė, zbrit nga kryqi. Kėshtu edhe kryepriftėrinjtė bashkė me shkruesit e pleqtė duke e pėrqeshur atė thoshin: Tė tjerė shpėtoi, veten e tij nuk mund ta shpėtojė. Nė ėshtė mbret i Izraelit, le tė zbresė tani nga kryqi dhe do t’i besojmė. Kishte besim nė Perėndinė; le ta shpėtojė tani, nė qoftė se e do; sepse tha se jam bir Perėndie. Gjithashtu edhe kusarėt qė ishin kryqėzuar bashkė me tė, e pėrqeshnin.

    Edhe qė nga ora e gjashtė u bė njė errėsirė mbi gjithė dhenė deri nė orėn e nėntė.

    Edhe rreth orės sė nėntė Jisui thirri me zė tė madh, duke thėnė: “Eli, Eli lama sabakthani”, qė do tė thotė “Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė braktise?” Edhe disa nga ata qė ishin atje, kur dėgjuan, thanė se ky po thėrret Ilian. Edhe menjėherė vrapoi njė nga ata, edhe mori njė sfungjer, edhe e mbushi me uthull, edhe e vuri mbi njė kallam, e i jepte tė pijė . Edhe tė tjerėt thoshin: Le tė shohim, nė qoftė se vjen Ilia ta shpėtojė.

    Edhe Jisui si thirri pėrsėri me zė tė madh, dha shpirtin.

    Edhe ja kurtina e tempullit tek u ēa mė dysh prej sė larti deri poshtė; edhe toka u tund; edhe gurėt plasėn; edhe varret u hapėn, edhe shumė trupa shenjtorėsh qė kishin fjetur u ngjallėn, edhe dolėn nga varret pas ngjalljes sė tij, e hynė nė qytetin e shenjtė, edhe iu shfaqėn shumė vetėve.

    Edhe kryeqindėshi dhe ata qė ishin bashkė me tė duke ruajtur Jisuin, kur panė tėrmetin dhe ato qė ndodhėn, u frikėsuan fort, e thoshin: Me tė vėrtetė ky paska qenė bir Perėndie.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E premte, 17 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Filipianėve 1:27-2:4.
    Vetėm silluni jetoni denjėsisht nė ungjillin e Krishtit, qė tė dėgjoj pėr ju, a kur tė vij e t'ju shoh, a pėr sė largu kur s'jam aty, se qėndroni nė njė frymė, duke u pėrpjekur sė bashku me njė shpirt pėr besimin e ungjillit; edhe pa u trembur nė asgjė nga kundėrshtarėt, gjė qė pėr ata do tė jetė dėftesė humbjeje, po pėr ju shpėtimi, edhe kjo nga Perėndia. Se juve ju ėshtė dhėnė pėr hir tė Krishtit, jo vetėm t'i besoni atij, por edhe tė pėsoni pėr tė, duke patur po atė luftė qė patė tek unė dhe tani e dėgjoni tė jetė tek unė.

    Nė ka pra ndonjė ngushėllim nė Krishtin, a ndonjė ngushėllim dashurie, a ndonjė shoqėri Fryme, a dhembshuri e pėrdėllime, bėjeni tė plotė gėzimin tim, qė tė jeni nė njė mendje, duke pasur po atė dashuri, njė shpirt tė pėrbashkėt e njė mendje. Mos bėni asgjė nga smira a pėr lavdi tė kotė, por me pėrulėsi, duke i vlerėsuar tė tjerėt mė tė lartė se veten. Mos u mendoni secili pėr tė vetat, por secili edhe pėr punėt e tė tjerėve.

    Ungjilli - Llukai 9:12-18.
    Edhe dita nisi tė thyhej; edhe tė dymbėdhjetėt erdhėn pranė e i thanė: Lėsho turmėn tė shkojnė nėpėr fshatrat e arat pėr rreth, edhe tė rrinė e tė gjejnė ushqime; sepse kėtu jemi nė vend tė shkretė. Po ai u tha: Jepuni ju atyre tė hanė. Edhe ata thanė: Tek ne nuk gjenden mė tepėr se pesė bukė e dy peshq; veē nė shkofshim ne tė blejmė ushqime pėr gjithė kėtė popull. Sepse ishin rreth pesė mijė burra. Edhe ai u tha nxėnėsve tė tij: Vėrini ata tė rrinė togje togje nga pesėdhjetė. Edhe ata bėnė kėshtu, edhe i vunė tė gjithė tė rrinė. Edhe ai si mori tė pesė bukėt e tė dy peshqit, ngriti sytė nė qiell dhe i bekoi, e i theu, edhe ua dha nxėnėsve t’i vėnė pėrpara turmės. Edhe tė gjithė hėngrėn e u ngopėn; edhe ngritėn dymbėdhjetė kofinė me tepricėn e copave.

    Edhe ndėrsa ai lutej veēas, nxėnėsit ishin bashkė me tė; edhe i pyeti, duke thėnė: Cili thonė turmat se jam unė?
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E shtune, 18 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Kolosianėve 4:5-11,14-18.
    Ecni me urtėsi para atyre qė janė jashtė, duke fituar kohėn. Fjala juaj le tė jetė pėrherė me hir, e ndrequr me kripė, qė tė dini si duhet t'i pėrgjigjeni gjithėsecilit.

    Gjithė punėt e mia do t'jua tregojė Tihiku, vėllai i dashur, edhe punėtor besnik e shėrbėtor bashkė me mua nė Zotin, tė cilin e dėrgova tek ju pikėrisht pėr kėtė, qė tė marrė vesh punėt tuaja dhe tė ngushėllojė zemrat tuaja; bashkė me Onisimin, vėllain besnik e tė dashur, i cili ėshtė prej jush. Ata do t'ju rrėfejnė tė gjitha tė kėtushmet.

    Ju pėrshėndet Aristarku, shoku im i burgut, edhe Marku, i nipi i Barnabės, pėr tė cilin morėt porosi; nė ardhtė tek ju, mirėpriteni; edhe Jisui i quajtur Just, tė cilėt janė nga rrethprerja. Vetėm kėta janė bashkėpunėtorė tė mi nė mbretėrinė e Perėndisė, tė cilėt u bėnė tek unė ngushėllim.

    Ju pėrshėndet Llukai, mjeku i dashur, edhe Dhimai.

    Pėrshėndetni vėllezėrit qė janė nė Laodiki, edhe Nimfain dhe kishėn qė ėshtė nė shtėpinė e tij. Edhe si tė lexohet letra tek ju, bėni qė tė lexohet edhe nė kishėn e Laodikeasve, qė tė lexoni edhe ju atė qė do t'ju dėrgohet nga Laodikia. Edhe thuajini Arkipit: Ki kujdes nė shėrbesėn qė more nė Zotin, qė ta pėrmbushėsh atė.

    Pėrshėndetja u shkrua me dorėn time, tė Pavlit. Kujtoni vargonjtė e mi. Hiri qoftė bashkė me ju. Amin.

    Ungjilli - Llukai 10:16-21.
    Ai qė ju dėgjon ju, mė dėgjon mua; dhe ai qė nuk ju pėrfill ju, nuk mė pėrfill mua; edhe ai qė nuk mė pėrfill mua, nuk pėrfill atė qė mė ka dėrguar mua.

    Edhe tė shtatėdhjetėt u kthyen me gėzim, duke thėnė: Zot, edhe demonėt na nėnshtrohen nė emrin tėnd. Edhe ai u tha atyre: Shikoja Satanain kur ra nga qielli si vetėtimė. Ja tek po ju jap juve pushtet qė tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj e pėrmbi akrepė, dhe mbi gjithė fuqinė e armikut; dhe asgjė s’do t’ju dėmtojė juve. Po mos u gėzoni pėr kėtė, se ju nėnshtrohen juve frymėt; por gėzohuni se emrat tuaj u shkruan nė qiejt.

    Edhe nė atė orė Jisui u gėzua nė shpirt, edhe tha: Tė falėnderoj, o Atė, Zot i qiellit e i dheut, se i fshehe kėto nga tė diturit e nga tė menēurit dhe ua zbulove fėmijėve. Po, o Atė, se kėshtu u pėlqye prej teje.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E diel, 19 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - 2Korinthianėve 11:31-12:9.
    Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jisu Krisht, i cili ėshtė i bekuar nė jetė tė jetėve, e di se nuk gėnjej. Nė Damask governatori i mbretit Areta ruante rrotull qytetin e Damaskinėve, sepse donte tė mė kapte, edhe nga njė dritare zbrita nga muri me njė shportė dhe shpėtova nga duart e tij.

    Tė mburrem, nuk mė intereson, sepse do tė vij nė vegime e nė zbulesa tė Zotit. Di njė njeri nė Krishtin pėrpara katėrmbėdhjetė vjetėsh, a me trup, s'e di; a jashtė trupit, s'e di; Perėndia e di; se ky njeri i tillė u rrėmbye deri nė qiellin e tretė. Edhe e di njeriun e tillė, a me trup, s'e di; a jashtė trupit, s'e di; Perėndia e di; se u rrėmbye nė parajsė dhe dėgjoi fjalė tė patregueshme, tė cilat nuk i lejohet njeriut t'i flasė. Pėr tė tillin njeri do tė mburrem; po pėr veten time nuk do tė mburrem, veē pėr dobėsitė e mia. Sepse sikur tė dua tė mburrem, nuk do tė jem i marrė, sepse tė vėrtetėn do tė them, po druhem se mos mendon ndonjė pėr mua mė tepėr nga ajo qė mė sheh ose nga ajo qė dėgjon prej meje. Edhe qė tė mos krenohem pėr zbulesat e shumta, m'u dha njė gjemb nė trup, njė engjėll i satanait, qė tė mė bjerė me shuplaka, qė tė mos krenohem. Pėr kėtė tri herė iu luta Zotit, qė tė largohet satanai prej meje. Edhe mė tha: Tė mjafton hiri im; sepse fuqia ime nė dobėsi tregohet e pėrsosur. Me gėzim tė madh pra do tė mburrem mė tepėr pėr dobėsitė e mia, qė tė rrijė tek unė fuqia e Krishtit.

    Ungjilli - Llukai 7:11-16.
    Edhe ndodhi qė pas kėsaj Jisui po shkonte nė njė qytet qė quhej Nain; edhe shkonin bashkė me tė mjaft nga nxėnėsit e tij dhe shumė popull. Edhe kur u afrua nė portėn e qytetit, ja tek po nxirrnin pėrjashta njė tė vdekur, tė cilin e ėma e kishte bir tė vetėm, edhe ajo ishte e ve; edhe shumė popull prej qytetit ishte bashkė me tė. Edhe Zotit, kur e pa, iu dhimbs, edhe i tha asaj: Mos qaj. Edhe u afrua e preku shtratin; edhe ata qė e mbanin qėndruan; edhe ai tha: Djalosh, po tė them, ngrihu. Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, edhe zuri tė flasė. Edhe ia dha sė ėmės. Dhe tė gjithėve u hyri frikė, edhe lavdėronin Perėndinė, duke thėnė se njė profet i madh ėshtė ngritur tek ne, edhe se Perėndia hodhi sytė mbi popullin e tij.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E hėnė, 20 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Filipianėve 2:12-16.
    Prandaj, o tė dashurit e mi, sikundėr u bindėt pėrherė, jo vetėm si nė praninė time, por shumė mė tepėr tani nė mungesėn time, punoni pėr shpėtimin e vetes suaj me frikė e me dridhje, sepse Perėndia ėshtė ai qė vepron tek ju edhe dashjen edhe veprimin, pėr mirėpėlqimin e tij. Bėni gjithēka pa murmuritje e pa kundėrshtime, qė tė jeni faqebardhė e tė pastėr, bij Perėndie patėmetė, nė mes tė njė brezi dredharak e tė shtrembėr, nė mes tė tė cilėve ndriēoni si yje nė botė, duke mbajtur fjalėn e jetės, pėr mburrjen time nė ditėn e Krishtit, se nuk brodha mė kot, as u nuk u mundova mė kot.

    Ungjilli - Llukai 9:18-22.
    Edhe ndėrsa ai lutej veēas, nxėnėsit ishin bashkė me tė; edhe i pyeti, duke thėnė: Cili thonė turmat se jam unė? Edhe ata u pėrgjigjėn e thanė: Joan pagėzori; edhe tė tjerė: Ilia; edhe tė tjerė, se ėshtė ngjallur ndonjė prej profetėve tė moēėm. Edhe u tha atyre: Po ju cili thoni se jam? Edhe Pjetri u pėrgjigj e tha: Krishti i Perėndisė. Edhe ai i qortoi e i porositi tė mos ia thonė njeriu kėtė, duke thėnė se Biri i njeriut duhet tė pėsojė shumė dhe nuk do tė pranohet nga pleqtė dhe nga kryepriftėrinjtė e nga shkruesit, dhe do tė vritet, dhe tė tretėn ditė do tė ngjallet.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Leximet biblike.

    E martė, 21 tetor 2014 - Leximet biblike.

    Apostulli - Filipianėve 2:16-23.
    Duke mbajtur fjalėn e jetės, pėr mburrjen time nė ditėn e Krishtit, se nuk brodha mė kot, as u nuk u mundova mė kot. Po edhe nė qoftė se bėhem spėrkatje mbi flijimin dhe shėrbesėn e besimit tuaj, gėzohem e ngazėllohem bashkė me tė gjithė ju; po ashtu edhe ju gėzohuni e ngazėllohuni bashkė me mua.

    Edhe shpresoj nė Zotin Jisu, tė dėrgoj sė shpejti tek ju Timotheun, qė tė marrė zemėr edhe unė, kur tė mėsoj punėt tuaja. Sepse s'kam asnjė me tė njėjtėn mendje, qė tė kujdeset me ēiltėrsi pėr punėt tuaja. Sepse tė gjithė kėrkojnė tė vetat, jo ato tė Krishtit Jisu. Edhe e njihni provėn e tij, se, si bir me tė atin, punoi bashkė me mua pėr ungjillin. Kėtė pra shpresoj tė dėrgoj menjėherė, sa tė marr vesh si do tė shkojnė punėt e mia.

    Ungjilli - Llukai 9:23-27.
    Edhe u thoshte tė gjithėve: Kush tė dojė tė vijė pas meje, le tė mohojė veten e tij dhe le tė ngrejė kryqin e tij pėrditė dhe le tė vijė pas meje. Sepse kush tė dojė tė shpėtojė jetėn e tij, do ta humbė; edhe kush tė humbė jetėn e tij pėr mua, ky do ta shpėtojė. Sepse ē’dobi ka njeriu, nė fitoftė gjithė botėn e tė humbė veten e tij a ta dėmtojė? Sepse kush tė ketė turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia, edhe i Biri i njeriut do tė ketė turp pėr kėtė, kur tė vijė nė lavdinė e tij e tė Atit e tė engjėjve tė shenjtė. Edhe me tė vėrtetė po ju them juve se janė disa prej kėtyre qė rrinė kėtu, tė cilėt nuk do tė ngjėrojnė vdekje, deri sa tė shohin mbretėrinė e Perėndisė.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •