Shpendi kandidat për Kryetar të Prishtinës!
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur kandidatin e saj për kryetar të Prishtinën. Kjo lëvizje ka njoftuar se anëtarësia e saj ka votuar për nënkryetarin Shpend Ahmeti.
Kryetari i VV-së Albin Kurti gjatë kësaj shpalljeje ka folur për kandidatin për kryetar dhe ka bërë një prezantim të tij.
“Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë. Shpendi ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit të Shteteve të Bashkuara, gjatë viteve 2002 - 2004. Specializimi i tij është “Zhvillimi politik dhe ekonomik”. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe administrim biznesi, në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000. Specializimi i tij në këtë diplomë është Ekonomi e aplikuar dhe administrim biznesi.
Gjatë viteve të studimeve Shpendi ka qenë senator dhe më pas Kryetar i qeverisë studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (1999-2000), si dhe Udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet. Në universitetet amerikane, angazhimi në Qeveri studentore është eksperienca që ndërthur dijen, organizimin, përballjen për mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësinë e besimin nga shokët e kolegët.
Shpendi pas kthimit nga studimet ka punuar në Kosovë në institute të vendit e ndërkombëtare, siç janë Instituti për Studime të Avancuara e Banka Botërore ku ka pasur një aktivitet tepër intensiv duke u angazhuar në shumë çështje të rëndësishme. Shpendi ka punuar dhe në zyrën Amerikane në Prishtinë, gjatë viteve 2000 -2001, si dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, këtu në Prishtinë, si dhe në Bankën për Zhvillimin e rindërtim e në shumë iniciativa e projekte të cilat në qendër kanë pasur politikat ekonomike”, ka thënë Kurti.
VV poashtu ka bërë publike edhe listën e kandidatëve për asambleistë. Ndër ta edhe disa prej figurave qendrore të kësaj lëvizjeje: Puhie Demaku, Dardan Sejdiu, Hatixhe Hoxha, Fisnik Ismaili, Nazlie Bala, Xhelal Sfeçla, Ylli Hoxha.
Më poshtë edhe lista, e renditur në bazë të alfabetit.
Afërdita Pireva
Afërdita Veliu
Afrim Mehmeti
Ajtene Asani-Xhemajli
Anduena Arrni
Arben Vitia
Arbnora Berisha
Bahrije Ademi
Bardha Dida-Rogova
Berat Lahu
Bislim Shala
Burbuqe Shurdha
Dardan Sejdiu
Drita Tahiri-Rexhepi
Edona Bajçinca
Edona Desku
Ejup Bajrami
Fadil Dini
Fatmir Ibrahimi
Fatmir Qorolli
Fatos Aliu
Fazli Maloku
Fisnik Ismaili
Fitore Pacolli-Dalipi
Flamure Brajshori
Florim Kurti
Genc Sherifi
Genti Xhambazi
Hatixhe Hoxha
Hatixhe Latifi-Pupovci
Imer Rrahmani
Jeton Budima
Kreshnik Ahmeti
Lirijonë Duli
Minivere Pllana
Misim Bajrami
Nazlie Balaj
Nol Binakaj
Puhie Demaku
Qëndron Kastrati
Rifat Deri
Ruzhdije Murati
Sadri Ramabaja
Shemsi Rudari
Sherafedin Sekiraqa
Sherif Makolli
Shpend Ahmeti
Sylejman Krasniqi
Sylejman Pireva
Teuta Krasniqi
Tringa Kelmendi
Xhavit Mustafa
Xhelal Sveçla
Xhevat Isufi
Ylli Hoxha
Zana Hoxha
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=69156
![]()
Krijoni Kontakt