Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Ismail Kadare për "Le Monde": Goditja ishte e rëndë, dramatike

    Emri:  ismail-kadare.jpg

Shikime: 638

Madhësia:  33.4 KB

    Goditja ishte e rëndë, dramatike. Ishte më e pakta gjë që mund të thuhej. Fjalët se Europa ishte goditur mu në zemër të saj nuk mungonin pothuajse në asnjë formulim lajmesh. Kishte në to befasim, dhimbje, tmerr, si për diçka që ndodhte për herë tê parë.

    Pavarësisht prej hijes së saj prej zonje të rëndë, Europa nuk ka qenë e pagoditshme. Madje kishte ndodhur që dy nga katër gadishujt e saj, atë Iberik dhe atë Ballkanik, ia kishin shkëputur me forcë shekuj më parë.

    I përkas njerit prej popujve ballkanas , që e ka humbur dy herë Europën: në shekullin e XV dhe atë XX, në komunizëm. Mendoj se popujve që u ka rënë një fat i tillë, kanë një qasje të veçantë, tepër të ndjeshme, për atë që ndodhi.

    Ndonëse e përsëritur, tragjedia jepte, siç u tha, përshtypjen e diçkaje të re, të panjohur. Nën ndriçimin e saj, u qartësua befas edhe një herë, raporti i kontinentit europian me krejt globin tokësor.

    Eshtë e vërtetë se ky konsiderohet si kontinenti që më shumë se kushdo, ka përfituar prej planetit tokë, por ndërkaq është po ai që më shumë se kushdo i ka dhënë këtij planeti. Ajo çka Europa ka dhënë, i përket një sfere të epërme, asaj të vlerave shpirtërore : mendim, art, letërsi, demokraci, gjer te liria e shprehjes, për të cilen u godit.

    Tipari i parë i këtyre vlerave bën pjesë në aktet më sublime të njeriut. Ndryshe nga pasuritë lëndore tokësore, ndryshe nga pyjet, nafta, bankat, që secili vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore i nënshtrohen ligjeve të tjera. Asnjë popull ose familje popujsh nuk i krijon ato vetëm për vete, por njëherësh, aty për aty, qysh në ditën e parë të krijimit të tyre, natyrshëm ua fal, pra ua dhuron tërë popujve. Kështu Europa krijoi Danten, Shekspirin, Bethovenin, vetë Parisin, për vete dhe për krejt botën.

    Ky ka qenë, me sa dukej, ai zbulim që u qartësua befasisht, si nën ndriçimin e një rrufeje : mirënjohja planetare për Europën, kontinentin e goditur. Bashkë me mesazhin se Europa është e shtrenjtë për krejt njerëzimin, ndaj ajo jo vetëm ka të drejtë, por e ka për detyrë të mbrohet. Për vete dhe për të gjithë.

    *Shkrim i botuar në gazetën e sotme “Le Monde” nga Ismaik Kadare

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bili99 (14-01-2015)

  3. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ismail Kadare për "Le Monde": Goditja ishte e rëndë, dramatike

    Me perjashtim te paragrafit te pare
    <<<<>>>>
    Me poshte ne koment,Ismaili ka folur nga qafa ne qafe,komplet kot.
    Komenti me kot qe kam lexuar per ngjarjen.
    Ismaili me komentin qe ka dhene eshte komplet
    jashte teme.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Kadare për "Le Monde": Goditja ishte e rëndë, dramatike

    Si gjithmone, i nderuari Kadare, i bie fyellit ne dy vrima: luan rolin e apologjetit te madh evropian dhe perpiqet per te avancuar interesat e tija personale ne kurriz te vendit te tij te origjines.

    Ne nje dite si kjo i nderuar Kadare, nuk kishe perse flisje per "ndarjet" dhe "padrejtesite" e Ballkanit, por ishte momenti qe ti te lartesoje e vije theksin tek kontributi me i larte qe populli shqiptar mund ti japi Evropes e mbare botes, sidomos botes islamike: traditen e harmonise sone fetare. Si nje akademik ne Paris dhe ambasadori me i mire i kultures shqiptare ne France, duhet te kishe ritheksuar mesazhin e harmonise fetare qe marshi i kater klerikeve shqiptare i dha mbare popullit francez e botes me viziten e tyre ne Paris.

    Evropa dhe mbare bota, mund te mesojne ne nje dite si kjo nga nje popull i vogel e i vuajtur si Shqiperia!

    Albo

    P.S. Njihuni me viziten e 4 klerikeve shqiptare ne Paris: http://www.forumishqiptar.com/thread...esimeve-fetare

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (15-01-2015)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Ismail Kadare për "Le Monde": Goditja ishte e rëndë, dramatike

    E ka qare Kadareja,e ka bere lirin e shprehjes diçka me te larte se vet liria dhe demokracia,e ka bere vlere shpirterore.

  7. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ismail Kadare për "Le Monde": Goditja ishte e rëndë, dramatike

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Si gjithmone, i nderuari Kadare, i bie fyellit ne dy vrima: luan rolin e apologjetit te madh evropian dhe perpiqet per te avancuar interesat e tija personale ne kurriz te vendit te tij te origjines.

    Ne nje dite si kjo i nderuar Kadare, nuk kishe perse flisje per "ndarjet" dhe "padrejtesite" e Ballkanit, por ishte momenti qe ti te lartesoje e vije theksin tek kontributi me i larte qe populli shqiptar mund ti japi Evropes e mbare botes, sidomos botes islamike: traditen e harmonise sone fetare. Si nje akademik ne Paris dhe ambasadori me i mire i kultures shqiptare ne France, duhet te kishe ritheksuar mesazhin e harmonise fetare qe marshi i kater klerikeve shqiptare i dha mbare popullit francez e botes me viziten e tyre ne Paris.

    Evropa dhe mbare bota, mund te mesojne ne nje dite si kjo nga nje popull i vogel e i vuajtur si Shqiperia!

    Albo



    P.S. Njihuni me viziten e 4 klerikeve shqiptare ne Paris: http://www.forumishqiptar.com/thread...esimeve-fetare
    Me kete ligjerate Kadareja do te thote qe "Pse nuk me kane dhene cmimin Nobel mua, te madhit Kadare"?
    Po qan i shkreti per ate cmim Nobel,i ka ngel fiksim dhe shtyn gazetare dhe publiciste ne Shqiperi dhe France.
    qe te shkruajne qe Kadareja meriton Nobelin lol.
    Mora vesh qe ka marre cmimin Jeruzalem 2015.
    Nejse,tragjedi te tilla si ajo qe ndodhi ne France i kane rrenjet ne divergjencat konfliktet
    mes feve katolike myslimane dhe ekstremiste myslimane.
    Keto konflikte fetare jane identike si konfliktet mes partive politike qe urrejne njera tjetren.
    Sikur keto fe te ishin ne harmoni nuk do kishte nuk do ekzistonte terrorizmi.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Ismail Kadare për "Le Monde": Goditja ishte e rëndë, dramatike

    Me ben jo pak pershtypje se pse mendjet mediokre s'e kuptokan dot Kadare-ne! U dashka nje ngjarje si kjo, e pare ne kendveshtrimin e nje gjigandi, te prekur nga po e njejta ideologji vrastare nen regjimin e qoftlargut, per te nxjerre ne pah "virtytet"(mllefin) i matufosuri...

    Flm Z. Kadare! Duket se ke te drejte, kur edhe xhol-at s'tu ndakan!

    p.s Nese Kadare do te kishte lindur/rritur ne nje krahine te europes perendimore, Nobel-i do te kishte qene thjesht formalitet. Shqiperine e bene Dumbaba-jte me damkë!! Kadare ska perse te shnderrohet ne hoxhe a palaco, per te fituar respektin e gogoleve, nen preteksin e harmonise fetare ne Shqiperi! Njerez qesharake!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •