Parandalohet atentati në Vlorë, 2 në pranga, sekuestrohet arsenal armësh



Vetëplagosja aksidentale e një 34-vjeçari ka çuar në zbulimin e planit të tyre për të kryer një atentat në bashkëpunim me një tjetër person. Policia e njoftuar për plagosjen ka nisur hetimet dhe gjatë krehjes së zonës ka zbuluar një arsenal armësh, të gjitha të mbushura, të cilat janë sekuestruar së bashku me një automjet, si edhe dy palë targa false.
Blutë e qytetit bregdetar të Vlorës kanë parandaluar një krim të mundshëm, teksa janë njoftuar për një të plagosur në këmbë me armë zjarri në spital.
34-vjeçari Angjelo Sade, një person i dënuar më herët për tentativë vrasje në vitin 2008, është vetplagosur me armë zjarri, ndërsa përgatitej për të kryer një vrasje.
Pas hetimeve të policisë është bërë krehja e zonës dhe në lagjen “Bashkimi” në katin e dytë të një pallati në ndërtim e sipër janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal i tërë armësh, të gjitha të mbushura.

Emri:  arsenali-6.jpg

Shikime: 1515

Madhësia:  98.1 KB

Janë gjetur dhe sekuestruar:
1 pistoletë TT,
1 pistoletë Gold,
2 selenciatorë,
1 automatik M-56, me dy krëhëra me fishekë,
1 maskë,
1 xhup i zi,
30 cop fishekë m-54, për TT,
1 telefon celular,
2 gëzhoja,
1 palë targa automjeti AA477BL, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në
qytetin e Fierit dhe;
1 automjet tip Golf, ngjyrë e zezë me targë AA311ER i dyshuar si i
vjedhur të cilit i janë fshirë numrat shasisë
1 pistoletë paralizuese
sasi lënde narkotike kanabis sativa
Poseduesit e arsenalit të armëve janë Angjelo Sado, banues në lagjen “11 Janari” dhe Elidon Selamaj, 30 vjeç banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.
Të dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar për të kryer një vrasje dhe gjatë momentit që do të ekzekutonin planin kriminal, njëri prej tyre dhe pikërisht 34-vjeçari Sade, është vetplagosur në këmbë me armën e zjarrit tip automatik model 56.
Në momentin e sekuestrimit të armëve të zjarrit të gjitha kanë qënë të mbushura dhe gati për tu përdorur.
Arrestimet vinë dy ditë pas parandalimit të një atentati në Tiranë dhe arrestimit të një vlonjati që dyshohet se ishte vrasës me pagesë.

ORA NEWS