Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Mjeku padit kryebashkiakun e Poliçanit: Më dhunoi fizikisht

    Një mjek familje në Poliçan ka denoncuar sot Kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj për ushtrim dhune. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm përpara Qëndrës Shëndetësore të këtij qyteti.
    Mjeku i familjes, Dritan Hoxha deklaron se ka qenë duke punuar, por pasi ka dëgjuar se disa persona kanë qenë duke u rrahur jashtë ambulancës, ka dalë për të parë nëse dikush kishte nevojë për ndihmën e tij mjekësore.
    “Kur kam dalë jashtë, kam parë kryebashkiakun Adriatik Zotkaj, që sëbashku me një të afërmin e tij po rrihnin dy persona. Në këto momente, kryebashkiaku Zotkaj është kthyer nga unë dhe më ka ndjekur me vrap dhe më ka goditur disa herë në fytyrë me grusht, brenda ambjenteve të ambulancës”.
    Mjeku Dritan Hoxha, më pas është drejtuar për të denoncuar dhunën e Kryebashkiakut në postën e policisë së Poliçanit, në Prokurorinë e Beratit dhe më pas ka shkuar në Spitalin Rajonal Berat për të marrë edhe raportin mjeko-ligjor.
    Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit, ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjeku padit kryebashkiakun e Poliçanit: Më dhunoi fizikisht

    Pas denoncimit për dhunë, nis procedimi për kryebashkiakun e Poliçanit

    Emri:  adriatik-zotkaj.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  43.8 KB

    Poliçan-Policia ka nisur procedimin penal ndaj kreut të Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj. Kryebashkiaku do të procedohet për ushtrim dhune, prishje të qetësisë publike dhe për shpërdorim detyre.
    Zotkaj u denoncua ditën e djeshme nga një mjek familje për ushtrim dhune përpara Qendrës Shëndetësore në Poliçan.
    Mjeku i familjes, Dritan Hoxha deklaroi se ka qenë duke punuar, por pasi ka dëgjuar se disa persona kanë qenë duke u rrahur jashtë ambulancës, ka dalë për të parë nëse dikush kishte nevojë për ndihmën e tij mjekësore, por është përballur me dhunën e kryebashkiakut.

    ORA NEWS

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Mjeku padit kryebashkiakun e Poliçanit: Më dhunoi fizikisht

    Doktori eshte goditur me grushta 5 here brenda ne ambulance,nga krye bashkiaku.
    A ka pasur deshmitare ne ambulance qe e kane pare kryebashkiakun
    ta kete qelluar 5 here ne fytyre me grushta doktorin?Cfare ka thene kryebashkiaku kur ka qelluar doktorin?
    A ka pasur doktori rrjedhje gjaku nga hunda, ose goja?Hunda eshte shume delikate ka kapilare siperfaqsore ne kanalet e saj shume delikate qe nen stresin e goditjes se grushtit
    plasin dhe leshojne gjak.Po ashtu edhe goja ka dhembet qe nen presionin e goditjes mund te clirohet gjak nga mishi i dhembeve.
    Sikur dikush te te qelloje vetem 2 here me grushta ne fytyre eshte e sigurte
    qe do kesh rrjedhje gjaku nga hunda,ose goja/buzet diku gjithashtu edhe enjtje dhe mavijosje shenja blu nga grushtat.
    Doktori nuk thote asgje per rrjedhje gjaku.
    Doktori thote qe eshte qelluar pa asnje arsye nga kryebashkiaku.
    Pse kryebashkiaku eshte futur ne ambulance?Pse kryebashkiaku ka qelluar me grusht doktorin??????
    Ora News ka gazetare shume te dobet qe nuk bejne pyetje qe te sqarojne
    qartesojne ngjarjen ne detaje.
    Policani eshte i vogel dhe kryebashkiaku dhe doktori e kane njohur personalisht njeri tjetrin
    dhe duket qe kryebashkiaku nuk e ka pelqyer doktorin,mund te kene histori pakenaqsish, argumentash te kaluara.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Mjeku padit kryebashkiakun e Poliçanit: Më dhunoi fizikisht

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Kryetari i bashkise nuk eshte boksier o benseven. Pastaj po ta degjosh dekleraten e doktorit ai nuk thote me grushtoi por me goditi. Goditjet mund te jene shkelma dhe shpulla p.sh.

    Si ka mundesi qe ne si popull kemi depulese te zgjedhim te na drejtojne vetem horra e ordinere?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Mjeku padit kryebashkiakun e Poliçanit: Më dhunoi fizikisht

    nuk ka asnje arsye qe te justifikoje dhunen fizike
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Mjeku padit kryebashkiakun e Poliçanit: Më dhunoi fizikisht

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kryetari i bashkise nuk eshte boksier o benseven.
    Pastaj po ta degjosh dekleraten e doktorit ai nuk thote me grushtoi por me goditi.
    Goditjet mund te jene shkelma dhe shpulla p.sh.
    Si ka mundesi qe ne si popull kemi depulese te zgjedhim te na drejtojne vetem horra e ordinere?
    Kur thuhet Goditje eshte grusht ose me send rrethanor,veshtire te besosh shpulla,shpullat perdoren nga femrat.
    Kur mashkulli qellon nje mashkull perdoret vetem grushti,kur mashkulli qellon cunin e vet kalamanin perdoret shpulla.
    Kryebashkiaku ka dale nga lufta, rrahur nje aty jashte me grushta dhe shkelma dhe veshtire te besosh qe ka qelluar me shpulle doktorin
    me ato nerva qe ka pasur.
    =====
    Del qe ne rruge eshte rrahur nje djale 18 vjecar E.D dhe babai i tij RD nga kryebashkiaku,vellai i tij dhe nje tjeter sepse 18 vjecari ka bere
    debat me vajzen e kryebashkiakut dhe e ka share vajzen e tij ne Facebook.Me vone eshte rrahur edhe doktori.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-01-2015 më 10:06
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •