Itali, trafikonin lëndë narkotike, shkatërrohet banda italo-shqiptare
Policia Italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar 19 persona me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane dhe një ukrahinas.
Operacioni antidrogë i koduar “Drugs in the City” është zhvilluar në disa qytet italiane. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e madhe lekësh, makina luksoze. Gjithashtu janë sekuestruar 410 gramë kokainë, 600 gramë hashah, 7 Kg marijuanë, 10 gramë metanafetaminë.
Banda furnizohej në Peruxhia me drogë dhe më pas e shiste me pakicë në Akuila. Aktiviteti i kësaj bande shpërndarësish droge, prej muajsh ishte nën mbikqyrjen e policisë.
Shqiptarët e arrestuar në operacionin “Drugs in the City”
Elis Llambi, 24 vjeç
Denis Nukaj, 28 vjeç
Redon Bega, 23 vjeç
Elton Llanaj, 33 vjeç
Shqiptarja
Krijoni Kontakt