-
Pėr: Pagezimi i Krishtit ne kendveshtrimin orthodhoks dhe protestant
Eshte mese e qarte dhe e zbuluar plotesisht se, Pagezimi i Gjonit, ne qender te vet ishte, ti zbulonte popullit te Izraelit Mesine, si dhe te pergatiste izraelin qe ta pranonte Mesine e shpallur prej tij. Ky eshte thelbi dhe misioni perfundimtar i gjith sherbeses se profetit Gjon, ne Lumin Jordan. Kete fakt na e zbulon vete Gjoni, kur thote se,
"Unė nuk e njihja (Jezusin), prandaj erdha tė pagėzoj me ujė, qė ky (Jezusi) t’i zbulohet Izraelit."
Ky varg ndahet ne tri pjese:
1- "Unė nuk e njihja (Jezusin)..."
2-"... prandaj erdha tė pagėzoj me ujė..."
3-".. qė ky (Jezusi) t’i zbulohet Izraelit."
1- "Unė nuk e njihja (Jezusin)..."
Bibla na tregon se Elisabeta, nena e Gjonit, ishte kusherire me Marien, nenen e Jezusit. Edhe pse bibla nuk na njeh me moshen e hershme feminore dhe adoleshente te Gjonit, vete Gjoni na deshmon se, ai personalisht nuk e njihte se kush ishte Mesia. Gjoni, duke qene kusheri me Jezusin, natyrisht qe njiheshin si te aferm qe ishin, por ai ende nuk e dinte se Jezusi, i afermi i tij, neser do te zbulohej prej Perendise si Mesia. Pra kur Gjoni thote se, nuk e njihte kush ishte Mesia, duhet te kuptojme se kjo zbulese dhe deshmi nuk vjen nga njeriu, por vjen vetem nga Perendia. Edhe vete Maries, nenes se Jezusit, ju zbulua prej Perendsie, se Ai qe do te lindej prej saj, do te ishte Biri i vetmelindur i Perendise.
Por cfar ndodh me ata te krishtere, te cilet nuk kuptojne drejt kete thenie te Gjonit?
Jo pa qellim, i vizitoj faqet e krishtere ne kete forum. Mbase dhe moderatori "merzitet" , duke thene se, perse duhet te meremi me orthodhoksit apo katoliket e me gjere. Nese do te ndalemi ne preofecite e koheve te fundit, ku nje prej tyre eshte dhe profecia e Palit, drejtuar Timoteut, Pali i thote Timoteut se, ne kohen e fundit njerzit do te perzgjedhin mesues per te gudulisur veshet e tyre... dhe do te largohen nga e Verteta. Ajo qe deshmoj me force dhe them, eshte se, une nuk po merem ketu me orthodhoksine apo katolicizmin. Ajo qe me inkurajon fort, eshte ky shkrim qe Pali i drejton Timotetu dhe mbare kishes se Krishtit, per kohet e fundit. Ne shkrimet e mia, nuk fokusohem tek personat si individe, por tek ballafaqimi i mesimit te tyre me fjalen profetike te Perendise ne bibel. Kur shikoj se si njerzit, te cilet e quajne veten e tyre te krishtere, dhe ecin jashte zbuleses dhe mesimit te Krishtit, dhene ne fjalen rpofetike te bibles, mos valle duhet te hesht? Fakti eshte se, diskutimi kthehet ne nje fare 'lufte", sepse Religjioni eshte si nje reaksion, qe me pa tjeter te shpall lufte, pasi rrezikohet dominimi i tij. A nuk thote bibla se, kushdo qe do te perplaset ne kete "GUR" do te thyje koken? Por si e mendoni "GURIN", thjesht nje aspekt fizik? "Guri" qe ndertuesit hodhen jashte, eshte Krishti, dhe Krishti eshte Fjala, dhe Fjala eshte Perendi. Ju jeni dishepujt e mij, nese qendroni ne FJALEN time, i tha Jezusi Kishes. Kjo do te thote se, kushdo qe do te "perplaset" me kete "GUR", eshte perplasur me Krishtin, me fjalen dhe mesimin e Tij, te cilen bibla e predkon. Te mesosh njerzit se, Pagezimi i Jezusit ishte per te shenjteruar UJIN, dhe per te vrare "kokat e Dragoit", qe mendohej ne ate kohe se ishte ne UJE, ky eshte nje mesim qe nuk vjen nga mesimi i Krishtit dhe apostujve, dhene ne shkrimin profetik. Si dhe kur shikon njerzit qe rendin me shishka ne duar, per te mbushur "uje te shenjte", sepse eshte festa e kryqit qe hidhet ne uje, valle ky eshte thelbi i pagezimit te Jezusit ne lumin Jordan? Detyra e cdo te krishteri eshte te shpalle drejt mesimin e Krishtit, si dhe te qendroje me kohe e pa kohe, per te deshmuar drejt ungjillin e Krishtit.
Kam vene re se sa here qe une diskutoj ne faqen orthodhokse, gjithmone pa fyer dhe vetem me fjalen profetike, leximet rriten ndjeshem. Kjo tregon se ka plot te krishtere, te cilet duan te njohin te Verteten. Dhe pikerisht kur vjen dhe kulmimi i temes, Admnsitratori Albo, i fshin shkrimet, ose si ne kete rast, i transferoi ketu, duke menduar se po mban paster vendin e punes. Ne fakt ai duke qene adminsitrator i Albasoul, nuk e di se kujt ju dha shume do ti kerkohet shume. Ai duke moas njohur apsolutisht ne zbulese fjalen profetike, po shkon ne rruge te gabuar. Ai mendon se duke bere copypast, eshte ne regull. Une i drejtoj nje sugjerim krejt miqesisht duke i thene, bej kujdes, se me menyren tende te adminsitrimit dhe luftes ndaj besimtareve te krishtere joorthodhokse, nuk je ne lufte me njeriun, por me Perendine.
Perse Gjoni deshmon dhe thote: une nuk e njihja Jezusin?
E gjitha kjo eshte, ne menyre qe ai ti tregoje Izraelit se, deshmija qe ai do te jape rreth Mesise, nuk ka te beje me AZGJE njerzore dhe fisnore. Pra Gjoni na deshmon perfundimisht se, Deshmia e tij, ishte plotesisht deshmia dhe Zbulesa e Perendise.
2- "... prandaj erdha tė pagėzoj me ujė..."
Gjonit i ishte parathene nga Perendia se pergjate pagezimit, Ai mbi te cilin do te shohesh te bjere Fryma e Perendise si nje pellumb, Ai eshte Biri i Perendise, te cilin do tja shpallesh dhe deshmosh popullit te Izraelit. Kur Jezusi erdhi ne Izrael, permes lindjes si njeri, gjeti nje Izrael me nje religjion te forte fetar, ku prijesit dhe gjith hierarkia prifetrore, e kishin mbyllur popullin ne regulla e regulla e regulla strikte. Shkrimet, Lijgi dhe profecite, po tregonin se Mesia ishte shume afer, por paria nuk dukej e gatshme per te pritur kete zbulese te koheve te fundit. Ketu ka nje fakt qe duhet ti kushtojme vemendje. Farisenjte dhe gjith prifteria e Izraelit, nuk e pranonin Gjonin si Profet te derguar nga Perendia. Pra mospranimi i Gjonit si profet, do te thote mos pranim edhe i Mesies, sepse ai do ti shpallte mbare Izraelit, Mesine. Por nga ana tjeter, nje pjese e madhe e poullit e kishte pranuar Gjonin per profet. Kjo beri qe prifteria e Izraelit, duke pare se Gjonin po e ndiqte nje mase e madhe e popullit, dergojne disa perfaqesues tek ai, per ta pyeter nese ai eshte Mesia apo profeti, per te cilin kishte folur dikur Mojsiu. Duhet thene se prifteria, e cila kishte rene plotesisht ne religjion, duke mbyllur sy e veshe, po e udhehiqte izraelin jo drejt Mesise, Zotit Krisht, pro drejt dominacioinit judaik. Nese paria prifterore, do te kishte njohur Gjon pagezorin si profetin e Perendise, natyrisht qe do te pranonte dhe deshmine e tij, rreth Mesise dhe Birit te Perendise, Zotin Krisht.
Ne fjalet e tij, Gjoni na tregon thelbin e misionit tij, si dhe sherbesen ne lumin Jordan. Thelbi i misionit qe kishte mare nga Perendia ishte, te shpallte Mesine. Si dhe qellimi i sherbeses se tij me pagezim ne lumin jordan, ishte, te njihte kush eshte mesia, ne menyre qe te permbushet drejt kete mision te Perendsie. Por shikoni cfar meson religjioni si ai i kohes, po keshtu edhe ky i diteve te sotme. Prifteria e kohes, duke mos pranuar Gjonin si profetin e derguar nga Perendia, natyrisht qe nuk mund te pranonte as sherbesen dhe as misionin e tij. Kjo do te sillte si rezultat qe ata te mos njihnin se, njeriu Jezus, ishte pikerisht Mesia dhe Biri i Perendsie, Shpetimtari qe Perendia dergoi ne popullin e tij, dhe per mbare boten. Kjo mosnjohje beri qe ata te rreshtohen kunder Perendise, duke e kryqezuar Birin e Perendise ne kryq. Po me relijgionin sot cfar ndodh? Ne vend qe te krishteret te njohin thelbin e misionit dhe pagezimit te Gjonit ne lumin Jordan, religjioniet "gudulisni veshet" e nje grupi te krishteresh, duke mos shpallur mesimin e vertete. Po ju sjell disa thene prej te krishteresh, te cilet besim te krishtere quajne, regullat dhe religjionin ne te cilin tradicionalsiht qendrojne.
Theniet me te shumta te njerzve rreth festes se kryqit jane. ... Gezuar festen e ujit te bekuar.... te na ndije kjo dite... une mar cdo vit nje shishke me uje te bekaur, dhe e mbaj ne shtepi, se eshte per mire... pagezimi i Krishtit eshte shenjterimi i ujrave te gjithe globit... Me kete uje pastrohemi nga mekatet, dhe plot e plot te tjera.
Cdo i krishter duhet te dije se, permes sherbeses se Pagezimit te Gjonit ne lumin Jordan, u be e mundur shpallja dhe deshmimi i Mesise, popullit te Perendise. Po keshtu sherbesa e pagezimit nga Gjoni, ishte, te kthente izraelin, permes Pendeses dhe Rrefimit te mekateve, drejt Shpetimtarit qe fal Mekatet, Zoti Krisht.
3- ".. qė ky (Jezusi) t’i zbulohet Izraelit."
Ardhja e Mesise, eshte dhe plotesimi i premtimit qe Perendia dha me ane te Shrkimit, ligjit dhe profeteve. Jezusi dinte plotesisht ate qe duhej te bente, dhe keshtu ai u nis drejt lumit Jordan per tek Gjon pagezori, qe te realizoheshe me ne fund, shpallja e tijj si Mesia, pikreisht prej profetit Gjon. Po keshu edhe Gjoni, i cili ishte profet, ne zbulese i ishte thene prej Perendsie, per shenjat qe ai do te shihte te realizuar ne Mesine. Dhe momenti erdhi. Gjoni nen zbulese te Frymes, njohu se ai qe po vinte drejt tij, ishte Mesia. Kjo beri qe ai ti kerkonte Jezusit, qe ai ta pagezonte ate. Ketu nuk kemi te bejme me ndonje hezitim apo te kthyerit e mendjes prej tij per te pagezuar Krishtin. Gjoni shpalli para te gjithve se, Pagezimi i Jezusit eshte me zjarr dhe te verteten, pa te cilin nuk ka shpetim dhe paqe me Perendine. Por Jezusi, i cili permbushi plotesisht dhe strikt gjithshka qe ishte parathene per te, i tha Gjonit, se, ne duhet te lejojme qe te behet drejtesia e asaj cka Perendia ka vendosur ne kete mision dhe sherbese. Dhe keshut Gjoni permes pagezimit te Jezusit ne lumin Jordan, pa te plotesohen shenjat qe Perendia kishte parathene per Mesine. Me ne fund, Izraeli njohu Mesine, pikerisht me ane te Gjonit, i cili ishte derguar per kete qellim kaq fondamental. Dhe shohim se menjeher pas pagezimit te Jezusit, qe do te thote Deklarimit dhe Shpallja e tij Mesia, Jezusi nisi sherbesene Tij mbi dhe, duke filluar me proven e madhe prej tundimit te Satanit ne shkretetire. Ashtiu si Adami, i cili u vu ne prove ne Eden, ku fatkeqesisht ra nen mekat, Adami qiellor, u vu ne prove per ta mundur satanin, mekatin dhe vdekjen.
Perfundimisht them se, mesimet e religjionit, jane mesime qe gudulisin veshet, dhe nuk thyejne krenarine dhe as perulin zemren e njjriut, ne te cilen Jezusi hyn te banoje, duke te shpetuar perjetsisht nga mekati dhe vdekja. amin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 19-01-2015 mė 14:46
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt