Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 140
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Elbasan, shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë

    ELBASAN - Një operacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori droge ditën e sotme në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku janë sekuestruar mbi 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona.

    Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të arrestuar janë disa shtetas shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve një shtetas turk dhe një kolumbian, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.

    Mësohet se laboratori i drogës gjendje brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur që në vitet 1997, në zonën e Fushë-Labinotit, dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë medicinale. Burime nga policia e shtetit bëjnë të ditura për A1 Report se këto bimë, të cilat vinin nga vendet e Amerikës Latine, më pas përpunoheshin dhe sasia kokainës e nxjerrë nga kjo përdorej për t’u eksportuar jashtë vendit. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se destinacioni i kokainës ishte Evropa.

    Po të njëjtat burime saktësojnë se sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Ndërkohë operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane, ndërsa dyshohet se mes të arrestuarve të mund të ketë edhe shtetas gjermanë.

    Ndërkaq, vijon hetimi për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, pasi mësohet se priten edhe arrestime të tjera.

    Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, ku po bëhen analiza për të kryer investigime lidhur me sasinë e drogës e cila është zbuluar në këtë laborator droge në Fushë-Labinot.

    Shqiptarja

  2. #2

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Bravo policia. Kur u jep bonuse ne fund te vitit, fillojne e punojne keta me zell te madh

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo policia. Kur u jep bonuse ne fund te vitit, fillojne e punojne keta me zell te madh
    O Qyfyre, i lexon lajmet ti, apo lexon vetem tituj? Ja kujt i takojne meritat:

    Po të njëjtat burime saktësojnë se sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Ndërkohë operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane, ndërsa dyshohet se mes të arrestuarve të mund të ketë edhe shtetas gjermanë.

    Nje pyetje kisha une: Po mire keta trafikantet e kokaines valle, kaq trima jane sa nuk i ze frika fare nga Policet e Qeverise se Rilindjes? Ne qytetareve na ka hyre frika ne palce nga Qeveria e Policia, kurse keta trafikantet e droges, vijne e hapin laboratore nen hunden e Qeverise e Policise!

    E po kjo pike e zeze! Edhe kokainen kishim mangut...

    Albo

  4. #4

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    E lexova shume mire. Do kete ndonje gabim artikulli se dhe thote qe mori policia jone pjese ne aksion, por dhe s'ka bere asgje.

    Turp qe PD la kete fabrike kokaine te hapej ne 2012. Por shyqyr qe kemi PS qe po i kap nje nga nje drogaxhinjte.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Zbulohet një laborator kokaine në Elbasan, arrestohen 6 shqiptarë, 1 portorikan dhe 1 kolumbian

    ELBASAN – Zbulohet në Fushë Labinot të Elbasanit një laborator droge, ku përpunohej kokainë e destinuar për tregjet evropiane. Në kuadër të një operacioni të gjerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me polici të vendeve të Amerikës Latine, INTERPOL dhe EUROPOL, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike dhe arrestimi i 8 personave, mes të cilëve 6 shqiptarë, një shtetas portorikan dhe një kolumbian, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

    Operacioni ndërkombëtar po vijon ende në disa qytete të vendit, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që mësohet se hetimet kishin nisur prej 6 muajsh. Ndërkohë në Fushë-Labinot kanë mbërritur prokurorë të Krimeve të Rënda, si dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

    (er.nu/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    FOTO+VIDEO Zbulohet një laborator kokaine e heroine në Elbasan, arrestohen 6 shqiptarë dhe 2 kolumbianë

    Emri:  170.jpg

Shikime: 3548

Madhësia:  22.6 KB

    ELBASAN – Zbulohet në Xibrakë të Elbasanit një laborator droge, ku përpunohej kokainë dhe heroinë, e destinuar për tregjet evropiane. Në kuadër të një operacioni të gjerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me INTERPOL dhe EUROPOL, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike dhe arrestimi i 8 personave, mes të cilëve 6 shqiptarë dhe dy shtetas kolumbianë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.



    Operacioni i policisë po vijon ende në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që mësohet se hetimet kishin nisur prej 6 muajsh. Ndërkohë në vendin ku u zbulua laboratori i drogës kanë mbërritur prokurorë të Krimeve të Rënda, si dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

    (er.nu/BalkanWeb)

  7. #7

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Bravo dhe drejtori qe eshte i pari ne luften kunder droges, ne krye te policeve te tij

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Shkatërrohet laboratori i kokainës më i madh në Ballkan, 8 në pranga

    ELBASAN - Shkatërrohet laboratori i kokainës më i madh në Ballkan, në të cilin punonin shqiptarë dhe shtetas të huaj. Operacioni ndërkombëtar në të cilin u përfshi Policia e Shtetit, INTERPOL-i dhe EUROPOL-i, bëri të mundur zbulimin e laboratorit në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku u sekuestruan mbi 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa përfunduan në pranga 8 persona. Sipas policisë, u arrestuan gjashtë shtetas shqiptarë dhe dy shtetas kolumbianë, të cilët jetonin në Shqipëri në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë pritet arrestimi i shtetasve të tjerë, të cilët mendohet se bashkëpunonin me grupin e trafikimit të drogës.

    Të arrestuarit

    Pas superaksionit ndërkombëtarë, uniformat blu vunë në pranga 8 shtetas, mes të cilëve 2 kolumbianë. Policia bën të mundur identitetin e të arrestuarve, 4 prej të cilëve u kapën në flagrancë, ndërsa 4 të tjerë u arrestuan në operacione të ndara.

    Shqiptarët e arrestuar:

    Gentjan Gjonaj

    Erjon Dalipi

    Ilir Hyseni

    Klemend Dalipi

    Ermal Hoxha

    Sajmir Batku

    Dy kolumbianët e arrestuar:

    Cezar Avila

    Walver Morena

    Brenda laboratorit

    Një ish-repart ushtarak i braktisur që në vitin 1997 ishte kthyer tashmë nga trafikantët e drogës në një laborator. Mësohet se në të operonte një firmë, e cila grumbullonte bimë medicinale. Në laborator u zbuluan dhe u sekuestruan ndër të tjera 3 kg lëndë narkotike e përpunuar, 3 ton përzierës, shumë të konsiderueshme parash, armë zjarri, si dhe pajisje të posaçme për përpunimin e lëndëve narkotike.

    Destinacioni

    Sipas burimeve policore bimët vinin nga vendet e Amerikës Latine, ku më pas përpunoheshin në laborator dhe sasia e kokainës eksportohej jashtë vendit. Deri më tani është mësuar se destinacioni i drogës ishte Gjermania, Zvicra dhe Holanda, vendet e Evropës.

    Operacioni "Xibraku"

    Sinjalizimi për ekzistencën e këtij laboratori është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane, ndërsa operacioni i zbulimit të tij u bë i mundur pas 6 muajsh hetime të kryera nga ana e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. Kontributin më të madh për shkatërrimin e bazës së përpunimit të lëndëve të forta narkotike e ka policia gjermane, ndërkohë që edhe pala kolumbiane ka kontribuar lidhur me identifikimin e saj duke bashkëpunuar.

    Uniformat blu kapën në flagrancë dy shtetasit e huaj e dy shqiptarë në laborator, ndërkohë që arrestimi i personave të tjerë është kryer në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, pasi mësohet se priten edhe arrestime të tjera. Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, ku po bëhen analiza për të kryer investigime lidhur me sasinë e drogës së zbuluar. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda grupi kriminal ka investuar 20 mln euro pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat mësohet se do të sekuestrohen.

    Shekulli

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Elbasan, zbulohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë, mes 8 të arrestuarve 2 kolumbianë dhe nipi i Enver Hoxhës

    Elbasan-Një laborator i përpunimit të drogave të forta është zbuluar mbrëmjen e 14 janarit rreth orës 18:30 në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit, ku është sekuestruar edhe një sasi prej 100 kilogram kokaine e përzierë, 4 kilogram kokaine e paster dhe 3 deri ne 4 ton perzieres.
    Në pranga janë vënë disa persona, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, por deri tani janë 8 emra, ku mes tyre është arrestuar në Tiranë kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
    Grupi kriminal, i përpunimit të drogës financonte shuma të mëdha parash në fushën e ndërtimit.

    Emri:  ermal-hoxha.jpg

Shikime: 4244

Madhësia:  79.6 KB
    (Në foto: I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha)

    Ora News mëson emrat e të arresturave në Laboratorin e drogës në Elbasan.
    Shtetasit shqiptarë të janë:
    Gentian Gjonaj
    Arian Dalipi
    Ilir Hyseni
    Klemend Dalipi nga Elbasani
    Ermal Hoxha
    Saimir Batku nga Tirana


    Dy shtetasit kolumbianë janë:
    Cesar Avila
    Walther Moreno

    Burime nga policia bëjnë të ditur se kreu i grupit kriminal është Sajmir Batku i cili u arrestua në Tiranë rreth orës 20:00 dhe në mjetin e tij u gjet 18 kilogram kokainë e pastër dhe 300 mijë euro.
    Ky laborator, i cili ishte ndërtuar në një stallë për lopët konsiderohet si më i madhi në Ballkan.
    Mësohet se operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL, EUROPOL dhe policinë gjermane.
    Po ashtu përveç sasisë së kokainës janë sekuestruar 10 mejete luksoze, një pistoletë, një armë zjarri tip shotgan, 6 mijë euro, 3 mijë dollarë dhe 120 aparatë celularë.
    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë.

    ORA NEWS

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    SHqiperia eshte Kolimbia e Evropes

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •