Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 140
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Hetimi i kokainës, DEA amerikane ‘troket’ në prokurori



    TIRANE- Laboratori modern i përpunimit të drogave të forta që u zbulua në Xibrakë të Elbasanit, duket se ka tërhequr dhe vëmendjen e agjencisë amerikane të antidrogës (DEA), kjo pasi Ilir Hyseni që konsiderohet si organizator i rrjetit të trafikut, rezulton të jetë i kërkuar nga Interpoli për trafik, ndonëse me një identitet tjetër.

    Ekpertë të DEA-s kanë kërkuar informacion nga prokuroria për dosjen e Hysenit (tashmë i arrestuar) dhe kanë ofruar ndihmë lidhur me hetimin e prejardhjes së kokainës që u gjet në Xibrakë. Ilir Hyseni, rezulton ende në kërkim nga Interpoli si i akuzuar për trafik kokaine në Kanada.

    Hyseni me emrin e ndryshuar Bali Meta është akuzuar që në vitin 2009 në Kanada për falsifikim dokumentesh dhe ka vuajtur dënimin për këtë akuzë. I arrestuari nga policia shqiptare rezulton i në kërkim nga Interpoli për disa akuza si prodhim dhe trafik kokaine, armëmbajtje pa leje dhe prodhim pasaportash false.

    Balkanweb

  2. #102
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Grupi i kokainës, hetime për 20 persona të dyshuar

    Rrjeti i trafikut të kokainës që ngriti laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, po hetohet paralelisht në Gjermani dhe në Shqipëri. Prokuroria e Hanoverit dy ditë më parë ka deklaruar se po kryen hetime bashkë me Prokurorinë shqiptare, ndërsa pas aksionit të zhvilluar në Tiranë ka kontrolluar dy banesa personash të dyshuar në Gjermani, ku janë gjetur rreth 14 mijë euro.
    Burime jozyrtare thanë se hetimi po vazhdon për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të nëntë personave të arrestuar dhe verifikimin e rolit të disa personave të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun. Të njëjtat burime kanë thënë se informacionet paraprake të hetimit në Gjermani kishin skeduar një numër prej 20 personash si bashkëpunëtorë në linjën e trafikut të drogës.

    Një fakt i tillë nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare të Prokurorisë shqiptare, që thanë se për numrin e personave që kanë dalë të implikuar nga hetimi është kërkuar masa e arrestit dhe janë vendosur në pranga. Megjithatë, të njëjtat burime kanë thënë se hetimi po vazhdon edhe për persona të tjerë të implikuar, pa dhënë shifra konkrete. Në vazhdim të këtij hetimi, mësohet se prokurorët shqiptarë dhe gjermanë kanë planifikuar takime të tjera në javët që vijnë për shkëmbimin e informacionit lidhur me trafikun e kokainës.

    Pjesë e këtij shkëmbimi të informacionit mësohet se është edhe ekspertiza që po i bëhet në Gjermani përzierësit dhe kimikateve të sekuestruara në laboratorin e Xibrakës në Elbasan.

    BASHKËPUNËTORËT
    Së paku tre emra personash që dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e kokainës, janë shpallur në kërkim policor, pasi nuk ranë në pranga gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë dhe në Elbasan më 14 janar. Genxi Xhixha, 39 vjeç, person me hyrje-dalje të shumta në Shqipëri, e fundit më 12 janar të këtij viti, dyshohet se është personi me rolin kryesor. Ai jeton prej vitesh në Kubë dhe mendohet se ka qenë personi që siguronte kontaktet për furnizimin e laboratorit të Xibrakës me lëndë narkotike.

    Një tjetër person “në kërkim policor” është Pranvera (Aga) Ebeling, një emër i dalë në skenë në informacionin shkresor të ardhur nga Gjermania më 17 dhjetor 2014, e dyshuar si transportuese e drogës, por që në asnjë rast në Shqipëri apo në Gjermani nuk është gjetur ndonjë provë direkte për implikimin e saj.

    Ebeling është larguar nga Shqipëria më 3 janar 2015, ndërsa në banesën e saj në Gjermani u bë kontroll pas operacionit në Tiranë dhe Elbasan, por nuk u gjetën prova apo materiale komprometuese. Personi i tretë është një shtetas me emrin “Karlos”, për të cilin dy kolumbianët që punonin në laborator, kanë thënë se është bashkëkombës i tyre, por me nënshtetësi holandeze.

    Ky person i kishte sjellë në Shqipëri “dy kimistët” e kokainës dhe u kishte bërë edhe dy pagesa në vlerën 9 mijë euro, duke shkuar disa herë edhe te laboratori i kokainës në Elbasan. Prokuroria ka kërkuar dëshmi nga nëntë personat e arrestuar në lidhje me detaje të veprimtarisë së tyre apo për persona të tjerë të përfshirë në trafik, por asnjëri prej të pandehurve nuk ka pranuar të japë shpjegime.

    HETIMI ME GJERMANËT
    Një ditë pas arrestimit të 9 personave dhe kapjes së 19.4 kilogramëve kokainë, tre hetues gjermanë zhvilluan takime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me grupin hetimor. Më pas, përfaqësuesit e palës gjermane shkuan bashkë me Prokurorinë shqiptare në laboratorin e kokainës, ku fiksuan prova me vlerë për hetimin.
    Mësohet se mostra të solucioneve dhe kimikateve të marra në laborator, së bashku me lëndën përzierëse, janë dërguar në Gjermani për kryerjen e analizave të thelluara që do të përcaktojnë sasinë e kokainës.

    Panorama

  3. #103
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Hahaha Sero jam kurioze cbehet andej nga lagja e "Rilindasve" pas ktyre pislleqeve , jo per gje po ka matériale boll brari nashti me ja plas horlliqet surratit sado qe jan tgjithe sikur i ka pjelle enveri nga b´´´tha hahaha
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  4. #104
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Sa here qe zbulohet skandali i radhes dhe kapet me presh ne duar, Edi kolumbia me Tahir sehir drogmania nxitojne ta quajne operacion i suksekshem i policise. Sic ndodhi me rastin e avionit te divjaket qe u kthye ne nje mushkonje te stermadhe dhe per arsye se se mbajti dot peshen mbi kurriz ra ne toke e theu kemben, shkoi policia e kapi mu aty ku tha Saliu, ne divjake. Ashtu si ne ket rast me laboratorin e droges, pasi zhduken aktivitetin e hashashit te lazaratit , rilinden aktivitetin e kokaines te elbasanit. Se po te mos ishte per gjermanet , aktiviteti dhe grupi nuk do zbuloheshinr. Duke ditur qe erdhen me pushtet me krimin e organizuar qe sponsorizuan fushaten dhe benin te mundur blerjen e votatave ne qellimin e rezultatit peblishitar , per qeverine e kriminelve te droges, lazarati ishte bastion i se djathtes, qeveria e majte e Edi kolumbise ngriten kokainen e elbasanit per te marre monopolin total te droges, qe kjo ishte menyre per te fituar leket e harxhuara ne fushate dhe do ti duheshin te benin per zgjedhjet. Vaj hallit pastaj me ca do ndertonin pallate fidelet, me ca do blente vota Arbeni i ndokes per tu bere deputet, me ca do rronin Shullazet . si do pasurohen me miliardat Tom doshat e kodoshat e tjere, me ca do sponsorizonin fushatat Ermali i pastrehe, pa makine, pa lek e pa brek, taksist nga kolumbia deri ne xibrake te elbasanit...

    Banda e droges e e lidhur kryekeput me qeverine, aktiviteti i saj u rilind pasi rilinden socialistet ne pushtet, filluan te lidhen me amerikano latinet, me kolumbianet e droges. Kjo eshte mafia Edviniane
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 27-01-2015 më 09:13
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Prokuroria gjermane: Hetimet për laboratorin e kokainës nisën në mars 2014

    Prokuroria e Hanovërit, në Gjermani përmes një deklarate për shtyp ka zbardhur informacione lidhur me zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, afër Elbasanit. Sipas prokurorisë gjermane, hetimet lidhur me mundësinë e një rrjeti të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë kanë nisur që në mars të vitit 2014.

    Në komunikatë bëhet me dije se fillimisht hetimet nisën pas dyshimeve ndaj një çifti shqiptarësh që jetonin në Gjermani, një burri 46 vjeçar dhe një gruaje 47 vjeçare, e dyshura si bashkëpunëtore e tij, për t’u finalizuar me zbulimin e laboratorit të kokainës nga policia shqiptare në janar të këtij viti ku u gjetën rreth 200 kokainë.

    Shqip

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Lulke Lexo Postimin
    Hahaha Sero jam kurioze cbehet andej nga lagja e "Rilindasve" pas ktyre pislleqeve , jo per gje po ka matériale boll brari nashti me ja plas horlliqet surratit sado qe jan tgjithe sikur i ka pjelle enveri nga b´´´tha hahaha


    Me e bukura,qe eshte fantastike,per ta kuptuar se me çfare njerezish o mostrash kemi te bejme ishin fotografit e makinave qe nxorri Saliu per nipin e Enverit.

    Eshte puro komedi,eshte gallate; Diten mbas aksionit deklarata e pare e Saliut... qe akuzon ministrin e jashtem si pjestar i bandes (meqe aksioni erdhi nga jasht) mbas pak oresh i kunderpergjigjet Braçe,dhe nje njeri normal pret qe ti pergjigjet kesaj akuze,ndersa deklarata e Braçes ishte: "Pse nuk flet Lulzim Basha per drogen " (dmth,qe ky grup ishte i lidhur me jashte por jo me Gjermanin por me Hollanden o me te kaluaren e Bashes).

    Mbas ketij ping-pongu me pasa ("ta prishim lojen,ta hudhim topin jashte stadjumit") arin perla e Saliut,gjen foto makinash nga interneti (i mer nga faqja e fejsbukut te Shkendijes) dhe i nxjerr duke deklaruar:"Shikoni makinat lluksose te nipit te Enverit".
    Nje njeri mendon se eshte budalliku i radhes i Saliut (se kuptohet qe do dali e verteta...se jane makina...),por ne fakt nuk eshte budallik,se kjo deklarate e tille eshte e studjuar ne tavoline me ekspert komunikimi qe paguhen per kete pune.
    Dmth,per te shpetuar nipin e xhaxhit,ku nuk i shkon mendja kopilit Sali. Se nje gje duhet pranuar;eshte kopil.

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Grupi i kokainës”, Hyseni pranon akuzat, por s’tregon pjestarët e grupit

    Detaje të reja dalin mbi dosjen e “Kokaina”, ku i akuzuari kryesor, Ilir Hyseni ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi të, duke pranuar edhe masën e sigurisë, “arrest me burg” e caktuar nga Gjykata për Krimet e Rënda në kryeqytet.
    Burime nga Prokuroria konfirmojnë për Ora News se Hyseni nuk ka pranuar të tregojë për organin e akuzës lidhjet që ka ka pasur me 8 anëtarët e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    “Nuk i njoh personat që po më pyesni”, mësohet të ketë thënë Ilir Hyseni përpara grupit hetimor gjatë ditës së sotme.
    Më 14 janar organet ligjzbatuese në vend, zbluluan një laborator të mirëfilltë kokaine në Xibrakë të Elbasanit, duke arrestuar 9 persona: Ilir Hysenin, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipin, Arjan Dalipin, Sajmir Batkun, Kastriot Imerin, Ermal Hoxhën si edhe dy shtetasit kolumbian, Cesar Avila, Walther Moreno.
    Ndaj 9 të pandehurve rëndojnë 6 akuza të rënda penale si “krijim i grupit të stukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike”.

    ORA NEWS

  8. #108
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Carlos i kokainës fshihet në Greqi, hetuesit në Selanik

    TIRANE- I shumëkërkuari nga policia Carlos.M, që mendohet të jetë Genci Xhixha, shqiptar ky me nënshtetësi kubaneze, mendohet se fshihet në Greqi dhe që ka lidhje me grupin kriminal të trafikut të Kokainës. Për të marrë informacione rreth vendit të strehimit të tij, pikërisht në këtë shtet kanë udhëtuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të prokurorisë, të cilët kanë informuar kolegët e tyre të Selanikut për hyrje-daljet e shtetasit misterioz, që ka dalë gjatë dëshmisë së dy kolumbianëve të arrestuar.

    Pikërisht ky njeri që dy kolumbianët Valter Moreno dhe Cesar Avila e tregojnë se i ka sjellë në Shqipëri për të punuar dhe që është kujdesur për ta gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, ka rezultuar se ka dalë nga Shqipëria dhe ka hyrë në Greqi. Dyshimet flasin se Carlos.M, ka përdorur pasaportën Kubane dhe fshihet në këtë shtet tek në ndonjë bazë tjetër që mund të ketë grupi, dhe nisur nga këto dyshime është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve greke, për të hetuar lidhur me veprimtarinë e këtij personi. Njëherësh, hetuesit shqiptarë u kanë vënë në dispozicion homologëve të tyre grekë, informacionin që ata kanë arritur të përftojnë gjatë kësaj kohe në Shqipëri.

    Kolumbiani i dytë
    Hetimet kanë nxjerë në dritë dhe një shtetas tjetër kolumbian që mendohet se ka lidhje me grupin e narkotrafikut. Sipas burimeve të prokurorisë, bëhet fjalë për një shtetas të quajtur Gilberto dhe se ky person momentalisht rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, duke arritur të futet në territorin e Greqisë. Shtetasi me emrin “Gilberto” ka dalë gjatë verifikimit të telefonave të të arrestuarve, që ka shkëmbyer sms dhe me shtetasit kolumbianë të arrestuar, duke përfshirë aktivizimin e tij në këtë aktivitet kriminal, ku qëllimi ishte transportimi i kokainës në drejtim të Gjermanisë.

    Verifikim e-maileve
    Teksa po mbushen dy javë nga operacioni i koduar “Xibraku”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, është fokusuar në zbardhjen e e-maileve të persona të arrestuar si dhe nxjerrjen e mesazheve telefonike të aparateve celularë që u janë sekuestruar të arrestuarve. Për të mësuar nëse drejtuesit e këtij grupi kriminal kanë biseduar ose jo me njëri-tjetrin me adresat elektronike postare apo në faqet sociale të internetit, lidhur me aktivitetin kriminal, është urdhëruar kryerja e ekspertimit të disa prej këtyre adresave.

    Vendimi është marrë ditën e djeshme nga prokuroria, e cila ka urdhëruar ekspertët e policisë shkencore të ekzaminojnë dhe aparatet telefonike, me qëllim përftimin e sms, fotove apo dhe materialeve të tjera, që janë në dobi të hetimit të dosjes “Kokaina”. Ky verifikim sipas hetuesve vjen në një kohë kur janë ngritur dyshime të arsyeshme se të arrestuarit veç komunikimeve në telefon, mund të kenë kryer biseda që mund të jenë të vlefshme për hetimin.

    Shqiptarja

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Supertrafikanti lidhje telefonike me ish-prefektin e PD në Berat

    VD/Hoxha: Nuk kam folur me Hysenin



    TIRANE - Ilir Hyseni i konsideruar si kreu i trafikut të kokainës kapur në Xibrakë të Elbesanit, pak ditë para se të mbërrinte në Shqipëri kur ishte në Gjermani për të organizuar trafikun e kokainës ka mbajtur kontakte telefonike me ish-prefektin e Beratit Bujar Hoxha i zgjedhur i Partisë Demokratike.

    Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë Prokurorisë së Krimve të Rënda ku Hyseni me numrin e tij të telefonit 069xxxxxxx ka biseduar me numrin 06920xx523 në dispozicion të ish-prefektit të Berishës. Lidhjet telefonike mes Hysenit dhe një farë “Bujari” u konfirmuan dhe nga Gjykata që vendosi burg për Ermal Hoxhën.

    Referuar të dhënave të siguruara nga A1Report, ish prefekti i Beratit zotëron një biznes bojërash në qytetin e Beratit, ndërsa ende mbetet për të sqaruar origjina e lidhja e Hysenit me ish-Prefektin.

    Të njëjtat burime bënë me dije se fillimisht numri i telefonit 06920xx523 i identifikuar thjesht si Bujar, e më pas ka rezultuar se është ish-prefekti Hoxha.

    Aktualisht Hoxha nuk është marrë në pyetje në lidhje me njohjet që ka me Hysenin, ndërsa ai është listuar tek personat që do të pyeten për veprimtarinë e grupit kokaina. Po ashtu referuar të dhënave online, rezulton se ish-prefekti Hoxha prej disa kohësh në biznesin e tij te bojërave kishte lidhje dhe me Gjermaninë.

    Shqiptarja

  10. #110
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Droga, transaksione të dyshimta 'Hanoveri' kërkon hetimin e çiftit

    TIRANE- Dy ditë më parë seksioni i Pastrimit të Parave, i ka referuar policisë së Durrësit, një material të sjellë nga Gjermania për një çift biznesmenësh, në emër të të cilëve mësohet se janë kryer shumë trasnferta bankare.

    Referimi sërish vjen nga prokuroria e Hanoverit, ndërsa sipas të dhënave ka dyshime se njëri nga bashkëshortët në vitin 2013 ka marrë në dorëzim një sasi droge të llojit marijuanë.Policia e Durrësit, pas verifikimeve të para, ka vendosur që procedimi ndaj çifit të bashkëshortëve të fillojë në gjendje të lirë, deri në përfundim të hetimeve, hetime në të cilat tashmë është përfshirë edhe prokuroria. Nga të dhënat që vijnë nga kjo policisë, bëhet me dije se ka dyshime, se mos trafikantë droge, që mund të jenë njohje ose edhe të afërt të çiftit, të kenë kryer transaksione nëpërmjet llogarive të tyre bankare.

    Njëkohësisht, bëhet me dije se po verifikohet edhe roli i njërit nga personat në historinë e një trafiku ndërkombëtar droge, pasi ka dyshime sipas policisë, që Hysi të jetë përdorur nga trafikantë droge për në Gjermani, pasi rezulton se çifti kishte qëndruar në Hanover.

    Hetimet
    Nga të dhënat e policisë së Durrësit bëhet me dije me 26 janar ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për Sazan dhe Fatbardha Hysin, që të dy 48-vjeçarë dhe banues në qytetin e Durrësit. Sipas policisë saktësohet se në informacionet e dokumentuara rezulton se këta dy shtetas kanë kryer shumë transaksione bankare në shuma të konsiderueshme, në kohë të ndryshme. Në vijim të këtij informacioni është dërguar dhe një raport i policisë Gjermane në lidhje me hetimet në ngarkim të shtetasit Sazan Hysi si dhe personave të tjerë, pasi në vitin 2013 dyshohet se ka marrë në dorëzim 26 kg marijuanë.

    Sipas policisë dy të proceduarit janë persona të paskeduar ndonjëherë dhe që ende nuk dihet se cili është pozicioni i tyre në trasnfertat e shumta që janë bërë në emër të tyre. Sipas të dhënave, mësohet se hetuesit gjermanë kanë kryer verifikime për një grup trafikantësh droge që dyshohet se janë nga Durrësi. Gjermanët e hetimit mësohet se kanë referuar edhe emra tek homologët e tyre në Tiranë, në lidhje me këtë grup.

    ‘Hanoveri’, Zona që sinjalizoi superlaboratorët e Xibrakës
    Me sa duket shqiptarët, janë kthyer në një shqetësim të madh për sa i përket trafikut të drogës në zonën e Hanoverit në Gjermani. Aty, herë pas here, është sinjalizuar për kapje të sasive të ndryshme të drogës, deri edhe në ton, por goditja më e madhe prej tyre, erdhi pikërisht tek gjurmimi që kishin bërë në lidhje me një çift shqiptarësh, të cilët ishin mbajtur në survejim, për sjelljen në Hanover të kokainës dhe të marijuanës. Pikërisht, ishin materialet e tyre të vënë në dispozicion të hetimit shqiptar, që sollën edhe superzbulimin e tre laboratorëve në mes të rrugës së vetme nacionale në Elbasan, ku pjesë e grupit dolën emra të njohur, por edhe disa të tjerë, që ende janë pa emër!

    Shqiptarja

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •