Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 140
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Paratë e kokainës për investime Gjonaj aksioner me dhëndrin e Hoxhës

    TIRANE - Investimi i parave të fituara nga trafiku i kokainës në biznese të ndryshme, ishte dhe kamuflimi i disa prej 11 të arrestuarve në operacioin “Xibraku” ku Policia e Shtetit sekuestroi një laborator kokaine në periferi të Elbasanit si dhe arriti të bllokojë sasi të konsiderueshme droge.

    Burime nga Prokuoria e Krimeve të Rënda bënë me dije për A1 Report se Gentian Gjonaj nga Vlora i arrestuar një natë më parë gjatë operacionit për asgjësimin e laboratorit të kokainës, rezulton të jetë aksioner në kompaninë "AIN shpk", me seli në Orikum së bashku me dy aksionerë të tjerë mes tyre dhe Klemend Kolaneci, i cili njihet si dhëndri i ish-diktatorit Hoxha.

    Ky i fundit, kishte krijuar kompaninë së bashku me dy aksionerët e tjerë, në vitin 2008, pra 7 vjet më parë. Sipas ekstraktit të QKR, rezulton siç e shikoni dhe nga dokumentacioni , dhe emri i të arrestuarit të një dite më parë si aksioner i përbashkët me dhëndrin e Hoxhës, çka do të thotë se lidhjet jo pa qëllim kishin përfshirë në rrjetin e kokainës Ermal Hoxhën , nipin e ish-diktatorit .

    Kompania e ndërtimit “AIN SHPK” kishte selinë e saj kryesore në Orikum të Vlorës dhe në 2012 , ai kishte hapur një seli të dyte në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë .

    Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha i prangosur në këtë operacion, i cili nga hetimet paraprake rezulton si një ndër personat kryesorë të kësaj organizate kriminale sipas informacioneve të Prokurorisë ka një sërë pronash, por në pjesën më të madhe ato janë në emër të personave të tjerë.

    Emri:  154340.jpg

Shikime: 1880

Madhësia:  61.6 KB
    (Në foto: Kompania e ndërtimit AIN sh.p.k e regjistruar në emër të të arrestuarit Gentian Gjonaj dhe partner Klemend Kolaneci)

    Emri:  154341.jpg

Shikime: 2024

Madhësia:  126.9 KB
    (Në foto: Kompania e ndërtimit AIN sh.p.k e regjistruar në emër të të arrestuarit Gentian Gjonaj dhe partner Klemend Kolaneci)

    Ndërkohë dy vëllezërit Arjan dhe Klemend Dalipi nga Elbasani investonin pasuritë e tyre në biznesin e studiove grafike, ku siç rezulton dhe nga qendra e regjistrimit të biznesve prej 2009-ës Kelmendi kishte krijuar kompaninë e tij.

    Në të njëjtin biznes operonte dhe nipi i tyre nga Elbasani, Egest Dankesi i cili rezulton menaxher në një kompani reklamash.

    Emri:  154342.jpg

Shikime: 1751

Madhësia:  188.2 KB
    (Në foto: Studio Grafike e regjistruar në emër të të arrestuarit Klemend Dalipi)

    Me urdhër të Prokurorit Olsi Çela mesditën e kësaj të mërkure drejt bankave të nivelit të dytë, Zyrave Qendrore të Hipotekës si dhe Tatimeve, është nisur një letër porosi për të dhënë informacion në lidhje mbi pasuritë e këtyre shtetasve si dhe urdhëri për sekuestron preventive të tyre deri në përfundim të hetimeve.

    Shqiptarja

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Arrestimi i bashkëshortit për trafik droge, Rezarta Shkurta mbyll profilin e saj në Instagram

    Emri:  rezarta-shkurta.jpg

Shikime: 2749

Madhësia:  25.2 KB
    Profili i Rezarta Shkurtes ne Instagram me emrin e kompanise fotografike

    Një ditë pas arrestimit të bashkëshortit të saj me akuzën e trafikut të drogës, këngëtarja shqiptare Rezarta Shkurta ka mbyllur profilin e saj në “Instagram”.

    Vendimi i këngëtares duket se vjen pasi Policia e Shtetit në bashkëpunim interpolin në Gjermani, arrestoi të mërkurën 11 persona nën akuzën e lëndëve narkotike, ku mes tyre ishte edhe shtetasin Ermal Hoxha, nipi Enver Hoxhës dhe bashkëshorti aktual i Rezarta Shkurtës.

    Aktualisht, po të kërkosh në Instagram me emrin Rezarta Shkurtës, nuk del profili me emrin e saj, por i një agjencie fotografike.

    Më herët, në ditën e dytë të vitit që kemi hyrë, këngëtarja Rezarta Shkurta postoi një foto në rrjetet sociale, ku ndodhej në Aeroportin e Rinasit, dhe u tregonte miqve të saj për destinacionin e ri, Pekinim.

    Gazeta “Panorama” ka shkruar më parë se ka disa muaj që Rezarta Shkurta ka hapur një aktivitet privat që nuk ka lidhje me muzikën, por që gjithsesi ka lidhje me artin. “Ajo fotografon kryesisht zonja shtatzëna, si dhe bebe të vogla. Fotografia është një pasion i hershëm I Rezartës dhe ajo herë pas here ka publikuar foto të ndryshme që i realizonte me kolegë, miq apo modelë. Duket që aktiviteti i Rezartës ka rezultuar shumë i suksesshëm. Madje, këngëtarja së bashku me stafin e saj ka punuar deri në orët e vona të datës 31 dhjetor për të dorëzuar në kohë fotot e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe për të bërë të lumtur prindërit, të cilët ishin dyndur në dyert e studios”,-ka shkruar “Panorama” pak ditë më parë.

    Panorama

  3. #33
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Reagon djali i ish -diktatorit: Ermalin e arrestuan për të diskretituar emrin e Enverit

    “Arrestimi i djalit tonë Ermal Hoxha, që ndodhi dje, më datë 14-1-2015, ka për qëllim të vetëm, diskretitimin e emrit të Enver Hoxhës”.

    Është ky reagimi i prindërve të Ermal Hoxhës, i arrestuar mbrëmë në operacionin antidrogë si pjesë e një rrjeti shqiptaro –kolumbian të trafikut të kokainës. Në një deklaratë që mban emrin e Ilir dhe Teuta Hoxhës, thuhet se nuk është hera e parë që kjo i ndodh familjes së tyre. “Para katër vjetësh policia donte të implikonte djalin tjetër tonin, duke e akuzuar si pjesëmarrës në nëj kofnlikt me armë, kur ai në kohën që kishte ndodhur incidentit, ishte bashkë me ne, prindërit e tij dhe me 30 të ftuar të tjerë në një festë familjare. Po kështu, ndodhi edhe me Ermalin, që del njoftimi në media me burim nga prokuroria që është i zënë me drogë dhe me një shumë të madhe parash në një makinë fuoristradë të zezë, në afërsi të Elbasanit. Në një kohë që Ermali ndodhej në Durrës, në shtëpinë e prindërve të grua. I njëjti skenar për ta inkriminuar” –thuhet në deklaratë. Po kështu, prindërit e tij pretendojnë se kjo ishte diçka që pritej, duke parë reagimet kundër Enver Hoxhës gjatë festimeve të 70 –vjetorit të çlirimit. “Dhe pritej që diçka të ndodhte, kur Enver Hoxha në këtë 70 –vjetor të Clirimit u anatemua nga të gjitha forcat politike, të djathta dhe të majta. Egërsisht e quajtën monstër dhe Hitler. Shkuan deri atje sa edhe fotografitë ia ndaluan me dhunë shtetërore. Edhe kjo që ndodhi dje, është në vazhdën e persekutimit që i behet familjes së tij. Tani që nipërit e tij janë bërë madhorë, persekutimi po bie mbi ta. Urojmë që drejtësia të veprojë e pavarur nga segmentet e politikës”, mbyllet deklarata e Ilir dhe Teuta Hoxhës.
    Teksa me këtë deklartë, prindërit e Ermal Hoxhës e quajnë si akt me prapavijë politike arrestimin e Ermal Hoxhës, nuk bën më pak shqiptarja.com, e cila boton një shkrim me autor Aruel Pepa, me titull “Fabula ra, nipi i Kolekës arrestoi nipin e Enverit”.

    Bota Sot

    E di cfare eshte ironike? Kelyshi i atij qe ideoi e vuri ne jete persekutimin me te eger qe ka pare ky popull, tani ankohet per persekutim dhe padrejtesi. Paftyresia dhe palacolleku i ketyre njerezve ska limit. Ermal Hoxha qe ne mes te viteve 90-te rrinte me gjithe helmaxhinjte e parkut Rinia. Dhe kur rri me ujqerit do fillosh te ulerish. Ti Ilir Hoxha, kryetar i Drejtorise me Kriminale qe ka ekzistuar ndonjehere ne agjenturen shqiptare ke marre ne qafe me mijera njerez. Ke vrare e ke prere me urdherat e tua shume njerez te pafajshem. Arrestimi i djalit tend i kapur me kokaine dhe para nuk eshte persekutim, nuk eshte sajese, nuk eshte ideologji apo penalizim ndaj familjes, babait, gjyshit, stergjyshit (sic e pati zakon yt at te merrte ne qafe me mijera njerez). Yt bir u vu ne pranga se eshte koke e kembe i perfshire ne prodhim e trafik droge. Le te shkoje nusja e tet biri tani e te lahet me qumesht e trandafila neper hotelet luksoze te Kines. 3/4 e popullit ngordh per buke e ju tallni menderen neper bote. Normal, kur merresh me drogera e pislleqe leket nuk llogariten.
    Mesila Doda i përgjigjet familjarëve të Ermal Hoxhës: Horri nuk bëhet dot fis

    Deputetja demokrate Mesila Hoxha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook në lidhje me deklarimet e bëra nga familjarët e Ermal Hoxha, i arrestuar si anëtar i
    organizatës kriminale për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, se arrestimi i tij është bërë për të diskretituar emrin e Enver Hoxha.
    Doda shkruan se dyfytyrësia nuk paska fund, ndërsa shton se horri nuk bëhet dot fis. “Horri nuk bëhet dot Fis.

    Familja e të akuazuarit për narkotrafik Ermal Hoxha, reagon sot dhe thotë se akuzat bëhen për të diskredituar emrin e Enver Hoxhës. Me sa duket pafytyrsia nuk paska fund për disa njerëz. Besoj se nuk ka asnjë nevojë për të diskredituar akoma emrin e Enver Hoxhës sepse nuk ka asnjë personazh tjetër më të zi e më të urrryer në historinë e shtetit shqiptar, si njeriu që e privoi këtë vend nga gjysmë shekulli histori normale njerëzore, si njeriu që vrau e dogji kombin e vet, shkak edhe sot që ky vend vazhdon të mbetet peng i komunistëve dhe krimit. Të mbrohesh pas një mostre diktatori të vdekur eshte edhe më keq, dhe më e pamoralshme se te justifikosh krimin ordiner.
    Krimi me sa duket, është bërë një kostum që i shkon për shtat brez pas brezi disa njerëzve. Përkundër kësaj, më vijnë nder mend qindra shembuj pinjollësh të dyerve të nderuara të këtij vendi, të cilët pasi u rritën internimeve e burgjeve sepse gjyshi kriminel kishte vendosur ti shprishte ADN këtij vendi dhe ti zhdukte cdo pjesëz të memorjes historike, sot
    janë shembuj të shkëlqyer në Evropë dhe në botë, në art, shkencë e politike.
    Mbesa e Musine Kokalarit kandidon për deputete në Suedi, nipi i Enver Hoxhës kandidon për trafiqe në Shqipëri. Shkoi haka te i zoti. Bari nuk bëhet dot lis, dhe horri nuk bëhet dot fis”, shkruan Mesila Doda në Facebook.

    Tema

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan BOKE për mendimin e shprehur në këtë postim:

    loneeagle (15-01-2015),skender76 (15-01-2015)

  5. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Sali Berisha: Banda e kokainës e Ermal Hoxhes është banda e Partisë, është “Hakmarrja për Drejtësi”

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur operacionin antidrogë të një dite më parë ku në pranga përfunduan 11 persona, mes të cilëve 2 kolumbianë dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha.

    Sipas Berishës, rrjeti i kokainës u zbulua nga policia gjermane, kurse Interpol dhe Europol drejtuan operacionin nën hetimin serioz të prokurorisë. Berisha shton se Policia e Shtetit vuri në zbatim këtë operacion me përmasa ndërkombëtare. Por sipas Berishës, Ermal Hoxha ka lidhje të ngushta me kupolën e PS dhe kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit reagoi zëmekur ndaj këtij operacioni, duke e nisur reagimin me kryefjalë, opozitën. “Hetimet e deritanishme te bandes shqiptaro – kolumbiane te drejtuar nga Ermal Hoxha faktojne se kemi te bejme me banden e “Hakmarjes per Drejtesi” apo banden tjeter me te dashur te Partise.

    Keshtu mesohet se:

    – I dyti ne drejtim pas Ermal Hoxhes esht djali i dajes se Orik dhe Leart Shytit, Gentian Gjonaj.

    – Kumbara i bandes “Hakmarrja per Drejtesi”, Klement Kolaneci, eshte i skeduar, i ndjekur dhe i arrestuar vite me pare si bashkepunetor i ngushte i “Hakmarrjes per Drejtesi”. Aktualisht ai eshte anetar i grupit i lidhur, siç tregojne hetimet, si me Gentian Gjonajn ashtu dhe me nipin gruas se tij Valbona, Ermal Hoxhen.

    – Elbasani u zgjodh me kujdes nga banda si vendi i sigurise maksimale, pasi aty me ndihmen direkt te Rames banda e Partise emeroi drejtor te policise Nallbatin, i shkarkuar nga Policia nga ish ministri socialist Igli Toska per lidhje kriminale me “Hakmarrjen per Drejtesi”. Rama dhe Tahiri mbreme mashtruan qytetaret kur paraqiten sikur grupi kishte filluar pune ne kohen e “fajin e ka Saliu”.

    Hetimet deshmojne se grupi ka filluar prodhimin e droges dhe eksportin e saj para 1 viti.

    – Hetimet faktojne se kolumbianet, “Che Guevarat” e droges, kane hyre ne Shqiperi nje muaj me pare nen patronazhin e nipit te Enverit, sponsorit te PS, Ermal Hoxha, me lidhje shume te forta miqesore te prinderve te tij me Edi Ramen.

    Policia me urdher nga lart mashtroi kur njoftoi dje se Ermal Hoxha u arrestua mbreme ne ora 19:00 ne impiantin e prodhimit te droges ne Xibrake dhe se ne makinen e tij u gjenden 300 mije euro, kurse sot u njoftua se ai u arrestua ne ora 1:30 te mengjesit te dites se sotme ne shtepine e vjehrrit te tij. Ketu nuk eshte e qarte nese Ermali vertete u arrestua aksidentalisht ne Elbasan dhe u lirua nga Policia e Partise per te shkuar ne Durres dhe per te zhdukur keshtu lidhjen direkte me vendin e krimit apo lajmi per arrestimin e tij ne Xibrake ishte i rreme dhe u dha nga Policia e PS per ti thene mbathja?!

    Sot kane deshtuar te gjitha arrestimet e mbi 22 bashkepuntoreve te rrjetit qe siguronte nje fitim prej rreth 11 milion euro ne jave me veprimtarine e tij kriminale. Ata jane zhdukur pasi jane njoftuar nga bashkepuntore te larte te bandes ne strukturat e Policise dhe qeverise.

    Gazeta 55
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-01-2015 më 18:24

  6. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    I penduari në Gjermani zbuloi narkotrafikun. Policia liron njërin nga 11 të arrestuarit. Çako: Hoxha i implikuar

    UPDATE-Zëvendësdrejtori i Përgjthshëm i Policisë kundër krimit të organizuar, Haki Çako, deklaroi se personat e arrestuar një ditë më parë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, nuk kanë shumë kohë që operojnë në Shqipëri.

    Në një deklaratë televizive mbrëmjen e së enjtes, Çako tha se dosja është mbajtur sekrete dhe fillimisht ka pasur një kërkesë bashkëpunimi nga jasht për njërin nga individët e arrestuar.

    “Ky grup kriminal nuk ka shumë që e ka ngritur këtë aktivitet në Shqipëri dhe baza ka qenë tjetër kund”,-tha zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Sipas tij, kokaina nuk vjen në formën e një droge të pastër nga Kolumbia, por lënda narkotike vjen me përzierës të ndryshëm dhe më pas përpunohet.

    Gjithashtu zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se një pjesë e të arrestuarve rezultojnë me begraund të mëparshëm kriminal. “Do të vazhdojë hetimi pasurorë deri në konfiskimin e të gjitha aseteve që kanë burim kriminal. Ky hetim ka filluar në departamentin e Krimit të Organizuar”,-deklaroi Çako për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

    Për sa i përket arrestimit të nipiet të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, Çako tha se fakti që ai është pjesë e hetimeve, e implikon në këtë ngjarje. “Lidhur me zotin Hoxha, për ne ai është i barazvlefshëm me të tjerët dhe nuk komentojmë faktorë të tjerë që nuk lidhen me çështjen. Fakti që ai është pjesë e hetimit, kjo e implikon. Ky hetim do të vazhdojë dhe nuk mbyllet këtu. Hetimi nuk ka filluar mbrëmë, ka kohë që është investiguar”,-tha ai.

    Më herët, Policia e Shtetit ka liruar njërin nga 11 personat e arrestuar një nate më parë nën akuzën e trafikut të drogës.

    Pas zbulimit të një laboratori droge në periferi të qytetit të Elbasanit ditën e mërkurë, policia arrestoi si të dyshuar 11 persona. Mes tyre ishte edhe Ergest Dankesi nga Elbasani.

    Burime nga policia bëjmë të ditur se pas verifikimeve, 27-vjeçari Dankesi, ka qenë menaxher i kompanisë së reklamave të vëllezërve Arjan e Kelment Dalipi, (të dy të arrestuar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike), ndërsa nuk vërtetohet që i riu të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

    Në momentin e arrestimit thuhet se Ergest Dankesi ka qenë nën shoqërinë e dy vëllezërve Dalipi, por pas verifikimive të kryera nga forcaët e rendit, 27-vjeçari është lënë i lirë këtë të enjte.

    ***

    Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, pak pasi u zbulua laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Policia e Durrësit zbardh detaje të arrestimit. Sipas saj, Ermal Hoxha u ndalua rreth orës 01:30 të datës 14/01/2015, në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij.

    “Më datë 14.01.2015 ora 01:30, nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Ermal Hoxha i biri i Ilir-it dhe i Teutë-s, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Rruga “Foto Xhavella”, Unaza e Re, me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të Procedimit Penal Nr. 334 viti 2014, të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a-2 i K.Penal.”- thuhet në deklaratën e Policisë së Durrësit.

    Panorama

  7. #36
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    I lan enveristet e shkret si te dhjere,bashke me portretin e Enverit duhet te mbajne dhe portretin e Eskobarit.

  8. #37
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    1.Te ben pershtypje qe te gjithe te arrestuarit 11 jane arrestuar SI TE DYSHUAR.Pra nuk konfirmohet nga policia qe komplet te 11 personat
    jane kapur ne aktivitet te paligjshem dhe thyer ligjet.Ato jane arrestuar si te dyshimte,dmth vetem dyshohet,asgje nuk eshte e sigurte.
    Atehere edhe Ermal Hoxha si pjese e 11 veteve konsiderohet i dyshuar?
    Si ka mundesi qe policia ka kohe qe e heton kete grup pasi ka marre informacion nga Gjermania dhe vazhdon te deklaroje personat te dyshuar?
    Si ka mundesi qe nuk i ka kapur ne akt me presh ne dore,duke kryer krimin.Kapja e Ermal Hoxhes dhe arrestimi i tij te shtepia e vjerrit ne Durres
    ka qene aksion i gabuar ne kohe i policise.Policia duhet te pergjonte levizjet e Ermalit dhe kur Ermali te ngarkonte makinen me droge ta kapte mat me droge
    dhe kjo te perdorej si fakt prove qe ai merrej me tregeti droge.Ermali me sa del nga lajmet eshte arrestuar sepse pjesetar te grupit kane deshmuar qe ai merrej me droge kaq.
    Eshte arrestuar sipas deshmive,por mungon fakti qe ai ka mbajtur droge ne duar apo makine apo ka shitur droge ndonje personi.Kjo funksionon ne favor te Ermalit qe kur te vije koha e gjyqit
    ai denohet shume pak pasi prova e inkriminimit te tij eshte shume e dobet,vetem nje deshmi verbale.Dmth Ermali do bej pak muaj burg dhe do jete i lire.
    Gabim i madh taktik i policise shqiptare.Pune amatoresh.personat e dyshuar nuk duhet te arrestoheshin por pergjoheshin dhe te kapeshin kur te ishin te ngarkuar me droge ose kur ato te ishin duke
    shitur droge,ne proces transaksioni qe do krijonte per policine dhe gjykaten prova shume te forta dhe te pakundershtushme fajesie.Policia eshte nxituar me arrestimet.
    Provat per disa te arrestuar jane shume te dobeta dhe ato do jene te lire ne dy tre muaj.
    Si ka mundesi qe ne Shqiperi hyjne 2 kolumbiane dhe policia nuk behet kurioze,pse kane ardhur keto kolumbiane ne Elbasan?Si jane futur ne Shqiperi,pse nuk u jane kontrolluar ID dhe pyetur me cfare
    pune merren?
    Kur njerezit degjojne fjalen kolumbian vetvetiu te kujtohet droga kolumbiane Kolumbia eshte si sinonim i fjales droge.....Hellooooooo,policia shqiptare duhet te pije kafe te forte dhe zgjohet
    nga gjumi lol
    Pse nuk eshte kerkuar nga policia shqiptare policise kolumbiane begraundi i dy kolumbianeve,me cfare jane marre
    ne Kolumbi, a kane qene te denuar?
    Gjithe te huajit qe vijne ne Shqiperi per biznes duhet te konsideruar nga policia te gjithe te dyshimte dhe duhet te vezhgohen per arsye sigurie.
    Ajo qe ndodhi ne France eshte nje fakt qe flet qe policia dhe sherbimi i inteligjences se zones metro te Parisit nuk ben punen, nuk mban nen kontroll dhe check
    te huajt me origjine nga Siria, Afganistani, Jemeni Leshi, Kuvajti, Saudi lol, .Are you kiding me?
    Dhe akti me "brilant" me qesharak nga shteti francez eshte natyralizimi,u jep pashaporte i ben qytetare franceze keto qelbesira terroriste.
    Drejtesia eshte shporri nga territori francez te shkojne andej nga kane ardhur.Persona te tille duhet te jene nen survejim cdo sekonde cdo dite.
    Policia shqiptare len kolumbianet te livadhisin dhe gatuajne droga ne Elbasan.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #38
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-01-2015 më 08:34
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Gjithe keto bizneset lavatrice qenkan hapur ne 2008-2009. 3 vjet pasi erdhi ne pushtet Saliu. Cudi e madhe se shteti i droges sikur na ishte i Rames.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  11. #40
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Ah more gjerman cfare na bere, na i nxorre te palarat ne shesh ne rilindasve, na bere gjemen na diskretitove familjen e te madhit, themeluesit PPSH, te adhuruarit tone shokut Enver.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •