Shoqëria dhe njerëzia në kohën që jetojmë është e marrosur pas fjalës "sukses". Të gjithë duan të jenë "njerëz të sukseshëm". Të gjithë e dëgjojmë këtë fjalë të përsëritet e ripërsëritet kudo dhe më lindi natyrshëm pyetja:
- Çfarë do të thotë të jesh njeri i suksesshëm?
Që t'i japësh përgjigje kësaj pyetje, secili prej nesh mund t'i duhet ti japi përgjigje edhe këtyre pyetjeve të tjera:
- Çfarë është "suksesi"?
- Cili është metri që duhet të përdorim për të matur shkallën e suksesit të njezërve?
- A mund të përdorim të njëjtin metër matës për suksesin për të gjithë?
Do të jetë tepër interesante të lexojmë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të forumit mbi këtë çështje.
Albo
Krijoni Kontakt