Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Shoqëria dhe njerëzia në kohën që jetojmë është e marrosur pas fjalës "sukses". Të gjithë duan të jenë "njerëz të sukseshëm". Të gjithë e dëgjojmë këtë fjalë të përsëritet e ripërsëritet kudo dhe më lindi natyrshëm pyetja:

    - Çfarë do të thotë të jesh njeri i suksesshëm?

    Që t'i japësh përgjigje kësaj pyetje, secili prej nesh mund t'i duhet ti japi përgjigje edhe këtyre pyetjeve të tjera:

    - Çfarë është "suksesi"?
    - Cili është metri që duhet të përdorim për të matur shkallën e suksesit të njezërve?
    - A mund të përdorim të njëjtin metër matës për suksesin për të gjithë?

    Do të jetë tepër interesante të lexojmë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të forumit mbi këtë çështje.

    Albo

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Temë e qëlluar dhe shumë aktuale. Përpara se të nisim të debatojmë për tematikën e mëposhtme, fillimisht të sqarohemi se termi "sukses" domosdoshmërish të analizohet sipas disa parametrave bazë, të cilët mund të jenë: familja, rrethi shoqëror, edukimi, mentaliteti, gjendja politike, gjendja ekonomike-financiare apo mosha e pritjet e individit etj. Nëse përgjatë analizës sonë nuk i marrim parasysh këto parametra, vështirë se mund të definojmë fjalën "sukses".

    Më poshtë do të tentojmë të japim qëndrimet për fjalën "sukses" për rrethanat e mentalitetit shqiptar, për një familje me pritje mesatare të edukuar/arsimuar dhe me të ardhura solide:

    "Suksesi" është mbiemër apo atribut që ju dedikohet njerëzve të cilët përgjatë një cikli të caktuar kohor arrijnë të kenë një arritje/ngritje të konsiderueshme në disa fusha primare të jetës, si psh: përfundim të studimeve dhe punësimin adekuat; krijimin e familjes (martesë + fëmijë); ndërtimin e një shtëpie apo blerjen e një apartamenti; pjesëmarrje aktive në jetën publike (marrja me politikë, pjesëmarrje në sektor civil, marrja me biznes etj). Kur një njeri për rrethanat tona arrin këto, mund të konsiderohet se ka arritur sukses apo të paktën ky është perceptimi shoqëror nisur nga përvoja e përditshme që hasim e dëgjojmë në vazhdimësi.

    Njësi matëse të unifikuar apo metër për matjen e suksesit nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk do të ketë kurrë, ngaqë gjithçka ndryshon nga pritjet e njeriut, rrethanat kohore, statusin në shoqëri apo edhe ambiciet individuale. Nuk mund të kemi një metër të njëjtë për një të ri shqiptar që ambicie kryesore ka punësimin dhe mirëqenien sociale të familjes së tij, në krahasim me djalin e një sheiku arab që ambicie kryesore ka blerjen e sa më shumë villave luksoze në Zvicër apo të porosis Mercedesa të qëndisur me diamante apo ambiciet e një të riu afrikan që si sukses jetik do të kishte emigrimin në vendet e zhvilluara në kërkim të një jetese më të mirë. Ky krahasim dëshmon brutalisht se 1 M nuk ka 100 CM për të gjithë njerëzit.

    Por, çka e konsideroj sukses unë për një individ, në mënyrë më të përgjithësuar: shkollimin, punësimin adekuat, krijimin e familjes, sigurimin e kushteve për banim/jetesë dhe kontributin e përgjithshëm për shoqërinë. Nëse një individ arrin t'i bëj këto gjera me forcat e tij, sipas meje për çdo shoqëri sa do qoftë moderne (apo e prapambetur) të jetë ajo - ky është SUKSES!
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Davius për postimin:

    Albo (16-09-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2015
    Postime
    44

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Mendoj se fjala sukses* ashtu si fjala dashuri* prej vitesh ka humbur gjithnje e me shume sensin e saj.
    Ashtu siç dashuria* ngaterrohet me terheqjen seksuale,
    suksesi* shpesh eshte i lidhur me shumen e parave (dhe vetem me parate) qe individi zoteron.
    Kam lexuar nje citat te P. Coelho ku pak a shume e permblidhte suksesin* si mundesine e te fjeturit çdo mbremje me shpirtin ne paqe.

    Pjesa tjeter eshte shpesh e kendshme te jetohet, por efemere !

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Citim Postuar më parë nga lellalola Lexo Postimin
    Mendoj se fjala sukses* ashtu si fjala dashuri* prej vitesh ka humbur gjithnje e me shume sensin e saj.
    Ashtu siç dashuria* ngaterrohet me terheqjen seksuale,
    suksesi* shpesh eshte i lidhur me shumen e parave (dhe vetem me parate) qe individi zoteron.
    Kam lexuar nje citat te P. Coelho ku pak a shume e permblidhte suksesin* si mundesine e te fjeturit çdo mbremje me shpirtin ne paqe.

    Pjesa tjeter eshte shpesh e kendshme te jetohet, por efemere !
    Pikrisht , dashnia ska sens po s'pati terheqje seksuale.

    Ashtu dhe suksesi , po nuk arrite qe talentin ta konvertosh ne leke quhesh i deshtum.

    Problem tjeter sa je i zoti qe suksesin ta arrish me pun t'paster apo me pisllik. Kjo varet nga ndergjegja personale e cdo njeriu. Ka nga ato qe e bojn gjumin rehat edhe pse kan vjedh gjith dynjon.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Te jesh vertet i suksesshem do te thote te jesh edhe i padukshem, ndryshe prezenca e rende, ne ringun e suksesit, te implikon!

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2005
    Postime
    40

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    une nuk dua te jem i suksesshem ,une dua te jem nje njeri i mire dhe i lumtur sepse nese jam i lumtur dhe i mire do jem edhe i suksesshem.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ervini2005 për postimin:

    murik (07-03-2016)

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Te jesh moderator. O tek temat e seksit ose tek temat fetare.

  10. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoqëria dhe njerëzia në kohën që jetojmë është e marrosur pas fjalës "sukses". Të gjithë duan të jenë "njerëz të sukseshëm". Të gjithë e dëgjojmë këtë fjalë të përsëritet e ripërsëritet kudo dhe më lindi natyrshëm pyetja:

    - Çfarë do të thotë të jesh njeri i suksesshëm?

    Që t'i japësh përgjigje kësaj pyetje, secili prej nesh mund t'i duhet ti japi përgjigje edhe këtyre pyetjeve të tjera:

    - Çfarë është "suksesi"?
    - Cili është metri që duhet të përdorim për të matur shkallën e suksesit të njezërve?
    - A mund të përdorim të njëjtin metër matës për suksesin për të gjithë?

    Do të jetë tepër interesante të lexojmë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të forumit mbi këtë çështje.

    Albo

    - Pyetjes se pare do i pergjigjem ne nje postim tjeter...

    - Metri" qe mat shkallen e suksesit esht numri i dashnoreve qe ke...

    - Ne Shqiperi per 99,99% te atyre qe kane sukses" i mat me metrin" e siperm...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Persa i perket pytjes se pare,

    Qe thoni ju, (qe s'thate gje...), un here pas here shkoj ne Shqipri per pune.
    Ne nje nga keto here, na duheshin disa krahe pune me shume.
    I them vllait te marre edhe Nojen (nje qe banon afer nesh, familjar, hallexhi).
    Qe thoni juve, Noja, sa here qe shkoja ne Shqipri, kur takoheshim me thoshte "ti je boss" (i suksesshem )

    Dita e pare e punes per kete projekt:
    - Ulem me vellan ne tavolin, dhe po mundoheshim te organizonim sa ma mire prodhimin ne menyre qe ta dorzonim punen ne kohen e kerkuar nga klienti. N'baze t'llogarive, i binte qe te punonim nga 15 ore/dite per nje jave.
    Ok dita e pare, ok dita e dyte, diten e trete iken dritat e partise per rreth 24 ore.
    Tani mbetej qe kto ore duhet te rikuperosheshin.
    Mblidhemi te gjithe, i njoftoj se per te dorzu punen ne kohe, duhet te punonim nga 8-mengjesit deri 02 te nates per 3 ditet e fundit.

    Qendrum si burrat, dhe punen e dorzum ne kohe!!


    Pas asaj eksperience, kemi pase nevoje prap per Nojen, por njher jam i smur, njehere kam ca pune..., e s'erdhi ma.
    Noja çohet nga gjumi nga ora 8/9, ban nje xhiro naper oborr me pulat, shef ato telenovelat me bashkshorten..., asht burr zotniii, kujt n'qafe si bjen...
    Kur takohemi, nuk me thote ma "ti je boss" (i suksesshem pra.. )


    Suksesi, me fjale te tjera, esht fruti i punes.

    Keshtu e mendoj une.

    Ndersa ne nje postim tjeter, do ju sjell diçka qe me ka tregu im ate, i shkon shum pershtat pyetjes se Albos.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  12. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Çfarë do të thotë "të jesh njeri i suksesshëm"?

    Shpresoj te sjell sa me sakte ate qe im ate me ka pas treguar.

    Zoti, dergonte ne toke engjejt ne formen e njeriut, per te marr vesh nga afer se si ecen njerzimi, çfare hallesh kane, çfare mendojne etc.

    Nje nga engjetjt ishte Hazreti.
    Nje nga kto dite Hazreti, del ne nje katund, ishte koha kur mbillej misri.
    Te gjithe neper ara, duke punuar token e duke hedhur faren e misrit.

    Duke ecur rruges Hazreti sheh nje fshatar qe po hidhte faren e misrit siper tokes se pa punuar.
    Hazreti, I habitur, pasi e pershendet ket fshatarin, e pyet sesi pret te mbije fara pa punuar token fare, por fshatari thot "he se Zoti do e bej mire!".

    Diku me pertej, shef nje fshatar tjeter qe po e punonte token per se dyti.
    Prap i habitur, Hazreti pershendet fshatarin dhe e pyet se pse po e punonte token per se dyti, fshatari i pergjigjet "e punoj dy here se e dua misrin me dy kallinj".


    Kthehet Hazreti ne darke tek Zoti, dhe i tregon per te dy fshataret.
    Ne fund Hazreti pyet Zotin, se çkishte ndermend te bente me fshatarin e pare, ate qe hidhte faren siper tokes te pa-punuar. Zoti i thote qe derisa i i kishte permendur emrin, pa prodhim nuk do e linte...
    Pastaj Hazreti e pyet Zotin edhe per fshatarin qe e punonte token dy here dhe qe donte misrin me dy kallinj. Zoti i pergjigjet "Me dy kallinj do ja jap, s'mund ti ha hakun"
    Ndryshuar për herë të fundit nga skender76 : 04-03-2016 më 15:41
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •