
Postuar mė parė nga
Albo
Ne shekullin e IV, murgu egjiptian Makarius i Egjiptit, ishte ulur para kasolles se tij ne mes te shkretetires me nxenesit e tij murgj, qe ishin femijet e tij shpirterore. Teksa rrinin se bashku, disa metra larg dhe para syve te tyre, del nje murgeshe eremite qe ashtu si ata jetonte ne shkretetire, por ndryshe nga murgjit e tjere, ajo jetonte vetem. E kish jetuar vetem per nje kohe shume te gjate, vite te tera. Njeri i fillikat ne mes te shkretetires, pa rroba ne trup, lakuriq, me trup te lodhur e drobitur nga shkretetira dhe me floke te gjate qe i mbulonin trupin. Sapo e pane murgjit e rinj, mbuluan menjehere syte e tyre pasi ne mendjet e tyre, nuk donin qe te tundoheshin nga pamja qe u doli papritur para syve. Kurse murgu plak Makarius, nuk i mbuloi syte por perkundrazi, ia nguli syte dhe nuk ia ndau per asnje cast teksa e shikonte te kalonte prane tyre.
Nxenesit e tij u habiten nga sjellja e atit te tyre shpirteror. Ne mendjet e tyre ata bluanin ne koke mendimin "Si valle jeronda Makarius ia lejoi vetes qe te tundohej nga gruaja ne kete menyre?!" Dhe plaku i urte, qe i lexonte mendimet e tyre si liber ne fytyrat e tyre, nxorri nga goja fjalet: "Sa e mrekullueshme eshte vepra e Perendise!" Kjo ishte menyra e tij per ti dhene nje mesim te mire nxenesve te tij se secili prej nesh eshte ikone e Perendise. Mesimi tjeter i madh per ta ishte se qellimi i ushtrimit te tyre shpirteror ne shkretetire, agjerimi, lutja, rregjimi i rrepte, ishte pikerisht clirimi i trupit te njeriut nga epshet e pasionet dhe pastrimi i shpirtit nga mekati me lotet e pendimit. Me sjelljen e tij, Shen Makarius u mesoi nxenesve te tij, se ai e kish arritur ta clironte trupin e tij nga epshet e pasionet dhe e kish lartesuar shpirtin e tij qe ti shikonte gjerat jo me syte e njerezve, por me syte e Zotit.
Albo
Krijoni Kontakt