Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri serb Vuçiç vizitë 2 ditore në Kosovë

    Për herë të parë kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, pritet të shkelë sot në Kosovë për një vizitë dyditore, në postin e kryeministrit. Vuçiç pritet të qëndrojë dy ditë, deri më 14 janar, për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks.

    Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse.

    Ndërsa kjo Ministri ende nuk ka sqaruar përmbajtjen e kërkesës të palës serbe, dhe as vendimin për leje-qëndrim, duke sqaruar vetëm arsyet e vizitës.

    "Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillim-vitit të komunitetit ortodoks", është përgjigjia e Zyrës për Informim të Ministrisë.

    Në letrën e dërguar qeverisë së Kosovës, sipas medieve lokale, nga pala serbe është shkruar: “Me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për ekipin përgatitor të Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015. Ju njoftojmë se ekipi përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrative të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00. Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën”.

    Një vit më parë, ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, aktualisht ministër i Jashtëm, qëndroi në Kosovë me leje nga organet shtetërore të Kosovës.

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Vuçiç vizitë 2 ditore në Kosovë

    Vuçiç në Kosovë: S’duam konflikt me askënd, dëshirojmë paqe me shqiptarët

    GRAÇANICE- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka premtuar komunitetit serb në Kosovë përkushtimin e qeverisë serbe, duke nënvizuar domosdoshmërinë e pranisë më të madhe të institucioneve të Serbisë në Kosovë. Në kuadër të manifestimeve për Vitin e Ri Ortodoks, kryeministri serb ka vizituar sot fshatin Pasjan të komunës së Gjilanit, Shtërpcen dhe Graçanicën.

    “Nuk duam me askënd konflikt. Duam që problemet tona t’i zgjidhim në paqe, porse të kemi vendin tonë, të ruajmë vatrën tonë dhe të krijojmë të ardhmen për fëmijët tanë. Me shqiptarët, fqinjët tanë, duam të jetojmë mirë. Duam të jetojmë në paqe. Kjo paqe i sjell të mira edhe njërës palë, edhe tjetrës. S’kemi nevojë të flasim asnjë fjalë për ta, por të shohim në të ardhmen e përbashkët. Qindra vjet do të jetojmë bashkë, në të njëjtën hapësirë”, – ka thënë Vuçiq në Pasjan.

    Ndërkaq në Graçanicë, Vuçiç theksoi se “Serbia do të dëshmojë se nuk braktis asnjë vend dhe nuk harron asnjë fshat”. Ai tha se të gjitha ministrive në qeverinë e Serbisë “u janë dhënë detyrimet që të punojnë jo vetëm për komunat në veri, por edhe ato në jug të Kosovës.
    Vizitën e delegacionit të Serbisë në Kosovë e kanë siguruar njësitë e Policisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe njësitë speciale, në bazë të një plani për sigurimin e vizitave të delegacioneve të huaja në Kosovë.

    (er.nu/rel/BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •