Telnis Skuqi sqaron ngjarjen "Ja si ndodhi sulmi ndaj meje"
Gazetari i RD-së Telnis Skuqi në një status në rrjetn social Facebook, ka shpjeguar incidentin që i ka ndodhur, ndërsa ky i fundit është bërë dhe objekt për akuza politike mes opozitës dhe qeverisë. Ai thekson se fatmirësisht sulmi fizik ndaj tij u neutralizua dhe se tashmë policia lokale ka nisur një procedurë ligjore për të vënë përpara drejtësisë agresorin.
Statusi i Telnis Skuqi në rrjetin social Facebook
Faleminderit për mbështetjen miqtë e mi! Personalisht dua t’iu falënderoj një nga një, madje edhe agresorin, rreth 60-vjeç, ish-ushtarak, sot në pension.
Atij nuk i pëlqente fytyra dhe shkrimet e mia, që kam publikuar kohët e fundit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në bulevardin e lagjes “18 shtatori”, në qytetin e Gjirokastrës, rreth 50 metra larg Drejtorisë së Policisë, përballë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Fatmirësisht sulmi i tij fizik ndaj meje u neutralizua me gjakftohtësi dhe, tashmë policia lokale ka nisur një procedurë ligjore për të vënë përpara drejtësisë agresorin.
Sinqerisht nuk kam asnjë mëri me këtë person, pasi gjatë debatit që zgjati mbi 5 minuta, kuptova se ai nuk ishte i kënaqur me punën time si gazetar. Ishte një fans i çmendur i Partisë Socialiste.
Pavarësisht sulmit që ndërmorri një militant partie, ju garantoj se kurrë nuk do të tërhiqem nga misioni im që kam nisur këtu e 17 vite më parë, si dhe nuk do të lejoj asnjë “mace” të më detyroj të ndryshoj editorialin tim.
Ju garantoj se kurrë nuk do të pushoj së denoncuari, derisa dikush të guxoj të më marrë jetën time.
EDHE NJËHERË FALEMINDERIT PËR MBËSHTETJEN TUAJ!
Shqiptarja
Krijoni Kontakt