Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos e kishim gje ate ministrin e puneve sociale LSI-ist ne Qeverine e Berishes?

    Po qe LSI-st le te shkojne e ankohen ne Skrapar!

    Albo
    Po kerkoja ne internet dhe mundohesha mos gjeja ndonje aleat me te njejtat mendime si ty,por eshte e pamundur me ju PD-istat.
    Eshte absurde te shfajesosh ate c'ktranosen qeveria e meparshme ne 8 vite pushtet.
    Por me duket se jeni mesuar ne stall dhe nuk doni ligje dhe rregulla!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Po kerkoja ne internet dhe mundohesha mos gjeja ndonje aleat me te njejtat mendime si ty,por eshte e pamundur me ju PD-istat.
    Eshte absurde te shfajesosh ate c'ktranosen qeveria e meparshme ne 8 vite pushtet.
    Por me duket se jeni mesuar ne stall dhe nuk doni ligje dhe rregulla!


    "E gjeta une "


  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Pensionet, 250 mijë të pasiguruar, ja 1470 institucionet shtetërore që s’paguan sigurimet

    Institucionet shtetërore që me forcën e ligjit kanë detyruar biznesin të jetë korrekt për pagesën e detyrimeve ndaj punonjësve, duket se kanë mbyllur njërin sy kur vjen fjala te vetja.
    Kjo neglizhencë ka vënë në risk pensionin e 250 mijë qytetarëve, ish-punonjës apo punonjës aktualë të administratës publike dhe private, të cilëve nuk u janë paguar sigurimet.
    Detajet mbi këtë skandal i bëri të ditura dje ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë analizës së punës njëvjeçare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

    VELIAJ
    Për ironi, institucionet që rezultojnë në “listën e zezë” të atyre që kanë dalë mbi ligjin janë pikërisht ato që e kanë trumbetuar këtë gjerësisht. Më saktë, ish-Ministria e Punës, Inspektorati i Punës, Shërbimi Kombëtar i Punësimit. “Ministria e Mirëqenies, atëherë quhej Ministria e Punës, për 8 vite nuk paguante sigurimet shoqërore dhe ajo që e bën akoma më qesharake dhe tragjikomike këtë situatë, dy institucionet më debitore të Ministrisë së atëhershme të Punës ishin vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Inspektorati i Punës, i cili shkon për të kontrolluar nëse të tjerët punojnë në të zezë dhe nuk janë paguar sigurimet shoqërore”, u shpreh ministri Veliaj. Ajo që është edhe më problematike, sipas kreut të Ministrisë së Mirëqenies, shihet te pjesa e kontingjenteve që mund të mbeteshin pa pension. Në shumë raste sigurimet nuk u janë paguar edhe ushtarakëve, të cilët trajtohen ndryshe në skemën e pensioneve për shkak të vështirësisë që bart puna e tyre. “Nëse kjo nuk do të ishte zbuluar, një pjesë e mirë e ushtarakëve do të rrezikonin të mbeteshin pa pensione. Ka reparte ushtarake të cilat kanë deri në një milion dollarë sigurime shoqërore të papaguara. Vendi ku kemi jetuar në 8 vite ka qenë një vend i cili paska punuar në të zezë për mijëra zyrtarë të Republikës së Shqipërisë. Veç ministrive, ALUIZNI është institucioni me debinë më të madhe”, tha Veliaj.

    SHIFRAT DHE ZGJIDHJA
    Gazeta publikon sot listën me 73 institucionet shtetërorë që kanë akumuluar edhe borxhin më të madh ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore për mospagesë të sigurimeve. Në total, sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, numri i subjekteve që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punëtorë të deklaruar është 53 060 subjekte, nga të cilat 1407 janë institucione publike buxhetore, kurse 51 653 janë subjekte private. Këto subjekte i kanë Institutit të Sigurimeve Shoqërore një borxh prej 109.5 milionë dollarësh. Gjithsesi, ky borxh i prapambetur do të nisë të shlyhet nga ana e institucioneve respektive në mënyrë që punonjësit apo ish-punonjësit që janë prekur nga kjo situatë abuzive të mos rrezikojnë përfitimin e pensionit. Sa i përket biznesit, Veliaj deklaroi se viti 2015 do të jetë një vit me fokus në luftën ndaj informalitetit në punë, duke siguruar që çdo punonjës të deklarohet. Por ndërsa informaliteti mbetet sfidë për pjesën e punësimit, për ata që janë të papunë Ministria e Mirëqenies Sociale zbardh edhe planet e saj, duke theksuar se zonat malore dhe ato rurale do të marrin një vëmendje të veçantë. Në këto zona, sipas kreut të Ministrisë së Mirëqenies, papunësia është një plagë e ndjeshme që kërkon edhe më shumë mbështetje nga qeveria.

    LISTA E INSTITUCIONEVE ME DEBINË MË TË LARTË TEK ISSH

    NR DRT-RRETHI SUBJEKTI
    1 Tirane Reparti Ushtarak 6619
    3 Tirane Reparti Ushtarak 4300
    4 Kukes Bashkia Kukes
    5 Durres Aluizni
    6 Tirane Drejtoria Arsimore Qytet
    7 Kukes Drejtoria Arsimore Kukes
    10 Tirane Qender Spitalore Universitare
    11 Tirane Reparti Ushtarak 4002
    14 Kukes Drejtoria Sherbimit Spitalor
    15 Tirane Garda E Republikes
    17 Tirane Aluizni Qarku Tirane
    18 Tirane Repart Ushtarak Nr.4009
    19 Tirane Reparti Ushtarak Nr 4400
    20 Tirane Inst.integrim. Te Te Perndjeku
    21 Skrapar Ujesjelles Polican Sh.a.
    22 Kukes Zyra Rregjistrimit Pasurive
    24 Tirane Reparti 6002
    25 Vlore Drejtoria E Policise Qarku Vlo
    27 Skrapar Ujesjelles Skrapar Sh.a.
    28 Tirane Drejtoria E Pergj E Doganave
    29 Tirane Reparti Ushtarak 6612
    30 Tirane Klubi I Futbollit Tirana
    31 Has Dega Thesarit Has
    32 Tirane Reparti Ushtarak Nr.6640
    33 Tropoje Drejt.paraburgimit Tropoj
    34 Tirane Ministria E Mbrojtjes
    36 Tropoje Komisariati I Policise Tropoje
    38 Tirane Reparti Ushtarak 4303
    39 Tirane Drejtoria E Sherbimit Pyjor
    40 Tropoje Drejtoria E Sherbimit Spitalor
    41 Kukes Prefektura Kukes
    43 Tropoje Zyra Arsimore Tropoje
    44 Librazhd Zyra Arsimore Librazhd
    47 Tirane Burgu 313
    48 Tirane Agjensia ( Aluizni )
    50 Kukes Drejtoria Policis Qarkut
    51 Tirane Ministria E Kultures
    61 Tirane Reparti Ushtarak 3006
    65 Tirane Spit. Univers. Obset.gjen. Koc
    66 Berat Reparti Ushtarak 1030
    67 Vlore Reparti Ushtarak 2004
    68 Tirane Reparti Ushtarak Nr 4443
    69 Tirane Reparti Ushtarak 4451
    82 Tirane Min.transportit Dhe Infrastruk
    84 Diber Drejtoria Spitalit Diber
    106 Vlore D.r. E Kufirit Dhe E Migracion
    112 Sarande Zyra Arsimore Sarande
    121 Tirane Inp.shtet.shende.dega Rajonale
    128 Tirane Ministria Arsimit Dhe Shkences
    130 Tirane Reparti Ushtarak Nr 1301
    136 Fier Drejtoria Arsimore Fier
    151 Tirane Drejtoria Arsimore Qarkut
    158 Tirane Qendra E Formimit Policor Tira
    159 Tirane Drejt. Rajonale E Monumenteve
    169 Tirane Poliklinika Nr 8
    170 Tirane Drejtoria E Aluiznit Tirana-1
    177 Tirane Ndermarja Ujesjellsit Kanalizi
    183 Tirane Drejtoria Rajonale E Bujqsise
    184 Mirdite Drejtoria Arsimore Mirdit
    187 Vlore Drejtoria Arsimore
    249 Tirane Sherbimi Kombetar I Punesimit
    262 Tirane Ministria Mjedisit
    282 Tirane Ministria Zhvillimit Urban Dh
    301 Tirane Pr.”Furniz.ujekanaliz F.kruje
    335 Tirane K U V E N D I
    370 Tirane Ministria E Mireqenies Sociale
    404 Tirane Klubi Sportiv Tirana
    411 Tirane Drejtoria Pergjithshme Burgjev
    436 Tirane Sherbimi Social Shteteror Rajo
    437 Tirane Inspektoriati Punes
    462 Tirane Ministria E Puneve Te Jashtme
    543 Tirane Ministria Integrimit Europian
    544 Tirane Ministria Drejtesise



    NERTILA MAHO

    Panorama

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Pensionet, shteti nuk pagoi 24 milionë USD, kush rrezikon

    Nga 109 milionë USD kontribute të papaguara shteti i ka borxh Tatimeve 24 milionë. Buxheti do rimbursojë paratë për pension.

    Shteti nuk ka paguar 24 milionë USD sigurime për punonjësit e vet. Burime zyrtare nga Ministria e Mirëqenies Sociale konfirmuan për gazetën se nga shuma prej 109.5 milionë USD, vetëm 24 milionë është pjesa që institucionet shtetërore nuk kanë derdhur për punonjësit e tyre. Bëhet fjalë për skandalin e kontributeve të denoncuar tri ditë më parë nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

    Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri Veliaj, rezulton se gjatë qeverisjes së kaluar nuk janë paguar rregullisht kontributet për rreth 250 mijë të punësuar. Por në pamje të parë dukej se shumica e këtij borxhi ishte shtetëror. Në fakt, shifrat tregojnë se janë 24 milionë USD borxhe qeveritare dhe pjesa tjetër nga subjektet private.

    Shuma e firmave private që nuk kanë paguar kontributet për punonjësit e tyre arrin deri në 67 milionë dollarë. Dhe shumica dërrmuese e 250 mijë të punësuarve që kanë problem me sigurimet, janë të punësuar në sektorin privat. Sipas të dhënave, Ministria e Mirëqenies Sociale u ka dërguar një shkresë zyrtare 1407 institucioneve shtetërore, të cilat nuk kanë paguar rregullisht kontributet për të punësuarit e tyre.

    Kjo shkresë detyron titullarët e rinj të këtyre institucioneve të bëjnë pagesat e prapambetura në drejtoritë e tatimeve, në mënyrë që të plotësohen mungesat e pagesave. Burime nga Ministria e Financave tregojnë se paratë do të merren nga fondi special i buxhetit për
    pagimin e detyrimeve të prapambetura. Aktualisht ky fond po përdoret për faturat e papaguara të nëpunësve publike, apo TVSH dhe tatimfitimi i pakthyer. Por të dhënat tregojnë se llogaritë e qeverisë për një borxh prej 750 milionë USD kanë qenë disi të fryra dhe një pjesë e parave të planifikuara në këtë zë të buxhetit do të shkojnë për plotësimin e borxhit të sigurimeve. Sidoqoftë, të gjithë të punësuarit në shtet nuk rrezikojnë pensionin. Edhe në rastet kur drejtuesit e financave të këtyre institucioneve shtetërore nuk i kanë derdhur pranë tatimeve kontributet për pension, është sërish një marrëdhënie që rregullohet mes institucioneve shtetërore. Ata
    që rrezikojnë seriozisht, janë të punësuarit në ndërmarrjet dhe bizneset private. Këta të fundit, në rast se punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet për muajt apo vitet e punësimit, duhet ta zgjidhin në gjykatë. Dhe pjesa dërrmuese e 250 mijë personave me problem pagesash të kontributeve janë të punësuar në privat. Këta të fundit, kur mbushin moshën dhe aplikojnë për pension,
    mund të gjenden përpara faktit që vërtet nga rroga i janë mbajtur sigurimet, por punëdhënësi i tyre nuk i ka derdhur në organet tatimore paratë. Dhe, sipas ligjit, çdo muaj apo vit i pasiguruar ul masën e pensionit. Sipas ministrit të Mirëqenies Sociale,
    janë rreth 51.653 subjekte private, të cilat nuk kanë derdhur rregullisht detyrimet në tatime, shuma e të cilave është rreth 67 milionë USD. Duhet theksuar se një pjesë e mirë e tyre janë të vetëpunësuar, pra biznes i vogël. Mospagimi i detyrimeve për këtë kategori
    është përgjegjësi personale dhe sigurisht nuk kanë ku të ankohen, në rast se kanë probleme kur të dalin në pension.

    Kush s’ka paguar kontributet

    53,060 subjekte rezultojnë debitore në Drejtorinë e Tatimeve për derdhjen e sigurimeve shoqërore

    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Rama: Gropa që hapi PD me pensionet, e njëjtë me atë të Sudes. Reagon opozita: Kërkon të prishë imazhin e vendit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një aksion si ai i energjisë elektrike për të mbushur gropën që ka lënë qeveria e kaluar me kontributet e punonjësve të administratës, të cilëve u është thënë se kontributet u janë paguar, ndërkohë që në arkën e shtetit mungojnë.

    Në një takim me pensionistët në kryeministri, kreu i ekzekutivit tha se “Përfytyroni çfarë pafytyrësie duhet që pasi ta kesh qeverisur vendin me metoda të tilla dhe pasi të kesh braktisur në një rrugë pa krye mijëra e mijëra njerëz nëpunës të shtetit të flasësh sikur ke ardhur nga hëna dhe vetëm të akuzosh e të përbaltësh çdo ditë, ata të cilët, ne në këtë rast, po përpiqemi ditë natë që në radhë të parë të mbushim gropa të hapura që janë hendek i madh mes nesh dhe Shqipërisë që meritojmë”.

    Rama e krahasoi gropën e lënë nga qeveria e shkuar në fushën e pensioneve të njëjtë me atë të Sudes dhe Vefës në vitin 1997. “Kjo është një nga reformat më të rëndësishme, më themelore të Shqipërisë së pasrënies së regjimit komunist. Qeveria e kaluar zgjidhte mënyrën më hipokrite me raportin e vet me pensionistët duke ua shitur disa rritje të pensioneve si fryt të një suksesi të madh të Shqipërisë vend i zhvilluar. Ndërkohë që prapa shpinës së pensionsitëve dhe në rrugën e gjithë atyre që ishin drejt pensionit hapi vit pas viti një gropë të madhe ku ishim kërcënuar të binim si shtet, njësoj siç ramë si shtet në gropën e madhe të hapur nga rënia e piramidave Sude, Vebiu, etj”, deklaroi më tej kreu i qeverisë.

    Sipas tij “më mjafton një shembull, inspektorët e punës, nëpunësit e inspektoratit të paguar nga taksat e shqiptarëve dhe të angazhuar nga shteti për të kontrolluar mbarëvajtjen në funksion të mbledhjes së sigurimeve shoqërore, vetë janë të pasiguruar”.

    Pas akuzave të bëra nga kryeministri Rama, ka reaguar opozita.

    “Rama dhe Veliaj genjenë për kontribute të paderdhura sepse pagat e sistemit buxhetor nuk paguhen nga Thesari i Shtetit, pa faturën e kontributeve shoqërore. Numri i punojësve buxhetore në kohën e qeverisjes së mëparshme ka rënë në 87 mijë, ndërkohë që Rama dhe Veliaj flasin për 250 mijë të pasiguruar. Rama dhe Veliaj synojnë të përhapin panik publik, duke frikësuar ata që kanë qënë në marrdhënie pune me shtetin. Me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, Rama dhe Veliaj dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit. Dhe më e keqja, ata nxisin publikisht evazionin fiskal, duke u thënë njerëzve se vetë shteti nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore”, tha deputeti demokrat Sherefedin Shehu në një konferencë për shtyp.

    Panorama

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Se mos pergjigjet njeri per Berishen a per temen, merruni me Ramen dhe Meten
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Sa njeriu do duhej te perfundoje ne burg per gjithe vjedhjet dhe krimet qe jane bere gjat ketyre viteve te demokracise. Nano, Berisha,Nishani, Meta...
    A thue do vine dita te dalin para nje gjykate te pavarur keta kriminel se bashku me lakejet e tyre ?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Pensionet, PD: Rama e Veliaj mashtrues klasi, PD i pagoi sigurimet



    TIRANE - Partia Demokratike përmes deputetit Sherefedin Shehu e ka cilësuar skemën e re të pensioneve të qeverisë si shkatërruese. Deputeti Shehu tha se Ministri I Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama gënjejnë kur thonë së nën qeverisjen demokrate nuk janë paguar sigurimet.

    Për opozitën kjo është një skemë për të përhapur panik në opinionin publik dhe për ta manovruar atë sipas qëllimeve të qeverisë.



    DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SHEREFEDIN SHEHU

    Rama gënjen për kontributet, pensioni social skemë shkatërruese
    Deputeti Sherefedin Shehu denoncon mashtrimin publik të Ramës për punonjësit e pasiguruar. Thesari nuk bën kalimin e pagës pa faturën e kontributeve. Rama po përgjysmon pensionin mimimal. Skema e tyre thellon padrejtësinë sociale.
    Gënjeshtrat e Ministrit të papërgjegjshëm të Mirëqënies Personale, u bënë sot tërësisht qesharake nga vetë Edi Rama.

    Por duke qënë se spekulimi i tij ka të bëjë me pensionet, jemi të detyruar të nxjerrim në pah para opinionit mashtrimet e tij.
    Rama dhe Veliaj genjenë për kontribute të paderdhura sepse pagat e sistemit buxhetor nuk paguhen nga Thesari i Shtetit, pa faturën e kontributeve shoqërore.

    Numri i punojësve buxhetore në kohën e qeverisjes së mëparshme ka rënë në 87 mijë, ndërkohë që Rama dhe Veliaj flasin për 250 mijë të pasiguruar.
    Rama dhe Veliaj synojnë të përhapin panik publik, duke frikësuar ata që kanë qënë në marrdhënie pune me shtetin.
    Me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, Rama dhe Veliaj dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit.
    Dhe më e keqja, ata nxisin publikisht evazionin fiskal, duke u thënë njerëzve se vetë shteti nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore.
    E vërteta e skemës së pensioneve të Ramës është shkatërrimi i sistemit të pensioneve.

    I ashtuquajturi pension social është në fakt ndihma e sotme ekonomike, por duke e quajtur pension ata synojnë të godasin kulturën e sigurimeve dhe nxisin evazionin fiskal.
    Me pensionin social ata përgjysmojnë pensionin minimal nga 125 mijë lekë në 67 milë lekë.
    Me trefishimin e kontributeve në fshat ata ju heqin fermerëve pensionin e barazuar me qytetin dhe ju thonë mjaft e keni pensionin social.

    Me heqjen e tavanit të pensioneve e thellojnë padrejtësinë mbasi skema e Ramës i rrit pensionet për ata që kanë paga të larta dhe i ul për ata që kanë paga të ulëta.
    Me gënjeshtrat e tyre Rama dhe Veliaj po tentojnë të largojnë vëmendjen nga skema e tyre shkatërruese e pensionit social, nga dështimet e vazhdueshme, nga rritja e varfërisë dhe e papunësisë.

    Ndërsa përvec këtyre dështimeve, Rama dhe Veliaj do të mbahen mend edhe si krijuesit e gënjeshtrës më të madhe publike.

    Shqiptarja

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Se mos pergjigjet njeri per Berishen a per temen, merruni me Ramen dhe Meten

    Per temen nuk mund te pergjigjemi se mungon serioziteti dhe besueshmeria e akuzes.

    Per Berishen mund edhe te pergjigjemi :

    Deri me sot,nga llapaqenet qeveritar parlamentar socialist,nuk ka asnje akuze ne prokurori nga keta socialist te "ndershem".Pra nuk ka asnje çeshtje ku prokuroria te hapi nje hetim dhe me vone gjykata te vendosi.Po ta perseris prap,nuk ka asnje denancim kundrejt Berishes.
    Si rezultat:
    1) O keta socialist llapaqen jane dhe budallenj o nuk dine se per çfare flasin...
    2) O keta socialist legen jane bashkepunetor dhe hajdut njesoj si Sali Berisha.

  10. #20

    Për: Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtetin e Berish

    Rendesi ka qe te dyja palet po luftojne per te miren e popullit

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •