Mendoj te sjelle nje teme, me te cilen cdo i krishtere ballafaqohet cdo dite. Fakti qe kemi perpara na tregon se, brenda krishterimit ka "virgjeresha" te mencura dhe te pamenncura. Por disa pyetje qe me vijne shkurtazi, jane:
- Ku qendron difernca midis tyre?
- Cfar perfaqeson njeri grup dhe cfar perfaqeson grupimi tjeter?
- Cfar eshte bibla per te krishterin, dhe cila eshte pesha e ketij libri ne jeten e te krishterit?
- A duhet i krishteri fondamentalisht te qendroje ne mesimin e bibles, apo bibla eshte e paplote, ne mesimmin dhe mesazhin e Perendise?
- A mundet qe dikush, (qofte person apo bashkesi), i cili mbeshtetet plotesisht ne mesimin dhe mesazhin e bibeles, te ece kunder vullnetit te Krishti, apo te jete nje i krishter i rem?
- Tradita, shkrimi profetik i bibles, apo te dyja bashke duhet te jene thelbi i mesimit per besimtarin dhe kishen e vertete te Krishtit?
- Nese ju mendoni se duhet te dyja te jen bashke, si tradita po keshtu dhe shkrimi profetik i bibles, atehere, kur njera kundershton tjetren, kush ka te drejte, bibla apo tradita?
Mbase ka dhe plot pyetje te tjera, por une ne kete teme do te perpiqme te sjell nje veshtrim ta hapur, i cili ne thelb do te kete keto pyetje. Me lejoni ta filloj me nje pyetje: Perse brenda krishterimit ka kontradita, dhe heraheres kundershtimet shkojne deri ne ekstrem, ku nje pale e quan palen tjeter heretike, blasfemuese dhe e reme. Psh. po te shikoni ketu ne kete faqe, ka nje dis'harmoni midis, orthodhoksve dhe joorthodhoksvete krishtere, midis katolikeve dhe jokatolikeve te krishtere. Ku orthodhoksit, rendin drejt lavdise, dhe nga mengjezi deri ne darke, e vetshpallin veten si kisha e vertete, po keshtu dhe katoliket.. Por kush e ka pushtetin dhe autoritetin, qe te percaktoje te Verteten?
Kam vene re se, sa here qe diskuton me katolike, orthodhokse apo dhe njerez te ndryshem rreth fese se krishtere, biseda shkon e qete dhe pa ndonje revolte. Dhe ne momentin qe ti fillon dhe sjell fjalet e shkrimit profetik, ketu fillojn pozicionimet dhe zenkat. Ne fakt pyes: cfar ndodhi... ne ishim mire... ne po bisedonim qete.. perse sapo une solla mesimin e fjales profetike te bibles, menjehere u ndame dhe zume pozicione "luftimi"? Ajo qe mund te them me plot bindje eshte se, ndarja midis nesh ndodhi per shkak te Fjales profetike te bibles qe une kumtova. Pali tek letra drejtuar Hebr:4:12. thote:
" Fjala e Perendise eshte e GJALLE dhe e punes, dhe me e mprehte se cdo thike me dy presje, e cila deperton deri ne NDARJE TE SHPRITIT DHE TE FRYMES, TE NYJEVE E TE PALCAVE, dhe SHQUAN ( dallon, shikon, zbulon, qarteson) kujtimet dhe mendimet e zemres."
Ky varg, eshte nje nga perkufizimet me kuptimplote, qe behet rreth Fjales se Perendise, ne jeten e besimtarit kristian. Nuk mund te imagjinohet kurre nje besimtar apo bashkesi kristiane, ne te cilin nuk eshte prezent dhe veprues Fjala e Perendise. Pali na thote se, Fjala e Perendise eshte i Gjalle dhe Veprues ne jeten e besimtarit kristian. Po keshtu Gjoni ne ungjillin rrefyer pas tij, na deshmon se Fjala Perendi, eshte Jezus Krishti. Kur ne pranojme Jezusin si te vetmin Shpetimtar te jetes tone nga mekati dhe vdekja, ne kemi pranuar dhe lejuar plotesisht Fjalen Perendi, i cili do ta ndryshoje jeten dhe krejt qenien tone, nga nje krijese vdekatare, ne ate te perjetshme. Atehere vijme tek pyetja: perse gjate bisesdes tone me dike, sapo ne sjellim prezent Fjalen profetike te bibles, fillon NDARJA dhe polemikat? Kjo, sepse Fjala, thote Pali, eshte me e mprehte se cdo thike me dy presa, dhe DEPERTON deri ne thellesite qenies tone, duke NDARE Shpritin ( mishoren), nga Fryma ( te perendishmen), dhe duke na shquar apo zbuluar qartazi, mendimet dhe kujtimet e zemres sone. Dhe per zemren e njeriut Jezusi tha se, nga zerma e njeriut dalin mendimet e keqia dhe te mbrapshta, te cilat e ndyjne njeriun.Mark:7:21-23.
Kur ne pranojme Jezusin, kemi pranuar Fjalen e Gjalle te Perendise, vete Perendine. Ai hyn ne zemren tone, ne kete tempull, dhe e pastron ate me "kamzhikun" e tij, pasi ky tempull eshte krijuar per te adhuruar Perendine, Krijuesin e Gjithpushtetshem, te cilin, tha Jezusi, ju e kini kthyer ne nje vend "kusaresh". Pra shikoni se, pa Fjalen e Gjalle te Perendise ne zemren tone, kursesi nuk mund te kete te Vertete dhe besim te gjalle. Jezusi ju tha farisenjve se, ju nuk besoni tek une, sepse Fjala ime nuk gjen vend tek ju. Pra kjo do te thote se, nese tek ty nuk eshte aktualisht prezent Fjala e Gjalle e Perendise, nuk eshte as Zoti Krisht. Arsyeja, se perse kur ne bisedojme me te krishtere te tjere rreth fese, dhe sapo sjellim ne prezence Fjalen profetike te bibles, fillon debati, kontradtat dhe sheret, kjo ndodh, sepse Fjala e Gjalle e Perendise, NDAN njerzoren nga e perendishmja, mishoren nga frymorja, pabesine nga besimi. Dhe natyrisht ate qe ndan Perendia, askush nuk mund ta bashkoje.
Vazhdon.
Krijoni Kontakt