-
Tiranë: Kapet vlonjati i armatosur me pistoletë, granatë e motor

Ne foto Petrit Ademaj, motori dhe arma e sekuestruar
Tirane- Një i ri nga Vlora është vënë në pranga në Unazën e Re në kryeqytet i armatosur me një pistoletë kroate 9 mm dhe një granatë e aktivizuar mbrojtëse.
Efektivët e policisë së komisariatit numër 6 në Tiranë kanë ndjekur të riun Petrit Ademaj i cili po lëvizte me motor dhe e kanë bllokuar e më pas arrestuar 30 vjeçarin vlonjat.
Pas arrestimit në flagrancë i riu nga Vlora është dërguar në ambientet e komisariatit numër 6 ku është marrë në pyetje, ndërsa po hetohen veprimet e tij për të zbuluar nëse do të kryente ndonjë atentat.
Mësohet se 30 vjecari është person me precedentë penalë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
ORA NEWS
-
-
Për: Tiranë: Kapet vlonjati i armatosur me pistoletë, granatë e motor
Ka shume mundesi qe policia e ka ndjekur kete motorristin sepse ka ecur me shpejtesi mbi limit.
Ky idioti ka qene me arme pa leje dhe me granade dhe ka ecur me shpejtesi te madhe ne Unaze,ka terhequr vemendjen
e policise qe me vone e ka ndaluar.
Idiot ne kulm.Ne mendjen e tij i eshte dukur vetja si Rambo ne film dhe ja ka fut gazin motorrit ne maksimum..
Rambo po futet te unaza lol...............
Nje 30 vjecar nuk quhet nje i ri,por burre.....kush i shkruan keto lajme? lol
I riu eshte mosha 16 deri 24 kaq.25 e lart quhet burre.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt