Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Trafikantja e seksit, Ghislaine Maxwell, bën intervistën e parë nga burgu

    Ne direktorine personale te bilionerit Xhefrei Epstein ne Palm Beach Florida
    u gjeten 21 numra telefoni qe i perkisnin Bill Klintonit.Del qe Bilioneri i degjeneruar
    dhe i perfshire ne mardhenje seksuale me vajza nen 16 vjec ishte mik i Bill Klintonit.
    Sipas hetimeve te FBI-se Xhefri Epstein mbante ne shtepine e tij vajza nen 18 vjec si skllave seksuale
    dhe ne shume raste Prince Andrew eshte perfshire ne kete aktivitet.Prince Andrew(djali i mbretereshes Elizabet e dyte) ishte mik i Xhefrey Epstein.
    Sipas Ezopit,ne nje prej fabulave te tij thuhet qe
    Burri njihet(si karakter) nga shoqeria miqesia qe ai mban
    Shprehja popullore qe ne perdorim,Me thuaj me cilin rrin te te them se cili je.
    Kete lajm e degjova dje,te merkuren ne mengjez ne radio dhe qe me te vertet shume befasuse,skandaloze.
    Historia e plote ketu
    http://www.washingtontimes.com/news/...pany-he-keeps/
    Bill Klinton

    =====
    Prince Andrew(Duka i Yorkut)

    Kush eshte Prince Andrew?
    http://en.wikipedia.org/wiki/Prince_...,_Duke_of_York
    ======
    Xhefri Epstein ne foton me poshte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-01-2015 më 21:51
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bill Klinton 21 numra telefoni,Prince Andrew,Jeffrey Epstein, seksual offender.

    Jeffrey Epstein bilioner(miljarder) financier denuar me burg si sexual ofender
    Kush eshte Xhefri Epstein?

    http://en.wikipedia.org/wiki/Jeffrey_Epstein
    http://www.thewire.com/national/2011...t-creep/39072/
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bill Klinton 21 numra telefoni,Prince Andrew,Jeffrey Epstein, seksual offender.

    Thuhet qe Prince Andrew ka bere 3 here seks me nje vajze 17 vjece ne Florida
    Virxhinia Roberts ne vitin 2001.
    Sipas ligjit mosha 17 vjece konsiderohet under age per nje femer ne Florida.

    http://www.dailymail.co.uk/news/arti...an-lawyer.html
    Nasty story.........
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Bill Klinton 21 numra telefoni,Prince Andrew,Jeffrey Epstein, seksual offender.

    pse denohen milioneret mo ?
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    SHBA: Paniku mbërthen elitën e botës nga gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell

    Prej dates 29 nentor 2021, ka filluar gjyqi i shumepritur ndaj te akuzuares Ghislaine Maxwell per rrjet prostitucioni dhe abuzim seksual me femije te mitur. Ajo njihet si partneria dhe bashkepuntoria e ngushte e Jeffrey Epstein, pedofilit dhe maniakut seksual qe mbahej edhe si "pasanik i madh" edhe pse askush nuk e di se si e ka bere pasurine e tij. Jeffrey Epstein u gjet i vrare ne qeline e tij ne burg ne New York City, dhe sipas eksperteve mendohet se kemi te bejme me nje vetevrasje. Paska e pabesueshme kur mendon rrethanat se si ndodhi vdekja, ne nje burg te sigurise me te larte, i izoluar ne nje qeli me vete, dhe qelia e tij nuk ishte e larte sa duhet per te bere te mundur varjen e tij. Ka plot amerikane qe nuk e besojne versionin e vdekjes se dhene mbi Jeffrey Epstein nga autoritetet amerikane. Keta besojne se ai nuk e vrau veten por u ekzekutua ne burg si per ti mbyllur gojen dhe per te mos lejuar qe ceshtja e tij te dilte ne gjyq, pasi do te bente publike shume fakte dhe implikonte shume njerez me emer ne bote, qe nga familja mbreterore ne Mbreterine e Bashkuar, burra shtetesh, biznemene, politikane, njerez te mediave. Ka amerikane te tjere qe nuk besojne se Epstein ka vdekur, por eshte ende gjalle. Dhe vdekja e tij qe vetem nje inskenim per konsumin publik te lajmit.

    Emri:  front-epstein-maxwell-2.jpg

Shikime: 691

Madhësia:  40.5 KB

    Pas vdekjes se Epstein ne burg, vemendja u kalua tek bashkepuntorja e ngushte e tij prej shume vitesh, Ghislaine Maxwell. Ajo akuzohet qe te kete qene personia qe ka rekrutuar vajzat minorene per t'ia prezantuar Jeffrey Epstein. Profili i saj eshte akoma me interesant se sa ai i Epstein. Babai i saj ishte nje biznesmen i pasur ne Londer qe kontrollonte disa media ne ate vend, dhe ka marre pjese edhe ne parlamentin britanik e politike per disa kohe. Por ajo qe e ben babane e saj te vecante eshte se ai ka qene nje agjent i mirenjohur i sherbimit sekret izraelit, Mosad, ne Londer e ne mbare Evropen. Fundi i tij erdhi ne nje vdekje misterioze, ra nga nje jaht lundrues, perplasi koken dhe u mbyt ne uje. Vajza e tij sot e gjen veten ne banken e te akuzuarve te drejtesise amerikane. Ajo di gjithcka rreth jetes e aktivitetit te Jeffrey Epstein, bile disa besojne se ajo ishte pergjegjesia e Epstein, dhe ajo e kish rekrutuar ate ne "biznesin" e familjes se saj.

    Gjyqi ndaj saj eshte po ashtu interesant. Kamerat televizive nuk lejohen qe te transmetojne drejt per drejt gjyqin. Gjykateses qe drejton gjyqin ndaj saj, kreu i demokrateve ne Senatin amerikan i dorezoi emrin per nje ri-emerim e ngritje ne detyre e pergjegjesi, sa pa filluar gjyqi mire. Kurse te prempten para se te fillonte gjyqi, stoku boteror ra pasi zhurma e mediave boterore rifilloi per nje varian te ri omicron te virusit covid-19 ne kontinentin afrikan. Problemi i vetem eshte se askush nuk po vdes ne Afrike nga ky variant i ri i virusit, por kjo nuk eshte e rendesishme. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe ju te mos e kini vemendjen nga gjyqi ndaj Maxwell dhe fakteve dhe te vertetave qe do te dalin ne ate salle gjyqi.

    Gjyqi ndaj Maxwell mendohet te zgjasi 6 jave!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-12-2021 më 11:14

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Paniku mbërthen elitën e botës nga gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell

    Perse elita eshte ne panik?

    Veprimtaria e Jeffrey Epstein ishte kriminale dhe behej per llogari te sherbimeve sekrete te disa vendeve, perfshi edhe vete CIA. Nga u kuptua jo? Jeffrey Epstein u arrestua heren e pare disa vite me pare me te njejtat akuza dhe prokurori amerikan qe beri hetimin i dha nje denim te bute dhe nuk e gjeti fajtor per akuzat e renda e te mirefaktuara nga tij. Prokurori amerikan citohet ne media se kur e pyeten se si ka mundesi qe e lane te lire heren e pare, ai u shfajesua se i ishte bere presion nga njerez ne administraten amerikane se "Epstein eshte njeriu yne i agjensive sekrete". Prokurori ne fjale mori edhe post ne administraten e Trump ne vone dhe arrestimi i dyte i Epstein ndodhi kur ai ishte ne detyre.

    Sipas deshmive te viktimave te Epstein, shtepite dhe ishulli i tij ishin te monitoruara me kamerave cdo ore te dites apo nates, dhe Epstein vete merrej me rregjistrimin e ruajtjen e tyre. Besohet se aktiviteti i tij kish per qellim afrimin e njerezve me ne ze dhe me te plotfuqishem ne bote, duke filluar nga ish-presidenti Bill Clinton, miliarderi Bill Gates, e plot te tjere. 17 here e vizitoi Epstein Shtepine e Bardhe kur Bill Clinton ishte president. Qellimi i Epstein ishte filmimi i ketyre njerezve ne akte seksuale me femije minorene, dhe perdorimi i ketyre filmimeve si mjete shantazhi ndaj tyre, per ti shtene ne dore dhe per ti bere qe te sherbenin interesave te tyre.

    Nje tjeter fakt qe ka dale ne drite kohe e fundit, eshte se nje prej viktimave te Epstein, shkoi ne FBI dhe e denoncoi ate me shume se nje dekade me pare, dhe FBI nuk beri asnje hetim dhe nuk ngriti asnje akuze ndaj tij. Kjo tregon shkallen e ndikimit te Epstein ne administraten amerikane dhe implikimin e burokrateve te kesaj administrate ne kete skandal te rangut boteror. Pas vdekjes se Epstein gjithe pasurite e tij u sekuestruan nga FBI, perfshi edhe filmimet e tij ne vite.

    A do te mesojne njerezit ndonjehere te verteten e ketij skandali?

    Albo

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Paniku mbërthen elitën e botës nga gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell

    Publikohet fotoja ku Jeffrey Epstein dhe Maxwell pozojne per foto ne shtepine e pushimit te Mbretereshes se Anglise, Elisabeta.

    Emri:  EpsteinMaxwellMbretereshaAnglise.jpg

Shikime: 692

Madhësia:  48.7 KB

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Paniku mbërthen elitën e botës nga gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell

    Gjyqi ka perfunduar ku juria e ka gjetur fajtore Maxwell per 5 nga 6 akuzat e ngritura ndaj saj. Maxwell nuk tregoi ndonje emocion ne sallen e gjyqit kur u lexua verdikti i jurise. Pritet qe gjykatesia e ceshtjes te japi denimin ne baze te pese akuzave ne ditet ne vazhdim. Gjithsej, sipas akuzave, i bie qe Maxwell te shpenzoje maksimumi 65 vjet ne burg. Javen qe kaloi ajo mbushi 60 vjec ne burg. Familja e saj u shpreh per mediat me anen e nje avokati se do ta apelojne vendimin e marre. Sipas vezhguesve ligjore, apelimi nuk do te mund te ktheje dot mbrapsht akuzat e ketij gjyqi.

    Pritet tani qe Maxwell te filloje te flasi me prokuroret dhe me mediat. Me prokoruroret e ceshtjes pritet qe ajo te negocioje, duke ofruar e implikuar njerez te tjere me pushtet ne keto akuza, ne kembim te nje denimi me te ulet. Kurse takimi me mediat, duke qene se ajo nuk doli ne banken e te akuzurve ne gjyqin e saj, pritet qe ajo te flasi per mediat amerikane ku do te tregoje historine e saj. Dalja ne media nuk e ndihmon ceshtjen e saj ligjore por mund te sherbeje si shantazh ndaj njerezve me pushtet te implikuar ne aferat e saj dhe Epstein.

    Risia tjeter e madhe nga gjyqi eshte qe gjykatesia dha urdher qe brenda 3 janarit 2022, dosja e kontrates ligjore te Epstein dhe Princit Andrew te Mbreterise se Bashkuar, te behet publike. Deri me sot ky dokument eshte mbajtur i vulosur e sekret larg syve te publikut.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Paniku mbërthen elitën e botës nga gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell

    Jeffrey Epstein bëri një marrëveshje sekrete me akuzuesen për përdhunim të Princit Andrew

    Emri:  skynews-prince-andrew-virginia-roberts_4757381.jpg

Shikime: 646

Madhësia:  28.8 KB

    Jeffrey Epstein i pagoi Virginia Giuffre 500,000 dollarë në një marrëveshje ligjore të vitit 2009, në të cilën ajo pranoi të mos padiste askënd që ishte i lidhur me ndonjë të dënuar apo akuzuar për abuzim seksual që mund të ishte një "i pandehur i mundshëm", tregon një dokument gjyqësor i sapo zhvulosur.

    Marrëveshja u bë publike nga një gjykatë e Nju Jorkut të hënën, si pjesë e padisë civile të Giuffre kundër Princit Andrew. Ajo po kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, duke pretenduar se mbretëria britanike e ka sulmuar seksualisht kur ajo ishte adoleshente.

    Ajo pretendon se është detyruar të bëjë seks me të nga Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij, tani e dënuar trafikantja e seksit Ghislaine Maxwell.

    Padia e saj tani përballet me një sfidë vendimtare të martën, kur avokatët e Princit Andrew do të kërkojnë që çështja të pushohet në bazë të marrëveshjes. Princi Andrew, i cili ka mohuar akuzat e Giuffre, e kishte paraqitur dokumentin si pjesë e raportit të tij ligjor në tetor, duke pretenduar se dispozitat e tij "lirimi i gjerë" parandaluan "mosmarrëveshjet e ardhshme ligjore" kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar të Epstein.

    Në dosje, avokatët e tij vunë në dukje se për shkak të statusit të Princit Andrew si një mbretëror "i lartë" britanik, ai "bie në një nga kategoritë e identifikuara shprehimisht të personave" të cilët ishin "liruar nga përgjegjësia" si "përfitues i palës së tretë" sipas marrëveshjen e vitit 2009.

    Megjithëse Princi Andrew nuk përmendet me emër, vendbanimi me sa duket mbulon "kategoritë e identifikuara shprehimisht të personave", duke përfshirë "mbretërit" si dhe "politikanë, akademikë, biznesmenë dhe të tjerë që supozohet se janë të lidhur me Epstein".

    Marrëveshja e vitit 2009, e cila deri më tani ishte konfidenciale, thotë se Giuffre, e cila gjithashtu përmendet me emrin e saj të vajzërisë Roberts, ra dakord të "lironte, shfajësonte, kënaqte dhe shkarkonte përgjithmonë" Epstein dhe "çdo person apo ent tjetër që mund të kishte është përfshirë si i pandehur i mundshëm” nga veprimet ligjore për pretendimet që datojnë “që nga fillimi i botës”.

    Megjithatë, avokatët e saj thonë se kushtet e marrëveshjes i përkasin vetëm Floridës - ku Giuffre pretendoi se ajo ishte abuzuar seksualisht nga Epstein - dhe kështu ishin "të parëndësishme" për veprimin e saj kundër Princit Andrew, i cili mbulon abuzimin e supozuar seksual nga pjestari i familjes mbretërore në Nju Jork. Londër dhe Ishujt e Virgjër të SHBA. Në dosjet e tyre gjyqësore, ekipi i saj ligjor tha se marrëveshja e Epstein është "jashtë katër qosheve" të çështjes kundër Princit Andrew.

    Zhvulosja e dokumentit ishte urdhëruar më 29 dhjetor.

    InfoWars

    Mareveshjen e plote mund ta lexoni: ketu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2022 më 02:17

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Paniku mbërthen elitën e botës nga gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell

    Abuzim seksual më të mitur/ Dështon përpjekja e Princ Andrew për të provuar pafajësinë, gjykata refuzon kërkesën për pushim të çështjes, vijojnë hetimet

    Padia e Virginia Giuffre për abuzim seksual nga Princ Andrew do të vazhdojë të merret nën konsideratë pasi një gjykatës i Nju Jorkut hodhi poshtë përpjekjet e familjes mbretërore për të hedhur poshtë pretendimin e saj.

    Giuffre, e cila ka pretenduar se financuesi i ndjerë Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell abuzuan seksualisht me të, tha se e detyruan të bënte seks me Dukën e Jorkut në moshën 17-vjeçare. Ajo ngriti padi kundër familjes mbretërore më 9 gusht, duke përmendur baterinë dhe shkaktimin e qëllimshëm emocional. shqetësim.

    Ekipi ligjor i Princit Andreë kishte argumentuar në dokumentet dhe procedurat gjyqësore se marrëveshja e Giuffre në 2009 me Epstein e mbrojti atë nga padia e saj. Marrëveshja, e cila u vulos më 3 janar, i dha Giuffre 500,000 dollarë.

    Marrëveshja e tyre përmbante një dispozitë që thoshte: “Palët e dyta dhe çdo person apo subjekt tjetër që mund të ishte përfshirë si i pandehur i mundshëm … nga të gjitha, dhe të gjitha mënyrat, veprimet dhe veprimet e Virxhinias [Giuffre], duke përfshirë shkakun shtetëror ose federal. dhe shkaqet e veprimit.”

    Andreë nuk u përmend me emër në këtë vendbanim.

    Duke shpjeguar pse ai refuzoi mocionin e Andrew për shkarkim, gjyqtari i gjykatës federale të Manhatanit, Leëis Kaplan tha se ishte e parakohshme të merreshin parasysh përpjekjet e princit për të hedhur dyshime mbi akuzat e Giuffre.

    Ai vuri në dukje se kjo shtytje për shkarkim kryesisht mbështetej në pretendimet e familjes mbretërore se ankesa e Giuffre ishte ligjërisht e pamjaftueshme, të cilat, nga ana tjetër, ishin të rrënjosura në diskutimin e Andrew për marrëveshjen e vitit 2009.

    Kaplain tha: “Ligji e ndalon gjykatën të marrë në konsideratë, në këtë fazë të procesit, përpjekjet e të pandehurit për të hedhur dyshime mbi vërtetësinë e pretendimeve të zonjës Giuffre, edhe pse përpjekjet e tij do të ishin të lejueshme në gjyq.”

    Ai vazhdoi: “Në një mënyrë të ngjashme dhe për arsye të ngjashme, ajo nuk është e hapur në gjykatë tani për të vendosur, si një çështje të vërtetë, vetëm atë që palët në lirimin në marrëveshjen e 2009 zgjidhjes nënshkruar nga znj Giuffrè dhe Jeffrey Epstein në fakt nënkuptonte.

    “Detyra e gjykatës në këtë pikë është thjesht të përcaktojë nëse ka dy ose më shumë interpretime të arsyeshme të atij dokumenti. Nëse ka, përcaktimi i ‘të drejtës’ ose interpretimi kontrollues duhet të presë procedurat e mëtejshme.”

    Vendimi i Kaplan i jep një goditje tjetër princit britanik të përvuajtur, reputacioni dhe qëndrimi i të cilit brenda familjes mbretërore është dëmtuar nga lidhjet e tij me Epstein dhe Maxëell.

    Procedimet penale të profilit të lartë kundër Epstein dhe Maxëell gjatë dy viteve të fundit kanë dëmtuar më tej reputacionin e tij.

    Maxëell, e bija e titanit të ndjerë të shtypit britanik, Robert Maxwell, u shpall fajtore për pesë akuza për joshjen e vajzave deri në 14 vjeç në botën e Epstein që ai të abuzonte seksualisht. Epstein, një shkelës seksual i dënuar, i cili përveç Princit Andrew, numëronte ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald Trump në rrethin e tij, vrau veten në një burg në Manhattan rreth një muaj pas arrestimit të tij në korrik 2019 me akuza për trafikim seksual. Giuffre ka pohuar se Princi ishte “djersitur shumë mbi mua” në një klub nate në Londër në një natë kur dyshohet se kishin një takim seksual.

    Princi Andrew tha në një intervistë katastrofike për BBC se deklarata e Giuffre për djersitjen e tij nuk mund të ishte e vërtetë, duke pretenduar: “Unë kam një gjendje të veçantë mjekësore që është se nuk djersitem ose nuk djersita në atë kohë.” Princi Andrew gjithashtu pohoi se në mbrëmjen e cituar nga Giuffre, ai shkoi me vajzën e tij, Beatrice, në një festë fëmijësh pasdite vonë në një Pizza Express në Ëoking. Pas festës, pretendon Princi Andrew, ai ishte në shtëpi me fëmijët e tij gjatë gjithë natës.

    Si pjesë e padisë së Giuffre, ekipi i saj ligjor ka kërkuar dokumente që do të vërtetonin nëse Princi Andrew mund të djersitet apo jo.

    (BalkanWeb)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2022, 12:33
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2022, 10:49
  3. Spanje: Per here te pare realizohet nderrimi i seksit tek nje minoren
    Nga the admiral në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-01-2010, 22:38
  4. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  5. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •