
Postuar mė parė nga
angmokio
Une nuk jam Charlie Hebdo.
S'mund ti lejoj kurre vetes padrejtesine e ofendimit te Zotit, te profeteve te Zotit, Muhamedit, Jezusit, Musait apo kujtdo tjetri, paqja e Zotit qofte mbi te gjithe ata.
S'mund ti lejoj vetes te shaj e ofendoj besimin e kujtdo, duke kontribuar keshtu ne nje fushate dhe beteje sharjesh ndermjet njerzve qe besojne dhe mendojne ndryshe, e duke djegur ose minimizuar vleres e mencurise, fjales se mire dhe diskutimit objektiv dhe pozitiv.
A mund te me thote dikush, sesa Charlie Hebdo, ka jetuar dhe eshte ushqyer me padrejtesine e ofendimit dhe lendimit te miliarda njerzve, mysliman qofshin, te krishtere, a cfardo tjeter?
Jeten time nuk e ndertoj mbi ofendimin e te tjereve, ndaj, smund te jem dhe kurre sdo te jem Charlie Hebdo.
Nese fjala e lire ka shtylle kurrizore dhe kulminacion te sajen ofendimin, sharjen, shpifjen, talljen e vlerave dhe lendimin e miliarda e miliarda njerzve, atehere, une nuk besoj tek kjo fjale e lire.
Besoj tek ajo fjale e lire, ku cdokush shpreh cfare ndjen dhe beson, pa ofenduar dhe pa prodhuar padrejtesi. Keshtu tregojme dallimin e njeriut prej shtazeve dhe vetem keshtu i hapim rrugen diskutimit konstruktiv dhe mbjellim e perhapim drejtesi e paqe mbi toke.
Une nuk jam Al-Qaeda, as ISIS'i dhe askush tjeter, qe me injorancen e tij, apo devijacionin ne natyrshmerine njerzore, shkel dhe kundershton parimet dhe te drejten Islame, pavarsisht pretendimeve te tij se "mbron" Islamin.
Madheshtine, driten dhe pastertine e Islamit, smund ta shuaj kush, kushdo qofte, mysliman i thente vetes a jo, pavarsisht xhelozise apo armiqesise qe shfaq.
Asnje mysliman sduhet te ndjehet fajtor per padrejtesite dhe krimet qe bejne disa individe, a grupacione, te cileve nuk u eshte dhene mandati i perfaqesimit fetar dhe politik nga nje miliard e gjysem mysliman ane e mbane botes.
Asnje mysliman sduhet te pranoje apo te hesht perballe vales islamofobe qe do te rritet pas ngjarjeve te Frances, sepse Islami eshte feja e drejtesise dhe miresise.
Une nuk jam ajo pjese e diktatures dhe totalitarizmit lindor, qe dhunon e ndalon mendimin ndryshe dhe lirine e fjales, thjesht dhe vetem sepse ai mendim dhe ajo fjale cenon pushtetin dhe autoritetin e tyre (te cilin e besojne si absolut), apo sepse ajo fjale denon korrupsionin dhe padrejtesite e tyre dhe hap syte njerzve.
Une nuk jam as ajo pjese hipokrite e disa politikaneve, burrokrateve, gazetareve, apo cfardo kategorie tjeter ne perendim, te cilet sillen me standarte te ndryshme per hir te disa interesave te ngushta a momentale.
Kur duan akuzojne dhe denojne ne emer te cenimit, shpifjes dhe diskriminimit pa e patur aspak problem ta censurojne dhe as ta vene nen presion mendimin ndryshe dhe lirine e fjales, ndersa ne jo pak raste te tjera, ofendimin, shpifjen, dhunimin e besimit te miliardave mbi faqen e dheut e justifikojne me te drejten e lirise se fjales.
Pikerisht kjo pjese e vogel e perendimoreve dhe lindoreve, qe sillen me token si ta kene pronen e tyre dhe me njerzit si ti kene sklleverit e tyre, jane pikerisht ata qe per hir te pushtetit dhe pasurise po shkaterrojne boten, po prodhojne armiqesi dhe luftra artificiale, pa e care koken aspak sesa njerez vuajn dhe vrasin njeri tjetrin.
Ngjarja u mbyll ashtu sic e kisha parashikuar dhe e kish parashikuar a paramenduar shume kush mbi faqen e dheut, te akuzuarit u vrane dhe sebashku me ata u vra edhe mundesia jone per te degjuar, nje deshmi a nje deklarate te protagonisteve te ngjarjes, sidomos kur ende skemi ndonje organizate qe ta kete marre zyrtarisht pergjegjesine e aktit.
Tashme ka nisur edhe diskutimi nese kjo ngjarje eshte reale apo e fabrikuar.
Reale apo e fabrikuar qofte kjo ngjarje, kjo nuk do mund ti kthej pas demet e shkaktuara.
Nese nuk do te fitoje drejtesia dhe paanshmeria ne trajtimin teresor te kesaj ngjarje dhe pasojave te saj, atehere padrejtesia dhe demet e saj do te jene te medha, afatgjata dhe mund ti fusi raportet e ndersjellta nje tynel te erret gati pakthim.
Bota e ka ende te gjalle padrejtesine dhe demet e luftes se fundit ne Irak, lufte e cila u ndertua dhe u realizua mbi genjeshtren se Iraku kishte arme berthamore, arme te cilat kurre nuk u gjeten. Genjeshtra u justifikua si gabim njerzor, nderkohe qe padrejtesia vazhdon, sepse ajo padrejtesi i futi palet ne rruge gati pakthim.
Evropa dhe perendimi ne pergjithesi, ne kushtet qe kalon bota, nese nuk do dine te frenojne frymen e islamofobise gjithnje e ne rritje, pervecse do lejojne rritjen e padrejtesise, por edhe do bejne nje gabim duke hyre ne nje perplasje me njerzit me te afert, nderkohe qe myslimanet as nuk e kane sulmuar Evropen, as e kane plackitur perendimin, perkundrazi kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne pozitivisht ne perendim, duke nisur prej tek taksat e deri tek mendja qe i ofrojne.
I mencuri di ti kultivoje mardheniet pozitive me komshiun dhe jo ti acaroje ato.
Une jam mysliman. Besoj Zotin, gjithe profetet e Tij. Jam krenar dhe i lumtur qe Zoti me ka mesuar dhe me ka kerkuar te jem i drejte dhe bamires. Te fal dhe te kerkoj falje, si dhe ti lutem Zotit, qe njerezit dashakeq, ofendues, lendues dhe armiqesor ti udhezoje e ti fali.
Une jam mysliman dhe refuzoj cdo ofendim dhe cdo padrejtesi, ndaj Muhamedit, Jezusit, Musait dhe gjithe profeteve te tjere te Zotit, sepse Zoti i do profetet e Tij, sepse profetet e Zotit, u kane mesuar njerzimit dhe shoqerive, cdo te mire dhe qe te ruhen prej cdo te keqe.
Cdo ofendim dhe tallje ndaj profeteve, ndertohet mbi shpifje, mashtrim a manipulim te fakteve dhe argumenteve.
Une jam mysliman dhe deshiroj e kerkoj cdo te mire per cdo njeri mbi faqen e dheut si dhe refuzoj dhe luftoj cdo padrejtesi qe i ndodh cdo njeriu mbi faqen e dheut, sepse keshtu me ka mesuar dhe kerkuar Zoti nepermjet fjales se Tij qe na ka percjelle permes profeteve te Tij.
Jam ndjere i lenduar me ofendimin e profetit Muhamed, profetit Jezus, Zoti qofte i kenaqur prej tyre, si dhe jam ndjere keq per vrasjen e cdo te pafajshmi ne France si dhe per cdo kend qe vritet kudo ne bote padrejtesisht.
Bilal Shkrepi
Krijoni Kontakt