Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Dy atentate me armë brenda pak orësh

    Basha: Kapot e krimit u lanë të lirë, pushtetarë të pafytyrë luajnë në dy krahët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit mes bandave rivale në kryeqytet, duke akuzuar drejtues të lartë të qeverisë për lirimin e autorëve. Sipas Bashës asgjë nuk është e qartë, edhe pse kanë kaluar dy ditë pas ngjarjeve.

    Basha ka shkruar në “Facebook” se kriminelë dhe policë të reparteve speciale, në krah të njëri-tjetrit, terrorizuan lagjet e kryeqytetit dhe akset kombëtare. “U bëmë si në vendet e humbura të Amerikës Latine – atentate, vrasje dhe pushtetarë të pafytyre që luajnë në të dyja krahët”,-ka shkruar Basha.

    Sipas kreut të PD-së, kapot e krimit që u zunë me arsenal armeësh në makina u lanë të lirë. “Jetojme ne nje shtet ligjor apo shtetin e krimit? Kjo eshte qeveria e standardeve te dyfishta. Burg, burg, burg…jane klithmat e perditshme te kryeministrit – por burgun e paska per popullin jo per bandat. Qyqarin e Lushnjes e lane te vetvritej ne burg se dyshohej te kishte lidhur dritat e shtepise me te dyqanit. Babai hallexhi qe punonte ne dyqanin e tij prekte sigurine publike. Bandat qe shetisin me antitank, kapen dhe lirohen. Ata nuk prekin rendin publik. Per ta duhen me shume fakte, me shume prova, me shume kohe, thote Vajmedeti”,-ka shkruar kreu i PD-së në profilin e tij në “Facebook”.

    Në komentin e tij, Basha pyet nëse mund të lirohet dikush pa u bërë ekspertiza e armëve të gjetura, ndërsa akuzon qeverinë për organizatat kriminale që sipas tij “kontrollojne sot qeverine, ministrat dhe pjese te organeve te rendit”. Ai shkruan se krimi ka kapur shtetin dhe rejtues të lartë të administratës dhe shtetit, dhe deputete të PS janë faktuar të dënuar e të kartelizuar si kontigjent i krimit kombëtar dhe ndërkombetar.


    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Dy atentate me armë brenda pak orësh

    Policia deklaron se ngjarjet nuk kane lidhje me njera-tjetren

    UPDATE/ Pas përleshjeve me armë zjarri mes bandave kriminale të ndodhura mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar dhe katër persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe Emiljano Shullazi, ka reaguar zyrtarisht edhe policia e kryeqytetit.

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, deklaroi në një konferencë për mediat se dy ngjarjet kriminale nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    Sipas policisë, 42-vjeçari Arjanit Sterio u vra pranë “Rrugës së Kavajës”, aty ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Roland Meta. Ndërsa një tjetër ngjarje kriminale u raportua në polici tha ai, rreth orës 20.30 të ditës së hënë, ku mbeti i plagosur shtetasi Emiljano Shullazi dhe shoku i tij nga dalja e makinës jashtë rrugës.

    “Nga hetimet rezulton se të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Deri tani janë dërguar në polici 32 shtetas. Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,-deklaroi Cipa për mediat.

    Atentati tek “Rruga e Kavajës”

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa sqaroi se më datë 05.01.2015 rreth orës 19.45, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”.

    Në vendin e ngjarjes tha ai, u konstatuan dhe fiksuar në cilësinë e provës materiale një sërë gëzhojash të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip “Bereta”. Sipas Çipës, nga rrethimi i vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, në rrugën “Him Kolli”, në një distancë rreth 1 km është gjetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio (Alias), 42 vjeç, banues në Tiranë.

    Drejtori i Policisë së Tiranës shtoi se nga veprimet paraprake u mor informacion se në spitalin ushtarak ka shkuar i plagosur shtetasi Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, ndërsa në një spital privat në Tiranë shkoi i plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë Roland Meta.

    “Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur të saktësohet se rreth orës 19.40, viktima, shtetasi Arjanit Alias ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit Pajtim Serjani, Roland Meta dhe dy shtetas të tjerë. Pasi ka plagosur me armë shtetasin Serjani, punonjësi i policisë ka reaguar duke i bërë thirrje: Ndal Policia. Në këtë moment vrasësi ka reaguar duke plagosur punonjësin e policisë, i cili edhe në këto kushte i është përgjigjur me shkëmbim zjarri, duke e plagosur rëndë. Shtetasi Arjanit Alias është përpjekur të largohet dhe rreth 1 km më larg ka mbetur i vdekur”,-deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës.

    Gjithashtu Çipa sqaroi se grupi hetimor ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Roland Meta për veprën penale “Vrasje, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Sipas tij, punonjësi i policisë Roland Meta është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor të vitit 2007, detyrë që e mban edhe sot.

    Plagosja e Emiljano Shullazit
    Duke thënë se dy ngjarjet kriminale të ndodhura dy ditë më parë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, drejtori i Policisë së Tiranës tha se po në datë 05.01.2015, rreth orës 20:30 është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë së në aksin rrugor Rinas – Kashar ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

    Sipas tij, pas njoftimit për shkëmbimin e zjarrit policia është sinjalizuar se në spitalin ushtarak është paraqitur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Shullazi, 36 vjeç, i shoqëruar nga shtetasi Gilmando Dani, vjeç 36, i cili ishte i dëmtuar në kokë nga dalja jashtë rruge e mjetit.

    “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas me automjetin tip “Ëosklsvagen Golf”, me targa “AA 629 HR” kanë qenë duke u kthyer nga Fushë Kruja në drejtim të Tiranës dhe sipas të dhënave paraprake rreth orës 19:30 janë qëlluar me breshëri armësh zjarri nga një mjet tjetër dhe për pasojë kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga”,-deklaroi Çipa.

    Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, një kreher pistolete dhe një kreher automatiku model 56, të cilët janë dërguar për ekzaminim balistik në Drejtorinë e Policisë Shkencore. “Nga hetimet paraprake rezultion se të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”,-tha Çipa.

    Në deklaratën e tij, drejtori i Policisë së Tiranës tha se deri tani, për zbardhjen e rrethanave të të dy ngjarjeve, motiveve dhe autorëve të tyre janë shoqëruar në polici 32 shtetas dhe po vijohen hetimet për veprën penale të “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në bashkëpunim, e ngelur në tentativë”.

    Më herët, në atentatin e ndodhur pranë Qafës së Kasharit nuk është plagosur vetëm Emiljano Shullazi, por edhe shoku i tij, Gilmando Dani, i cili ndodhej bashkë me të në makinë. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes pa autor, duke rindërtuar skemën e krimit, që e ka klasifikuar si vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë. Edhe pse ende nuk dihet saktësisht nëse ka pasur shkëmbim zjarri apo është qëlluar vetëm nga një drejtim, burimet thanë se në vendngjarje, në një zonë me hapësirë të madhe, janë gjetur gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Në raportin e brendshëm të Policisë së Tiranës shkruhet se rreth orës 20:22, në sallën operative ka telefonuar një qytetar, i cili deklaronte se te mbikalimi i Rinasit, sa kalon lokalin e H. H., ka të shtëna me automatik. “U dërgua specialisti i zonës dhe nga verifikimi rezultoi të ishte qëlluar në drejtim të mjetit tip ‘Golf’, me targa AA 629 HR, por nuk ka të dëmtuar”, thuhet në njoftimin paraprak që efektivët në vendin e ngjarjes i kanë përcjellë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por më pas, në një komunikim të dytë, u njoftua se drejt Spitalit Ushtarak po transportoheshin të plagosur me armë zjarri, shtetasit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, që ndodheshin në makinën që kishte dalë jashtë rruge. “Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Emiljano Shullazi, 36 vjeç, dhe Gilmando Dani, 36 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes u formua grupi hetimor që po kryen veprimet e para, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja”, thuhej zyrtarisht nga Policia e kryeqytetit.

    ATENTATI
    Burime nga grupi hetimor thanë se ka filluar procedim penal dhe po punohet për kapjen e autorëve, sepse në fshatin Bërxullë, në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, është tentuar të vriten me armë zjarri shtetasi Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani. Të dy këta persona po ktheheshin nga Fushë–Kruja, duke udhëtuar në drejtim të Tiranës me automjetin e tyre tip
    “Golf 4”, me targë AA 629 HR, ngjyrë gri, kur u ishte zënë pritë pak metra para se të mbërrinin te Qafa e Kasharit. Nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur Shullazi dhe miku i tij Dani. Burimet thanë se makina me të cilën ata udhëtonin është sulmuar me armë automatike nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët ndodheshin në një tjetër makinë, që ka arritur të largohet nga
    vendi i ngjarjes. Për pasojë, automjeti ku ndodhej Shullazi ka humbur drejtimin, duke përfunduar jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë në një arë në anë të saj, nga krahu i fshatit Domje. Duke përfituar nga ky moment, autorët kanë arritur të largohen me shpejtësi dhe ende nuk janë identifikuar. Dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin Ushtarak nga forcat e policisë me nga një plagë arme zjarri secili dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i automjetit me të cilin udhëtonin dy të dëmtuarit, ka rezultuar se makina është në pronësi të shtetasit T. Berisha, nga fshati Shkallnur, i cili pasi është pyetur, ka deklaruar se ia kishte lënë në përdorim kushëririt të tij, Sh. Berisha, po nga i njëjti fshat. Edhe ky i fundit,në deklarimet e tij, është shprehur se makinën ia kishte lënë për disa ditë Emiljano Shullazit, të cilin e ka mik.

    DESHMIA E SHULLAZIT
    Oficerët e grupit hetimor kanë marrë në pyetje në Spitalin Ushtarak Emiljano Shullazin, për të mësuar rrethanat e ngjarjes, por edhe dyshimet e tij për autorët e mundshëm të atentatit. Megjithatë, përballja me 36-vjeçarin nuk ka dhënë asnjë ndihmëse për hetimet, pasi si Shullazi, ashtu edhe miku i tij, Dani, kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë. “Po ktheheshim nga Fushë-Kruja kur na qëlluan me armë. Gilmando ishte në timon, kurse unë në vendin e pasagjerit. Unë shkoj shpesh andej, pasi kam njerëz të afërm. Në atë kohë po vija në Tiranë dhe u gjenda në befasi. Nuk kam parë asgjë. As makinën nga ku na kanë qëlluar dhe as personat që mund të kenë qenë brenda. Nuk kam probleme me asnjë njeri dhe nuk kam dyshime se kush mund të ketë qenë. As unë vetë dhe as miku im nuk kemi qëlluar sepse nuk kemi pasur asnjë lloj arme me vete”, ka deklaruar Emiljano Shullazi gjatë deklarimeve që ka dhënë për hetuesit.

    Panorama

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Atentati, Shullazi lirohet pas dëshmisë: U gjenda nën breshërinë e plumbave



    Emiljano Shullazi ka deklaruar para prokurorëve se po kthehej nga Fushë-Kruja në Tiranë për në banesën e tij kur është gjetur nën breshërinë e plumbave. Shullazi la sot spitalin dhe nën masa të rrepta sigurie u shoqërua në polici, ku më pas u la i lirë pasi Policia konfirmon se as Shullazit, as mikut të tij Gilmando Dani nuk u janë gjetur armë.
    Ora 15: 20 (6 janar 2015) Ora News zbardh detaje të dëshmisë që Emiljano Shullazi ka dhënë për grupin hetimor një ditë pas atentatit pranë mbikalimit të Kasharit.
    “Po kthehesha në banesën time nga Fushë-Kruja në Tiranë, kur u gjenda nën breshërinë e plumbave që u shprazën drejt meje” mësohet të ketë thënë Shullazi.
    Prokuroria po kryen verifikime në lidhje me pronësinë e mjetit ku u plagos Shullazi, pasi mjeti nuk rezulton as në pronësi të tij dhe as në pronësi të Gilmando Danit, shokut të tij.
    Mbrëmjen e 5 janarit 2014 dy shokët po ktheheshin nga Fushë Kruja në Tiranë kur pranë mbikalimit të Kasharit janë gjendur mes një breshërie plumbash.
    Të dy kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që 10 minuta më vonë në rrugën “Islam Alla” pranë rrugës së Kavajës, Arianit Sterio tentoi të vriste 4 persona, mes tyre edhe shokun tjetër të Emiljanos, Pajtim Serjanin.
    Në këtë tentativë vrasjeje Sterio tentoi të vriste Pajtim Serjanin , Denis Ramanin, 28 vjeç, Ditmir Reçin, dhe Roland Metën, ky i fundit polic.
    Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Arianit Sterio ndërsa Meta është plagosur rëndë. Policia i ka vënë prangat kolegut të tyre Meta.
    Shullazi la sot spitalin dhe nën masa të rrepta sigurie u shoqërua në polici, ku më pas u la i lirë pasi Policia konfirmon se as Shullazit, as mikut të tij Gilmando Dani nuk u janë gjetur armë.

    Oranews
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Dy atentate me armë brenda pak orësh

    Bravo shoku Rama!

    Fukarenjte i mbyllim ne burg se nuk kane para te paguajne faturat e energjise. Kriminelet jo vetem i leme te lire te terrorizojne kryeqytetin, po i nxjerrim edhe nga burgu!

    Te na rroje sa malet Qeveria e Rilindjes dhe Shqiperia e Rilindur!

    Albo

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Atentatet në Tiranë përplasin PD-PS, Didi s’përgjigjet. Rama çon në gjyq Palokën



    2 ditë pas atentatve zinxhir mes bandave në Tiranë, Drejtori i Policisë së Shtetit ka dal para medias, por për aksionin kundër vjedhjeve të enërgjisë elektrike. Drejtuesi i lartë i policë së shtetit Artan Didi, nuk e ka shmangur dot interesin e gazetarve, megjithese ka shmangur një përgjigje direkte mbi detajet e ngjarjes.
    “Këto janë probleme që janë në hetim e sipër. Unë jam Drejtori i Përgjithshëm. Nuk jam as drejtusi i grupit hetimor dhe as prokuror. Drejtori i Përgjithshëm është drejtues e menaxher i policisë nuk është hetues” tha Didi
    Për Partinë Demokratike, atentati ndaj Emiljano Shullazit është një shenjë e qartë se shteti punon dhe është në mbrojtje të bandave.
    “Të gjithë strukturat e qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë.Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale.Pra Ministri i Brendshëm e di që miku i tij vë gjoba, dhe ai nuk bën asgjë për të mbrojtur viktimat, por u sulet viktimave, për interesat e bandës.Pati dje dezinformim të vazhdueshëm dhe mungesë transparence, në favor të bandës”
    Nënkryetari demokrat, shigjetoi direkt kryeministrin, pse hesht për këtë ngjarje edhe pse sipas tijë, ai regon për gjithcka.
    “Vetëm Edi Rama hesht.Asnjë fjalë, asnjë reagim.Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë.Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave.Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij.E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët.U jep oficerë policie në dispozicion për t’i dhënë siguri dhe mbrojtje.Kujdeset për bandën në cdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë”
    I menjëhershëm ka qënë ragimi i zyrës së shtypit të kryeminsitrit, duke i cilësuar deklaratët e nënkryetarit të Partisë Demorkatike Edi paloka, shpifje përtej cdo caku.
    “Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Zyrën Juridike që të përgatisë ballafaqimet penale dhe civile,qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme qoftë në Gjykatën e Lartë. I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist i nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit”thuhet në reagimine kryeminsitrit.

    ORA NEWS

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    ku ishe mo albo keto 8 vitet e shkuara APO Liza ne boten e cudirave
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tiranë: Dy atentate me armë brenda pak orësh

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bravo shoku Rama!

    Fukarenjte i mbyllim ne burg se nuk kane para te paguajne faturat e energjise. Kriminelet jo vetem i leme te lire te terrorizojne kryeqytetin, po i nxjerrim edhe nga burgu!

    Te na rroje sa malet Qeveria e Rilindjes dhe Shqiperia e Rilindur!

    Albo
    cili kriminel u nxorr nga burgu o derdimen?
    krimineli u nxorr nga burgu ne 2011 ne kohen tane
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Polici vrau atentatorin, asnjë nga tre të tjerët nuk mban mend, s’kishin armë

    Atentati

    Gjenden 7 gëzhoja, autori dyshohet si vrasës me pagesë


    Mariglen Mullai

    lufte ne tirane_1 Kur kaluan disa orë nga përplasjet me armë në Tiranë, Policia sqaroi zyrtarisht rrethanat e tyre, duke dhënë detaje rreth shkëmbimit të zjarrit në të dyja ngjarjet që po hetohen veçmas, por që duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në lidhje me përplasjen e parë në Rrugën e Kavajës, versioni zyrtar i Policisë së Shtetit mbetet ai i një atentati ndaj katër personave, por një efektiv policie që ishte mes tyre arriti ta vriste 42-vjeçarin, i cili dyshohet se ishte vrasës me pagesë dhe kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Policia arrestoi kolegun që është i plagosur në Spitalin e Traumës dhe plumbat në shtyllën kurrizore i rrezikojnë paralizimin, ndërsa ndaj tre të tjerëve, mes tyre edhe miku i Shullazit, nuk rëndon ndonjë akuzë.


    Ngjarja

    Pajtim Serjani_1Gjithçka është shënuar në orën 19.30, në Rrugën e Kavajës, kur mes pesë personave nisi përplasja me armë. Burimet policore thanë për gazetën “Shqip” se të gjithë, përfshi edhe policin, ishin në një tavolinë, kur nisën të shtënat, ndërsa ngjarja u zhvendos në një perimetër të gjerë. Në versionin zyrtar, Policia e Tiranës sqaroi dje se është vrarë si pasojë e një shkëmbimi zjarri, shtetasi Arjanit Sterio, 42 vjeç, banues në Tiranë. Referuar burimeve zyrtare mësohet se paraprakisht, dyshohet se viktima ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit Pajtim Serjani, 32 vjeç; Denis Ramani, 28 vjeç; Ditmir Reçi, 33 vjeç dhe Roland Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale. Policia sqaron se fillimisht, është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në spital. Më tej, njoftimi zyrtar vijon me frazën se “ndërkohë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri, ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë Roland Meta”. Policia thotë se nga një analizë e hollësishme e bërë, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë, është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij. Burimet e policisë thanë se ishte pikërisht polici 37-vjeçar që vrau Sterion.


    Hetimet

    Policia tha zyrtarisht se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9 mm, 3 copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri Bereta, si dhe automjeti me targa AA417 KU. Burimet policore thanë se të pestë protagonistët e nisën sherrin në një lokal pranë Rrugës së Kavajës, ku filluan të shtënat, teksa më pas ngjarja u zhvendos në një diametër më të gjerë, që përfshinte rrugët “Islam Alla” dhe “Him Kolli”. Të njëjtat burime thanë se ekspertët gjetën shumë gëzhoja pistolete në një perimetër tepër të gjerë, çka tregon që përplasja ka zgjatur për disa minuta në vende të ndryshme. Referuar këtyre burimeve, kur policia shkoi në vendngjarje, pasi gjeti kufomën e Sterios, i cili në botën e krimit dyshohet se njihej si vrasës me pagesë, identifikoi edhe efektivin e plagosur, Roland Meta. Armët u gjetën në tokë, ndërsa asnjë nga personat e tjerë, përveç policit, nuk mbante në dorë ndonjë pistoletë. Ata u shoqëruan në ambientet e policisë, ndërsa nga veprimet e para rezultoi se të gjithë kishin faktorë plotësues të qitjes me armë, si mbetje baruti, etj., ndonëse nuk u gjetën me armë. Nga momentet e para të marrjes në pyetje, burimet e policisë thanë se asnjëri prej tyre nuk mbante mend gjë. Të gjithë u shprehën se ishin të pafajshëm dhe se nuk kishin pasur konflikte, si me efektivin e policisë, ashtu edhe me viktimën, por ishin rastësisht në vendin e ngjarjes. Në lidhje me shkakun e sherrit mes këtyre personave apo rrethanave të ngjarjes, ende nuk është mësuar ndonjë detaj, pasi tre personat e tjerë, Serjani, miku i Shullazit, Reçi dhe Ramani, e përjashtuan veten nga ngjarja, ndërsa personi i vetëm që mund të japë dëshmi mbetet efektivi i plagosur. Po ashtu, asnjë nga bizneset përreth, kamerat e të cilave janë sekuestruar, apo banorë të lagjes, nuk kishte parë gjë për sa u përket të shtënave. Disa prej tyre thanë për gazetën “Shqip” vetëm që kishin dëgjuar të shtëna, por nuk njihnin asnjë nga personat e përfshirë në to. Policia shoqëroi rreth 20 persona, që ishin afër vendit të ngjarjes.

    Shqip

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,773

    Për: Tiranë: Dy atentate me armë brenda pak orësh

    Citim Postuar më parë nga KNFC Lexo Postimin
    Late nam me kete punen e sketerres qe paska pushtuar kete vend ... vrasje dhe shkembime zjarri behen gjithandej ... ne Amerike java shtate e dita tete del ndonjeri qe vret nga pese e perpjete njerez kot per hobi e asnjeri nuk thote qe Ameriken qenka sketerre ... per te mos folur pastaj per kroniken e zeze ne Amerike apo shtete te tjera te Evropes ... qe nuk ka forum te mbaje aq material sa duhet per te pershkruar sa vrasje apo krime ndodhin ne Amerike apo vende te tjera te zhvilluara qofte dhe ne nje dite te vetme ...

    Keta cuna kete jete kane zgjedhur te bejne ... dhe si e thote ajo fjala e vjeter ... kush rron me shpate mund te vdese nga shpata ... keto jane zgjedhje personale dhe prekin vetem ata persona te caktuar qe i kane bere keto zgjedhje ... nuk kam degjuar te vriten njerez per hobi ne Shqiperi si ndodh ne Amerike apo vende te tjera kur here pas here del ndonje psikopat qe hyn shkollave e ben kerdine !!!
    Krahasim i bukur !

    Po pse e krahasoni Shqiperine me shtetet 50-100-300 milion kur ka dhe shtete si India dhe Kina qe kane miliardin e banoreve.

    Si krahasim negativ,se si krahasim pozitiv mund te maresh ndonje fashat me dy-tre banor ne Shqiperi ku kriminaliteti o vrasjet jane zero.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    gazeta me mapo shkruante per alibite qe shpetuan shullazin nga arrestimi

    shenjat e barutit ne trup kane ardhur sepse perpara se hipte ne makine per te ardhur drejt tiranes ka qene duke u ngrohur prane nje oxhaku ndersa gezhojat e fishekeve prane dhe nen makine nuk mund te jene deshmi se ky sherrnaja u fushates se rilindjes te arrestohet ,

    shoku I shullazit eshte larguar para disa muajsh ne bruksel sepse mori informacione qe do ta eleminonin ( kush do ta eleminonte? ), se mos keta te 2 kane bere ndonje vrasje me zarar dhe duhen hequr qafe.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •