Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Terrorizimin ta luftojmë me kulturë dhe arsim

    Rama lançon planin: Terrorizimin ta luftojmë me kulturë dhe arsim

    Emri:  edi-rama2-655x356.jpg

Shikime: 486

Madhësia:  20.2 KB

    Kryeministri Edi Rama, një ditë pas marshimit në Paris, në nder të viktimave nga sulmet terroriste ka dalë në një konferencë për mediat, ku të pranishëm ishin edhe 4 krerët e besimeve fetare në vendin tonë, por edhe ministra të kabintetit qeveritar.
    Rama i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare për një aksion kundër terrorizmit. Gjatë një takimi me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe mediave në vend, Rama dhe se fenomenin duhet ta luftojmë me dukim.
    Po ashtu Rama dhe se duket një bashkëveprim mes kulturës, arsimit, medias dhe komuniteteve fetare.
    “Besoj se na duhet një aksion i përbashkët që përfshin, kulturën, arsimin, mediat, komunitetet fetarë pa asnjë dyshim në radhë të parë, duke synuar refuzimin e mendësive totalitare dhe populistë në shprehjen e tyre përmes gojës së gjeneratave të reja, por një refuzim që vjen në formën e një fuqie edukuese dhe jo fuqie shtypëse. Në këtë kuptim unë shoh me interes dy nisma që janë vetëm fillimi i një serie inisiativash që do të lindin dhe kultivohen edhe nga të tjerët, nga komunitetet fetare, nga mediat në rrugën e tyre të pavarura dhe nga shoqëria civile apo komunitetet në Shqipëri”, u shpreh Rama.
    Kreu i qeverisë tha se kush e njëh jetën e Profetit Muhamed nuk njeh vrasje.
    “Mua më ka mbetur në mendje dita kur profeti Muhamed hyri triumfator në Mekë, 23 vjet nga casti i shpallejs së rrugës së stërmundimit të profetësisë dhe 10 vjet pasi ishte larguar nga Meka, ku ishte shpallur armiku që duhyej vrarë. Ky njeri, profeti i sotëm i gjithë botës islame, ku me një lëvizje të gishtit mund të urdhëronte dhe realizonte shfarrosjen e tyre nga faqja e dheut, kur fitoi dhe hyri në Mekë, u fut në Mekë me kokën ulur. Shpalli faljen e madhe dhe nuk preku asnjë fije floku, po shkoi drejt Qabesë. Ai dha mesazhin e madh se lufta nuk ishte me njerëzit, por me veset, me injorancën dhe me errësirën”, tha Rama.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Terrorizimin ta luftojmë me kulturë dhe arsim

    O shoku Rama,

    Domethene Qeveria i fut ne burg ata qe qe nuk paguajne faturat e energjise se nuk kane para se nuk kane pune, por keta terroristat qe vrasin jete njerezish te pafajshem, do i luftojme duke i futur ne shkolla riedukimi? Mire e ke, jo keq!

    Po qe ishe edhe dijetar islamik nuk e dinim, ja e mesuam!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Qeveria e Rilindjes: Terrorizimin ta luftojmë me kulturë dhe arsim

    Keta politikanet tane e kane dobesi, sa fitojne pak pozite, nuk lene teme pa futur hundet e pa bere pershesh me "kompetencen" e tyre qe i karakterizon.

    A thua i mbaroi punet e qeverise ky qe iu fut edhe puneve te perendise tani ?!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •