Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Hhahaahahahahahahahahahah edhe Shullazin na e nxoret me lidhje te Rama.

    Shullazin me shoke qe e nxoret vete nga burgu perpara zgjedhjeve bashkiake ne 2011 per te trembur njerezit.

    Shullazin qe arrestonit vetem per armembajtje pa leje edhe e leshonit prape duke mbyllur syte per trafikimin, pengmarrjen, plagosjet, kanosjet, rrahjet.

    Paskeni qene te pacipe fare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 08-01-2015 më 08:13
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Atentatet, pse u la në burg polici?

    Oficeri i sektorit të kërkimeve Speciale në Policinë e Shtetit, Roland Meta është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës pasi është i akuzuar për veprën penalë të vrasjes me dashje.

    Burimet zyrtare nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se, ekzistojnë prova se Meta ka vepruar me dashje duke qëlluar për vdekje Arjanit Sterjon alias Artur Baze.

    “Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Roland Meta, efektiv i policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, sipas materialit të referuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, thuhet në një njoftim të akuzës.

    Ngjarja, për të cilën janë ngritur dyshime për Metën ka ndodhur në mbrëmjen e datës 5 janar 2014, në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku i dyshuari dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga Artur Baze.

    Në reagim të sulmit nga ana e Bazes, ku fillimisht ka mbetur i plagosur Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta, i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment, i ka bërë thirrje agresorit “Ndal Policia” dhe “Hidhe armën në tokë”.

    Agresori Baze ka tentuar të largohet me vrap në rrugën “Ismal Alla”, i ndjekur nga ana e personit të dyshuar Meta.

    Gjatë ndjekjes, ndërmjet këtyre dy personave ka pasur shkëmbim zjarri, nga e cila ka mbetur i plagosur polici Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital me automjetin e një qytetari që gjendej aty pranë. Ndërsa më pas, pas mbërritjes së policisë, është gjetur i vdekur Artur Baze alias Arianit Sterjo.

    Në bazë të provave të grumbulluara gjatë këtyre hetimeve paraprake, nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i Roland Metës, pasi nga sa me sipër rezulton se ai me armë zjarri, ka qëlluar dhe ka vrarë Arjanit Sterio alias Artur Baze, i cili pak momente me parë kishte qëlluar duke tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë: Pajtim Serjanin, Denis Ramanin, Ditmir Reçin si dhe te arrestuarin Roland Meta.

    Në këto kushte rezultoi se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova që i arrestuari Roland Meta të ketë konsumuar elementet e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, pasi me veprime aktive dhe me dashje eventuale ka vrarë me armë Arjanit Sterion ose me emrin e ndryshuar Artur Baze.

    Në kërkimin e masës së sigurisë, Prokuroria e Tiranës, duke qenë se i dyshuari është efektiv i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe shkeljes në këtë rast të nenit 6 të ligjit nr. 72/2014 “Për armët”, në të cilin thuhet shprehimisht:

    Përgjegjësia për pasojat e përdorimit të armës

    Punonjësit e policisë apo subjektet e tjera, të cilat përdorin armë zjarri, kanë përgjegjësi personale, përveç rasteve në të cilat punonjësi është në përbërje të njësisë që vepron në një operacion policor ose ushtarak, në zbatim të nenit 173, pika 2, të Kushtetutës, dhe kur urdhri i dhënë nga drejtuesi i operacionit për të qëlluar nuk është i kundërligjshëm.

    Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera, kur përdorin armët e zjarrit në kundërshtim me këtë ligj, përgjigjen penalisht, sipas llojit të veprës penale të kryer, në përputhje me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.

    MAPO

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Atentatet në Tiranë: Arrestohet polici që vrau atentatorin, lihet i lirë krimine

    Rama t’i japë Shullazit zyrë në qeveri

    Partia Demokratike sërish ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama dhe ministrit trë Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me Emiljano Shullazin.

    E në fakt PD-ja ka shkuar edhe më tej duke i sugjeruar Ramës që “Shullazit ti japë një zyrë në qeveri’.

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka denoncuar sot sërish alibinë që ka ndërtuar qeveria për Emiliano Shullazin, për përplasjen e përgjakshme me armë në mes të Tiranës. Ristani i bën thirrje prokurorisë të bëjë transparencë e të hetojë me profesionalizëm për interesin më të lartë publik

    “Eshtë e qartë se qeveria, Edi Rama e Ministri i tij, kanë vendosur të mos bëjnë zë për një nga ngjarjet kriminale më të rrezikshme të kohëve të fundit, përplasjen e përgjakshme të bandave në mes të Tiranës”, tha Ristani.

    Sipas tij, “teksa heshtin, dhe nuk bëjnë transparencë, është e dukshme, se nga ana tjetër, qeveria po jep gjithë ndihmën e nevojshme për të lehtësuar rrethanat e bandës me të cilën ka lidhje, me të cilën bashkëpunon”.

    “Eshtë fakt tani i pranuar edhe nga zyrtarët se kemi një alibi për Emiliano Shullazin, i cili sipas policisë është gjetur i pastër, i paarmatosur.

    Të gjithë të dhënat tregojnë të kundërtën. Raportimi në media, informacionet që dalin nga burime të policisë dhe gjithë rrethanat e ngjarjes janë krejt të kundërta me ato që nxjerr Ministri i Brendshëm.

    Çdo kush e ka kuptuar sot se Ministri i Brendshëm drejtpërdrejt dhe Kryeministri në distancë, po dezinformojnë qëllimisht që banda kriminale dhe kreu i saj, tia hedhin paq, pa asnjë orë burgu.

    Partia Demokratike duke e konsideruar qeverinë dhe krerët e Policisë si të përfshirë në këtë histori, në asistencë të vazhdueshme ndaj bandës kriminale, i kërkon Prokurorisë që të zbardhë ngjarjen e të nxjerrë përgjegjësitë.

    Transparenca mbi këtë krim të rëndë në mes të qytetit, është me rëndësi të jashtzakonshme publike, dhe për interesat e qytetarëve.

    Prokuroria është në thirrje për të vendosur ligjin, e fuqinë e Kushtetutës, të shkelmuar deri tani nga qeveria e Kryeministri për interesa kriminale.

    Nëse banda kriminale e kreu i saj për shkak të lidhjeve që ka me Ministrin e Kryeministrin, i shpëton ligjit edhe pas ngjarjes së fundit me përleshje të përgjakshme e me viktima, atëherë kanë rënë të gjitha garancitë për rend e siguri publike në vend.

    Nëse kjo ndodh, Emiliano Shullazin nuk duhet ta kërkojmë më në Rrugën e Kavajës, por në zyrat qendrore të qeverisë”, tha gjatë deklaratës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

    MAPO

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Kush ishte atentatori i bandës së Shullazit

    Të gjithë po flasin për bandën e Emiliano Shullazit, që u sulmua të hënën në mbrëmje, por shumë pak dihet për personin që kreu sulmin tek Rruga e Kavajës.

    Artur Baze, i njohur ndryshe edhe si Arjanit Sterio, 42 vjeç, sipas policisë, tentoi që të vriste katër persona, duke pasur si shënjestër Pajtim Serjanin, mik i Shullazit.

    Por ai mbeti i vrarë nga plumbat e policit Roland Mete.

    Po kush është Baze?

    Policia thotë se ka precedentë penalë, por nuk nuk figuron si i arrestuar apo i proceduar.

    Mësohet se është hetuar për të në lidhje me dy vrasje të ndodhura në Tiranë.

    Para disa muajsh, ai ishte deportuar nga Greqia.

    Jetonte në zonën e Don Boskos dhe ishte babai i një djali 10 vjeç.

    Fqinjët thonë se nuk e njohin shumë, por nuk e dinin se ishte vrasës me pagesë, pasi u rezultonte një tip i qetë.

    Atë e kanë përcjellë në banesën e fundit babai, e shoqja dhe djali.

    MAPO

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Alibia që shpëtoi nga arrestimi Shullazin

    I plagosuri në atentatin e mbrëmjes së të hënës ka dëshmuar se para ngjarjes ai ka qenë duke u ngrohur pranë një oxhaku, çka mund t’i ketë shkaktuar mbetje nitritesh e nitratesh në duar e rroba. Gëzhojat dhe karikatorët e gjetur në vendin e ngjarjes nuk janë prova të mjaftueshme për arrestimin e Shullazit

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa pranoi publikisht se në vendin e atentatit ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit janë gjetur gëzhoja, predha, krehër automatiku dhe pistoletë. Por këto prova, sipas kreut të Policisë së Tiranës, nuk janë çmuar të mjaftueshme nga prokuroria për të kryer arrestimin e Emiljano Shullazit, i cili dyshohet se është përgjigjur me armë zjarri ndaj atentatorëve.

    “Grupi hetimor i kryesuar nga prokurori, referuar tërësisht provave materiale të gjetura në vendngjarje, nuk e ka parë të arsyeshme të procedojë me arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë dhe në vijim prokuroria do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të këtij hetimi”, – tha në një deklaratë për mediat drejtori i Policisë së Tiranës. I mësuar tashmë me teknikat hetimore, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë nga drejtësia shqiptare, duket se u ka paraprirë mbetjeve të barutit që mund të gjenden në duart dhe rrobat e tij.

    I pyetur nga hetuesit menjëherë pas ngjarjes, ai ka deklaruar se ishte duke u kthyer nga qyteti i Fushë-Krujës, ku kishte qëndruar me disa miqtë e tij.

    Shullazi ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar pranë një oxhaku, çka mund t’i ketë shkaktuar mbetje bloze apo grimcash të ngjashme me ato të barutit në duar dhe rroba.

    Kjo pasi nga ekspertiza e parë që kanë kryer ekspertët e policisë shkencore, rezulton se Shullazi ka patur mbetje të tilla, çka krijoi dyshimet se ai mund të jetë përgjigjur me armë pas atentatit që iu bë në fshatin Mëzes, pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë. Për t’u paraprirë mbetjeve të gjetura, Shullazi ka përdorur si alibi zjarrin, pasi ekspertët pohojnë se këto mbetje mund të shkaktohen nga zjarri, materiale të ndryshme metalike, apo mjete të tjera që përmbajnë grimca hekuri.

    Me qëllim sqarimin e gjurmëve të dyshuara të barutit në duart dhe rrobat e të plagosurit, prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize të detajuar nga policia shkencore, ndërsa është në pritje të aktit zyrtar nga policia.

    Deri në një përgjigje përfundimtare, grupi hetimor ka vendosur të mos marrë asnjë masë ndaluese për Shullazin, edhe pse akti mund të vonojë për disa ditë. Gjatë dëshmisë së tij përpara grupit hetimor, Shullazi është pyetur edhe për shumën e 7 mijë eurove dhe 3 mijë dollarëve të gjetura në automjetin me të cilin udhëtonte. Mësohet se Shullazi nuk ka dhënë shpjegime për burimin, por ka deklaruar se paratë i kishte në makinë pasi do t’i depozitonte në bankë.

    Në përfundim të veprimeve paraprake, prokuroria u ka lënë detyra hetuesve të çështjes dhe ekspertëve të përfshirë në grupin hetimor kryerjen e disa akt-ekspertimeve për gëzhojat, predhat, armët e gjetura, si dhe raportet e mjekësisë ligjore për të plagosurit dhe viktimën Artur Baze.

    Pas referimit të materialit paraprak nga policia, prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes” për punonjësin e policisë Roland Meta, i cili rezulton se nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Ai ka qenë në tavolinë me objektivin e atentatit, shtetasin Pajtim Serjani, si dhe dy persona të tjerë, dhe pas plagosjes së Serjanit, efektivi i policisë ka ndjekur atentatorin Artur Baze, duke e qëlluar për vdekje.

    Ky fakt provohet nga predhat e gjetura në trupin e viktimës, të cilat sipas ekspertizës janë qëlluar nga pistoleta e efektivit të Grupit të Operacioneve Speciale, Roland Meta. Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes me dashje” dhe ditën e sotme do t’i komunikohet akuza në ambientet e spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit.

    Burime të policisë pohojnë se ka ende shumë elemente për t’u sqaruar në të dyja ngjarjet që përfunduan me 1 të vrarë dhe katër të plagosur.

    MAPO

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Dëshmia e policit para kolegëve: E qëllova se na drejtoi armën

    Vrasja me dashje?

    Policia referoi materialet në prokurori për Metën me akuzën e vrasjes për vetëmbrojtje. Ndërkohë, mësohet se prokuroria diskutoi dje aktet dhe me shumë mundësi do të kërkojë sot masën e arrestit burg pa afat për oficerin për vrasje me dashje

    Hetimet

    Roland Meta: I thashë ‘ndal policia!’, por ai nxori pistoletën dhe më qëlloi. Pas plagosjes, reagova

    Dy plumbat e gjetur në trupin e viktimës Artur Baze alias Arjanit Sterio kishin dalë nga pistoleta e Metës

    Të dhëna
    Seanca – Pamundësia e transportimit të Metës në gjykatë ka detyruar drejtësinë t’i komunikojë sot akuzën në shtratin e spitalit, ku 37-vjeçari ka probleme nga dy plumbat
    Dëshmia – Atentatori ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar mbi Pajtim Serjanin. Në këtë moment i kam thënë ‘ndal policia!’. Ai më qëlloi dy herë, ndërsa unë reagova duke qëlluar mbi të
    Rekrutimi – Roland Meta është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor 2007, detyrë që e mban edhe sot

    Sokol Çobo

    ngjarrja ne TiranePrania e një efektivi të Policisë së Shtetit në atentatin e së hënës në Rrugën e Kavajës ka ngjallur mjaft dyshime për drejtësinë, e cila ende nuk ka vendosur se çfarë akuze do të ngrejë për Roland Metën. Policia ka dërguar disa materiale në prokurori për këtë oficer, i cili mbeti i plagosur me dy plumba, duke e akuzuar për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes. Nga ekspertimet ka dalë se dy plumbat në trupin e viktimës Artur Baze alias Arjanit Sterio kishin dalë nga pistoleta e Metës. Ndërkohë, gazeta “Shqip” mësoi se dje, grupi hetimor i kryesuar nga prokurori Fation Bunjaku, ka diskutuar këto akte, duke ndryshuar edhe akuzën ndaj këtij efektivi. Prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burg pa afat, duke e akuzuar për vrasje me dashje. Duket se policia dhe prokuroria kanë diskordanca për provat që rëndojnë ndaj efektivit të plagosur, ndërsa do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 37-vjeçarit. Nga ana tjetër, sot, Gjykata e Tiranës do të zhvillojë masën e sigurisë, por ajo do të kryhet në Spitalin Ushtarak. Pamundësia e transportimit të Metës në gjykatë ka detyruar drejtësinë t’i komunikojë akuzën në shtratin e spitalit, ku 37-vjeçari ka probleme nga dy plumbat, ku njëri e ka prekur në shtyllën kurrizore. Megjithatë, gjendja e tij dje u stabilizua, aq sa hetuesit e çështjes i morën edhe një rrëfim për ngjarjen e 5 janarit.

    Dëshmia e Metës

    Para një grupi hetimor të Prokurorisë së Tiranës, Roland Meta, ka shpjeguar për disa minuta përfshirjen e tij në atentatin në Rrugën e Kavajës, ku ai u plagos. Ai ka pranuar se ka qëlluar me armë zjarri një person, i cili më vonë është identifikuar si Artur Baze alias Arjanit Sterio. “Unë kam qëlluar personin në fjalë. Më drejtoi armën dhe nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër”, mësohet se ka deklaruar Meta, ndërsa ka shpjeguar se në vendin e ngjarjes është ftuar nga një shoku i tij. “Unë nuk kam qenë në detyrë, por me vete kisha armën e punës. Isha në shoqërinë e disa personave, disa prej të cilëve nuk kisha njohje. Me njërin prej personave në tavolinë kam pasur shoqëri. Gjatë kohës që po qëndronim në ambientin në fjalë, na është afruar një person i dyshimtë. Ai lëvizte me hapa të shpejtë, teksa na u afrua drejt tavolinës sonë. Atentatori ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar mbi Pajtim Serjanin, duke e plagosur. Në këtë moment i kam thënë ‘ndal policia!’, dhe kam nxjerrë armën e punës. Ai më qëlloi me shpejtësi dy herë, ndërsa disa çaste më vonë e kam qëlluar. Autori u largua nga vendi ku qëndroja unë bashkë me personat e tjerë dhe e kam ndjekur për një moment. Ai ka qëlluar sërish në atë gjendje. Gjithçka e kam kryer për vetëmbrojtje. Nuk e kisha parë kurrë më parë personin që na u afrua”, – mësohet se ka deklaruar për prokurorët Roland Meta, nga Spitali Ushtarak.


    Versioni i policisë

    Dëshmia e Metës përputhet edhe me versionin e policisë për ngjarjen te Rruga e Kavajës, ndërsa tashmë do të mësohen edhe provat e mbledhura nga prokuroria, e cila ka ngritur paraprakisht akuzë tjetër ndaj 37-vjeçarit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp, tha dje se policia është njoftuar në orën 19:45 për ngjarjen te Rruga e Kavajës. Në këtë vendngjarje u sekuestruan një sërë gëzhojash të kalibrave të ndryshëm si dhe një pistoletë “Beretta”. “Nga rrethimi i vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, në rrugën ‘Him Kolli’, në një distancë rreth 1 kilometra është gjetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio (Artur Baze), 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet paraprake është marrë informacion se në Spitalin Ushtarak ka shkuar i plagosur Pajtim Serjani, 32 vjeç, ndërsa në një spital privat në Tiranë ka shkuar i plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë, Roland Meta. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur të saktësohet se rreth orës 19.40, viktima, Arjanit Sterio ka tentuar të vrasë me armë zjarri Pajtim Serjanin, Roland Metën dhe dy persona të tjerë. Pasi ka plagosur me armë Serjanin, punonjësi i policisë ka reaguar duke i bërë thirrje ‘ndal policia!’. Në këtë moment, vrasësi ka reaguar duke plagosur punonjësin e policisë, i cili edhe në këto kushte i është përgjigjur me shkëmbim zjarri, duke e plagosur rëndë. Arjanit Sterio është përpjekur të largohet dhe rreth 1 km më larg ka mbetur i vdekur”, tha Çipa. Ai theksoi se grupi hetimor, i kryesuar nga një prokuror i Tiranës, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Roland Meta për veprën penale ‘Vrasje, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme’. “Punonjësi i policisë, Roland Meta, është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor të vitit 2007, detyrë që e mban edhe sot”, – theksoi Çipa. Mësohet se një verifikim për këtë punonjës po e bën edhe SHKB-ja, për të parë lidhjet e Metës me personat që ishin në shoqërinë e tij, disa prej të cilëve me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe shokë të Emiljano Shullazit.

    CV-ja

    Cili ishte Arjanit Sterio, ose Artur Baze, 42-vjeçari me banim në Laprakë dhe i deportuar nga Greqia

    Atentatori, dyshohet për dy ngjarje të tjera


    Arjanit Sterio, 42-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 5 janarit, në Rrugën e Kavajës, duket se ka të kaluar të pasur kriminale, pasi CV-ja e tij, ndonëse e pakonfirmuar zyrtarisht, mbetet e mbushur me të dhëna që i përkasin botës së krimit. Nga burimet policore, deri më tani është sqaruar vetëm momenti kur Sterio, i cili tashmë njihet si Artur Baze, ishte paguar për të vrarë personat ndaj të cilëve u bë atentati, ku shënjestër duket se ishte Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, por u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Roland Meta, i cili, sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu e kishte paralajmëruar për ndalim me shprehjen “ndal policia!”. Familjarët e tij e tërhoqën pardje trupin e pajetë nga morgu i Tiranës, teksa burime pranë Mjekësisë Ligjore thanë për gazetën “Shqip” se ai kishte një plumb në kokë dhe të tjerë në trup. Nga ana tjetër, për sa kohë ka qëndruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, Arjanit Sterio, nuk ishte skeduar asnjëherë zyrtarisht nga Policia e Shtetit, pasi emri i tij, si dhe ai i ndryshuar në Artur Baze, nuk rezulton në asnjë dosje policore. Por, referuar burimeve, mësohet se ai dyshohet të jetë implikuar si përgjegjës direkt në dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë. Për shkak se nuk ka pasur prova që e lidhnin me këto ngjarje, ai nuk është proceduar kurrë. Nga ana tjetër, mësohet se 42-vjeçari, i lindur dhe rritur në Çorovodë, rreth viteve 2004-2005 ishte deportuar nga Greqia, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa ende mbetet i paqartë i gjithë aktiviteti i tij në shtetin grek. Autoritetet e policisë dhe drejtësisë së palës greke nuk u kanë përcjellë homologëve shqiptarë ndonjë dosje rreth tij, por ende nuk dihet nëse është ndaluar apo dënuar ndonjëherë në shtetin fqinj. Megjithatë, mes të dhënave të pakta që disponohen rreth këtij personazhi që doli në skenë vetëm kur u gjet i vrarë, dihen vetëm dy gjeneralitetet e tij, fakti që është i martuar dhe ka një djalë 10 vjeç dhe që banon në rrugën “Pandi Dardha”, në Laprakë të Tiranës. Të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë thanë se nuk e njihnin 42-vjeçarin dhe nuk e kishin takuar ndonjëherë më parë, ndërsa mbeten gjithashtu misterioze të dhënat rreth lidhjeve të tij, me porositësit e atentatit. Grupi hetimor ka administruar edhe dëshmitë e familjarëve të tij, prej të cilave nuk është grumbulluar ndonjë e dhënë e rëndësishme, pasi ata pretendojnë se njeriu i tyre i afërt nuk ka pasur ndonjë konflikt. Të paqarta mbeten edhe lidhjet mes tij dhe personave të cilëve do t’u bënte atentat, pasi askush prej tyre nuk pranoi ndonjë njohje të mëparshme me të. Me t’u tërhequr nga morgu i Tiranës, trupi i pajetë i 42-vjeçarit është përcjellë për në banesën e fundit, nga familjarët e tij. Tashmë, grupi hetimor, duket se do ta arkivojë dosjen rreth këtij personazhi, pasi të dhënat rreth tij janë sa të vakëta, aq edhe të padobishme tashmë. G.Mullai


    Viktima

    Policia po gjurmon të kaluarën e atentatorit, ndërsa aktualisht dihen vetëm dy gjeneralitetet e tij, fakti që është i martuar dhe ka një djalë 10 vjeç dhe që banon në rrugën “Pandi Dardha”, në Laprakë të Tiranës

    Shqip

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Misteri i 7 mijë eurove, 3 mijë dollarëve dhe 450 mijë lekëve në makinën e Shullazit

    Sekuestrimi

    Policia: Dyshojmë për gjobëvënie, të hënën ndërroi tri makina


    Mësohet se Golf-i me të cilin udhëtonin Shullazi dhe Dani ishte në pronësi të një personi nga Rrashbulli i Durrësit, i cili është marrë në pyetje

    Atentati i dështuar ndaj Emiljano Shullazit ka ngritur të tjera pikëpyetje për drejtësinë, e cila e ka person me precedentë penalë, madje është mbajtur për një kohë të gjatë në vëzhgim. Pas plagosjes në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit”, policia ka kontrolluar automjetin tip Golf 4 me targa AA 629 HR, me të cilën udhëtonin Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, teksa ata deklarojnë se po ktheheshin në Tiranë, pas një vizite në Fushë-Krujë.

    Agjentët e parë të policisë, që kanë kontrolluar këtë mjet, kanë gjetur shuma të mëdha parash. Kartëmonedhat ishin shpërndarë në të gjithë mjetin, në sediljet e para apo në ato pas, ndërsa disa prerje kishin dalë jashtë tij. “Në automjetin tip Golf 4, që doli jashtë rruge në autostradën Tiranë-Durrës, është gjetur një shumë prej 7 mijë eurosh, 3 mijë dollarësh dhe 450 mijë lekësh. Këto kartëmonedha ishin të shpërndara në të gjithë mjetin, ndërsa u sekuestruan si provë materiale”, pohojnë burimet nga policia.

    Por, nisur edhe nga kjo shumë parash, policia dyshon se ato mund të jenë marrë si pasojë e ndonjë gjobëvënie të mundshme në Fushë-Krujë, ku Shullazi dhe Dani deklaruan se ishin. Dëshmia e tyre ende nuk është marrë e mirëqenë, pasi policia po verifikon disa prova të tjera, si pronësia e automjetit apo edhe paratë e gjetura. Mësohet se Golf-i ishte në pronësi të një personi me origjinë nga Rrashbulli i Durrësit, i cili është marrë në pyetje për fatin e automjetit. Ende nuk dihet dëshmia e tij, nëse ishte apo jo e vjedhur.

    Policia ka marrë të tjera dëshmi apo informacione operative për lëvizjet e Shullazit ditën e hënë. Nga të dhënat mësohet se ai ka ndërruar tri automjete. “Kemi marrë informacione se Emiljano Shullazi ka ndërruar ditën e hënë tri automjete. Ai është mbajtur në vëzhgim nga strukturat e policisë për një kohë të gjatë, kjo edhe për shkak të së kaluarës së tij”, pohojnë burimet policore, të cilat shtojnë se ka dyshime se Shullazi dhe Dani mund t’u kenë vendosur gjoba biznesmenëve të ndryshëm në disa qytete të Shqipërisë. Megjithatë, deri më tani, ka vetëm dyshime dhe pa asnjë fakt, teksa provat e gjetura në automjet do të ndihmojnë hetuesit për ndonjë të dhënë me tepër.


    Shqip

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Dyshimi i hetuesve: Mbetje baruti në duart e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit

    Atentatet

    Pritet ekspertiza. “Viktimat” shkuan në spital 60 minuta pas ngjarjes

    artur baze_1Policia dhe prokuroria ia kalojnë njëra-tjetrës vendimin për lirimin nga burgu të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se vendimi për të mos proceduar penalisht “viktimat” e atentatit në zonën e quajtur Qafa e Kasharit në Tiranë ka qenë e prokurorit. Ndërkohë, burime nga Prokuroria e Tiranës pohojnë se policia ka pasur shumë dyshime për veprimet e Shullazit dhe Danit, madje nuk i arrestuan në flagrancë këta persona. Deri më tani, policia tha se ka sekuestruar një krehër pistolete dhe një kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes, përpos gëzhojave të shumta. Por, te Qafa e Kasharit nuk është gjetur armë. Prokuroria ka dyshime se midis automjetit tip “Golf”, ku udhëtonin Shullazi e Dani dhe mjetit tjetër që i ndiqte, ka pasur shkëmbim zjarri. Madje, “viktimat” i janë kundërpërgjigjur breshërisë së armëve të dala nga mjeti “Porche”. Por, policia tha zyrtarisht se në vendngjarje nuk janë gjetur armë zjarri. Prokuroria ka kërkuar një sërë ekspertimesh, si për gëzhojat, por edhe për dyshimin se në duart e Shullazit dhe Danit ka pasur mbetje baruti.


    Ekspertimet

    Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj, ka urdhëruar policinë shkencore të kryejë një sërë ekspertimesh për ngjarjen te Qafa e Kasharit, pasi ka shumë dyshime. Në laborator janë dërguar një sërë gëzhojash, pistoletash dhe kallashnikovi, si dhe një krehër pistolete e kallashi. “Janë dy lloje gëzhojash, të cilët po ekspertohen, për të parë se nga janë qëlluar. Gjithashtu janë dërguar edhe krehrat e kallashit dhe pistoletës. Po presim përgjigjet”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, nga ana tjetër, hetuesit kanë marrë nga duart e Shullazit dhe Danit disa kampionë, duke i dërguar sërish në laborator. “Kemi dyshime se në duart e dy personave që ndodheshin në automjetin tip “Golf” janë gjetur faktorë plotësues të qitjeve me armë zjarri. Por, ende nuk kemi një përgjigje nga laboratori kriminalistik në Ministrinë e Brendshme. Nisur edhe nga dinamika e ngjarjes, dyshojmë se edhe këta persona kanë qëlluar me armë zjarri. Megjithatë, në automjet nuk janë gjetur armë të tilla”, pohojnë burimet nga akuza. Tashmë, çdo dyshim i ngritur, shkon në favor të Shullazit dhe Danit, ndaj të cilëve nuk mund të ngrihen akuza me aludime, por vetëm me prova. Akuza thotë zyrtarisht se po pret këto ekspertime, për të vendosur nëse do të ngrejë apo jo akuzë ndaj këtyre personave, por nga ana tjetër thekson se i kërkon policisë të rikrehë edhe njëherë vendin e ngjarjes, për ndonjë armë të mundshme. Akuza ka kërkuar edhe tabulatet telefonike të “viktimave”, për të parë edhe thirrjet telefonike para dhe pas atentatit.


    Në spital pas 60 minutash

    Policia thotë se Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani janë paraqitur në spital 60 minuta pas atentatit te Qafa e Kasharit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se informacioni në sallën operative ka ardhur rreth orës 20:30, ku në vendin në fjalë ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë rrugës. “Prokurori ka shkuar në vendngjarje. Policia është sinjalizuar se në Spitalin Ushtarak është paraqitur i plagosur me armë zjarri Emiljano Shullazi, 36 vjeç, i shoqëruar nga Gilmando Dani, 36 vjeç, i cili ishte i dëmtuar në kokë nga dalja jashtë rruge e mjetit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, me automjetin tip ‘Volksvagen Golf’, me targa AA 629 HR, kanë qenë duke u kthyer nga Fushë-Kruja në drejtim të Tiranës dhe, sipas të dhënave paraprake, rreth orës 19:30 janë qëlluar me breshëri armësh zjarri nga një mjet tjetër dhe për pasojë kanë humbur kontrollin e mjetit e kanë dalë nga rruga. Në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, një krehër pistolete dhe një krehër automatiku model 56, të cilët janë dërguar për ekzaminim balistik në Drejtorinë e Policisë Shkencore. Deri tani, për zbardhjen e rrethanave të të dy ngjarjeve, motiveve dhe autorëve të tyre janë shoqëruar në polici 32 shtetas”, tha Çipa. Ai është pyetur edhe për lirimin e Shullazit, teksa pohoi se “grupi hetimor, i kryesuar nga prokurori, referuar tërësisht provave materiale të gjetura në vendngjarje, nuk e ka parë të arsyeshme të procedojë me arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë dhe në vijim prokuroria do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të këtij hetimi”. Në lidhje me akuzat politike, Çipa theksoi se institucioni që drejton nuk merret me komente politike, ndërsa i bëri thirrje që ta lënë të bëjë detyrën. s. ç.

    Deklaratat
    Tahiri: Lëreni policinë rehat
    Artan Didi: Nuk jam hetues

    Përveç deklaratës së kryepolicit të Tiranës, Ardian Çipa, ngjarja e Rrugës së Kavajës u komentua edhe nga kreu i dikasterit blu, Saimir Tahiri, i cili kërkoi që policia të lihej e qetë, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, nuk pranoi të fliste rreth saj. Mes të tjerave Tahiri, në rrjetin social “Facebook”, shkruante dje, se “Policia e Shtetit është në krye të detyrës në luftë kundër paligjshmërisë dhe krimit. Koha e kriminelëve të paprekshëm që mbroheshin nga pushteti, ka mbaruar një herë e mirë”. Duke iu referuar akuzave të Partisë Demokratike, ai u përgjigjet: “E shkatërruan, politizuan dhe kriminalizuan Policinë e Shtetit, e tani mendojnë se vazhdon njëlloj siç bënin vetë. Janë mësuar të mbajnë anën e krimit, jo të shtetit e as të ligjit. Lëreni Policinë rehat të bëjë punën, lëreni të luftojë paligjshmërinë dhe kriminalitetin”. Ndërkaq, Didi u shpreh se “këto janë probleme që janë në hetim e sipër. Unë jam drejtori i përgjithshëm, nuk jam as drejtuesi i grupit hetimor dhe as prokuror”.

    Shqip

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

    Shqiperia Rilindi me ne fund. Ia arritem dites qe policat qe vrasin atentatori ti fusim ne burg, dhe kriminelet qe i njohim te gjithe, ti leme te lire duke ua krijuar alibine vete njerezit me pushtet ne Qeveri.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes!
    Lum edhe ju o shqiptare qe jetoni ne Shqiperine e Rilindur!

    Albo

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Atentatet në Tiranë: Arrestohet polici që vrau atentatorin, lihet i lirë krimine

    lajmet tek gazeta shqip dhe shume media te tjera tjetersohen, ne qe jetojme ne tirane dhe shqiperi e kuptojme se si sahanlepires botues nuk japin realitetin dhe lajmin pa u perpunuar sipas llogjikes politike dhe sherbyese.

    e kam shkruar dhe diku tjeter ne forum qe ju be atentat ketij individi, dhe shoku I ketij I larguar disa muaj me pare ne drejtim te brukselit ka konfirmuar nje te njohuri tim qe duan te me eleminojne fizikisht prandaj po iki, qe te dy kane bere fushate per rilindjen bashke ne zgjedhjet e fundit sidomos ne zonen e laprakes dhe yzberishit.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •