Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pse kaq jo-tolerante keta katoliket shqiptare?

    Pse kaq jo-tolerante keta katoliket shqiptare?

    Bashkėjetesa dhe harmonia fetare mes banorėve tė Fushė-Arėsit duket se nuk ėshtė element i mjaftueshėm pėr lejimin e myslimanėve qė tė ndėrtojnė njė xhami. Kjo qytezė, me rreth pesė mijė banorė, popullohet 90% nga besimtarė tė krishterė dhe 10% nga besimtarė myslimanė. Pėrtej halleve dhe problemeve tė shumta tė banorėve nė kėto anė, ajo qė arrin tė kuptosh ėshtė, se nė kėtė zonė ka njė bashkėjetesė dhe harmoni tė pėrkryer fetare. Por pavarėsisht kėsaj, besimtarėt myslimanė nuk mund tė ndėrtojnė njė kult fetar dhe, sipas tyre, pengesė janė institucionet vendore nė Fushė–Arės. Banorėt e besimit mysliman shprehen se ato kanė qė nė vitin 2011 qė kanė kėrkuar njė leje ndėrtimi qė ėshtė, sipas tė gjitha rregullave, nė njė tokė vakėfi, por kjo leje nuk jepet nga bashkia. Pėrfaqėsuesi i besimtarėve myslimanė, Basri Selimaj, shpjegon qė ėshtė e vėrtetė se myslimanėt janė njė pakicė, por nuk duhet harruar se kanė 730 votues. “Ne kemi qė nė vitin 1992 qė kėrkojmė tė kemi njė xhami, por zyrtarisht kemi bėrė njė kėrkesė nė muajin shtator tė vitit 2011. Leja nuk na ėshtė dhėnė ende, madje para tri vitesh nisėm ta ndėrtonim vetė, por bashkia solli policinė dhe na ndėrprenė punimet. Kjo ėshtė absurde, pasi ne nuk kemi njė vend ku tė falemi”, thotė Selimaj. Sipas tij, pengesė ėshtė kryetari i bashkisė, Alfred Qafa, i cili bazohet nė njė vendim kryepleqsh. “Unė kam qenė njė nga pesė kryepleqtė e Fushė-Arėsit, qė refuzova tė firmos vendimin pėr tė mos lejuar ndėrtimin e xhamisė. Nė kėto kushte, mė shkarkuan dhe vendosėn kryeplak njė tjetėr person qė tė votonte pro. Nuk mendoj se kjo duhet tė lihet nė dorė tė kryepleqve dhe njė kryetari bashkie, ndėrkohė qė kėtu ka 700 banorė myslimanė qė duan tė kenė njė xhami”, deklaron Selimaj. Ndėrkaq, kreu i bashkisė, i pyetur nė lidhje se pse nuk jepet njė leje ndėrtimi, ka deklaruar se janė bllokuar nga Kryeministria, pavarėsisht se kėrkesa ėshtė bėrė qė nė vitin 2011. Ndėrsa myftiu i Pukės, Gėzim Kopani, shpreson ende te njė pėrgjigje pozitive.

    Gazeta shqip
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Pse kaq jo-tolerante keta katoliket shqiptare?

    Qysh, qysh, o derdimen, edhe bashkejetese te shkelqyer fetare ne nje vend me 90% katolike, edhe "jo-tolerance" nga katoliket!?!
    Ku e pe "jotolerancen" ne kete pacavuren qe ke sjelle, ti ithtar i fese me intolerante mbi rruzull!??!
    Jarigas

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar jarigas pėr postimin:

    2043 (04-01-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Pse kaq jo-tolerante keta katoliket shqiptare?

    Ka shume mundesi qe te jene katolike vetem me fjale. Nje i krishtere ne pergjithesi eshte tolerant nga vete besimi i tij sepse e din qe ne cdo konflikt fiton e keqja. Keshtu qe keta mund te jene nga ata katoliket qe mburren si te tille dhe nga ana tjeter hyn ne gjak me komshiun. Historia mund te jete e vertete dhe me vjen keq per sjelljen e tyre. Kam parasysh historine e nje fshati me shumice myslimane dhe ndertuan vete nje kishe per pak te krishtere qe kishte fshati. Ky duhet te ishte dhe qendrimi i te krishtereve. Nuk kercenohet krishterimi nga xhamite por nga te krishteret vrases dhe nga prifterinjte pedofile.
    La verita' ti rendera' libero!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •