Rama fton Renzin në bashkëpunim – “Tek ne ska as taksa as sindikata, hajde të bësh lekë”
Details
Written by Boomal
Hits: 106
Takimi mes kryeminstrit shqiptar dhe atij italian në Tiranë shënoi një tjetër “gafë” në politikën e Ramës gjatë vitit 2014.
Me një entuziazëm të pashoq kreu i qeverisë e fton kryeministrin Italian të bëhet lider i investimeve të huaja në Shqipëri pasi vendi ynë është një “parajsë fiskale” për investitorët e huaj.
Specifikisht, ai ka sqaruar homologun e tij Matteo Renzin se një nga arszet përse investimet e huaja në Shqipër janë çelësi i suksesit është taksimi i sheshtë dhe mungesa e sindikatave.
Në një kohë që Italia dhe shumë shtete të tjera fqinje janë duke luftuar krizën ekonomike duke u përballur me një opozitë të fortë siç janë edhe sindikatat në mbrojtje të të drejtave të puntorëve, Rama tregon hapur dhe me kokën lartë se “ në Shqipëri mund të bësh çfarë të duash, të paguash sa të duash madje edhe mund të mos deklarosh asnjë nga punonjësit e tu.”
Megjithatë, e habitshme ishte edhe deklarata në lidhje me taksimin e biznesit, për sa kohë që ishte në fushatë zgjedhore “taksimi progresiv” sipas tij ishte zgjidhja më e mirë për të përmirësuar ekonominë e vendit.
Tani, që arka e shtetit po rimëkëmbet nga taksat e qytetarëve duket se edhe Rama po i kthehet politikës së djathë. Një rreth vicioz i politikës shqiptare e cila e ka të pamundur të dalë nga bataku ku është zhytur.
/Boom.al/
boomalbania@gmail.com
Krijoni Kontakt