Shtetasi Shkėlqim Hysa u vetėvar me ēarēafė nė qelinė e tij tė paraburgimit
Publikuar mė 01.01.2015 | 16:29
Vetėvaret nė dhomėn e paraburgimit shtetasi i akuzuar pėr dhunė nė familje. Ngjarja mėsohet se ka ndodhur rreth orės 13:00 tė ditės sė sotme nė burgun 302, nė kryeqytet.
Shtetasi Shkėlqim Hysa u vetėvar me ēarēafė nė qelinė e tij. Punonjėsit e burgut kur vunė re ngjarjen bėn tė mundur lajmėrimin dhe dėrgimin e shtetasit nė spital, por i paraburgosuri nuk mundi dot tė mbijetonte.
Hysa ndodhej prej 4 muajsh nė dhomat e paraburgimit, pasi mė 30 gusht tė kėtij viti ai bėri njė veprim ndaj gruas sė tij, qė u cilėsua kanibal. Hysa jo vetėm qė e kishte dhunuar bashkėshorten e tij, por e kishte kafshuar duke i kėputur hundėn.
Shkak pėr incidentin e sotėm, qė mund ta ketė shtyrė deri nė vetėvrasje shtetasin Hysa, dyshohet se mund tė jetė kėrkesa pėr divorc e bashkėshortes sė tij. Sipas punonjėsve tė burgut, Hysa nuk pranoi tė dilte mėngjesin e sotėm pėr ajėr tė pastėr.
Hysa: E bėra se mė tradhtonte
Ngjarja makabėr ndodhi nė shtėpinė e tyre nė Tiranė natėn e 30 gushtit rreth orės 4:30 tė mėngjesit. Kafshimi ka qenė i tillė qė hunda e gruas ėshtė kėputur.
Shkėlqim Hysa dyshonte se bashkėshortja e tradhtonte, kur ai ishte emigrant nė Greqi. Dyshimet ēuan nė sherre tė vazhdueshme dhe derisa konflikti arriti kulmin. Nė sherr e sipėr ai kafshoi bashkėshorten e tij, Mariana, nė hundė duke ia kėputur atė.
Ai tha se gruaja e kishte tradhtuar, ndėrsa natėn e 30 gushtit bashkėshortja i ishte afruar me njė thikė nė dorė. Nė nerva e sipėr tha ai para gjykatės kishte goditur bashkėshorten dhe e kishte kafshuar nė hundė.
Gjykata dha masėn e arrestit me burg pa afat pėr Hysėn, pavarėsisht pretendimeve tė tij se gjithēka ndodhi nė njė moment gjaknxehtėsie.
/Shekulli Online/ J.C./
Krijoni Kontakt