VLORË-Sot paradite në qytetin e Vlorës një automjet ka shpërthyer me forcë duke vrare gjyqtarin e Gjykates se Vlores, Skerdilajd Konomi, 33 vjec, baba i 2 femijeve te mitur. Gjyqtar prej vitit 2004 në Vlorë, Skerdilajd Konomi sot ishte dule levizur me benzin e tij në bulevardin Vlorë-Skelë kur automjeti ka shpërthyer më fuqi të madhe. Në vendngjarje trupi u gjet i coptuar. Policia hedh dyshimet se shperthimi ka qënë i telekomanduar dhe nis hetime intensive. Nis hetimi mbi dosjet që po gjykonte Konomi. Ngjarja, sjell reagimet e para. Presidenti Topi e cilësoi sulm mafioz dhe antetat ngjarjen e sotme.
SPAHIU: EKZEKUTIM TERRORIST, AUTORET TE VIHEN PARA DREJTESISE
Ora 11:28 Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e quajti “ekzekutim terrorist” atentatin ndaj gjyqtarit Konomi. Duke i shprehur ngushëllimet në emër të KLD-së, familjes së gjyqtarit, baba i dy fëmijëve 4 vjeç dhe 1 vjeç, Spahiu dha konsideratat më të larta për detyrën e tij si gjyqtar i diplomuar në magjistraturë ne 2004 dhe “një nga prurjet e reja më të mira dhe më cilësore të kësaj gjenerate.”
“Dënoj publikisht dhunën ndaj gjyqtarëve nëpërmjet këtij ekzekutimi terrorist, i cili nuk ndodhë dhe nuk duhet të ndodhë në asnjë vend ku funksionon rendi dhe siguria.”- vazhdoi më tej nënkryetari i KLD-së.
Zoti Spahiu nënvizoi se “Ky akt është në vazhdën e disa atentateve dhe veprave të dhunshme kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedentë që nga koha e Ismail Qemalit, ku tentohet dhunshëm dhe merret jeta e një funksionari publik. Shqipëria synon të jetë në udhën drejt Bashkimit Europian dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë ku drejtësia gjunjëzohej përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar. Një shtet ligjor, i cili nuk garanton jetën e gjyqtarëve nuk mund të garantojë jetën e qytetarëve të thjeshtë dhe të japë garaci për dhënien e drejtësisë nga ata që kercënohen me jetë"
Duke kërkuar që drejtësia të vendosë sa më parë autorët përpara ligjit Spahiu i bëri thirrje shtetit të reflektojë në këtë pikë dhe të marrë masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve.
POLICIA E VLORËS: PO PUNOJMË PËR ZBARDHJEN E VRASJES
Ora 11:00-Policia e Vlorës njoftoi se po punon ka bërë të ditur se po punon gjatë për dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të saj.
“Në lidhje me këtë ngjarje Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe me ekspertët më të mirë nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje”.
Policia konfirmoi se sot paradite në rrugën e bulevardit kryesor Vlorë-Skelë në afërsi të Tirana Bank ka ndodhur një shpërthim. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit si dhe të repartit zjarrfikës. Nga hetimet e para ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz 250 me targa VL 6383 B, ngjyrë e zezë. Nga shpërthimi i ndodhur është demtuar rëndë drejtuesi i tij, pronari i automjetit shtetasi:Skerdilajd Fotaq Konomi, vjec 33, lindur dhe banues në Vlorë me profesion Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë; i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë. Policia njofton se nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të dëmtuar.
TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË
Ora 10:30-Një orë pas vrasjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në një njoftim për shtyp, Kreu i Shtetit e cilësoi vrasjen, sulm mafioz ndaj vetë sistemit të drejtësisë.
“Ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit”.
Presidenti i shprehu ngushëllimet e thella familjes Konomi dhe njëherësh u kërkon të gjitha autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.
TVNEWS24 IMAZHE NGA VENDGJARJA
O9:40-TVNews24 siguron nga vendgjarja imazhet me te fundit te shperthimit te automjetit si pasoje e te cilit u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi.
ATENTAT ME EKSPLOZIV, VRITET GJYQTARI I VLORES
Ora 09:30-Sot paradite në qytetin e Vlorës një automjet ka shpërthyer fuqishëm nga ku si pasoje ka gjetur vdekjen, gjyqtari i Gjykates se Vlores, Skerdilajd Konomi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 minuta në qendër të Vlorës, pergjate bulevardit Vlore-Skele, në afërsi të godinës së shkollës “Industriale”, zonë kjo shumë e populluar. Permasat e ngjarjes moren permasa dhe me te medha kur pak minuta pas atentatit u zbulua se viktime kishte mbetur shtetasi, Skerdilajd Konomi, 33-vjec, me profesion, gjyqtar.
Policia dyshon se vdekja dhe shkaterrimi i makines një benz 250 me targa VL 6383 B ka ndodhur nga nje sasi eksplozivi qe mund te kete qene i telekomanduar, pasi makina para se te shperthente ka qene ne levizje ne drejtimin Vlore-Skele. Hetimet do te zbardhin nese eksplozivi qe dyshohet se ishte i llojit, tritol, ishte vendosur ne automjet apo ne celularin e gjyqtarit. Nje celular eshte gjetur jashte automjetit dhe po hetohet nese shperthimi ishte komanduar nepermjet tij.
Policia ka nisur dhe lidhur me dosjet me te fundit qe gjyqtari kishte ne duar.
Ngjarja e rende shokoi shume kalimtare dhe drejtues automjetesh qe ndodheshin ne vendgjarje.
Skerdilajd Konomi punonte në Vlorë si gjyqtar prej vitit 2006.
Me vendim Nr. 189, datë 28.03.2006, në bazë të Kushtetutës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka transferuar në Vlorë gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Skerdilajd Konomi.
(s.g/d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt