Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Vlorë: Hajdutët hiqen si policë, vjedhin e dhunojnë një familje

    Vlorë, hajdutët plagosin dy vëllezërit në banesë, plumba në bark e kokë

    Dy vëllezër në Llakatund të Vlorës kanë mbetur të plagosur prej dy grabitësve që tentuan t’u vjedhin në banesë.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të së hënës.
    Nga të dhënat e bluve të Vlorës, mësohet se vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj përkatësisht 29 dhe 36 vjeç ishin kthyer së fundmi nga emigracioni, duke u bërë shënjestër e grabitësve.
    Këta të fundit të armatosur dhe të maskuar, pasi kanë hyrë në katin e dytë të banesës së dy vëllezërve, janë ndjerë nga familjarët, çka ka bërë që ndaj tyre të drejtohen armët.
    Për pasojë dy vëllezërit kanë marrë plumba në bark dhe në kokë dhe aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.
    Sakaq janë shoqëruar në polici 17 persona me preçedentë penalë, kryesisht banorë të zonës.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vlorë: Hajdutët hiqen si policë, vjedhin e dhunojnë një familje

    Flet i plagosuri në Vlorë: Hajdutët u prezantuan si policë, na lidhën prindërit



    Pasi kanë hyrë në banesën e dy vëllezërve Resmi dhe Dane Torraj në Llakatund, dy grabitësit të veshur kokë e këmbë me të zeza, të maskuar dhe me armë, kanë kontrolluar katin e parë të godinës dykatëshe, por veç dy të moshuarve që jetonin aty, të cilët i kanë lidhur, nuk mundën të gjenin asgjë tjetër.
    Teksa i janë drejtuar katit të dytë të banesës, grabitësit janë përballur me një prej vëllezërve, Resmi Torraj, të cilit i kanë bërtitur “Ndal jemi policia”.
    Detajet tregohet nga vet 36- vjeçari, i cili mori një plumb në këmbë me pistoletë silenciator dhe disa goditje thike gjatë përleshjes me grabitësit.
    “Dy vetë të maskuar dhe të armatosur erdhën dhe mu hodhën. Më thanë:“Mos lëvizni se do tu qëlloj, jemi policia!” Mu ngritën fëmijët nga gjumi, njëri më qëlloi me thikë, tjetri me pistoletë. Pastaj doli vëllai nga dhoma tjetër, e qëlluan dhe atë”.
    Pasi ka dëgjuar zhurmë dhe zërin e vëllait, ka dalë edhe Dane Torraj, i sapokthyer nga Greqia, sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, i cili plumbin e ka marrë në kokë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
    “Kemi qenë në Greqi dhe tani jemi kthyer. Unë me familjen time kam 2 vjet që kam ardhur, ndërsa vëllai ka ardhur tani, ka një muaj”.
    Policia e Vlorës ka shoqeruar 11 persona dhe ka bërë disa kontrolle banesash për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, si i dyshuar për grabitjen në emër të policisë.

    ORA NEWS

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Vlorë: Hajdutët hiqen si policë, vjedhin e dhunojnë një familje

    kafshet, ishalal i kapin monstra te tille
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vlorë: Hajdutët hiqen si policë, vjedhin e dhunojnë një familje

    Morali i historise,
    Nqs kthehesh ne Shqiperi nga emigrimi
    1.Puna e pare,nqs ke para cash depozitoji ne banke
    mbaj vetem 50 euro per shpenzime te vogla ditore.
    Mos mbaj me shume se 50 euro cash ne shtepi apo xhepa.
    2.Instalo nje sistem Alarmi ,sensore levizjeje dhe video kamerash ne komplet shtepine jashte
    3.Mbaj nje qen te madh poshte
    4.Kurre mos e hap deren edhe sikur te thone jashte jemi policia
    Nqs thone jemi policia kerkoji qe te rreshkasin poshte deres
    Flete warrantin( flete garancine) nga gjykata qe u jep te drejte
    te futen ne shtepi dhe bejne kerkim ne shtepi sipas ligjit.
    Kerkoji numer telefoni per personin qe ka firmosur garancine per te marre personin qe ka firmosur ne telefon,
    per te verifikuar qe garancia eshte e vertete dhe jo fallco.
    Polica qe nuk kane flete warrant, garancie kerkimi nga gjykata/prokuroria nuk kane te drejte
    te futen ne shtepi,prone private. Ti si pronar nuk duhet t'ja hapesh deren pa pare qe ato kane garanci.
    5.Kerko bej aplikim ne polici per te marre arme me leje,nqs e lejon ligji per qellime te mbrojtjes se vetes dhe te prones.
    6.Nqs dicka tingellon shume e dyshimte mos e hap deren por lajmero ne tel policine.
    7.Vur ne pune llogjiken, common sense.Nqs nuk ke bere asnje pisllik,nuk merresh me droge apo arme ilegale ne shtepi
    atehere policia nuk ka pse te vije te dera jote, sepse nuk ka llogjike.
    Policia gjithmone te vjen kur eshte vertetuar verifikuar me pare qe dikush merret me pislliqe fut ne shtepi pislliqe dhe shet,nuk te vjen kot asnjehere.
    Nqs dikush thote jashte deres qe jemi policia,atehere degjo me kujdes a degjon zhurma dialoge radiosh walki talkie, bips statiks
    Nqs nuk degjon fare komunikime ne radio walkie talkie ato nuk jane polica.
    Sipas lajmit jane shoqeruar ne polici per tu pyetur 17 persona ish te denuar per vjedhje,.
    Dmth vetem ai fshat ka 17 ish te burgosur,ish hajdute te lire qe e ben jetesen aty ne fshat me shume me rrezik.
    Te pakten te kishin mbajtur nja dy qen perjashta per ti terhequr vemendjen shtepise qe dikush po sorollatet rrotull shtepise.

    Nqs kapen ato mund te denohen 20 vjet burg minimumi pasi jane bere 3 tentativa
    3 orvatje per te vrare 3 persona. jane 3 akuza dhe cdo akuze mund te mbarte denim deri 7 vjet.
    Plus akuze per akt terrorist.stres emocional, akuze per sulm agresiv dhe dhune,tentative per vjedhje,hyrje e paligjshme ,impersonatin nje polic etj etj
    Po ti mbledhesh te gjitha mund te shkoje mbi 25 vjet.
    Nqs ke mbi 3 vjet qe nuk ke qene ne shqiperi ,kur kthehesh ne Shqiperi shko ne polici ne rajonin me te afert te policise tako ndonje polic dhe kerkoji informacion se
    sa ish te denuar banojne ne lagjen ku banon apo ne komplet qytetin/fshatin sa hajdute sa ish vrases etj qe jane ne gjendje te lire per te krijuar nje ide te qarte si eshte situata me krimin dhe c'duhet bere per te mbrojtur shtepine
    dhe veten,mundesisht kerko emrat e personave ish te denuar adresat e tyre ku banojne dhe foto.Shkembimi i informacionit lejohet me ligj dhe dhenia e ketij informacioni nga policia nuk perben asnje sekret
    dhe te ndihmon shume..
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-01-2015 më 23:04
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •