Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Testimi, “teslimi” dhe trishtimi i mjekëve tanë

    ISUF KALO

    E keni dëgjuar shprehjen “të jam bërë teslim”? Unë e kam dëgjuar së pari në fëmijëri nga nëna ime e ndjerë. Ajo e përdorte kur donte të më siguronte për përkushtimin absolut të saj në shërbim të më të mirës sime. “Teslimi” si akt abnegacioni i heqjes dorë nga vetja për ta vënë atë vullnetarisht në shërbim të njerëzve ose kauzës që adhuron, përbën pa dyshim një akt sublim prekës. Prandaj nënat janë të pakonkurrueshme në dashurinë që ofrojnë.

    Teslimi si obligim etik
    Arsyeja pse po e përmend është se më vonë, pa e kuptuar, “teslimi” i saj u bë shembull dhe inspirim për mua si mjek, për “teslimin” ndaj të sëmurëve që më besonin shëndetin dhe jetën e tyre. Pa dyshim përkushtimi e dashuria për njerëzit është në themel të mjekësisë si profesion, si shkencë, si art dhe si mision. Si shkencë ajo është ende jo ekzakte, por me një dinamizëm marramendës në progresin e zbulimit të të fshehtave dhe hapësirave të reja të saj. Ajo fillimisht qe thjesht shkencë biologjike, por tani është edhe shkencë sociale, komunikative, menaxheriale dhe filozofike. Fillimisht ushtruesve të saj u kërkohej të ishin më së pari humanistë të devotshëm. Kështu i donte Nënë Tereza: “Jepni bashkë me kujdesin edhe zemrën”. Dhe “nuk ka rëndësi sa bëni” – porosiste ajo. -”Rëndësi ka sa dashuri e mirësi vini në to”. Pra, çmonte para së gjithash “teslimin” ndaj të sëmurëve. Kjo nënkupton që dështimet apo gabimet e pazotësitë e tyre profesionale justifikoheshin dhe u faleshin. “Mjekët, – thoshte Mark Chasin, – e ushtrojnë profesionin sipas moralit kristian, që ‘çdo gjë më falet, përderisa e kam ofruar kujdesin me gjithë zemër e me qëllim vetëm të mirë’”. Veprimtaria e profesionit mjekësor ushtrohej bazuar në besimin apriori që popullata kishte në ndershmërinë, humanizmin dhe aftësitë e tyre për të bërë më të mirën e mundshme për ta. Dy të parat mendohej se garantoheshin nga një betim, që mjekët detyrimisht bënin që në lashtësi në momentin e diplomimit, i njohur si i Hipokratit, kurse aftësitë e tyre profesionale mirëbesoheshin bazuar në diplomën e studimeve që ata dispononin për këtë profesion.

    Një “qeverisje” jo si të tjerat
    Në kontekstin klinik, profesionit mjekësor i është akorduar në mirëbesim një autonomi eksepsionale për vendimmarrjet diagnostike e mjekuese dhe për vetërregullimin e kodit etik brenda saj. Pra, që shteti, ministria, drejtoria administrative të mos fusë hundët në to. Ajo quhet “qeverisje klinike” dhe përfaqëson “pushtetin profesional mjekësor”. Në Angli “Clinical Governance” është institucionalizuar me një strukturë të posaçme, që udhëheq profesionistët në veprimtarinë klinike konform standardeve, udhërrëfyesve dhe protokolleve dhe në dinamikën e kualifikimit të tyre të pandërprerë. Në fakt, vetëqeverisja dhe autonomia e vendimmarrjeve klinike përbëjnë sharmin apo mjaltin që i josh studentët në profesionin mjekësor. Prandaj dikur thuhej “Po nuk u bëre dot mbret, bëhu mjek”. Fjala qe për pushtetin dhe ligjshmërinë absolute të vendimmarrjeve të profesionistëve jetëshpëtues. Por si individë mjekët nuk do të thotë se janë as engjëj, as njerëz pa interesa, virtyte e të meta si bashkëqytetarë të tjerë.
    Prandaj, për ta rregulluar veprimtarinë e tyre në harmoni me interesat shëndetësorë të popullatës, ata janë organizuar në urdhra e shoqata profesionale dhe kanë përcaktuar “brenda familjes” dhe kornizave ligjore të drejtat, por edhe detyrimet specifike të tyre, si ato etike, edhe ato praktike të ushtrimit të këtij profesioni delikat. Autonomia profesionale mjekësore është jetike. Ajo eviton që veprimtaria e tyre të varet, të ndikohet apo të manipulohet prej pushteteve të tjera, çka potencialisht mund të krijojë rreziqe e dëme të mëdha. Tragjedi të tilla ndodhën gjatë nazizmit me eksperimentet mjekësore monstruoze në kampet e përqendrimit dhe në regjimet totalitare të tjera me pseudodiagnozat psikiatrike apo krime e trafiqe mafioze të mbuluara nën diktat me petkun mjekësor.

    Profesion nën presion
    Por pushtetet e tjera, sidomos në vendet me demokraci jo të konsoliduar, nuk e gëlltisin dot lehtë këtë autonomi. Presioni i tyre ndaj profesionit krenar (“kryeneç”) mjekësor është i fortë për ta nënshtruar e vënë nën zgjedhë. Ato synojnë ta mercenarizojnë atë duke rekrutuar e privilegjuar mes tyre lakej të mundshëm për t’i vënë në shërbimin e interesave të tyre politikë, ekonomikë, partiakë apo influencialë. Synohet që profesionit mjekësor të mos i njihet ose t’i anashkalohet statusi e autonomia specifike dhe të futet në një thes me profesionet e tjera të kontrolluara e komanduara nga shteti dhe politika. Pra, të bëhet “teslim” me imponim i interesave pragmatikë të pushtetit politik.

    Kohëra dhe limite të reja
    Justifikimet e ndërhyrjeve agresive të pushteteve të tjera ndaj “ishullit autonom mjekësor” janë kryesisht ato ekonomike, menaxheriale e financiare. “It’s the economy stupid” pati thirrur Klintoni, duke theksuar kështu prioritetin e qeverisjes së tij. Shëndetësia kushton gjithnjë e më shumë, ndërkohë që po ashtu shtohen me vërtik çdo vit ambiciet, potencialet dhe mundësitë reale të saj për të bërë shumë më tepër në shërbim të shëndetit të njerëzve. Buxheti i mjekësisë shtohet progresivisht, po kështu shtohet oreksi i politikanëve për t’i pasur në dorën e tyre nën kontroll e përdorim ato. “Janë shuma tepër të mëdha për t’ua lënë vetëm ju doktorëve në dorë që të bëni çka doni e ëndërroni me to”,-më pati thënë në konfidencë një ekspert i huaj. Kështu u futën si menaxherë drejtues informaticienë, ekonomistë apo politikanë brenda “ishullit të shenjtë” mjekësor, persona jo të këtij profesioni, të cilët përpiqen të marrin edhe drejtimin e tij. Ata si “homo economicus” nuk kanë si ta njohin “teslimin” as si koncept, as si ndjesi, as si “lëng shpirtëror”, e as si vlerë morale. Për ta mjekësia është një punësi që mund të kryhet që nga zyra si cinovnikët bolshevikë të dikurshëm. Por kjo nuk i pengon ata që me kollare dhe jaka të bardha të shndërrohen në komandues, predikues e kontrollues të veprimtarisë së bluzave të bardha.

    Terma e mekanizma të tjerë
    Përpjekjet për “ekonomizimin e shëndetësisë” sollën në veprimtarinë e institucioneve mjekësore, ashtu edhe të vetë profesionistëve si individë kërkesa e terma të rinj, si: performancë, cilësi, siguri, kosto, eficiencë, kosto-efektivitet, akreditim të papraktikuara ose të shpërfillura më parë në mjekësi. Kështu lindën nevojat për matjen e tyre me mjete, tregues dhe metoda specifike për to pa i lënë më tej në mirëbesim. Falë tyre institucionet dhe profesionistët mund të vlerësohen dhe të shpërblehen sipas rezultateve dhe aftësive reale, të verifikuara të tyre.
    Edhe Betimi i lashtë i Hipokratit u rishikua. Kërkesa e dikurshme minimale “Para së gjithash mos dëmto” u maksimalizua nga vetë shoqatat mjekësore në vitin 1994, me kërkesën që “ofrimi i kujdesit me cilësinë më të mirë të mundshme të jetë obligim etik i profesionit mjekësor”. Kolegji i mjekëve anglezë në botimin e tij të vitit 2005 “Profesioni mjekësor në botën që po ndryshon” ridefinoi ndryshimet paralele të etikës dhe të drejtave të mjekëve. Nigel Crips theksoi se “duhet të vendosen standarde jo vetëm në veprimtarinë profesionale brenda institucionale, por edhe ato të etikës, moralit, të vlerave e të sjelljes me pacientët”. Në këto zhvillime ka reaguar edhe mjekësia jonë. Matja e performancës, cilësisë dhe sigurisë të institucioneve me anë të akreditimit u iniciua në Qendrën Kombëtare të Cilësisë. Cilësia individuale e profesionistëve të mjekësisë me anë të krediteve në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, kurse aspektet etike në Urdhrin e Mjekut me anë të kodit të ri etik. Pistat e hapura me to janë pa dyshim më të sigurtat ku duhet vazhduar.

    Mjekët të parë nga Marcel Prusti
    Besimi dikur naiv ndaj zotësisë profesionale të mjekëve, bazuar te diploma universitare, u vu gjithashtu në pikëpyetje. Marcel Prusti, bir mjeku, pat vërejtur se “mjekët besojnë dhe i zbatojnë me zell të rejat e shkencës së tyre, ndonëse pas çdo 5 vitesh i ndërrojnë ato si të pasakta me të tjera më të reja”. Prandaj edhe te ne u krijuan mekanizma të rinj verifikues për të; si stazhi i praktikës së detyrueshme e pas mbarimit të fakultetit, provimi suplementar shtetëror dhe licencimi në urdhrat profesionalë. Më pas, certifikimi i institucionalizuar për çdo specialitet apo aftësi të re të fituar, dhe kryesorja, përfshirja në ciklin e edukimit profesional të vazhdueshëm me anë të sistemit të kreditove, e drejtuar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Kjo mundëson edhe rilicencimin dhe ricertifikimin sistematik të çdo profesionisti mjekësor tonë sipas kritereve profesionale të rregulluara europiane dhe kuadrit tonë ligjor specifik. Me brezat e fundit të mjekëve tanë të rinj që kryen stazhin dhe kaluan provimin shtetëror, pas diplomimit, praktikisht u vu në bazë bashkëkohore edhe formimi i duhur mjekësor. Një det i gjerë literature e shkruar dhe e ekspozuar në konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare, si edhe në internet, bën të mundur për ta shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe të përditësimit. Pa dyshim që mekanizmi më efikas i perfeksionimit profesional të mjekëve mbetet pasioni, sedra dhe përkushtimi individual. Fatmirësisht, një numër i madh i tyre në vendin tonë janë shquar në çdo kohë si poliglotë, për gjerësinë e kulturës së përgjithshme të tyre dhe si njohësit më nga afër të aspekteve sociale dhe shpirtërore të njerëzve tanë.

    Si një rrufe në qiell të pastër
    E tillë u ndje kërkesa e beftë e Ministrisë sonë të Shëndetësisë për të testuar dijet e mjekëve tanë. Ajo u shfaq në kuadrin e “test-najës”, që po praktikohet për herë të parë te ne, e nisur me arsimtarët. Nuk kam koment për fushat e tjera, por më duhet ta shpreh mendimin mosmiratues e madje habinë time për aplikimin e saj në mjekësi. Kjo qoftë si koncept, qoftë si mekanizëm vlerësimi, qoftë për mënyrën apo procesin e deritashëm të prezantimit në publik.
    Si koncept, testimi i tillë është i kundërt me “teslimin”, angazhimin vullnetar shpirtëror dhe etik profesional të mjekëve, i cili u krijon atyre krenari dhe prestigj. Testimi i imponuar nën diktatin e autoritarizmit ministror, përkundrazi, si shprehje mendësie dominuese për nënshtrimin e autonomisë profesionale mjekësore, u krijon atyre pasiguri, zhgënjim e trishtim. Jo për kalueshmërinë e testit, por për arrogancën dhe shpërfilljen e demonstruar nga zyrtarët më të lartë të shëndetësisë tonë ndaj tyre.
    Edhe si mekanizëm vlerësimi, testimi i propozuar duket i cunguar e kanceralesk. Sepse synohet të matet dija, pra vetëm njëri komponent i aftësisë mjekësore, e cila është shumë më komplekse. Do maten fjalët, por jo rezultatet as veprat. Jo jetët që kanë shpëtuar, as diagnozat e sakta, as hallet e zgjidhura, as falënderimet që kanë marrë. Nuk do maten kreativiteti, të rejat që kanë praktikuar, as intuita klinike e tyre, aq e çmuar në këtë profesion. Dhe as dhimbjet e vuajtjeve e humbjeve njerëzore, që ata i mbartin me vete pa faj si Krishti kryqin kudo që shkojnë, madje dhe në familje e shtëpi. Kështu, kirurgu që ka shpëtuar qindra jetë, mund të mbesë në testim po nuk iu përgjigj pyetjes teorike apo retorike të improvizuar nga nëpunës të Ministrisë! Çka padashur na kujton Shvejkun me pyetjet e pakuptimta befasuese të tij, jashtë çdo konteksti me realitetin.

    Po strukturat ekzistuese ku vanë?!
    Ndërkohë, të lë pa frymë neglizhimi total i strukturave drejtuese dhe atyre të burimeve njerëzore ekzistuese në institucionet tona shëndetësore. Mos janë shpallur si të armikut? A nuk e kanë për detyrë, a nuk paguhen ato edhe për analizimin dhe monitorimin çdo vit të performancës dhe progresit tekniko-profesional të stafit të tyre? Apo janë vetëm për të lyer muret, prishur kioskat dhe blerë aparatura me tender?! Mos vallë e gjithë kjo strukturë do kthehet në kohën zero? A kanë kontrata pune individuale mjekët me drejtorin e tyre? A janë të fiksuara në të detyrat, të drejtat e tyre çdo vit, përfshi edhe ato të progresit profesional, dhe a ekzistojnë stimuj apo penalizme në raste mangësish të tyre? A kanë institucionet një politikë të shkruar dhe një fond të posaçëm për të mbështetur dhe monitoruar mirëpërdorimin, pasurimin dhe rritjen e vlerave të burimeve njerëzore ekzistuese? Nëse jo, pse jo? Dhe pse vonohen të vendosen? Nëse po, pse nuk fuqizohen, por anashkalohen duke kërkuar alibira me zgjidhje “ekstratereste” ekstrainstitucionale? Aftësimi i mëtejshëm i mjekëve tanë nuk mund të kryhet i centralizuar me dorë të fortë prestidigjitatorësh nga lart. Ai kërkon programim dhe mbështetje, me gjithë përfshirjen e harmonizuar të mekanizmave dhe strukturave ekzistuese që nga poshtë

    Test i mjegullt
    Pretendimi që testi kryhet për të vlerësuar njohuritë e quajtura “bazë” dhe inventarizuar nevojat e edukimit të tyre, është po aq i mjegullt. Pa thënë asgjë, cili e çfarë kriteresh do vlerësohen? Do jetë uniform ai për mjekët me të njëjtin profil, por me të dhëna moshe, stazhi e kushte krejt të ndryshme pune? Në fakt, këtij testimi i dihen që më parë rezultatet. Mjekët në sitën abuzive të tij do ndahen në “nisheste, miell dhe krunde”. Disa shumë të aftë, disa mesatarë e disa të dobët. E pastaj çfarë? Ç’do bëhet me këta të fundit? Fillimisht u tha që do flaken. Pastaj u tha jo. Na duhen! Pse u duhen vallë? Për t’i fajësuar e treguar me gisht për pazotësi? Ky do ishte cinizëm dhe padrejtësi. Sepse, në fakt, ata më së shumti janë viktima dhe jo fajtorë. Janë lënë si Dr Jonici i Çehovit pa mbështetje për vite apo dekada, pa stimuj, pa mjete e literaturë për kualifikimin e tyre. Apo Ministria do justifikohet duke ua hedhur fajin pazotësisë së atyre për dështimet e saj?

    Një fllad i ri
    Projekti i testimit solli megjithatë diçka të vyer. Solli një fllad të ri për reformën tonë shëndetësore. Ai erdhi nga poshtë, jashtë ngjyrave partiake nga më të rinjtë. Fillimisht me shqetësimet e bëra publike të një mjeke të re, dr. Anikës, e pastaj nga shumë mjekë të tjerë, të cilët prekin dhe përjetojnë çdo ditë zhgënjimet e ëndrrave të tyre profesionale, çka i shtyn të përballen me kurajë qytetare me ata që vendosin për ta nga lart në zyrat ministrore.
    Reagimi i tyre me një peticion kundra testimit, i mbështetur nga Urdhri i Mjekut, nga Avokati i Popullit dhe profesorati e sindikatat kundra testimit, është risi. Ai përfaqëson një gur të ri kilometrik në rrugëtimin e demokratizmit të brendshëm të shëndetësisë sonë. Fjala është për komponentin “soft” të reformës, atë të vizionit, mendësisë dhe vlerave njerëzore e profesionale jo materiale. Thelbin e tij e përbën kërkesa për reformimin e hallkës më të domosdoshme, asaj të lidershipit vendimmarrës, sepse ai sot – i centralizuar, autarkik sipas modelit “Zoti Unë” – nuk përputhet me modelin bashkëkohor të qartësuar nga Carson F.Day në vepren “Excepsional Leadership: Critical competences for Health Care Executives”. Vlerat e kompetencat që ai i quan aty esenciale të tilla, si krijimi i konsensusit, fryma e ekipit, transparenca e vendimeve, komunikimi vizionit, “inteligjenca emocionale”, stimulimi i kreativitetit dhe “listening like you mean it”, për fat të keq munguan jo vetëm në këtë projekt, por edhe në atë të Check-up-it apo vendimmarrje të tjera nga lart. Prandaj vlerësoj se “testimi” jo vetëm nuk u shton dot mjekëve tanë aftësi dhe as “teslim”, por përkundrazi, u ka krijuar atyre trishtim, zhgënjim dhe indinjim. Si i tillë mendoj se ai duhet të ndalet në dobi të krijimit të një fryme të re konsensuale, partnershipi, sinergjie dhe respekti të ndërsjellë mes profesionistëve tanë të mjekësisë dhe lidershipit në krye të saj.

    Panorama

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    “Këtij i thonë Pushkatim!!!”

    Testimi i mjekëve ka krijuar shumë pështjellim ditët e fundit dhe padyshim që kanë qenë pikërisht mjekët ata që e kanë kundërshtuar të parët.

    Një prej tyre është edhe vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika.

    Me anë të disa statuseve në Facebook ajo ka kundërshtuar fuqishëm këtë testim.

    Madje ajo e ka cilësuar si një pushkatim atë që po përpiqet të bëjë qeveria.

    Ajo u është përgjigjur edhe disa akuzave se Anika Dokle është e zhgënjyer nga Rilindja pasi nuk është shpërblyer me ndonjë post të rëndësishëm.

    Përsa i përket testimit Dokle thotë se më i rëndësishmi është ai që bëjnë çdo ditë me nënat shqiptare (ajo është gjinekologe).

    Ja statusi i Anika Dokles lidhur me testimin:

    Te shkrihet Universiteti i Shkencave Mjekesore!!! Te shkrihet Fakulteti i Mjekesise!! Te shkrihet Profesorati!! Nuk ka moral te testohen mjeket prej ketyre strukturave!! Ne cdo perpjekje te kamotshme te mjekeve per tu rritur profesionalisht, me keto struktura jane “perplasur”. Nese ky proces nder vite ka qene ilegjitim, te shkrihen te gjithe!!!
    Kjo iniciative pervec se ve palet ne konflikt, asgje tjeter nuk ben!!!

    Terhiqu o Ilir Beqaj, sa nuk je vone!!!!

    Dhe reflekto me seriozitet per kete proces(testimin) qe ne bote behet me shume kujdes!!!

    O mjerane!!!

    Qe mendoni se me qendrimet e mia kritike ndaj situates aktuale ne Shendetesi, tregoj se “tutem” nga TESTIMI dhe se kam pakenaqesi qe Rilindja nuk me “dhuroi” nje funksion te larte shteteror!

    -Jam testuar dhe testohem perdite ne Universitete Prestigjioze te Europes, nepermjet seminareve, kurseve, publikimeve, referimeve etj. etj. (nese keni interes t’i shihni te gjitha keto, me thoni!).
    -“Testimin” me te madh e kam perdite me grate, nenat dhe femijet e tyre. U sherbej me devotshmeri dhe pse natyrshem ndonje pakenaqesi mund ta kene, se kaq e kemi takatin. Nuk jemi supernjerez!
    -Nuk kam pritur Rilindjen te me dhuroje gje! Ndryshe nga ju qe strukeshit skutave dhe dolet ne drite, pasi Rilindja mori pushtetin. Une me endrren per te ndryshuar gjerat, e kam ndjekur dhe do ta ndjek nga pas. Por jo me ju, pazarlinj te rendomte!!
    -Kur merreni me jeten time private, dilni me emrat tuaj reale dhe flisni! Mos shpifni, se balten PLANTACION ma beni!!!
    -Nuk kam ndermend te merrem me politike! Por nuk do te hesht para asnje marrezie qe rendon jeten time se paku, se per tuajen, aq me ben!!!

    MAPO

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    “Mjekët e arritën fitoren e parë”

    Sekretari për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu shkruan se mjekët e fituar betejën e parë me kryeministri Edi Rama, për testimin e tyre.

    Shehu ka reaguar pas vizitës së paparalajmëruar që bëri kryeministri në ambientet e QSUT-së në një takim me shefat e reparteve dhe që sipas tij kanë rënë dakord për testimin.

    Reagimi i Tritan Shehut:

    “Kryeministri sot përsëri në QSUT.

    Ndryshe nga dje ai takoi shefa shërbimesh aty.

    Takimi që ju dedikua “testimit”, ishte i pa paraprirë nga një platformë, pa pjesëmarrjen e mediave, i nxituar e përsëri i sforcuar.

    Mënyra si u zhvillua ai, tingëllon si një fitore e parë e personelit shëndetësor shqiptar, që ju kundërvu atij “testimi” të paligjshëm.

    Rama nga presioni i këtyre javëve kërkon të fitojë kohë e të zbusë tonët, por pa e pranuar atë gabim.

    Për kujtesë, ishte ai vetë iniciuesi i asaj ideje të paligjeshme më 29 dhjetor.

    Deklaroi sot se akoma nuk ka asnjë platforme për “tesitimin”, se kjo periudhë do jetë e gjatë duke përmendur “tetorin”, kur vetëm para disa ditësh ishin përcaktuar dhe muajt e shkurtit e marsit.

    Në tërësi kërkoi të tregohej krejt i paqartë për menyren e realizimit, interferencave me edukimin e vazhdueshëm, afateve kohore, konkluzioneve të pritshme nga rezultati e për pasojat që do kishte personeli mbas këtij “testimi”.

    Para pak ditësh u deklarua shpallja vakant e vendit të punës për “rezultat negativ”.

    Megjithatë nuk deklaroi as sot tërheqjen nga ai propozim arbitrar e denigrues.

    Personeli shëndetësor në saj të solidaritetit që manifestoi vërtet arriti kështu një sukses, por akoma jo të plotë dhe të përkohshme”, shkruan Tritan Shehu në Facebook.

    MAPO

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Tritan Kalo: Ministri jo mjek do të na testojë ne. Beqaj të dorëhiqet



    Mjekët kundërshtojnë me forcë, madje me indinjatë inisiativën e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e bluzave të bardha si një veprim që cënon dinjitetin e tyre.
    Në emër të mjekëve, infermierëve dhe tenkinëve laburantë të QSUT-së mjeku infeksionist Tritan Kalo, kërkoi ministrit të Shëndetësisë të kërkojë falje madje nëse ka përgjegjësi të japë dorëheqjen pasi nuk po rikthen dinjitetin bluzave të bardha por po i nëpërkëmb ato.
    Madje në fund të fjalës së tij mbajtur sot paradite në Komisionin e Shëndetësisë, Doktor Kalo ngriti disa pyetje për ministrin e Shëndetësisë si dhe i kujton një shprehje të vjetër: “ Duhet të jesh i mirësjellshëm me njerëzit në rrugën tënde drejt karrierës sepse në rrugën tënde drejt zbritjes do i takosh ato patjetër”
    Fjala e plote e Tritan Kalosë në Komision
    Nuk bëhet aspak fjalë për rikthimin e dinjitetit të bluzave të bardha por nëpërkëmbje të tij, çka ka sjellë trishtim zemërim, pakënaqësi dhe frikë për të sotmen e të ardhmen profesionale.
    Pa mbyllur procesin 5 vjeçar të kreditimit, pa nxjerrë mësimet e duhura nga ky proces për të përmirësuar fazën e dyte, na shfaqet në horizont një urdhër i ministrit jo mjek për testimin e mjekëve, infermierëve e teknikëve laborantë duke nisur nga muaji shkurt 2015 .
    Vend e pa vend, për të krijuar një tymnajë për problemet socio-ekonomike të vendit mbi 23 vite politika jonë vetëm përbalt nëpërkëmb dhe zhvlerëson figurën e lartë të mjekut dhe personelit mjekësor që nuk punon nuk jeton dhe nuk paguhet si në Amerikë.
    Pasi tani duan të na mbushin mendjen se kanë zgjedhur modelin amerikan për këtë palo proces të testimit.
    Nëse do të perifrazohej një thënie e vjetër thotë: Ku Amerika e ku ne.
    Sot jam roje pesonalisht në spital dhe në fund të 24 orëve shërbim do të marr vetëm shpërblimin e një ore pune të një sanitareje në SHBA.
    Organizuesja dhe vlerësuesja e procesit të edukimit në vazhdim është vetëm Qëndra Kombëtare e Edukimit në vazhdim e ngritur mbi bazën e një projekti zviceran e cila në bashkëpunim me MSH, MASH urdhrat përkatës të mjëkevë, farmacistëve e infermierëve përcakton modalitetet për organizimin në edukim në vazhdim e kreditimin e tyre.
    Si mundet që me një të rënë të lapsit të hidhet poshtë stresi dhe mundimi i mjekëve për të mbledhur kreditet, energjitë, paratë e shpenzuara, sakrificat larg familjes nëse këto kualifike dalin të pavelfshme.
    Pse nuk i quani të pavlefshëm edhe diplomimet, specializimet dhe titujt shkencorë të deritanishëm dhe ta fillojmë nga zeroja.
    Mentaliteti i vitit zero dhe fillimi i vitit zero na kanë shoqëruar që në fillimet e demokracisë.
    Deputetë të dashur nuk testohet produkti final i linjës prodhuese, por hartohet që në fillim një projekt bashkëkohor për këtë linjë,
    Nuk testohen dhe ritestohen mjekët e personeli mjekësor sa herë kanë fjetur keq financat e një ministri apo bashkëpunëtorët e tij, por veprohet duke ndërtuar strategji afatgjatë për funksionimin e tij sa më afër perfektes në të gjithë hallkat e tij, infrastructure e më pas mendohet për prapësi të tilla si testimi dhe vetëm ritestimi
    Ju lutem kthejani mjekësinë mjekëve dhe mos na testoni më pas.|
    Mjekët janë kategoria më e testuar e shoqërisë shqiptare me një zinxhir testimi konstant përgjatë viteve të performancës së tyre. Nuk ka profesion më të testuar.
    MSH me vendimin e saj ka shkelur autonominë profesinale të mjekut. Testimi në mënyrën si ofrohet të bëhet është plotësisht antiligjor dhe korruptiv.
    Ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka programe të qarta dhe platforma të edukimit në vazhdim për mjekë dhe infermierë si në nivel rajonal dhe kombëtar, dhe edukimi nmë vazhdim është bërë përmes profesionistëve në mënyrë individuale apo shoqatave profesionale, dhe MSH nuk ka të drejtë të kërkojë dhe të vjelë frytet e një pune të pakryer nga ana e saj.
    Nëse do të përmirësojë sistemin mjekësor ta nisë që nga niveli i universitetit mjekësor.
    S’mund të merret një test i gatshëm i nivelit postuniversitar nga një vend tjetër dhe të përkthehet në shqip, sepse ai test është bazuar në kurrikulat e atij vendi në nivelin e përgjithshëm e standardit të kujdesit shëndetësor të atij vendi.
    Nëse mendohet se studentët e universitetit mjekësor janë në nivel të ulët atëherë përgjegjëi të madhe kanë pedagogët që u japin mësim. Nëse duhet të bëhet testim atëherë ai të nisë nga mësimdhënësi dhe nga drejtuesit e departamenteve dhe të shërbimeve.
    Po vetë piramida drejtuese e shëndetësisë, në të gjithë nivelet e saj deri në ministri a ka përgjegjësi për këtë “nivel të ulët” që ata mendojnë se ekziston?

    Po ata a nuk duhen të testohen nëse i plotësojnë kriteret për të qenë aty ku janë? Pse nuk flitet asnjëherë për abuzimet e këtyre 23 viteve në shëndetësi? Korrupsioni na vika nga 200 e 500 lekëshi që na fuskan në xhep infermierët dhe mjekët, e jo nga milionat që fluturonin e fluturojnë në drejtim të paditur?
    Ikën një drejtor e vjen një drejtor, ikën një ministër e vjen një ministër në QSUT ku unë punoj sheh vetëm bojaxhi, lulishtarë dhe bileta mbledhës të parkingjeve që janë tepër aktivë apo ngritje e prishje të kioskas por askush nuk flet e analizon faktin se ku fluturuan “milionat” për fasadinat e mëparshme për instalimet që pa u inauguar rrjedhin në çdo qoshe, për mbeturinat spitalore që nuk asgjësohen në përputhje me teknologjinë e asgjësimit por hidhen në landfilldet publike. Asnjëherë nuk është folur për shumë fakte: Pse u zbrazën qëndrat shëndetësore periferike? Ku u sistemuan këto mjekë dhe mbingarkesa e personelit të spitaleve rajonale të QSUT-së

    Po raporti personel mjekësor -personel administrativ e ndihmës? A është i mirëstudiuar apo ndërrohu një parti në pushtet zbras disa miq e militant në poliklinika spitale e QSUT? Ata vetëm shtohen e shtohen duke kaluar kohën para kompjuterave duke lozuar Solitaire, po ato vetë a do të testohen?
    Këto keqmenaxhime të burimeve njertëzore në mjekësi jo vetëm kanë thelluar hendekun e trinomit qeveri-mjek-pacientë por dhe kanë kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
    Ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje për të gjithë armatën mjekësore me arrogancën e shpërfilljen e tyre duke shkaktuar një stres të panevojshëm tek mjekët që dashur pa dashur rrit marshin e gabimit diagnostik dhe terapeutik dhe ul performancën e tyre.
    Mjekët janë të lodhur nga mungesa ndër vite me përbaltjen konstante të tyre, përdorimin për qëllime politike, përdorimit të kapaciteteve të tyre për të kaluar sitatua dramatikie e destabaklitive të theksuar që ka kaluar vendi, mos vlerësimit financiar të mundit të tyre. Ky është limiti i durimit.
    Askund dhe askush nuk flet pë rata që quhen mjekësi “shëtitëse” të mjekëve të huaj, që vijën vizitojnë “therin pacientë shqiptarë”dhe më pas ikin e nuk u gjendet gjurma. Si operojnë këto spitale të huaja në Shqipëri?
    Po personeli i tyre mjekësor me çfarë statusi punon? A janë ata mjekë të licensuar në Shqipëri? A kanë ata njohuritë bazë të gjuhës shqipe? A kanë ata të ekuivalentuar diplomën me diplomën e specialistëve të tjerë shqiptarë, pra mjekëve shqiptarë me të cilët punojnë ? A e kanë kaluar ata provimin e shtetit?
    Dhe më pas a janë ata të licencuar për ushtrimin e profesionit të mjekut në Shqipëri sikundër bëjnë kolegët shqiptarë që detyrohen të punojnë brenda këtij sistemi?
    Ministria për medinimin tonë ka marrë një vendim të nxituar jo të mirëstudiuar pa përfshirjen e profesionistëve të fushës, çka tregon se ai nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson mjeku në tërësinë e tij dhe në këtë pikë duhet të bëjë falje publike dhe nëse është i përgjegjshëm të japë dorëheqjen.
    Si përfundim kërkohet prej tij përgjigja e këtyre pyetjeve:
    -Me kë po i bën reformat?
    -Cilat platforma po ndjek?
    -Çfarë modeli po ndjek në testimin në masë të bluzave ët bardha?
    -A kishte dhe a ka planifikuar ministri ngritje pagash duke e barazuar ato me vendet fqinje meqënëse u referohet atyre?
    -Çfarë stafi ka në ministri, apo bordet me të cilat po punon për këto reforma?
    -Çfarë kapacitetesh kanë këto stafe dhe për çfarë meritash janë aty?
    -A e njeh Ministri i Shëndetësisë autonominë profesionale të mjekut?
    Po e mbyll me një shprehje: “ Duhet të jesh – mirësjellshëm me njerëzit në rrugën tënde drejt karriereës sepse3 në rerugën tënde drejt zbritjes do i takosh ato patjetër”

    ORA NEWS

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    TIRANË - Pas testimit për mësuesit edhe mjekët e infermierët do t’i nënshtrohen testimeve të herë pas hershme për të ofruar një shërbim sa më cilësor. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin për shërbime më të mira shëndetësore në Pallatin e Brigadave.

    "Do të fillojmë testimi dhe kreditimin e gjithë profesionistëve të sistemit shëndetësor dhe nuk do të mbajmë në spitale dhe në sistem asnjë profesionist që nuk merr kreditë e duhura nga testimi që do të thotë nga njëra anë ti japim mundësi të plotë njerëzve që të jenë në duart e duhura po nga ana tjetër ti japim duarve të duhura mundësinë që mos bëhen si këmbët e dhisë sic kanë qënë gjith këto vite. Nëse ka 9000 sot nga këta 9000 askush mos jetë atje për të marrë rrogën apo për të marrë rryshfetin, por të jetë atje sepse vërtet është një nga 9000 më të mirët."- tha Rama.

    2014 është cilësuar nga shefi i qeverisë Edi Rama si një vit i suksesshëm, ndonëse pritshmëritë e qeverisë dhe qytetarëve janë më të larta. Sipas tij u shlyen 40 milionë dollarë borxhe të mbaruara nga qeveria e mëparshme, u garantua furnizimi me barna dhe pajisje shëndetësore i spitaleve dhe qendrave të shëndetit parësor, ndërsa u vunë në punë edhe 10 paketat e parë të kujdesit shëndetësor falas.

    Shqiptarja
    Une jetoj ne Lion , por kthehem hera heres ne Tirane!
    Mjekesia shqiptare eshte ne agoni dhe vuan prej vitesh dhe per kete fajin e ka patur dhe e ka vetem POLITIKA !
    Politika ve ne drejtim dhe ne menaxhim militante e medioker dhe aspak profesioniste!
    Mbi cfare bazash jane rekrutuar stafi i ministrise se shendetesise??
    A e dini ??
    Mbi cfare meritash ?
    Une personalisht u interesova per tu shperngulur nga Lioni e per te punuar ne Tirane si mjek, i joshur nga fasada e bukur e rilindjes .
    Thashe te rikthehesha me familjen ne Tirane !
    Erdha ne Tirane, shkova disa dite rresht ne drejtorine private te Edmond Stojku megjithse quhej Autoriteti Shendetesor Rajonal i Tiranes, dhe me kane perlasur deren fytyres ne menyre permanente mgjs kam disa kualifikime e specializime ne fushen e ORL dhe urgjences. qe te gjitha te marra ne Paris dhe Bruksel.
    Ne memaxhimin e shendetesise ne Shqiperi ka nje kaste ryshfetxhinjsh dhe vjedhesish qe as duan tja dine per shendetesine!
    Ky palo minister vetem per shendetesine shqiptare nuk mendon!
    Rekrutimi i mjekeve behet mbi baza korruptive. Nqs nuk paguaje tek Edmond Stojku ose Pjerin Xhuvani nje shume marramendese ne euro nuk merrje vend pune!
    Menaxhimi i fondeve eshte skandaloz, ato vetem vidhen.
    Drejtuesit e spitaleve dhe te drejtorive jane njerez pa integritet dhe te paafte !
    ketu ne France institucioni qe kontrollone punen e mjekut, aftesite dhe etiken eshte Urdheri i JMjekut i cili eshte organ suprem mbi ministrine e shendetesise!
    Perse ne Shqiperi urdheri i mjekut eshte i sfumuar dhe minsitria dhe stafi i saj i cili nuk eshte aspak profesionist e akademik por thjesht jane militane zgjedhjesh, merr nisma anti profesionale dhe jo etike ??!!
    Une u riktheva perfundimisht ne France, ku kam dinjitetin si njeri dhe si mjek qe nuk ma jep kurre per fat te keq Shqiperia!
    Zoti e befte mire Shqiperine !
    Amen !

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gorani_eng për postimin:

    Albo (28-01-2015)

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Testimi i Mjekëvedhe i Infermjereve - i Domosdoshëm por si pjesë e Reformës

    Përplasjet midis mjekëve me Ministrinë e Shqëndetësisë për problemin e Testimit është kompleks përsa i përket shkaqeve dhe pasojave të testimeve që bëhen pa pritur, pa u konsultuar dhe pa përgatitur më parë një paketë ligjore që do të ketë impact të përhershëm në në atë që mund të quhej në kohën e ish diktaturës `ngritje tekniko profesionale` të mjekëve.
    Argumentet kryesore se përse janë të nevojshme testimet tëk mjekët dhe tek infermjerët janë të shumta dhe në fakt qeveria e mëparshme ka ptur një paketë ligjore e cila shërben edhe në ditët e sotme të cilat mund të përmblidhen:
    - Dhenia e provimeve të shtetit për infermjerët që futen në punë,
    - Pjesmarrja në konferenca npërmjet fitimit të krediteve përkatëse si për mjekët ashtu dhe për infermjerët
    - Zbatimi i kontratës individuale dhe kolektive të punës në të cilat përfshihen edhe përfitimi i krediteve përkatëse për të ruajtur vëndin e punës
    - Zbatimi dhe udhëzimet për licensimin sipas Urdhërit të infermjerëve dhe Urdhërit të Mjekëve të cilat së bashku me kontratat 1 vjeçare apo të përhershme janë sfondi ligjor i qëndrimit në punë jo vetëm i personelit shëndetësor por edhe i punonjësve të tjerë jo të sistemit shëndetësor.
    Përse pati një reagim kaq të fortë kundërshtimi nga ana e mjekëve të QSUT dhe e Spitalit Ushtarak në një kohë që këto dy Spitale janë të përfshirë në Spitale terciare dhe si të tilla teorikisht duhet të kenë mjekët më të mirë dhe infemrjerët më të mirë të mundshëm, përfshi dhe pajisjet mjekësore më të sofistikuara, medikamentet, manaxhimin mjekësor më të mirë e kështu me rradhë?
    Problemet e sistemit shëndetësor janë komplekse dhe të pazgjidhura deri në ditët e sotme probleme të cilat janë akumuluar që pas viteve `90 kur fitoi demokracia.
    Reformat e duhura bënë të cunguara dhe ndërhyrjet e politikës penguan ecjen përpara dhe manaxhimin e mirë të sistemit shëndetësor që u trashëgua, i cili në kohën e PPSH , ishte falas, esktensiv por nuk ishte cilësor.
    Reformat e bëra vitet e para pas viteve`90, sidomos privatizimet, patën rezultat dhe i dhanë frymë të re Sistemit Shëndetësor me pagesë por dhe me Rimbursin e siguracione shëndetësore shtetërore:
    - Sistemin Farmaceutik
    - Sistemin Stomatologjik
    - Krijimin e institutit të Kujdesit Shëndetësor me një paketë rimbursimi për Shërbimin Mjekësor parësor, dhe diagnostic spitalor,
    - Krijimin e Shkollave të Larta infermjerore (si pjesë e Sistemit të Bolonjë)
    - Të disa shërbimeve ndihmëse
    - hapjen e qëndrave diagnostike private
    - Hapjen e spitaleve private,
    - Hapjen e qëndrave shëndetësore private dhe resorteve të tjera ndihmese mjekësore private,
    Me kalimin e kohës, reformat ngecën dhe filloi anarkia që në momentin kur Politika dëmtoi rëndë profesionalizmin dhe meritokracinë në përbërje të të cilave ishte hierarkia profesionale.
    Në të gjithë këto vite në vazhdim nuk pati reforma në shëndetësi por pati vetëm ndërhyrje të politizuara në Sistemin Shëndetësor Parësor, Spitalor dytësor (rajonal), dhe Terciar , të cilat vetëm shkaktuan anarki dhe korrupsion masiv.
    Faktorët Negativë që dëmtuan dhe po dëmtojnë rëndë Sistemin Shëndetëor janë dhe mbeten:
    - Futjen pa kritere përkatëse të mjekëve në Spitalet rajonale dhe për më tepër ato Terciare në të cilat duhet të futesh me konkurim ashtu si e ka gjithë bota dhe me kontrata 1 vjeçare,
    - Futjen e infermjereve pa kritere të përcaktuara duke i lënë edhe pa kategoritë përkatëse infermjerore sipas eksperiencës në punë dhe sipas shkollës e meritokracisë , pra të ndara në 3 kategori, por të gjitha pa dallim një lloj pagesa, një lloj largimi
    - Vendosja e tenderve të medikamenteve dhe të pajisjeve në dorë të Spitalit, e cila është e gabuar sepse Tenderimi në Spitalet Publike bëhet nga Ministria për të gjithë spitalet dhe me kërkesë direct në Uzinat përkatëse mjekësore apo farmaceutike,
    - Mos vendosja e një Magazine të madhe qëndrore të shpërndarjes së pajisjeve, materialeve, medikamenteve,
    - Mos marrja në punë në Sistemin Parësor vetëm e mjekëve e Familjes dhe jo të përgjithshëm në shërbim të popullatës, duke mundësiar Specializimin si Mjek Familje me detyrim për ata që duhet të punojnë në qëndra Shëndetësore
    - Mos revizionimi i ligjeve për mjekësinë,
    - Lëvizja e shpeshtë e drejtuesve mjekësorë e të korruptuar,
    - Vëndosja e drejtuesve të pamerituar amatorë dhe politikë,
    - Mos zbatimi i dhe mos përmirësimi i Protokolleve Mjekësore
    - Mungesa e drejtimit të Spitaleve me Borde dhe jo me një individ,
    - Lënia pas dore e Sistemit të Emergjencave
    - Mos pajisja e cdo Spitali Rajonal me Pajisje Egzaminuese baza si Skanner, Rezonancë Magnetike,të cilat duhen të mirëmbahen, e të funksionojnë krahas atyre private,
    - lënia e rrogave të vogla për infermjerët dhe mungesa e kategorizimit sipas eksperiencës dhe meritokracisë dhe shkollës,
    - Lënia e GDP për Shëndetësinë në një nivel për 23 vite rresht
    - Mungesa e vendosjes së prioriteteve Mjekësore në Programet e Partive të Mëdha.
    ii
    C`po ndodh në ditët e sotme kur problem i sistemit shëndetësor ka dalë në plan të parë pikërisht se doli në plan të parë testimi i Mjekëvë? Përse mjekët reagojnë ashpër? A kanë të drejtë ata për të kundërshtuar testimin?
    Kush duhet testuar nga mjekët? A duhen testuar të gjithë si të barabartë apo testimet duhen bërë sipas specialiteteve ?
    Në rradhe të parë problemi qëndron pak ndryshe për mjekët specialist të Spitalit Terciar dhe të Spitalit Ushtarak me Mjekët Specialistë të Spitaleve Rajonale. E parë nga ky kënd veshtrim dhe nga përvoja e huaj është e domosdoshme që sistemi shëndetësor Spitalor të ecë përpara që të kemi specialist të mirë , duhet të funskionoje konkurimi midis mjekëve të të njëjtit specialitet dhe në përgjithësi të spitaleve publike midis tyre dhe atyre private. Konkurenca sjell cilësi. Kjo nuk egziston tek ne.
    Kush mjek hyn në një Spital del që andej vetëm po deshi vetë ose kur del në pension pavarësisht cilësive profesionale që ka. Dhe kjo nuk është e mirë në një Spital Universitar.
    Praktikisht mund të veprohet kështu:
    -Së pari duhen rregulluar Ligjet; Kontrata e puëns individuale dhe Kolektive duke vënë përparësi për spitalet universitare - Konkurimin nëpërmjet testimeve të herëpashershme,
    - Së dyti duhen ripërtërirë Urdheri i Mjekut, i nfermjerit, i Farmacisit, duke u dhënë kompetenca Urdhrave përkatës Rajonalë , duhet rregulluar ligjëshmëria e këtyre Urdhrave Profesionalë me një kohë qëndrimi në drejtim jo më shumë se dy mandate,
    -Së treti, Testimet për Spitalet Rajonalë dhe Universitarë duhen bërë sipas Spcialiteteve së bashku me praktikën përkatëse. Testimet mund ti organizojë Bordi i Spitalit bazuar në Liget e mësipërme dhe testet do ti përgatisë Fakulteti Përkatës ose në bashkëpunim me një Spital të madh të BE ose SHBA; në përgjithësi do të testohen cdo vit mjekët nga 5 vite e poshtë experience, kurse mjeket nga 20 vite e poshte do të testohen cdo 2 vjet. Profesorët, Doktorët e shkencave, shefat e shërbimeve do të kenë një tip testimi të vecantë.
    - së katërti, duhen larguar mjekët dhe infermjerët që punojnë edhe në shtet edhe në privat (të zgjedhin vetë se ku) , duke u rritur rrogat dhe duke rregulluar `job description` për secilën kategori,
    - së pesti, mjekët dhe infermjerët e spitaleve private mund të futen aty pasi kanë kaluar provimet tek ato publike dhe me licensën e marrë nga Urdhrat përkatës,
    Së gjashti, vendosja urgjentisht e Bordeve drejtuese për Spitalet Rajonale dhe Universitare,
    -vendosja e Protokolleve Mjekësore me detyrim përcdo patologji,
    -Rritja në përgjithësi e Pagës së mjekëve dhe infermjerëve për edhe e pagesës së mjekëve dhe infemrjerëve për orët jashtë orarit dhe për emergjencat
    - rregullimi i ligjit për post universitarët dhe investimi për specializimet post universitare,
    - Vendosja e Kartes së Siguracioneve Shëndetësore e cila do të largojë përfundimisht korrupsionin masiv e të heshtur nëpër spitale,
    - Urgjencat të jenë falas por duhet bërë Lista dhe definicioni se kush quhet Urgjence dhe kush përfiton,
    - investimi në rregullimin e qëndrave të Emergjencave në cdo Qark e Prefekturë.
    Nëpërmjet këtyre mendimeve mendoj se për disa kohë brënda 1 viti mundet që sistemi Shëndetësor do të marrë vehten nga Korrupsioni i fshehur, nga futja në punë e njerëzve pa barë asnjë konkurim, si dhe nga drejtimi amator.
    Le të shpresojmë që Testimi i Mjekëve dhe infermjerëve është pjesë e përditëshme e ecjes profesionale përpara dhe ulje e dinjitetit të mjekut. Ulje dinjiteti mund të jetë kur reforma bëhet për të hequr pa asnjë dallim njerëzit nga puna dhe kjo është fyese, port ë testohesh për njohuritë që ken ë një kohë kur të rejat shkencore mjekësore janë pa fund, mendoj se është një domosdoshmëri.

  8. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Vajza e Dokles ironizon testin për infermierët: Ja si shërohen klientët kur kanë stres

    Pas protestës që mjekët dhe infermierët zhvilluan paraditen e së hënës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, lidhur me kushtet në punë, dhunën e ushtruar ndaj tyre, një tjetër mjeke ka ironizuar pyetjet e testimit.

    Mjekja gjinekologe Anika Dokle, vajza e deputetit të Partisë Socialiste Namik Dokle, ka ironizuar pyetjet e testimit të bluzave të bardha nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Në një koment në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, Dokle ka shkëputur pjesë nga pyetjet e testimit, duke i quajtur “fond gallatash”, alternativat e dhëna.
    Në disa qëndrime të fundit të pedagoges së infermierisë, Anika Dokle, janë kritikuar si nismat e fundit të qeverinë në fushën e shëndetësisë, ashtu edhe përfshirjan e personave me precedentë pelanë në partitë politike.

    Më herët, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar fondin e pyetjeve që duhet t’i referohen gjithë infermierët, të cilët do të kalojnë shumë shpejt në sitën e testimit.

    Ndërkaq, paraditen e së hënës, një grevë njëorëshe u zhvillua në ambientet e brendshme të QSUT-së. Bluzat e bardha shprëhën vendosmëri për të mos ndalur protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Emri:  Anika1.jpg

Shikime: 932

Madhësia:  31.2 KB
    Anika Dokle, foto e publikuar ne “Facebook”

    Komenti i Anika Dokles në “Facebook”

    FOND GALLATASH THUAJ!!

    Shkeputur nga: FONDI I PYETJEVE PËR VLERËSIMIN E NJOHURIVE DHE AFTËSIVE TË PERSONELIT INFERMIEROR NË KUJDESIN SHËNDETËSOR ne faqen e MINISTRISE SE SHENDETESISE(kapitulii “Stresi”)

    1.Një pacient është diagnostikuar me një sëmundje terminale. Ai thotë: “E ҫfarë të bëj tani, ndihem totalisht pa shpresë?”

    Përgjigjja më e mirë infermierore do të ishte:

    a) “hë mo dhe ti se nuk je pa shpresë”

    b) “mos ji kaq i depresuar”

    c) “E kuptoj që duhet të jetë e vështirë që të mendosh që nuk ka shpresë, por ne jemi këtu pë ju”

    Hahahahahahaha….


    Panorama

  9. #28
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Vajza e Dokles ironizon testin për infermierët: Ja si shërohen klientët kur kanë stres

    Pas protestës që mjekët dhe infermierët zhvilluan paraditen e së hënës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, lidhur me kushtet në punë, dhunën e ushtruar ndaj tyre, një tjetër mjeke ka ironizuar pyetjet e testimit.

    Mjekja gjinekologe Anika Dokle, vajza e deputetit të Partisë Socialiste Namik Dokle, ka ironizuar pyetjet e testimit të bluzave të bardha nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Në një koment në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, Dokle ka shkëputur pjesë nga pyetjet e testimit, duke i quajtur “fond gallatash”, alternativat e dhëna.
    Në disa qëndrime të fundit të pedagoges së infermierisë, Anika Dokle, janë kritikuar si nismat e fundit të qeverinë në fushën e shëndetësisë, ashtu edhe përfshirjan e personave me precedentë pelanë në partitë politike.

    Më herët, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar fondin e pyetjeve që duhet t’i referohen gjithë infermierët, të cilët do të kalojnë shumë shpejt në sitën e testimit.

    Ndërkaq, paraditen e së hënës, një grevë njëorëshe u zhvillua në ambientet e brendshme të QSUT-së. Bluzat e bardha shprëhën vendosmëri për të mos ndalur protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Emri:  Anika1.jpg

Shikime: 932

Madhësia:  31.2 KB
    Anika Dokle, foto e publikuar ne “Facebook”

    Komenti i Anika Dokles në “Facebook”

    FOND GALLATASH THUAJ!!

    Shkeputur nga: FONDI I PYETJEVE PËR VLERËSIMIN E NJOHURIVE DHE AFTËSIVE TË PERSONELIT INFERMIEROR NË KUJDESIN SHËNDETËSOR ne faqen e MINISTRISE SE SHENDETESISE(kapitulii “Stresi”)

    1.Një pacient është diagnostikuar me një sëmundje terminale. Ai thotë: “E ҫfarë të bëj tani, ndihem totalisht pa shpresë?”

    Përgjigjja më e mirë infermierore do të ishte:

    a) “hë mo dhe ti se nuk je pa shpresë”

    b) “mos ji kaq i depresuar”

    c) “E kuptoj që duhet të jetë e vështirë që të mendosh që nuk ka shpresë, por ne jemi këtu pë ju”

    Hahahahahahaha….


    Panorama
    Kush i shkruan ato teste turpi i botes.......
    Cfare eshte ajo gjuhe primitivesh????????
    Materiale jo per test,por per barcaleta.
    Ta mbeshtes Anika,lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Keto testimet jane njeçik si ajo barsaleta...

    Nje fshatar i semure, shkon me gruan e vet tek doktori,dhe doktori i jep ilaçin,kapsulen o suposten,dhe i thote qe ky ilaç meret nga mbrapa. Duke ikur,gruaja i thot burrit-"si nuk e pyete, se si meret nga mbrara" ? Jo,nuk e pyeta i thote burri,se kisha frike se do nevrikosej. Detyrohen,dhe shkojne te nesermen te pyesim prap doktorin,si meret ky ilaçi nga mbrapa. Doktori,i shpegon qe;duhet futur nga mbrapa. Duke ikur,prap gruaja e pyet burrin- "e pyete se si futet nga mbrapa ? Jo,i thot burri,se do nevrikosej. Diten e trete,shkojne prap tek doktori dhe e pyesin; si futet nga mbrapa ? Doktori e kuptoi qe keta nuk e dinin,dhe ja shpegon qarte;"meret kapsula dhe futet ne b.y.the. Fshatari i drejtohet gruas:Te thashe, po nuk degjon,te thashe qe do nevrikoset.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 17-02-2015 më 04:05

  11. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Testimi i mjekëve, LSI kundër qeverisë: Vendim qesharak, të tërhiqet menjëherë

    Emri:  Petrit-Vasili.jpg

Shikime: 871

Madhësia:  68.8 KB

    Testimi i mjekëve dhe infermierëve pas një vendimi të qeverisë, ka shkaktuar jo pak debate dhe polemika në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Përveç bluzave të bardha që e kanë kundërshtuar këtë gjë me disa protesta në mjediset e QSUT-së, këtë herë vjen një reagim zyrtar nga një deputet i mazhorancës.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një prononcim për mediet, tha se qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga ky vendim. Vasili ka reaguar pas publikimit të pyetjeve të testimit, duke pranuar se tani i gjithë procesi ka rënë.

    “Jam shprehur për paligjshmërinë e testit edhe më parë, por pyetjet e testit nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë, janë pyetje interesante për njerëz që nuk merren me mjekësi dhe sigurisht të tillë do të kenë qenë ata që do i kenë përpiluar dhe kushdo që do t’i konsultonte do të kuptonte që janë interesante për t’u njohur me botën e mjekësisë, por nuk kanë lidhje ne profesionistët e mjekësisë”.

    “Pyetjet kanë dozë humori, ku dhe ju mund të kthenit përgjigje. E thënë gjithë kjo, zgjidhje e vetme, por edhe inteligjente, do të ishte tërheqja e menjëhershme dhe ecja më tej për të përmirësuar performancën e personelit mjekësor, – shtoi deputeti i LSI-së. – Ky nivel i testit të propozuar demonstronte edhe atë që ishte dyshimi ynë kryesor i ngahershëm, që degradimi profesional do të udhëhiqte dhe jo profesionalizimi. Kështu që, besoj se në një test të paligjshëm, tërheqja nga ai nuk është gjë tjetër vetëm kthimi në normalitet, nuk ka lidhje me protestat, protestat janë një reagim i fortë ndaj mos pranimit të refuzimit dekualifikimit profesional, sepse testi mund të konsiderohet, jo një test kualifikues profesional, por një test dekualifikues profesional”, – përfundoi Petrit Vasili.

    Shqip

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •