Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: LSI ultimatum Ramës: Le nam me përpjekjet për të testuar mjekët!

    Anika Dokle: Trembemi nga marrëzia e testuesit, jo nga testimi i mjekëve

    Emri:  8821e87936428044a64f5f7176e5b3ce_XL.jpg

Shikime: 1181

Madhësia:  23.5 KB

    Anika Dokle, vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle, vijon kritikat ndaj testit të mjekëve e infermierëve. Përveç ironisë me pyetjet skandaloze të testit të infermierisë (rubrika pikante e lapsi.al), ajo thotë se ky stestim nuk mbështetet në ligj, thellon hendekun mjek – pacient, është diskriminues dhe i pabarabartë, mungon fatura financiare etj. Duke vënë në dukje një mori problemesh që sipas saj ka ky test, Dokle u thotë organizatorëve se mjekët e infermierët nuk i tremben testimit, por marrësizë të testuesve. Më poshtë postimi i saj i plotë në Facebook.

    TESTIMI I MJEKEVE!

    1- Probleme me bazat ligjore ku mbeshtetet. Aktualisht ka nje baze ligjore te qarte per Kurrikulat e Edukimit ne Vazhdim. Pa u shfuqizuar kjo baze ligjore, nuk mund te ndermeren iniciativa te tjera.

    2- Terri informativ qe e shoqeron Testimin dhe qellimin e tij, pjell vetem histeri kolektive.

    3-Thellon hendekun Mjek-Pacient, nje raport ky qe nder dekada, me shume mund dhe perpjekje eshte ruajtur. Me qindra jete njerezish te shpetuara, me qindra semundje te sheruara. Kete e deshmon radha e gjate e pacienteve neper spitale. Pra, nuk eshte se mungon besimi!! Deshtimet ne Mjekesi jane komplekse dhe varen me se shumti nga politikat menaxheriale(mund te jap shembuj pa fund).

    4- Nxit "hordhine" e injoranteve qe mund te shkruajne dhe thone c'tu teket per mjeket dhe pse ne shtepite e tyre rrahin grate, perdhunojne bijat, therin nenat dhe baballaret, vriten per nje vije uji, vjedhin komshiun, vrasin vajzen pse pershendet tek gardhi i shtepise nje djale.. Keta e duan mjekun e mire? Jo. mor shoke jo! Keta duan "varferi" dhe "destabilitet" si ne shtepite e tyre.

    5-Eshte diskriminues dhe i pabarabarte. Perjashton shefat dhe pedagoget te cilet sido qe ti shohesh jane bashkefajtore ne kete "zullumin" e madh me emrin SHENDETESI. Jane ata qe nder vite kane kaluar neper duar studente, specializante, mjeke specialiste, doktorante etj.. Jane ata qe nder vite ne cilesine e kryetareve te shoqatave te ndryshme te profesionisteve, kane kredituar edhe formalisht bluzat e bardhe. Pse ta kene bere valle? Duhen testuar dhe ata per praktikat klinike, se ndodh shpesh qe shefat "konjukturale" te bejne me shume gabime mjekesore se mjeket e tjere. Tjeter. Po mjeket e spitaleve private a do te testohen?

    6-Mungon transparenca sa i takon fatures financiare. Sa i ka kushtuar nje mjeku procesi i kreditimit ne 5 vjet dhe per cfare i ka sherbyer? Sa do te kushtoje testimi?

    7-Me e rendesishmja, ne kendveshtrimin tim, ka lekundur njehere e pergjithmone besimin se SHENDETESINE mund ta drejtojne njerez te mencur, me integritet dhe me ndjeshmerine e nje lideri normal, te afte per te degjuar(minimalisht) te gjitha palet e perfshira ne proces.

    Dhe ju driteshkurterve qe mendoni se mjeket tremben prej Testimit!!

    Jo, mor jo!

    'Tremben" prej marrezise se Testuesit! Shume shpejt eshte radha juaj!!

    "Check-up" per te gjithe!!


    Koha Jone

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: LSI ultimatum Ramës: Le nam me përpjekjet për të testuar mjekët! Tërhiqu!

    Mjekët padi Beqajt për testin, autorët e pyetësorit replikojnë me “ironizuesit”



    Testimi i infermierëve sipas vendimit të Qeverisë, ka ngjallur debate e ironi për mënyrën sesi është ndërtuar ai. Por vetë hartuesit e këtij testi thonë se pyetjet janë marrë nga njohuritë bazë nga takstet e Fakultetit dhe nga testet të ngjashme në SHBA. Hartuesit u kërkojnë infermierëve të mos përfshihen në panik, ndërsa mjekëve të mos bëjnë ironi në rrjete sociale.

    Emri:  221.jpg

Shikime: 4285

Madhësia:  16.6 KB

    Këto janë disa nga pyetjet e testimit të infemierise të cilat kanë ngjallur polemika dhe ironi për mënyrën se si janë ndërtuar.
    E ndërsa mjekët nuk kanë hezituar të shprehen në rrjete sociale, hartuesit shpjegojnë mënyrën se si është bërë ky test.
    Alma Pula, është infemiere dhe njëra nga hartueset e këtij provimi. Mimoza Kalaja, infemiere prej 30 vjetësh dhe gjithashtu hartuese e këtij testimi. Ajo u kërkon mjekëve të lënë ironinë dhe infemierët të bëjnë punën e tyre.
    Testi ka mbi 550 pyetje dhe është më alternativa. Hartuesit thonë se nuk ka asgjë të panjohur në këtë testim, duke inkurajuar infemierët të mos përfshihen në panik sepse këto njohuri janë baza të profesionit të tyre.Provimi i infermierisë do të jepet më 28 shkurt, ndërsa ai i mjekëve në mars.

    Mjekët padi në gjykatë, kundër Beqaj për testimin e bluzave të bardha
    Ndërkohë mjekët të cilët kanë pëotestuar 3 javë rresht në spitale kanë dorëzuar në gjykatë një padi për Ministrinë e Shëndetësisë. Padia bëhet për mos të mos realizuar testimin i parashikuar për mjekët në muajin mars të këtij viti.
    Mjekët thonë se çështjen do ta zgjidhin në gjykatë në mungesë të një komunikimi me Ministrinë e Shëndetësisë. Ministria në të gjitha reagimet e saj ka konfimuar se testimi tashmë është një proçes i pakthyeshëm dhe se do të realizohet brenda të gjithë afateve.

    ORA NEWS

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: LSI ultimatum Ramës: Le nam me përpjekjet për të testuar mjekët! Tërhiqu!

    Tërhiqe... dhe këpute!

    Bujar Kapexhiu

    Emri:  TerhiqeKeputeBujarKapexhiu.jpg

Shikime: 8582

Madhësia:  49.0 KB

    MAPO

  4. #34
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rama ë vendosur për testimin e mjekëve dhe infermierëve

    Skedarët e Bashkëngjitur 166650

    Pavarësisht kundërshtimeve për testimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për kryerjen e këtij procesi. Mesditën e sotme, shefi i qeverisë dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u rikthyen sërish në ambientet e QSUT-së, ku zhvilluan një takim me shefat e pavioneve dhe mjekët e këtij spitali. Burime nga takimi, që u zhvillua me dyer të mbyllura, bënë të ditur se kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të mos u tërhequr nga testimi i mjekëve dhe infermierëve.

    Një ditë më parë, Rama dhe Beqaj ishin në QSUT për të marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar për përurimin e 20 autoambulancave të reja që u vunë në dispozicion të spitaleve në
    të gjithë vendin, për të përmirësuar shërbimin e Urgjencës, një nga shërbimet më problematike të sektorit shëndetësor.

    Kryeministri Edi Rama tha se beteja për shëndetësinë është një betejë themelore e qeverisë, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të fillojë dhe fushata e gjerë kundër korrupsionit në shëndetësi.

    Koha Jone
    Cfare fotografi eshte kjo ????WTF
    Kryeministri del rrugeve me xhinse
    pa kullare pa kemishe te bardhe?????
    Nishani duhet ta therrase me urgjence ne zyre
    sepse Rama s'qenka ne terezi fare.
    Edhe nje drejtor institucioni nuk perdor xhinse
    ne rruge.
    Infermieret nuk duhet te mbajne xhinse ne pune por
    pantallona te kaltra kambrik i holle dhe bluze te bardhe siper,me nje fjale uniforme te
    pershtatshme per pune,nuk duhet te lejohen te shkelin ne spital
    me pantallone xhinse sikur po futen ne ndonje klub.
    Vetem nje infermiere ne sfond ne foto eshte veshur sakte dhe ne rregull si infermiere.
    Komplet anarshi dhe fillon nga lart qe nga Rama dhe zbret poshte.
    Drejtori i spitalit duhet te ushtroje autoritetin e tij per rregull
    dhe zbatimin e nje kodi per veshjen,infermieret duhet te jene te gjithe
    me pantallona te kaltra dhe bluza te bardha dhe ti nderrojne uniformat cdo dite.
    Spitalet kane lavanderi,kane sterilizator autoklava keshtu qe s'perben problem larja dhe sterilizimi.
    Infermieret duhet te veshin uniforma te sterilizuara qe nderrohen cdo dite pasi puna eshte
    shume delikate me paciente te semure.Uniformat jo te pastra ose te panderruara per me shume se dy dite mund te krijojne
    probleme per pacientet,infeksion si dhe problem per shendetin e vete infermiereve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 20-02-2015 më 23:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #35
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: LSI ultimatum Ramës: Le nam me përpjekjet për të testuar mjekët!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Anika Dokle: Trembemi nga marrëzia e testuesit, jo nga testimi i mjekëve

    Emri:  8821e87936428044a64f5f7176e5b3ce_XL.jpg

Shikime: 1181

Madhësia:  23.5 KB

    Anika Dokle, vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle, vijon kritikat ndaj testit të mjekëve e infermierëve. Përveç ironisë me pyetjet skandaloze të testit të infermierisë (rubrika pikante e lapsi.al), ajo thotë se ky stestim nuk mbështetet në ligj, thellon hendekun mjek – pacient, është diskriminues dhe i pabarabartë, mungon fatura financiare etj. Duke vënë në dukje një mori problemesh që sipas saj ka ky test, Dokle u thotë organizatorëve se mjekët e infermierët nuk i tremben testimit, por marrësizë të testuesve. Më poshtë postimi i saj i plotë në Facebook.

    TESTIMI I MJEKEVE!

    1- Probleme me bazat ligjore ku mbeshtetet. Aktualisht ka nje baze ligjore te qarte per Kurrikulat e Edukimit ne Vazhdim. Pa u shfuqizuar kjo baze ligjore, nuk mund te ndermeren iniciativa te tjera.

    2- Terri informativ qe e shoqeron Testimin dhe qellimin e tij, pjell vetem histeri kolektive.

    3-Thellon hendekun Mjek-Pacient, nje raport ky qe nder dekada, me shume mund dhe perpjekje eshte ruajtur. Me qindra jete njerezish te shpetuara, me qindra semundje te sheruara. Kete e deshmon radha e gjate e pacienteve neper spitale. Pra, nuk eshte se mungon besimi!! Deshtimet ne Mjekesi jane komplekse dhe varen me se shumti nga politikat menaxheriale(mund te jap shembuj pa fund).

    4- Nxit "hordhine" e injoranteve qe mund te shkruajne dhe thone c'tu teket per mjeket dhe pse ne shtepite e tyre rrahin grate, perdhunojne bijat, therin nenat dhe baballaret, vriten per nje vije uji, vjedhin komshiun, vrasin vajzen pse pershendet tek gardhi i shtepise nje djale.. Keta e duan mjekun e mire? Jo. mor shoke jo! Keta duan "varferi" dhe "destabilitet" si ne shtepite e tyre.

    5-Eshte diskriminues dhe i pabarabarte. Perjashton shefat dhe pedagoget te cilet sido qe ti shohesh jane bashkefajtore ne kete "zullumin" e madh me emrin SHENDETESI. Jane ata qe nder vite kane kaluar neper duar studente, specializante, mjeke specialiste, doktorante etj.. Jane ata qe nder vite ne cilesine e kryetareve te shoqatave te ndryshme te profesionisteve, kane kredituar edhe formalisht bluzat e bardhe. Pse ta kene bere valle? Duhen testuar dhe ata per praktikat klinike, se ndodh shpesh qe shefat "konjukturale" te bejne me shume gabime mjekesore se mjeket e tjere. Tjeter. Po mjeket e spitaleve private a do te testohen?

    6-Mungon transparenca sa i takon fatures financiare. Sa i ka kushtuar nje mjeku procesi i kreditimit ne 5 vjet dhe per cfare i ka sherbyer? Sa do te kushtoje testimi?

    7-Me e rendesishmja, ne kendveshtrimin tim, ka lekundur njehere e pergjithmone besimin se SHENDETESINE mund ta drejtojne njerez te mencur, me integritet dhe me ndjeshmerine e nje lideri normal, te afte per te degjuar(minimalisht) te gjitha palet e perfshira ne proces.

    Dhe ju driteshkurterve qe mendoni se mjeket tremben prej Testimit!!

    Jo, mor jo!

    'Tremben" prej marrezise se Testuesit! Shume shpejt eshte radha juaj!!

    "Check-up" per te gjithe!!
    Koha Jone
    Testimi mund te mos i trembe nje pjese te mjekeve dhe infermiereve por me siguri testimi
    i ben ato te ndjehen nervoze dhe kjo manifestohet ne forma te ndryshme perfshire edhe nje buzeqeshje
    sic ben Anika.Me siguri testimi e ben nervoze edhe Aniken dhe Anika nga kjo ndjenje nervoze buzeqesh.
    Del qe pergatitjen e materialit test e kane marre persiper infermiere me eksperience te gjate pune.
    Problemi eshte se menyra se si eshte shkruar materiali len shume per te desheruar.
    Ato qe kane shkruar materialin sikur s'kane bere ndonjehere klase te gjuhes dhe letersise shqipe ne shkolle,
    se si shkruhet korrekt ne shqip.
    Materialet test duhet ti kalojne nje redaktori te gjuhes shqipe qe te korrektoje materialin dhe te rishkruhet, te duket bukur,i qarte ne te kuptuar dhe ne rregull.
    Materialet test duhet te qethen nga struktura, paragrafe qesharake,amatorizem,empirizma,hamendje ku pasqyrohet mungese e theksuar profesionalizmi.
    Materiali i testimit duhet te jete rezultat i koperimit, njohurive dhe eksperiences te nje grupi mjekesh,profesore dhe studjusish nga me te miret ne mjekesine shqiptare.
    Grupi qe krijon kete test ka pergjegjsine qe te informoje komplet infermiere dhe mjeke, per titujt e librave,teksteve, materialeve se cfare duhet te studiojne perpara se te futen ne test.
    Gjithashtu duhet te jepet informacion se sa zgjat testi,sa pyetje i jepen mjekut/infermierit ne test,sa zgjat testi,hollesite mbi menyren se si do vleresohen pergjigjet e te testuarve,
    datat dhe adresat ku testi do zhvillohet,sa eshte minimumi i pergjigjeve pozitive per te kaluar testin, etj.
    Anika shprehet ne komentin e saj;
    "4- Nxit "hordhine" e injoranteve qe mund te shkruajne dhe thone c'tu teket per mjeket dhe pse ne shtepite e tyre rrahin grate, perdhunojne bijat, therin nenat dhe baballaret, vriten per nje vije uji, vjedhin komshiun, vrasin vajzen pse pershendet tek gardhi i shtepise nje djale.. Keta e duan mjekun e mire? Jo. mor shoke jo! Keta duan "varferi" dhe "destabilitet" si ne shtepite e tyre."

    Kjo eshte fabrika/tekstura e shoqerise jo stabel shqiptare.Shoqeria shqiptare sot eshte jo stabel,ky eshte realiteti.Me fjale te tjera "Ky stan kete bulmet ka".
    Dhuna ne familje imoraliteti eshte nje realitet i dhimbshem dhe i turpshem
    Eshte shprehje e krizes sociale dhe shpirterore eshte nje kontrast dhe konflikt i vazhdushem mes tradicionales me vlera dhe korrupsionit moral qe ka sjelle demokracia dhe jeta moderne.
    Megjithate eshte e drejta njerezore dhe ligjore e pacientit (karta e te drejtave te pacientit) dhe eshte llogjike te kerkoje nje sherbim mjekesor te mire.Pse eshte llogjike?
    Eshte llogjike sepse vetem sherbimi i mire nga doktore dhe infermiere te sheron.
    Nje sherbim pa pergjegjsi dhe i nxituar i komplikon situatat shendetsore me pacientet dhe mund te lere pasoja deri ne vdekjen e pacientit.
    Mjeku gjithmone duhet te mbaje parasysh qe misioni tij eshte dhe mbetet human dhe ka detyrimin moral dhe ligjor qe ti sherbeje pacientit deri ne sherim te plote.
    Ti sherbesh pacienteve qe jane te mire, te ndershem dhe te injorosh pacientat injorante dhe ato qe jane te dhunshem eshte praktike diskriminuse dhe e kunderligjshme.
    Pacientet duhet te trajtohen njelloj me te njejten cilesi trajtimi dhe kujdes,pavarsisht nga bindjet politike,mentalitetet sociale,karakterin e tyre,sfondi arsimor,fetar,moral,kultural,preferencat e tyre, etj,
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-02-2015 më 00:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: LSI ultimatum Ramës: Le nam me përpjekjet për të testuar mjekët!

    Gjykata e Apelit Administrativ pezullon testimin e infermierëve, Beqaj: Respektojmë vendimin, testimi ngrin

    Emri:  infermiere.jpg

Shikime: 925

Madhësia:  28.9 KB

    TIRANE - Gjykata e Apelit Administrativ ka pezulluar testimin për infermierët, deri në gjykimin e çështjes në themel. Gjykatësja Alkelina Gazidede vendosi që të pezullohet urdhri i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që rregullon zhvillimin e testimit të infermierëve. Padia në Gjykatë është depozituar nga Urdhri i Infermierëve, ndërkohë që presidenti i UISH, Sabri Skënderi sqaroi se qëllimi i kësaj padie është anulimi i vlerësimit të aftësive të personelit infermieror.




    “Objekti i padisë është shfuqizimi i dy urdhrave të ministrit Beqaj për zhvillimin e testimit të infermierëve si dhe pezullimi i zbatimit të urdhrit për zhvillimin e procesit të vlerësimit në kujdesin spitalor, deri në përfundim të gjykimit të çështjes.”,–deklaroi Skënderi në “News24”.

    Presidenti i Urdhrit të Infermierëve u bëri apel infermierëve që të punojnë më shumë për të dhënë kujdes sa më të mirë cilësor ndaj pacientëve.
    “Shërbimi cilësor ndaj pacientit do të kërkohet nga ne si Urdhër i Infermierit. Testimi më i mirë i tyre janë pacientët”- deklaroi Skënderi.
    Mjeku Tritan Kalo tha se vendimi i gjykatës është vetëm një fitore e vogël në kërkesat e bluzave të bardha për më shumë dinjitet, dialog të shëndoshë me institucionet dhe depolitizim të mjekësisë shqiptare.


    BEQAJ: RESPEKTOJMË VENDIMIN E GJYKATËS, TESTIMI NGRIN

    Ministri i Shëndetësisë, Ilir beqar i kontaktuar nga News 24 tha se për momentin procedurat për testimin e infermierëve do të ngijnë pasi do respektohet vendimi i gjykatës.

    “Testimi ngrin për momentin, nuk do bëhet derisa gjykata të shprehet në themel për ankimimin. Do zbatohet vendim i gjykatës”, -tha ministri.

    Ndërsa në lidhje me protestat e vazhdueshme të infermierëve, ministri u shpreh se, “Sigurisht që është e drejtua e çdo njeriu të protestojë, por edhe në peticionin që më sollën dje më thonë njerëz që kishin emrin në listë, që jo unë s’kam firmosur. Ka edhe emra që nga 7 herë i kanë vendosur”.

    Ministri, më tej mohoi të ketë zhvilluar sot ndonjë takim me një grup infermierësh për këtë çështje.

    (er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •