Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Testimi i mjekëve, Beqaj nuk tërhiqet, vendimi i pakthyeshëm



    Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe një herë se s’ka tërheqje përsa i përket testimit të mjekëve dhe infermierëve.
    “Testimi do të bëhet për të pasur një njohje sa më të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë, të njohurive që kanë sot infermierët dhe mjekët për të krijuar një program të qëndrueshëm, të shpejtë dhe efikas të rritjes së formimit të tyre profesional. Kushdo që nuk pranon të respektojë kushtet e punës dihet se çfarë ndodh”.
    Ministri, Ilir Beqaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një vizitë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku inauguroi një sallë të re gjinekologjike dhe gjashtë inkubatorë për fëmijët të cilët lindin përpara afatit 9-mujor.
    I shoqëruar nga drejtori i Maternitetit, Blenard Nonaj, Beqaj theksoi se kjo është një mënyrë për të ulur kështu vdekshmërinë në vendin tone.
    Inagurimi i ambienteve të reja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është një mënyrë për të rritur kështu edhe cilësinë e shërbimit ndaj pacienteve.

    ORA NEWS

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushatë!!! Duart Lart!!!!
    Per ata qe nuk e njohin akademikun e nderuar socialist Kosta Barjaba:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...egtare-në-SHBA

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes! Mos lini asnje hajdut e kriminel pa post ne administrate.

    Albo

    P. S. O Namik, e ngre zerin jot bije qe nuk merret me politike, e ti qe e ngrite PS ta ka ngrene gjuhen macja teksa shikon budallane qe shkaterron jo vetem Shqiperine por edhe vete PS.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    nje pyetje kam me keto testimet une.
    Ky kryeministri yne kur vendosi Ministrat dhe drejtoret ne fushe te caktuar i testoi gje?
    I mori ne pyetje ndonje komision keta apo parlamenti dhe ti drejtonte pyetje se sa te zote ishin ne menaxhim si dhe sa njohuri kishin per fushen qe do drejtonin?
    Keto njohuri duhet te perfshinin gjendjen aktuale, ligjet qe veprojne mbi ate fushe, hapat qe do ndermarre ai person per permiresim apo perkeqesim te gjendjes etj etj.

    Kur shumica e njerezve mendojne se problemi qendron te keqadministrimi ti me cfare mendje vete teston mjeket?
    Per te hequr vemendjen nga plaga e vertete?

    Ti ke ne dore qe te besh sistem te tille qe mos te lejosh fare qe mjeket e pazote te marrin emrin mjek,
    mos te lejosh qe mjeket e zote te marrin leke nen dore,
    si dhe te percaktosh procedura dhe protokolle te sakta per te evituar cdo konflikt qe mund te lindi pacient-mjek, duke mos i lene mundesi mjekut te neglizhoje apo gaboje, sepse ne rast se do e bente do ishte kollaj e faktueshme dhe ate do e priste burgu per cdo gabim apo neglizhence ne mjekim.

    Por keto nuk i interesojne ose nuk di ti beje sepse ministri apo kryeministri eshte i paafte ose eshte i pangopur.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  4. #14
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Testimet e rilindjes jane nje vrime ne uje dhe nje genjeshter me bisht, ne mesin e genjeshtrave te shumta qe ju thane shqiptareve para se te gllaberonin pushtetin. Tere spurdhjakesit e ppsh (shumica pa dipllome) jane futur ne pune dhe drejtojne dikastere qe ne menyre absolute nuk i meritojne.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    testmi eshte vetem si pretekst per ti perdorur per votat dhe per te pabindurit te ju tregohet rruga,
    problemi qendron diku tjeter nese do deshironte ti largonte per te mos aluduar bindjet politike, mund ti kapte duke u korruptuar, duke ju bere presion femijve per noten ne shkembim te rryshfetit,
    nuk e di nese eshte liruar ai roja qe u arrestua me doktorrin tek qsut per korrupsion, se doktorri u kthye te nesermen ne vend te punes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 16-01-2015 më 07:13
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    te lumte moj Anike simpatike

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    te lumte moj Anike simpatike
    ...jo po gojen pak si te madhe e paska,apo do ti dali zeri me larg,hahah

  8. #18
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Opo i ka shoqet e rralla doktoreshe Anika. Doktoreshe qe gjithmone i qesh fytyra. Edhe pse ne kushte te veshtira ajo eshte nje doktoreshe shume e zonja. Nje grua e forte, qe nuk ka nevoje te mbeshtet ne asnje parti per ti thene gjerat ashtu sic jane.
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Mjekët firmosin peticion “JO testimit”. MSH: Vendimi është marrë



    Bluzat e bardha të cilat kundërshtojnë testimin kanë nisur të plotësojnë një peticion. Deri më tani nënshkruesit e këtij peticioni janë 300, ndërsa pritet të shkojë në 500 numri i tyre për t’iu dorëzuar institucioneve më të larta në vend. Mjekët vetë shprehen se nuk kanë përse të testohen nga shteti kur testohen çdo ditë nga pacientët. Kundër ka dalë edhe Sindikata e Shëndetësisë. E pyetur për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht thotë se vendimi është marrë dhe është i pandryshueshëm, ndërsa plani i testimitdo të behet publik në një moment të dytë.
    Tiranë-Për të kundërshtuar testimin, mjekët kanë nisur të plotësojnë një peticion që do ti drejtohet Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të parlamentit Ilir Meta, Kreyministrit Edi Rama, Avokatit të Popullit Igli Totozani, Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj deputetëve dhe Komisoneve parlametare të shëndetësisë dhe arsimit.
    Po ashtu janë duke u shfrtëzuar të gjitha rrjetet sociale për të bërë thirrje të mos bëhen pjesë e testimit.
    Mjeku kardiolog, Petrit Vargu, tha se deri më tani numri i firmëtarëve është mbi 300 persona, pritet të shkojë deri në 500 dhe do ti dorëzohet zyrtarisht institucioneve. Ai u shpreh se mjekët i testojnë pacientët e nuk ka nevojë ti testojë shteti.
    “Peticioni tashmë ka nisur, ka një lumë mjekësh dhe personeli mjekësor që kanë firmosur sepse të them të drejtën këta nuk mendojnë dhe për anën morale. Më thoni ju, një mjek që merr 5 në testim a mund ti dalë para pacientit? Ata që drejtojnë çfarë prodhimi kanë dhënë për organizimin shëndetësor?
    Të fillojmë dhe ti testojmë ata dhe pastaj jemi dhe ne gati. Dhe nëse mjekët kanë dalë të dobët është faji i profesorëve. Të fillojmë dhe të testojmë profesorët. Nëse do të bëjmë testim ne e dimë se kush duhet të testohen të parët. Testimin më të mirë ne na e bën populli”.
    Kunder testimit është shprehur dhe Sindikata e shëndetësisë. Zëvendës.Presidenti, Petrit Frangu, thotë se testimi është i dyshimtë, mund të shoqërohet me largime nga puna, ose mund të punësohen militantë.
    “Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë shkaqet pse e bën këtë testim, pikërisht në këtë moment? Kush i nxjerr tezat e testimit, cilët njerëz merren në testim? Sepse gjykatësi më i mirë kasrhi punonjësve të shëndetësisë është populli. Këta mjekë, këta infermierë me gjithë dobësitë që kanë janë heronj në shërbimin ndaj popullit”.
    Ora News pyeti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vendim për bluzat e bardha, i cili po shoqërohet me qëndrime të ndryshme nga grupet e interesit.
    Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht thotë se vendimi është marrë dhe është i pandryshueshëm, ndërsa plani i testimit do të behet publik në një moment të dytë.
    Ndërsa për arsyet, Ministria edhe më herët ka listuar 5 pika kryesore, të cilat lidhen me monitorimin e vazhdueshëm të bërë në sistemet shendetësore dhe problemet e ndeshura në të, raporet e USAID për qëndrat shëndetësore, nevoja për mbulimin universal të popllatës dhe përgjigjet që rezultojnë negative, qoftë të analizave laboratorike, apo qoftë atyre imazherike që kërkohen rëndom nga mjekët e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.
    Sipas Ministrisë, ky testim do të jetë fotografim i situatës në vend dhe nuk do të ketë largime nga puna.

    ORA NEWS

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Rama :Të vendosur për testimin e mjekëve dhe infermierëve

    Emri:  e62e995167ffdf6e86100a0dfad3741f_XL.jpg

Shikime: 1882

Madhësia:  33.5 KB

    Pavarësisht kundërshtimeve për testimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për kryerjen e këtij procesi. Mesditën e sotme, shefi i qeverisë dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u rikthyen sërish në ambientet e QSUT-së, ku zhvilluan një takim me shefat e pavioneve dhe mjekët e këtij spitali. Burime nga takimi, që u zhvillua me dyer të mbyllura, bënë të ditur se kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të mos u tërhequr nga testimi i mjekëve dhe infermierëve.

    Një ditë më parë, Rama dhe Beqaj ishin në QSUT për të marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar për përurimin e 20 autoambulancave të reja që u vunë në dispozicion të spitaleve në
    të gjithë vendin, për të përmirësuar shërbimin e Urgjencës, një nga shërbimet më problematike të sektorit shëndetësor.

    Kryeministri Edi Rama tha se beteja për shëndetësinë është një betejë themelore e qeverisë, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të fillojë dhe fushata e gjerë kundër korrupsionit në shëndetësi.

    Koha Jone

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •