Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    “Skandal, kushurira e ministrit Bushati emërohet zv.ministre e Jashtme”

    Emri:  odeta-barbullushi.jpg

Shikime: 1557

Madhësia:  81.1 KB

    TIRANË – “Kushurira e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Odeta Barbullushi, është emëruar nga Rama si zv.ministre e Jashtme. Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, Ministria e Jashtme do të drejtohet nga dy kushërinj, që janë në postet e ministrit të Jashtëm dhe të zv.ministrit të Jashtëm.”

    Ky lajm është publikuar sot nga “Ekpres.al”, që pasi ka marrë njoftimin zyrtar mbi vendimet e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ka bërë edhe lidhjen fisnore ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.

    Sipas kësaj medieje, “babai i Ditmir Bushatit, Sul Bushati dhe babai i zv.ministres së re, Barbullushi, janë djem dajash ose kushërinj të parë ndërsa bijtë e tyre, që tashmë janë në krye të Ministrisë së Jashtme, janë kushërinj të dytë dhe mjaft të afërt me njeri – tjetrin. Ky mund të jetë një skandal shtetëror i paimagjinueshëm për diplomacitë perëndimore. Ngjashmëritë në emërime të tilla mund të gjenden vetëm në shtete despotike që drejtohen nga dinasti familjare,”- shkruan “Ekpres.al”.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    o albo filadelfia hhhahahah kur flisni ju per nepotizem qe e kthyet shkodren ne jozefinstan
    per cdo gje qe ndodh e beni lajm
    qente le te lehin karvani ecen perpara
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    Si rrjedhoje..., po thua qe i lejohet moralisht Rilindjes, ngaqe kane vepruar edhe ata me pare?

    Ky eshte justifikimi i ketij nepotizmi te paster ??
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Si rrjedhoje..., po thua qe i lejohet moralisht Rilindjes, ngaqe kane vepruar edhe ata me pare?

    Ky eshte justifikimi i ketij nepotizmi te paster ??
    jo mo jo ku ju pelqen i nxirrni kusherinjte e dyte jashte loje sic i nxoret kur ishit ne pushtet po nejse,
    familja barbullushi ka nxjerre njerez me shkolle historikisht dhe njerez te afte po qe do se jozi nuk ju vuri veshin se jozefina kishte ate fene e albos prandaj mbeshteste vetem ata .as ka shansa per tu krahasau me ate ca bet ju se kush a shkodran e di mire se u shkerdhy shkodra per 8 vjet nga joz partia .mos perdhosni edhe familjet e vjetra shkodrane bijt e bijat e tyne me pordhat tuja demokratike .sa per bushatin aftesite e tija i ka tregu ai para se ta njihte albo filadelfia e Forum marria. nuk jam socialist jo po lini te punojne ashtu sic i late ato tuajet 8 vite pastaj flasim
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    Qe nuk je Socialist kete e kam kuptuar.
    Por, nuk me duket e drejte sepse me nepotizem fshihen aferat, pasi afrohen, pa vene ne dyshim aftesite e zonjushesh, por PS ka edhe te tjere te kualifikuar si ajo, pra afrimi i saj, me ben te dyshoj.

    Nuk me intereson se ckane bere, pasi parrulla juaj ishte dhe eshte Rilindje, nese imitoni Qeverine Berisha, atehere nuk eshte Rilindje por Riedukim, Frikesim, Mashtrim, Fukarallek, e Burgim!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    ne gjithe partine socialiste vetem kjo mund ta bente kete detyre???
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Nepotizëm: Rama emëron kushërirën e ministrit të jashtëm si zv. ministre

    Odeta eshte e kualifikuar ka fituar grade PHD ne studimet per Europen jug lindore
    per Rusine ne Londer dhe jep leksione te universiteti per marrdheniet nderkombetare si dhe zv rektore
    e Universitetit Europian ne Tirane.
    Eshte personalitet intelektual.Bravo.Respekte.

    I takon posti i zevendesministres.Hiqni Ditmirin lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •