Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me frymen e Shenjte

    Perendia perdor shenjat dhe mrekullite per te treguar lavdine e Tij kesaj bote. Perendia e tregoi lavdine e Tij kur krijoi gjithshka, te gjithe engjejt shikonin te mrekulluar krijimin e Perendise dhe vete njeriu kur u krijua gjithe kohes shikonte lavdine e Zotit ne krijim.

    Sigurisht Perendia nuk krijon me Ai ka bere pushim nga krijimi por ama Ai tani tregon lavdine e Tij me shenja dhe mrekulli dhe veprime te fuqishme.

    Perendia e nxorri jasht nga egjipti Izraelin me dore te fuqishme (shenja dhe mrekulli), nderkohe qe Izraelitt nuk mund te kishin dale kurre qe andej pa nderhyrjen e Zotit madje do te ishin shfarosur ne ate vend .

    Perendia me shenja dhe mrekulli e coi Izraelin ne token e premtuar,
    Perendia me shenja dhe mrekulli dergoi shpesh here profete per te lajmeruar popullin e Tij te largohej nga idhujtaria dhe te ktheheshin tek Zoti

    Perendia me shenja dhe mrekulli Cliroi Izraelin nga vendet armike fqinje.
    Perendia me shenja dhe mrekulli beri te mundur qe Krishti te vije dhe te permbushte nje shumice profecish.

    Tani le te shikojme se cberi Jezusi.

    Ka kaq shume gjera qe beri Jezusi dhe ne duhet te ndjekim shembullin e Tij.
    Shume besimtare e thone kete , por a po ndjekim ne vertet shembullin e Tij?

    Jezusi me shenja dhe mrekulli shpetoi mekataret , cliroi te demonizuarit , sheroi te semuret, solli ne jete te vdekurit, inkurajoi te ligeshtuarit, etj, etj , etj, me shenja dhe mrekulli


    por cfare thote Jezusi ?

    Jezusi thote se te gjithe ata qe besojne tek Ai ( Jezusi) do te ndiqen nga keto shenja.:
    debojne demone, flasin ne gjuhe te reja, vene duart mbi te semuret dhe ata do te sherohen, do te pijne edhe helm (padashje) dhe nuk do tu ndodhe asgje e keqe, do te shkelin mbi akrepa dhe mbi gjarperinj dhe asgje e keqe nuk do tu ndodhe.

    Pra te gjithe ata qe besojne tek Jezusi do te ndiqen nga shenja dhe mrekulli.

    Perendia do te beje qe te gjithe ata qe besojne tek Jezusi te ndiqen nga shenja dhe mrekulli.

    e theksoj edhe nje here te gjithe ata qe jane te shpetuar me ane te hirit permes besimt tek Krishti Jezus do te ndiqen nga shenja dhe mrekulli kur te predikojne fjalen e Zotit.

    Vazhdon...............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #2
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Bibla thote se Perendia e vertetonte fjalet e dishepujve me shenjat qe i ndiqnin dhe mrekullite.

    Perendia e verteton fjalen e Tij me shenja dhe mrekulli.

    Por njeriu nuk mund te beje shenja dhe mrekulli, vetem Zoti mund ti beje ato.
    Ne kete kohe erresire kjo bote ka nevoje te shohe lavdine e Zotit qe njerezit te njohin dhe te kuptojne qe vetem Jezusi eshte Zot. Per kete Perendia do te perdore shenjat dhe mrekullite.

    Jezusi e dinte qe besimtaret nuk kishin fuqoi per te bere keto shenja dhe mrekulli prandaj Ai u thote tek veprat 1:8 se kur Fryma e Shenjte te vije mbi ata atehere ata do te marrin fuqi, dhe do te jen deshmitare te Tij ne gjithe boten e erret.

    Dishepujt moren fuqi kur Fryma e Shenjte erdhi mbi ta ata nuk prodhuan fuqi nga vetja as nga logjika e mire as nga mendimi pozitiv por ata vetem besuan tek fjalet e Jezusit dhe Fryma e Shenjte erdhi mbi ta ne menyre te mrekullueshme me shenja dhe mrekulli.

    Fryma e Shenjte vjen mbi besimtarin per ti dhen fuqi dhe autoritet per te kryer shenja dhe mrekulli, ne menyre qe te perlevdohet emri i Jezusit dhe qe bota te kuptoje se eshte mekatare dhe veprat e kesaj bote te gjykohen duke e cliruar njeriun nga roberimi i mekatit, Njerezve u hapen syte per te kuptuar se ka nje Perendi te fuqishem atje larte dhe kur degjojne mesazhin e ungjillit ata kuptojne edhe dashurine e Zotit dhe hirin e Tij.

    Nje mrekulli ben qe nje i semure te kutpoje hirin e Zotit. Sepse ne ate moment njeriu mekatar e kupton qe nuk e meriton te jete i sheruar sepse eshte i keq dhe ai kupton qe Zoti mund te shpetoje dhe cliroje dhe sheroje. Dhe ky Zoti eshte Krishti.

    Perendia perdor shenjat dhe mrekullite per te treguar hirin e Tij dhe per te shpetuar te humburit.

    Por shenjat dhe mrekullite shoqerohen gjithmone me meazhin e ungjillit qe eshte lajmi i mire.

    Kete e shikojme pergjate gjithe librit te veprave te apostujve ose veprat e Frymes se Shenjte.

    Por keto gjera mbinatyrore ndodhin kur Fryma e Shenjte te vije mbi ju.
    vep: 1:8

    Pagezimi me Frymen e Shenjte nuk eshte per te shpetuar por per te marre fuqi dhe per tu vajosur me autoritet per te kryer shenja dhe mrekulli ne emer te Jezusit.

    Jezusi tha: ne emrin tim ata qe besojne tek une do te ndiqen nga shenja dhe mrekulli.

    A doni ju qe besoni tek Krishti te shoqeroheni nga shenja dhe mrekulli per te treguar lavdine e Zotit ne kete bote te humbur? Nqs po atehere duhet te kuptoni qe kur Fryma e Shenjte te vije mbi ju ju do te merrni fuqi per te deshmuar emrin e Zotit shoqeruar me shenja dhe mrekulli. vep 1:8

    vazhdon.........................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #3
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Le te shohim shenjat dhe mrekullite ne librin e veprave


    veprat:2

    Jane 120 dishepuj qe jane pagezuar me Frymen e Shenjte dhe jane fuqizuar , shenja e gjuheve te reja po i shoqeron ata, Pjetri si edhe 120 te tjeret ehte i fuqizuar dhe nuk ka frike me te shpalle emrin e Zotit Jezus. LKjo turme ishte e njejta turme qe kishte thirrur hossana birit te DAvidit ne hyrje te Jeruzalemit dhe ishte e njejta turma qe kishte thirrur te kryqezohet, dishepujt kishin pasur frike me pare nga kjo turme por tani cfare ndodh? Ata jane te fuqizuar nga Fryma e Shenjte dhe kane guxim mbinatyror per te shpallur Jezusin nje turme qe kishte qene pjestare ne vrasjen e Jezusit.

    te gjitha keto mund ti kuptoni duke lexuar tek veprat 2:5 sepse ata judenj kishin ardhur ne Jeruzalem nga kombe te tjera per te festuar pashket dhe rreshajet njekohesisht si dhe kishin qene ne tempull kur Jezusi permbysi tavolinat.

    veprat 2:36 Ate Jezus qe ju e kryqezuat thote Pjetri pra turma kish qene pjesmarree ne kryqezim.

    Por per shkak te ketyre shenjave te te folurit ne gjuhe te reja dhe profecive dhe per shkak te predikimit te Pjetrit qe ishte nje zbulese per turmen , turma u pendua (jo te gjithe) dhe besuan tek Jezusi dhe u pagezuan me uje dhe me Frymen e Shenjte.

    Veprat kapitulli 3

    Nje mrekulli ndodhi nje i cale u sherua dhe kjo u morr vesh nga shume vete dhe shume vete besuan tek Krishti (vep 4:4 )

    Edhe pse ndodhin shenja dhe mrekulli ka njerez qe nuk do te besojne tek Jezusi madje do te perndjekin kishen , kjo mund te ndodhe edhe sot. ka ndodhur me Jezusin ka ndodhur me apostujt do te ndodhe edhe me ne. Farisenjte dhe saducenjte kishin pare dhe e dinin se ksihte ndodhur nje mrekulli dhe cbene ata ? Ata u thane dishepujve te mos predikonin me ne emer te Jezusit.

    beni mrekulli sa te doni por vetem ate emer mos e perdorni thane ata.

    Por Pjetri i mbushur me Frymene e Shenjte perlevdon emrin e Jezusit ne mes te tyre.

    vazhdon.................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    veprat 4

    Pasi i kercenuan dishepujt ata u kthyen tek besimtaret e tjere dhe ngriten zerin unanimisht tek Zoti dhe i kerkuan Atij tre gjera:

    veprat 4:29-30
    1. Zot shqyrto kercenimet e tyre
    2. lejo sherbetoret e tu te shpallin fjalen tende ( ungjillin) me ciltersi
    3. ZOT SHTRIJE DOREN TENDE QE TE KRYHEN SHENJA DHE MREKULLI NE EMER TE BIRIT TEND JEZUSIT

    Pra nje nga kerkesat ishte qe Zoti te shtrije doren e Tij mbi Besimtaret dhe te kryhen shenja dhe mrekulli .

    DHe si ishte pergjigje e Zotit ?
    vargu 31 e tregon qarte .
    Vendi ku ishin mbledhur u drodh dhe te gjithe u mbushen me Frymen e Shenjte dhe e shpallnin fjalen e Zotit me ciltersi.

    Perendia u pergjigj me nje shenj dhe mrekulli , vendi ku ata ndodheshin u drodh dhe te gjithe u mbushen me Frymen e Shenjte pa kesaj ata mund te ndanin fjalen e Zotit me ciltersi dhe pa u frikesuar per asgje.

    Mbushja me Fryme te Shenjte nuk ndalon vetem tek Pagezimi me Fryme te Shenjte,
    Pagezimi me Fryme eshte mbushja per here te pare me Fryme si tek vep 2:4 por tek veprat 4:31 kemi nje rim,bushje me Fryme

    Ne si besimtare duhet cdo dite te rimbushemi me Fryme te Shenjte qe te kmei fuqi nga larte per te predikuar fjalen e Zotit me ciltersi dhe me shenja dhe mrekulli.

    Vazhdon.....................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #5
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Para se te vazhdojme rrjedhen e ngjarjeve ne kapitujt e veprave do te shohim pak mrekulline e lypesit te cale tek porta e bukur e tempullit.

    Veprat kapitulli 3

    Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin ne tempull per tu lutur . Por aty ishte nje njeri i cale qe lypte prej lindjes. Ky i cale rrinte tek porta e bukur e tempullit. Kjo porte ishte e ndertuar me ar dhe argjend ne disa pjese te saj, dhe kur dielli shkelqente mbi te ajo dukej vertet e mrekullueshme prandaj quhej porta e bukur. Kjo ishte porta kryesore per udhetaret qe futeshin ne tempull. Kalonin shume njerez aty prandaj lypesi qendronte aty duke shpresuar se do te merrte shume lemoshe.
    Per shkak se tempulli ishte kthyer ne pazar te gjese se gjalle dhe gjerave te tjera, aty vinin dhe tregetare te cilet paguanin nje takse prifterinjve per tu futur. Tempulli ka disa zona brenda , : vendi shume i shenjte , vendi i shenjte, oborri i burrave hebrenj, oborri i grave hebreje, oborri i johebrenjve, kurse sakatet dhe te calet ose ata qe ishin me difekte fizike nuk lejoheshin.

    keshtu pra ky lyps nuk ishte futur kurre ne tempull vecse rrinte tek porta per lemoshe.

    vazhdon...........................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #6
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Ky lyps kishte qe nga lindja e tij qe ishte sakat dhe kishte rreth 40 vjet ne ate gjendje te rende. Noshta deri ne moshen 5 vjec ai ka qene nen kujdestarine e dikujt por me pas ate e kane nxjerre ne rruge per te lypur , kam pershtypjen se ai nuk kishte askend te aferm qe ta ndihmoje per te jetuar dhe as shteti nuk i jepte ndofta asnje lek ne forme pensioni invaliditeti si ndodh ndonjehere sot.

    Ai lyps nuk kishte as vellezer as motra edhe po ti kishte me siguri qe ishin aq te keqij saqe nuk interesoheshin fare per te.

    Por ky lyps ka jetuar ne kohen e Jezusit .
    Kur Jezusi filloi sherbesen e Tij ai lyps ka qene aty ne porten e bukur te tempullit duke lypur . Jezusi ka kaluar patjeter ne ate vend Dhe turmat e ndiqnin por ky lyps edhe mund ta dinte kete dhe kur mori vesh se Jezusi kishte vdekur me siguri ka menduar se shpresat e tij per tu sheruar kishin vdekur.
    Tani qe edhe AI vdiq nuk ka shprese me per mua ka thene lypsi me vegte kur mori vesh per vdekjen e Jezusit.

    Ai tani do te priste njesoj si me pare qe ndofta dikush do te ndihmonte ate per ta cuar ne tualet kur te kishte nevoje per te shkuar , dhe patjeter qe kur shikonte njerez rruges duke ecur shikonte se mos dikush do te hidhte ndonje qindarke ne toke per te.

    Ai ndofta po mendonte : ah sikur te me jepej mua ose gjithe lypsave pak nga ari me te cilen eshte ndertuar kjo porte e madhe , do te kisha per te ngrene te pakten per nja tre muaj.
    Pse Zot te pakten te ksiha mundesi te punoja nuk dua te rri me mire te punoj dhe te ushqehem se sa te jem lyps - thoshte ai me vehte.

    Dhe nderkohe qe mendonte keto gjera aty prane kalonin cdo dite per ne tempull apostujt e Perendise te cilet shkonin ne kohen e lutjes .

    Jam i sigurte qe Pjetri dhe Gjoni nuk e kishin per here te pare qe kalonin aty ne ate porte ata dite per dite kalonin aty per te shkuar ne kohen e lutjes.

    Shpesh here sot ka njerez ne nevoje dhe ne nevoja teper urgjente dhe dramatike madje , dhe ata shikojne se mos dikush i shikon. Ata jane kaq te padukshem shpesh here per ne besimtaret saqe nuk i perfillimn fare sepse shpesh kemi gjera me te rendesishme per te bere sic eshte pershembull koha e lutjes , ne duam rizgjim dhe lutemi shume por nuk shikojme njerezit ne nevoje.

    Shume njerez sot jane t semure jane sakat jane pa njeri jane ne depresion jane ne bote nen mekat dhe per ne shpesh jane te paperfillshem.

    ne shpesh kendojme dhe therrasim Haleluja! por njerezit ne nevoje qe jane aty prane dhe te shtrire te rrezuar nga mekatet depresioni apo semundja ne nuk i shikojme .

    Keshtu edhe Pjetri dhe Gjoni nuk e kishin mendjen nderkohe qe kihin kaluar aty shume here.

    Dhe ja tani Fryma e Shenjte i tregon Pjetrit duke ia drejtuar vemendjen tek ky nevojtar Por menyra se si ia drejton vemendjen eshte permes zerit te nevojtarit (lypesit). Shpeshhere edhe neve Fryma na e drejton vemendjen tek nevojtaret permes zerit te tyre sepse ne nuk i kmei pare per shume here qe kmei kaluar prane tyre.

    Nevojtaret gjenden kudo : Ne shkollen tuaj ne punet tuaja, ne zyrat tuaja, ne kishat tuaja, kudo.

    Ky nevojtar i therret Pjetrit dhe u kekron lemoshe kur i pa. Lavdi Zotit qe dishepujt nuk e bene veshin te shurdher sic shume here ne bejme.

    Por Pjetri e pa ne sy Dhe Fryma i zbuloi dicka , dicka do te ndodhte.

    Na shiko! Dhe lypesi po shpresonte se do te merrte ndonje gje prej tyre.
    Por Pjetri tha : Une nuk kam as argjend , as ar. Ketu lypesi po priste me shume se cdo te thoshte akoma.
    Por ate qe kam po ta jap. Cfare kishte valle?

    Ne emer te Jezus Krishtit, COHU DHE EC. Pjetri kishte dicka me te madhe se argjendi dhe floriri, Ai kishte Jezusin , dhe Ky Jezus mund te te beje te ecesh kur je sakat , te jeteosh kur je duke vdekur , te sherohesh kur je semure pa shprese, Dhe ky Jezus nuk eshte me i vdekur AI ESHTE I GJALLEEEE, ALELUJA, LAVDI ZOTIT, JEZUSI ESHTE I GJALLE DHE AI MUND TE BEJE MREKULLI NE JETEN TENDE AI MUND TE TE NDRYSHOJE JETEN KJO ESHTE ME E MADHE SE ARI DHE ARGJENDI.

    NUK KEMI NEVOJE PER AR DHE ARGJEND POR PER JEZUSIN.
    Vaegjet 7 dhe 8 ne tregojne sakte se Jezusi e sheroi kete sakat, mundimet e ketij skati perfunduan ai tashme mund te kercente nga gezimi sepse Jezusi eshte i gjalle dhe ben mrekulli duke ndryshuar jete njerezish dhe keshut e ndryshoi kete sakat duke e sheruar , kjo ishte nje mrekulli.

    Tani Lypesi mund te punonte qe te ushqehej , mund te kishte rroba me te mire , ushqim me te mire, madje tani mund te futej edhe ne tempull askush nuk e ndalonte me sepse ishte sheruar, uau cfare mrekullie , Jezusi ndryshon jeten e te mjereve.

    Aleluja.
    Dhe tani ky person qe nuk eshte e drejte me te quhet sakat ishte bashke me Pjetrin ne hyrje te tempullit ai tashme e mori vesh se Jezusi eshte i gjalle dhe jo i vdekur , por te gjithe e njihnin ate dhe e dinin se ishte sakt prej lindjes.

    KJo ishte nje mrekulli e madhe.

    Dhe te gjithe e pane duke ecur dhe duke lavderuar Perendine.
    Dhe keshtu yte gjithe renden drejt Pjetrit dhe Gjonit tek portiku i Solomonit.
    Por Pjetri predikoi duke shpallur Jezusin dhe duke thene se ata duhej te pendoheshin per mekatet.
    Veprat 4 :4 na tregon e u bene rreth 5000 burra qe dhane jeten e tyre Krishtit qe te cilin vete e kishin vrare .
    Pse ndodhi kjo gje e mrekullueshme ? 5000 burra qe kishin vrare Jezusin duke thene te kryqezohet tani ia dorezojne jeten e tyre Atij.

    Cfare ndodhi ne zemren e tyre? Ata kishin pare mrekulli te Jezusit madje edhe te ngjallur nga vdekjA por kjo ishte ndryshe sepse ata kuptuan qe vertet Jezusi ishte Mesia dhe ata e kishin vrare por qe Ky mesi qe e kishin perbuzur i donte akoma. Nga e kuptuan kete gje?
    Sepse ata pane nje mrekulli.

    Lavdi Zotit , shenja dhe mrekulli, shenja dhe mrekulli, Perendia perdor shenjat dhe mrekullite per te zbuluar vehten e Tij , per te treguar dashurine e Tij dhe per te bekur njerezit mekatare duke i sjelle ne shpetim.

    shenja dhe mrekulli.

    Por vete Jezusi premtoi se dishepujt e Tij do te bejne shenja dhe mrekulli edhe me te medha dhe keto ne emer te Jezusit.

    Vazhdon...............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #7
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    A e kemi ne Jezusin sot ? A eshte Jezusi ne zemrat tuaja sot i gjalle ? APo eshte i vdkeur?
    Ai eshte i gjalle por si eshte ne zemrat tuaja?

    Nese keni Jezusin ne zemer te gjalle atehee shkoni dhe jepuani te tjereve qe jane nevojtar sepse Jezusi mund tu ndryshoje jetet e tyre jo paraja jo shoqatat jo ushqimet e permuajshme jo organizimet fetare por vetem Jezusi i gjalle .

    Jezusi e ben kete me shenja dhe mrekulli dhe keshtu shume te tjere qe shikojne keto ndryshime tek nevojtaret do te besojne tek jezusi.

    Jezusi ben mrekulli


    Pse apostujt dhe dishepujt mund te luteshin per nvojtaret dhe keta te fundit te sheroheshin? Pe ndodhi kjo mrekulli? Jezusi sheroi patjeter. Por cfare veme re ketu?

    Ketu veme re dy dhunti te Frymes se Shenjte te manifestuara. DHuntia e sherimeve dhe ajo e mrekullise patjeter qe eshte edhe nje e trete dhuntia e fjales se njohurise Pjetri mori nje fjale nga Zoti per ate qe duhej te bente dhe per ate qe do te ndodhte, mrekulli sherimi.

    Kjo vjen si pasoj e pagezimit me Frymen e Shenjte. Vep 2:4 Pjetri ishte pagezuar me Frymen e Shenjte dhe sipas premtimit te Zotit ata do te merrnin fuqi nga larte kur Fryma e Shenjte te zbriste mbi ta dhe atehere do te ishin deshmitare te Jezusit ne cdo komb. vep 1:8

    Lavdi Zotit do te sihin deshmnitare te Jezusit me shenja dhe mtrekulli dhe predikim ne cdo vend te botes. Dhe ja tani ka ndodhur ne jeruzalem.

    Shenja dhe mrekulli kane lidhje me pagezimin me Frymen e Shenjte.
    A ka nevoje sot per kete pagezim? Qe ti pergjigjemi kesaj pyetje duhet ti pergjigjemi njehere nje pyetje tjeter .
    A ka sot njerez nevojtare qe kane nevoje pervec sherimit edhe te njohin Jezusin dhe te shpetohen?
    Nese ka nevoje atehere ka nevoje per pagezimin me Frymen e Shenjte .

    Pagezimi me Frymen e Shenjte ka si qellim kryesor qe njerezit te shpetohen .

    Vazhdon...............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #8
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Edhe pse ka ndodhur nje mrekulli edhe pse nje i cale prej lindjes eshte sheruar edhe pse e dinin qe ai u sherua edhe pse u duk qarte mrekullia e sherimit , perseri kishte njerez qe nuk donin te besonin.

    Sot ka raste madje me shumice qe Jezusi sheron dike ose ben mrekulli ne jeten e dikujt edhe pse eshte nje mrekulli e dukshme perseri ka njerez qe edhe e shikojne edhe nuk besojne tek Jezusi.

    Patjeter qe Zoti perdor mrekullite per te zbuluar Veten njerezve te humbur dhe qe keta te shpetohen.

    por perseri ka njerez qe edhe pse i shikojne pereseri nuk do te besojne.

    E shikojme kete te kete ndodhur me Jezusin ( lexo Marku 6:53 deri tek Marku 7: 5)
    Shikojme qe dishepujt bashke me Jezusin jane duke u futur ne krahinen e gjenezaretit, por ne momentin qe dolen nga barka te gjithe turmat e njerezve qe morren vesh per ta e njohen Jezusin dhe erdhen te gjithe tek AI por jo vetem por me njerez te cale te semure te demonizuar te verber, dhe i sollen pra tek Jezusi.
    Cfare beri Jezusi?
    Ai u tha qe te mos lodhen kot sepse sot nuk do te sheronte me .
    A e tha keshtu?
    Jo Ai i sheroi te gjithe ata qe erdhen tek Ai, Lexo marku 6:56b
    Te gjithe ata qe e preken dhe erdhen tek Ai u sheruan.
    nese ka ndonje te semure dhe vjen tek Jezusi sot , a do ti thote Ai qe sot nuk mund te sheroje? Sepse kam ndaluar se shewruari qe 2000 vjet me pare?
    JO , Jezusi do ta sheroje cdo kend qe vjen tek Ai me besim tek Ai.
    Nese beson tek Jezusi qe do te sheroje dhe vjen tek Ai Ai do te sheroje.
    Deshira e Tij eshte per te sheruar . Por nuk mjafton vetem me kaq Ai kur te sheron te jep mundesi qe ti pastaj te punosh. A mund te punoje nje i verber ? Jo mund te beje pak gjera dhe fitimi eshte i vogel por kur Jezusi te sheron kjo te jep mundesi te kesh me shume mundesi ne jete, Jezusi te ndryshon jeten totalisht.

    Kjo eshte prekja e Perendise Ai te prek me dashuri dhe te jep shanse ne kete jete por edhe jete te perjeteshme.
    Une personalisht dua shanse ne kete jete por sidomos edhe jeyte te perjeteshme ne Krishtin Jezus.

    Jezusi i shroi te gjithe ata qe erdhen tek Ai.

    Po sot ? Oh sot Ai nuk e ben me kete gje mos kini shprese me per sot . Keshtu eshte me Zotin ? JO Jezusi sheron ne cdo kohe nuk kufizohet nga koha as nga teologjia e ndonje kishe te vecante as nga feja .
    Jezusit nuk i intereson feja por marrdhenie me ty personalisht .
    Dhe kjo marrdhenie eshte nje marrdhenie dahurie mes Atit dhe birit ose bijes.
    A mendon se Ati nuk do qe bijte e Tij te jen mire?
    Ti qe je baba tokesor a deshiron te shikosh femnijet e tu te semure?
    Po sa me i mire eshte Ati qiellore se ty? Dhe Ai nuk dashka te sheroje bijte e Tij qe jane semure.

    Jezusi sheron edhe sot Ai ben mrekulli sepse eshte i mrekullueshem.

    Tani problemi qendron ketu se jane disa fetar qe i shikojhne keto gjera si farisenjte tek marku 7: 1-5 dhe ata ishin aty duke pare mrekullite e Jezusit , por ata ne vend qe te besonin tek Jezusi dhe ti jepnin zemren Shpetimtarit por e akuzojne. duke i thene :

    Perse ti dhe dishepujt e tu nuk i beni gjerat sic i bejme ne?
    perse nuk hani buk me duar te lara?
    Ata kishin pare mrekulline por nuk dinin ku te kapeshin me te dhe ishin te verber duke then perse nuk ndiqni fene tone ose perse nuk ndjek beismin tone ,pra mire qe ben mrekulli por perse nuk ndjek besimin tone?

    Ka shume njerez sot si keta farisenj dhe kur shikojhne mrekullite e Jezusit ata ne vend qe te ndryshojne sistemin e tyre te teologjise dhe te japin zemren Jezusit por thone perse keta njerez qe sherohen nga Jezusi nuk vijne te behen psh mysliman? Ose perse nuk beni si ksiha ime? Tek kisha ime behet keshtu. Ju nuk beni keshtu ju beni ndryshe.

    Perse nuk ndiqni sitemin tone teologjik?

    Ka shume qe thone keshtu madje edhe akuzojne dishepujt e Jezusit .

    Jezusi u pergjigj se Ai do te bente cdo gje qe edhe Ati i Tij bente.

    Jezusi po bente ate qe Perendia do te donte te bente.
    Perendia donte qe te humburit dhe sakatet dhe te verberit te sheroheshin.
    Ai e do kete gje edhe sot.

    Nje here takova disa mormone dhe po i tregoja per besimiin tim ne Krisht.
    E dini se cme thane ata pastaj|?
    Ata thane qe une isha njeri shume i mire sepse kisha besim te madh tek Zoti por qe kisha nje problem sepse nuk isha mormon pra nuk i isha pershtatur teologjise se tyre.
    Kete gje bejne edhe shume kisha te krishtera.

    Nje vetem nje eshte rruga e verteta dhe jeta: Dhe Ai eshte Jezus Krishti por ky Jezus qe shume e shajne dhe e perbuzin eshte pikerisht Ai qe sheron sot dhe ndryshon jete njerezish te humbur mekatare dhe te semure.
    Ne baze te emrit te Tij nyjet e kjembeve tona do te forcohen dhe ne do te ecim ne jete duke ndjekur Perendine.

    A ben sot mrekulli Zoti ? PO



    vazhdon..............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Pershendetje , kemi edhe raste te tjera qe njerez fetar kane pare mrekulli ne emer te Jezusit dhe e dini ckane bere?
    nuk jane penduar per mekatet por jane bere me te keqij dhe kane perndjekur kishen dhe besimtaret

    kete e shohim pikerisht ne kete kapitull te veprave
    veprat 4

    i gjithe kapitulli na tregon se ka edhe njerez qe edhe pasi shikojne nje mrekulli te dukshme te Jezusit ata nuk besojne.

    Saducenjte kur degjuan dhe kur pane mrekulline bashke me prifterinjte dhe komandantin tempullit iu turren pjetrit dhe Gjonit dhe i zune.
    Dhe i futen ne burg.

    Pra cfare bene ata besuan tek Jezusi tashme ? jo ata bene me te keqen ata i futen ne burg dishepujt.
    Kjo gje ka ndodhur me Jezusin po ndodh me apostujt ka ndodhur edhe me dishepuj te tjere si Stefani psh dhe do te ndodhe edhe sot . Edhe sot lkur ndodh nje mrekulli ne emer te Jezusit disa besojne por disa behen me shume perndjekes

    Ata u mblodhen dhe i nxorren perpara dhe ne vedn te besonin dhe te pyesinin sinqerisht per Zotin sepse nuk e njihnin por i thone dishepoujve me cinizem dhe krenari : me cpushtet i keni kryer keto gjera dhe ne emer te kujt e keni bere?

    Ne fakt ata e degjuan shume mire Pjetrin kur predikoi per Jezusin por nuk u pelqeu fakti qe kjo ishte bere ne emer te Jezusit sepse vete e kishin derguar per kryqezim dhe e kishin mohuar dhe e dgjuan shume mire Pjetrin kur tha ju e mohuat te drejtin.

    Por ata ishin duke i bere keto pyetje qe ti vinin apostujt perpara akuzave gjasme te blasfemise sepse kishin kryer mrekulli ne emer te Jezusit.

    Pra ata po i vinin apostujt para nje akuze.

    Por cben fryma e Shenjte permes pjetrit ketu veme re perseri rendesin e pagezimit me Frymen e Shenjte.

    vargu 8 - atehere Pjetri i mbushur me Frymen e Shenjte .......
    vazhdon tek vargu 9 duke treguar se nese po gjykoheshin (akuzoheshin ne gjyq, hetoheshin) per nje mrekulli le ta dini pra - thote Pjetri i mbushur me Frymen e Shenjte- se kjo mrekulli eshte bere ne emer te Jezusit.

    Para se Pjetri te fliste ata i thane pyetjen ne emer te kujt por ata e kishin degjuar se Pjteri foli per emrin e Jezusit para turmes ne tempull por ata nuk donin fare ta permendin emrin e Jezusit.

    dhe cfare degjojne nga pergjigja e Pjterit ?
    Kjo mrekulli eshte bere ne emer te Jezusit, obobob mos e thuaj ate emer nuk duam ta degjojme me , thone me vehte saducenjte.

    Madje Pjetri nuk mbaron me kaq por u thote troc se ate Jezus qe ju e kryqezuat Perendia e ka ringjallur dhe e ka bere Zot dhe Krisht,

    cfare ?! u terbuan saducenjte kurse farisenjte ndihen shume keq sepse akuza nga Pjetrit tani u drejtohet atyreeeee.farisenjte kercasin dhembet nga inati

    sepse po akuzohen per nje vrasje te nje personi te drejte dhe madje per vrasjen e Mesias qe po e prisnin, obobo por kjo nuk mund te ndodhe thone ata sepse ne jemi drejtuesit e ligjit mendojne ata.

    madje Pjetri vazhdon duke i terbuar edhe me forte se ky i sakar nga lindja del i heruar para tyre ne saje te emrit qe saducenjte nuk duronin dot te emrit te Jezusit.

    Dhe i terbon fare kur u thote qe ky ishte guri qe ndertuesit e hodhen poshte dhe ju jeni ndertuesit qe e hodhet poshte, obobo ata farisenjte e dinin shume mire kush ishte guri i qoshes sepse i dinin permendsh fjalet e dhjates se vjeter.

    akuza eshte kthyer akuzatoreve tani.

    Madje Pjetri i ungjillizon dhe u thote:
    se nuk mund te gjejne shpetim ne asnje emer tjeter pervecse ne emer te Jezusit

    Vargu 13 dhe 14 tregon qarte se ata nuk kishin asgje kunder tyre asnje rrethane nuk ishte kunder tyre , E verteta e Jezusit u tha mrekullia ishte aty para syve te tyre( i cali i sheruar) Dhe ata i njohen qe ishin dishepujt e Jezusit.

    Madje cdo gje fliste kunder saducenjve dhe farisenjve.

    Ja cfare ben pagezimi me Frymen e Shenjte ja cfare ndodh kur je pagezuar me Frymen e Shenjte:

    vargu 15-16 mqns kishin pare mrekulline dhe ishte e bere e njohur ne popull ata nuk mund tu benin dot asgje Pjetrit dhe Gjonit kjo dmth se ata nuk mund ti conin as ne gjykate as te kunder pergjigjeshin ndaj akuzave te Pjetrit qe kishin vrare Jezusin ata nuk kishin as kunder akuze, ishin te pambrojtur nga ligji dhe nuk mund te benin asgje dishepujve as nuk mnd ti vrisnin sepse populli do tu vihej kunder.
    Pra farisenjte dhe sacucenjte nga gjykates dhe nga mbrojytes te ligjit dhe nga akuzator dolen vrases qe nuk mund te mbronin dot veten dhe dolen te akuzuar.

    obobo problem i madh ky per ta

    Cfare bejne ata besuan tek Jezusi?

    jo me keq ardhje e shikojme qe jo.
    Ata sic ishin te verber u treguan edhe me te verber, ata mednuan qe kjo akuz te mos perhapej shume ne popull le ti kercenojme te mos flasin me askujt ne emrin e Atij qe nuk ua nxinte goja(sepse nuk e permendin dot ate emer) kishin frike prej atij emri. sepse kishin bere nje gabim shumeee te rendeee.

    Ata menduan se do te ndalonin Jezusin te beje mrekulli hahahaha.

    vargu 18 dhe si i thirren i dhane urdher te mos flisnin fare dhe as te mesojne ne emer te Jezusit.
    Por Pjetri i pergjigjet saktesisht qe nuk do tu bindet atyre me shumne se sa Perendise per gjerat qe kishin pare dhe dgjuar.

    Ata i kercenuan perseri ndofta me jeten dhe i lane te lire sepse nuk kishin si ti ndeshkonin (realisht ata donin ti vrisnin fare) kjo per shkak te asaj qe kishte ndodhur dhe se populli e pa mrekulline.

    Mrekullia verteton mesazhin , mrekullia mbron mesazhierin, dhe sipas vargut 21b mrekullia perlevdon Jezusin, dhe sipas vargut 22 mrekullia tregon dashurine e Perendise dhe meshiren e Tij. Lavdi Zotit per mrekullite e Tij, Por kjo ndodh sepse dishepujt qene pagezuar me Frymen e Shenjte mos harroni veprat 1:6 dhe veprat 2:4

    SA e rendesishme eshte mrekullia dhe Pagezimi me Frymen e Shenjte? Ky pasazh na e tregon qarte rendesine.

    Vazhdon..................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shenjat dhe mrekullite, pagezimi me Frymen e Shenjte

    Shenja dhe mrekulli, pagezimi me Frymen e Shenjte, vepra te Zotit shume te rendesishme ne jeten kristiane

    Le te vazhdojme akoma me veprat 4:23
    Apostujt shkuan tek te vetet dhe i treguan atyre cdo gje qe kish ndodhur.
    Cberi kisha? e ngriti zerin para Zotit unanimisht
    duke i kujtuar Atij fjalen e Tij te shkruar ne lutje.

    dhe ne fund tre kerkesa teper te rendesushme dhe jetesore per jeten kristiane madje edhe per sherbesen e krishtere tek vargu 29-30

    vep 4:29 -30

    Nese duam te kemi nje sherbese krishtere efektive ne duhet ashtu si apostujt te kerkojme ne lutje per plotesimin e ketyre tre kerkesavene jeten tone te perditeshme.

    madje mund te filloni te luteni qe tani.

    1. Zot shqyrto kercenimet e tyre, a kemi ne sot kercenime nga njerez te ndryshem qe na bejne presion per te mos ndare ungjillin?
    2. Lejo qe sherbetoret e tu te kumtojne fjalen tende me plot ciltersi, a kemi ne sot shepsh here frikera kur do te ndajme ungjillin dikujt?
    3. kjo pike eshte e lidhur ngushte me piken e dyte sepse lexojme : duke e shtrire doren tende qe te kryhen shenja dhe MREKULLI ne emer te Birit tend Jezusit.

    pra mesahi i fjales le te ndahet me ciltersi duke u kryer shenja dhe mrekulli nga dora e Zotit.

    Apostujt dhe dishepujt jane duke i kerkuar Zotit qe te vazhdoje te kryeje shenja dhe mrekulli kur ata te ndajne fjalen e Zotit me te tjeret . A ishte kerkese egoiste kjo ne lutje?

    shpesh disa thone se kur kerkojme ne lutje per shenja dhe mrekulli jemi duke kerkuar per egoizmin tone vetjak dhe kjo eshte e gabuar.
    Por eshte mire te mos dalim ne konkluzione te tilla pa studiuar fjalen e Zotit ne lidhje me kete gje.

    dhe ketu shohim qe kjo nuk eshte nje kerkese egoiste por nje kerkese e Perendishme.

    Pra eshte e perendishme te krkojme ne lutje qe Zoti te kryeje shenja dhe mrekulli kur ne predikojme .
    bejeni cdo dite ne kishat tuaja , lutuni te gjithe se bashku qe kur te predikoni ungjillin te luteni edhe per mrekulli qe Zoti do te beje.
    Madje edhe kur ungjillizoni jashte kerkoni ne lutje qe Zoti do te beje shenja dhe mrekulli permes jush

    Le te shikojme pergjigjen e Zotit ndaj kesaj lutjeje.

    Vargu 31
    Dhe mbasi qene lutur , vendi ku ishin mbledhur u drodh( shenje) dhe te gjithe u mbushen me Frymen e Shenjte( mrekulli ndodhin kur mbushesh me Frymen e Shenjte) Dhe keshtu e shpallnin fjalen e Zotit me ciltersi.

    Aleluja.



    vazhdon..........
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •