
Postuar më parë nga
petrol
‘’Archon, moderatori’’, përpara se të nisim diskutimin ( më saktë‘’hetuesinë‘’ sipas modelit të kapuçonëve të zinj apo të kuq) dëshiroj të më saktësosh edhe ti ca të dhëna: identitetin e saktë dhe çfarë drejtimi fetar, nacional, politik, fiziologjik, krahinor, botëkuptimor … përfaqëson. Se mos na del rrobot apo me inteligjencë e mesazhe të programuara nga ‘’xhinde’’.
Paraprakisht bëj me dije se quhem Petro, me babë e nënë ortodoksë, sikurse ndjehem e shprehem edhe vetë. Kam marrë pjesë në mesha, përshpirtje e aktivitete në disa kisha ortodokse brenda e jashtë Shqipërisë. Shpreh keqardhjen dhe distancohem nga paragjykimet e tua si për nderimin që iu bë nga ortodoksët shqiptarë Fan Nolit në Kishën Ortodokse ‘’Shën Maria’’ të Elbasanit, si për mendimet e tua përçarëse në grigjën ortodokse shqiptare me terma komuniste’’o me ne, o kundër nesh’’që nuk i shkojnë një besimtari të devotshëm të Zotit. Nuk dashkeni as kengë atdhetare ne kishë!
Nuk e kuptoj se përse disa pseudobesimtarë me parime ‘’demokrate’’, vazhdimisht e përfshijnë vend e pa vend , jo duke e nderuar, por realisht poshtëruar, me hamendësi dhe debate shterpe, Fortlumturinë e tij. Duket sikur duan të tregojnë vend e pa vend ‘’besnikërinë e patundur’’ për të marrë bekimin e shpërblimin përkatës, që kujtojnë se ai ua jep në proporcion me ‘’shkallën e mbrojtjes’’ d.m.th. lloqeve e shpifjeve që sajojnë. Kjo është e turpshme, kur përtej dëshirës e vullnetit të Fortlumturisë nxisni kultin e individit, madje mitizimin hyjnor. A nuk e kuptoni se si e sa po ia dëmtoni imazhin dhe veprën reale të tij tek populli dhe ortodoksët shqiptarë në përgjithësi? Në vend që të ndikoni për mirëkuptim, harmoni e bashkim, të diskutohen hapur problemet e trashëguara, po thellomi përçarjen. Këtë nuk besoj se jua aprovon Fortlumturia, pra nuk vihet në plan të parë mirësia, por interesi i çastit. Shprehu me sinqeritet, jo si ajo ‘’zhaba demagoge’’, ndryshe nuk ia vlen ky diskutim publik. Kohën e kam të kursyer për evidentim vlerash dhe nuk ma shperblen njeri.
Krijoni Kontakt