Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shqipetaret fukaresha shesin femijet.

    Shekulli

    -------------

    Dhjetėra gra shqiptare kanė pranuar tė paguhen pėr tė mbetur shtatzana dhe pėr t’u shitur foshnjat trafikantėve.

    “Petalli”, 2.5 mijė euro pėr tė lindur fėmijė

    Gratė shtatzėna dėrgoheshin nė njė maternitet nė periferi tė Selanikut, ku lindnin viktimat e trafikut

    Aleksandra Bogdani

    TIRANĖ- Dhjetėra gra shqiptare kanė pranuar tė shesin foshnjat e tyre, kundrejt shumės 2.5 mijė euro. Ato janė paguar nga grupi i trafikantėve “Petalli” pėr tė mbetur shtatzanė dhe pėr tė lindur fėmijė, tė cilėt bėheshin mė pas “pre” e trafikut. Burime nė Ministrinė e Rendit Publik bėjnė tė ditur se fakte tė reja kanė dalė nė dritė, nga hetimet e kryera pėr trafikimin e mė shumė se 65 fėmijėve shqiptarė drejt Italisė. Anėtarė tė organizatės sė trafikut kanė rekrutuar njė numėr tė madh femrash, tė cilat kanė pranuar tė paguhen pėr tė lindur fėmijė. Burimet e mėsipėrme bėjnė tė ditur se gratė e paguara pėr tė lindur foshnja, vinin kryesisht nga Durrėsit, Lushnja apo Kavaja. Bashkėpunėtorėt e tė akuzuarit si kreu i kėsaj organizate, Besim Metani, kishin pėr detyrė tė gjenin gra tė gatshme, pėr tė lindur fėmijė kundrejt shumės 2 mijė-2.5 mijė euro. Kontigjenti i mėsipėrm ka qėnė shumė i lehtė pėr t’u “peshkuar” nga trafikantėt e fėmijėve. Gra rome, gra pa pėrkrahje, gra tė varfra, tė cilat nuk kanė pasur asnjė mundėsi tjetėr jetese, kanė pranuar tė mbajnė nė bark fėmijėn pėr nėntė muaj dhe mė pas ta shesin pėr 2.5 mijė euro.
    Trafiku
    Njė linjė mė vete trafiku e organizuar mė sė miri, ka funksionuar pėr kėto gra, tė cilat kanė lindur viktimat e mitura tė trafikut. Pasi pranonin tė bashkėpunonin me grupin “Petalli”, kėto femra mbaheshin nėn kontroll gjatė gjithė muajve tė shtatzanisė. Ndėrsa gjatė muajit tė nėntė, atyre u siguroheshin dokumente tė falsifikuara me viza greke, pėr tė kaluar kufirin shqiptaro-grek. Sipas burimeve nė Ministrinė e Rendit Publik mėsohet se krerėt e organizatės paguanin persona tė veēantė, pėr tė shoqėruar gratė shtatzėna drejt Greqisė. Ato lindnin foshnjat e trafikut nė njė maternitet, nė veri tė Selanikut dhe mė pas kthehen nė qytetin e tyre tė lindjes. Rrugėtimi i kėtyre grave nga Shqipėria nė Greqi ėshtė i organizuar dhe sipas burimeve tė mėsipėrme, ka vite qė funksionon. Foshnjat e lindura dorėzohen tek "shoqėruesi" ndėrsa nėnat e tyre kthehen nė Shqipėri, me paratė nė xhep.
    Tė arrestuarit
    Hetimet e prokurorisė italiane pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė kanė filluar gjatė shtatorit tė vitit tė kaluar, me arrestimin e Xhuliana dhe Ramiz Petallit. Burrė e grua u akuzuan se kishin trafikuar njė numėr tė madh tė miturish shqiptarė, me dokumentet e tre fėmijėve tė tyre. Mė pas, pėrgjimet e palės italiane kanė arritur deri tek organizatori i kėtij rrjeti tė trafikut tė fėmijėve, Besim Metani. Ndėrsa arrestimi i tij ėshtė bėrė i mundur mė 4 prill, nė njė vilė nė periferi tė Durrėsit. Sė bashku me tė janė arrestuar edhe i vėllai i tij, Sulejman Metani, Xhevat Berberi, Musa Sina dhe nėnoficeri i repartit tė mbrojtjes kundėr zjarrit nė Durrės, Sofokli Coko. Ndėrsa nė operacionin paralel, qė ėshtė zhvilluar nė Itali ka pėrfunduar nė pranga njė tjetėr i akuzuar si bashkėpunėtor i Metanit, i cili punonte nė SHISH-in e Durrėsit. Deri tani, numri i tė prangosurve si bashkėpunėtorė nė trafikun e fėmijėve ka arritur nė 15 persona.


    ------------


    Moderatora !


    Disa mendime..


    Faqja " Tema e shtypit." .. "Aktualitete " dhe "Problematika shqiptare" trajtojne pak a shume te njejtat gjera..

    Eshte si te thuash Ali Myfti Hoxha ose Myfti Hoxh Aliu ose Hoxh Ali Myftiu..


    Po keshtu faqet .."Bashk patriotet e mi ne bote" me " Shqiptaret ne Diaspore " eshte si te thuash "Tenxherja ka fasule" ose "Fasulet ka ne Tenxhere" ..

    Edhe aty poshte ka " Pyetje - Pergjigje" dhe "Vrejtje dhe Keshilla".. qe jane aty aty me kuptim..


    Tjeter...


    Tek "ELITA KOMBETARE " ka ca gjera qe nuk shkojne.

    Aty duhet te jete si nje ALBUM me Biografine (Jeten dhe vepren) e figurave te Shquara..Shqiptare..

    Jo sejcili nga ne ka te drejte te fusi ne kete Rubrike ate cka do ai..
    Aty duhen futur Figura te pranuara si te Shquara nga breza te tere ose qe nuk njihen ose qe mbi ta eshte hedhur balte pa te drejte nga historiografia staliniste por qe koha i nxjerr ne drite ose nje studiues serioz argumenton vlerat e tyre.

    Ne kete Rubrike ska pse te kete debate..inate..denigrime etj.

    Vetem histori Njerezish..te medhenj te kombit..nga fusha te ndryshme..



    Cdo te mire..


    ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    _outputin e mora vesh per llogari te kujt ikte dhe sa vlente...

    _po inputi firmen e kujt mbante?
    (thu te jete veper bamiresie e firmes "petalli"?)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    ---------

    Arrestohen presidenti i ekipit tė Gramshit, Dritan Xhaka dhe i vėllai pas denoncimit tė A.M.

    Bosi i futbollit trafikant fėmijėsh
    Kanė fituar pėr katėr vjet afro 200 milionė lekė


    ---------------------------------------------------------------------

    Basir Ēollaku
    Arrestohen presidenti i ekipit tė futbollit tė Gramshit, Dritan Xhaka dhe i vėllai, Miridan Xhaka, nėn akuzėn e trafikimit tė fėmijėve me qėllim pėrfitimi. Prangosja ka ardhur pas denoncimit tė njė prej viktimave, 16-vjeēarit A. M .

    LAJMI

    Presidenti i ekipit tė futbollit tė Gramshit sė bashku me tė vėllanė ka pėrfunduar nė qeli ditėn e djeshme. Akuza ėshtė trafik fėmijėsh pėr nė Greqi. Pas njė denoncimi tė njėrit prej viktimave, 16- vjeēarit A.M, policia kriminale ka mbledhur provat dhe ka bėrė arrestimet e tė akuzuarve. Fėmija ėshtė rrėmbyer nė vitin 1997 nė moshėn 9- vjeēare dhe ėshtė dėrguar nė Athinė ku ėshtė detyruar tė lypė rrugėve dhe frytin e punės t'a marrin tutorėt e tij. Sipas hetimeve paraprake tė kryer nga agjentėt e antikrimit, dyshohet se nėpėrmjet kėtij shfrytėzimi tė tė miturit, vėllezėrit kanė fituar afro 200 milionė lekė pėr katėr vjet rresht. Tutorėt e lypėsit kanė vjelė paratė nga krimi dhe i kanė premtuar viktimės qė t'i blinin njė shtėpi kur tė kthehej nė Shqipėri. Por nuk ka ndodhur kėshtu. Mashtrimi ka vijuar dhe vėllezėrit nuk i kanė dhėnė mė tepėr se bukė dhe rroba pėr tė veshur. Nė kėtė gjendje i trafikuari ka vajtur dhe ka denoncuar nė komisariatin e policisė dhe pastaj kanė ardhur arrestimet. Dritan Xhaka ka qenė dhe njė herė i dėnuar me 13 muaj burg, pėr kundėrshtim me dhunė tė forcave tė policisė. Hetuesit po verifikojnė raste tė tjera fėmijėsh qė dyshohet se janė mashtruar dhe mė pas trafikuar prej vėllezėrve Xhaka. Por nė stadin e tanishėm tė hetimeve rasti denoncues ėshtė i provuar.

    Mashtrimi
    Nė vitin 1997 fėmija ishte vetėm 9 vjeē dhe ishte shumė i varfėr. Babai i tij kishte vdekur. Gjahtarėt e trafikut e kanė vėnė re dhe e kanė joshur me premtime tė miturin. I vogli do tė shkonte nė Greqi dhe do tė fitonte shumė para. Me lekėt qė do tė fitonte atje do tė blinte njė shtėpi. Nga Gramshi fėmija merret dhe dėrgohet nė shtetin helen. Djali ka bredhur pėr katėr vjet rrugėve tė Athinės me dorėn tė shtrirė dhe ėndrrėn se do bėhej me shtėpi. Kujdestarėt qė e mbikėqyrnin merrnin nga ai nė darkė paratė qė shkonin nė njė tjetėr adresė. Kjo lojė ka vijuar me vite. Kthimi nė shtėpi ka qenė i pafat pėr tė miturin. Tre vjet tė tjerė ai priste qė tė mbahej premtimi i dhėnė nga Xhakajt. Paratė, sipas tutorėve, kishin mbetur nė Greqi dhe ata prisnin qė t'i merrnin dhe t'i ndanin sėbashku. Por fėmija tashmė i rritur nuk ka besuar mė. Premtimeve tė stėrzgjatura mė nė fund ai u ėshtė pėrgjigjur me njė denoncim nė polici. Kaq ka mjaftuar qė dy vėllezėrit qė i kishin marrė paratė e gjakut pėr katėr vjet tė pėrfundojnė nė qelitė e komisariatit tė Gramshit.

    Milionat
    Nga tė dhėnat e para qė ka mbledhur Zyra Rajonale Kundėr Trafiqeve dyshohet se vetėm nga fėmija denoncues vėlle- zėrit tė kenė pėrfituar 150 deri nė 200 milionė lekė. Kjo shumė ėshtė llogaritur pėr katėr vjet shfrytėzim tė fėmijės qė ka filluar tė lypė qė nė moshėn 9 vjeēare. Sipas organit tė akuzės do tė kontrollohen llogaritė bankare tė tė arrestuarve dhe pasuria fillmisht do tė vihet nė sekuestro konservative. Do tė jetė gjykata mė pas ajo qė do tė vendosė se ēfarė do tė bėhet me paratė, pas provave tė Prokurorisė.

    ----------

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    gazeta shqiptare


    ........

    KORĒE

    Marash Zefi: Ato gėnjeheshin lehtė pasi janė tė varfėra

    Kreu i jetimeve: Vajzat e trafikuara ikin me dėshirė


    -------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj

    KORĒE

    Nga Shoqata e Jetimeve tė Korēės figurojnė tė trafikuara 7 vajza 19-22 vjeēe. Sipas policisė, ato janė trafikuat nė Itali e Greqi. 4 prej tyre dyshohet se janė detyruar nga tutorėt e tyre pėr tė lindur fėmijė pėr qėllime trafikimi. Pikėrisht pėr kėto trafiqe, si njė nga personat e dyshuar ėshtė cilėsuar edhe Marash Zefi, prej 12 vitesh kryetar i Shoqatės sė Jetimėve. Megjithatė, ai gjatė njė interviste pėr "Gazetėn" i ka mohuar akuzat duke i cilėsuar ato shpifje.

    Jeni akuzuar nė pro-kurori se merrni pjesė nė trafiqe njerėzore?
    "Kėto akuza janė vetėm disa shpifje qė kanė ngritur ndaj meje 5 anėtarė tė kryesisė sė shoqatės pėr qėllimet e tyre. Ata stisėn akuza tė rreme dhe lloj-lloj shpifjesh qė mbetėn tė paprovuara nga organet kompetente".

    Pėrse mendoni se ikin ato?
    "Natyrisht nga vėrfėria. Ato jetojnė tė gjitha bashkė nė njė dhomė konvikti pa kushte higjenike dhe shpesh pa drita. Pikėrisht pėr kėtė arsye gėnjehen lehtė megjithėse unė jam munduar t'i bind qė tė mos largohen por jo gjithnjė ia kam arritur".

    Ju jeni arrestuar nga policia madje edhe me njė akuzė?

    "Ata ngritėn ndaj meje njė akuzė tė sajuar qė kishte tė bėnte me ushtrimin e detyrės sė kryetarit pas marrjes fund tė mandatit. Por unė fitova pafajėsinė".

    Jeni paditur pėr bashkėpunimin me njė 50-vjeēar italian pėr tė trafikuar bashkė njė vajzė?
    "Kjo ėshtė shpifje, pasi italiani Luciano ishte fejuar me L.N. Ditėn qė ata do tė niseshin pėr nė Itali, nė bazė tė njė denoncimi tė rremė, unė shoqėrohem nė komisariat. Por erdhi vetė vajza qė tha tė vėrtetėn".

    Sa vajza nga shoqata kanė rėnė viktima tė prostitucionit?

    "Qė nė fillim kanė shkuar disa prej tyre, tani janė rreth 7, por ato nuk mė pyesin mua kur shkojnė. Unė jetoj mes varfėrisė, i mbytur nė borxhe sepse ushqimet i marr me listė dhe nuk paguaj dot KESH-in. Lidhur me femrat e trafikuara unė tė gjitha tė dhėnat ua kam thėnė organeve kompetente. Por unė nuk mund tė them asgjė se kam frikė. Unė si qytetar mund tė them se kėtu nuk ėshtė asgjė e sigurtė se janė tė tjerė personat qė janė tė implikuar me kėtė trafik dhe mund t'a pėsoj.

    gazeta shqiptare

    ............




    As ne Afrike nuk jane jetimoret ne kte gjendje.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Mjer ata, ne edhe kush vjen pas nesh thuaj...
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Njė epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •