Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Rama: Do ndryshojmë sheshet komuniste të 70 qyteteve

    Emri:  Rama-Korce-300x156.jpg

Shikime: 2646

Madhësia:  19.7 KB

    Kryeministri në nisjen e punimeve të qendrës së Korçës.

    “Qeveria shkërmoqi paratë në segmente rrugore të papërdorshme”

    Kryeministri Rama bëri publik projektin e qeverisë që do të transformojë qendrat e 70 qyteteve të të gjithë vendit, për t’i kthyer ato në mundësi turistike zhvillimi.
    Nga qyteti i Korçës ku pa nga afër punimet për rregullimin e sheshit kryesor të tij, Rama tha se do të transformojë sheshet e trashëguara nga komunizmi, për t’u dhënë atyre pamjen e shesheve që kanë qytetet europiane. “Ne kemi vendosmërinë që brenda këtij mandati t’u sjellim qyteteve të vendit atë rilindje të madhe urbane që u ka munguar për vite të tëra dhe t’i transformojmë këto sheshe të braktisura komuniste në sheshe të bashkëjetesës komunitare, në sheshe që u japin qyteteve tona atë sens bashkësie që kanë qytetet e Europës ku ne duam të integrohemi dhe në rrugë e në infrastrukturë urbane, që u jep qyteteve tona atë dritë të madhe shprese për të cilën kanë nevojë të stimulojnë më shumë punësim, të stimulojnë pjesëmarrje të rinisë në jetën e qytetit, të stimulojnë edhe më shumë qëndrimin e familjeve të reja në këto qytete që po plaken”, tha Kryeministri. Ai nuk ngurroi të denonconte investimet infrastrukturore të qeverisë së kaluar, që sipas tij kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit për rrugë që janë të papërdorshme.

    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Rrofsh o shoku Rama qe na jep shprese. Pune nuk kemi. Cmimet po rriten nga dita ne dite. Taksat po na rriten. Mosha e pensionit po na rritet. Te pakten te kemi sheshet evropiane.

    Po ky i shesheve, mos eshte gje premtim i ri o shoku Rama? Se nuk mbaj mend qe ne fushate te na premtoje sheshe evropiane. Apo i zgjidhe ato premtimet e tjera dhe i erdhi rradha sheshit tani?
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 25-12-2014 më 18:14

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    -Letër e hapur zv.Kryeministrit, Niko Peleshiprojekti korca

    Ne jemi shtatë arkitektë me origjinë nga Korça, që punojmë në shtete e provinca të ndryshme të Amerikës së Veriut. Po ju drejtohemi me shpresën, se keni ende dëshirën e mirë, për të përmirësuar qytetin tonë të lindjes. Disa prej nesh ju njohin personalisht dhe të tjerët nuk e kanë patur mundësinë, për shkak të emigrimit të hershëm. Megjithatë, të gjithë kemi besuar e besojmë se i doni të mirën Korçës.

    Jemi tejet të shqetësuar, për ndërhyrjen, që po bëhet në sheshin para Teatrit “A.Z. Çajupi”.Edhe pse ju nuk jeni më Kryetari i Bashkisë së Korçës, e dimë, që projekti ka qenë dhe mbetet nisma e juaj, i ideuar si një përpjekje e mirë për të përmirësuar qytetin. Pamjet tridimensionale, që kemi parë në mjetet e informimit(në faqen zyrtare të Bashkisë së Korçës në internet nuk ka asgjë rreth projektit më të rëndësishëm të Bashkisë për vitin 2014), na kanë tronditur. Projekti i paraqitur është një shembull i keq i Arkitekturës Brutaliste, e cila ka perënduar në botën e përparuar që në mesin e viteve ’70 të shekullit të kaluar. Ndërtimi nuk mund të konsiderohet një eksperiment i arkitekturës bashkëkohore, të cilin koha do e gjykojë më vonë. Ndërtimet më në zë të arkitekturës brutaliste qëndrojnë në shumë qytete perëndimorë, si shembuj të një marrëzie eksperimentale të viteve ’50 dhe ’60, kur arkitektët përpiqeshin të gjenin rrugë të reja të shprehjes arkitekturore.

    Një objekt i tillë nuk duhet ngritur në qendër të një qyteti me karakteristika të formuara mirë edhe pse gjatë 70 viteve të fundit, ka pasur në të plot shembuj të ndërhyrjeve të gabuara në arkitekturë dhe urbanistikë. Ne kemi vlerësuar përpjekjen tuaj për të përmirësuar kompleksin arkitekturor të sheshit edhe pse përgjithësisht gjykojmë, që në një qytet me pak hapësira publike, sipërfaqet e lira duhet të ruhen. Megjithatë,ndërhyrja në të duhet të jetë krejt e ndryshme nga projekti gjerman, tashmë i miratuar dhe i nisur të zbatohet. Korrigjimi i thellë i tij është i domosdoshëm dhe i mundshëm. Mjafton vetëm dëshira juaj e mirë për të dëgjuar sugjerimin tonë dhe të shumë korçarëve të tjerë, të cilët publikisht apo privatisht po e kritikojnë projektin.

    Ju kërkojmë me ngulm, por dhe me besim të ndalni këtë gabim të rëndë arkitekturor dhe urbanistik në qytetin tuaj dhe tonin.

    Shpresojmë që keni dashurinë për Korçën dhe vullnetin për ta bërë këtë.





    Ark. Anxhela Mosko – Hamilton, Ontario

    Ark. Jeta Xhufka – Toronto, Ontario

    Ark. Ilia Lera – Boston, Massachusets

    Ark. Klarens Karanxha-Boston, Massachusets

    Ark. Maksi Pengo – Boston, Massachusets

    Ark. Naumaq Mara – St.Catharines, Ontario

    Ark. Nensi Bregu – Boston, Massachusets

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Rama: Do të investojmë aq sa nuk është bërë në 20 vite

    Programi “Rilindja e qyteteve” do t’i japë një zhvillim të ri Elbasanit. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama , i cili prezantoi investimet që do të bëhen në këtë qytet. Rama akuzoi Qeverinë paraardhëse për mungesë ndër vite të investimeve serioze në qendrat urbane dhe lënien e tyre në harresë.

    “Ne kemi filluar nga qendrat urbane, të cilat janë lënë në harresë për shumë vite. Elbasani ka vuajtur për investime në infrastrukture. Jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra urbane. Në Elbasan jemi zotuar se do bëjmë sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ne do investojmë përsëri në Elbasan. Sot vetëm krijimi i qendrës së gravitetit që do shkojë deri në rrugicën e fundit të qytetit. Stadiumi, nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje por dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Rama.

    Në vijim ai shtoi se investimet shtrihen përtej bashkisë së sotme të Elbasanit.

    “Kemi kaluar në një fazë ku investimet po bëhen me standarde dhe po insistojmë të jenë me standarde. Janë 8 kantiere në Elbasan dhe kryetari i bashkisë premton se do mbyllen brenda këtij viti. Kemi hapur një rrugë të mbarë për të rilindur qytetin e Elbasanin. Përveç rrugëve, stadiumin, ndriçimit, gjelbërimit Elbasani do ketë më shumë zhvillim të biznesit të vogël e të mesëm”, u shpreh Rama.

    Ndërsa, Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, njoftoi se më 11 Tetor në stadiumin e Elbasanit do të pritet skuadra e Danimarkës, duke e falenderuar njëherësh kryeministrin për këtë investim.

    KJ

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    e kishte fjalen per shqiperine APO philadelphian ky shoku rama ?
    se po shqetesohet shoku albo
    na sqaro njeri
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Nuk ka mirëqenie në shëmti?

    Emri:  kulla.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  39.8 KB

    22 Dhjetor 2014 17:55

    Para disa kohësh, kryeministri Edi Rama foli për një media të huaj për suksesin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Atëherë përsëriti se e bukura dhe modernia e trembin dhe e luftojnë korrupsionin.

    Së fundmi Rama ka qenë në qytetin e Korçës, prej nga deklaroi se nuk ka mirëqenie në shëmti.

    “Ai që shkruante dua bukë, jo bukuri, ta mesojë se e bukura shton jetën, energjinë, punën e bukën! S’ka mirëqenie në shëmti,” shkruan Rama, ndërkohë që poston disa foto nga qendra e qytetit, përfshi një foto nga kulla e shumëpërfolur.


    “”Ejfeli” modern i “Parisit të Vogël”, një shkallare galeri arti + një ballkon 360 gradë mbi Korçën, siç nuk e keni parë,” shprehet Rama.

    Më herët, kreu i opozitës, Lulzim Basha kishte shkruar në FB: “Pse jetojmë më keq se dy vite më parë? Të gjithë e kanë kuptuar – na drejtojnë njerëzit e gabuar. Vajmedeti inspekton trotuaret dhe këtë e di punë qeverie. Shkatërrimin dhe frikën e di frymëzim dhe vizion ekonomik. Ulja e taksave dhe investimet janë çelësi”.

    MAPO

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rrofsh o shoku Rama qe na jep shprese. Pune nuk kemi. Cmimet po rriten nga dita ne dite. Taksat po na rriten. Mosha e pensionit po na rritet. Te pakten te kemi sheshet evropiane.

    Po ky i shesheve, mos eshte gje premtim i ri o shoku Rama? Se nuk mbaj mend qe ne fushate te na premtoje sheshe evropiane. Apo i zgjidhe ato premtimet e tjera dhe i erdhi rradha sheshit tani?

    Albo
    Shoku Rama ka te metat e veta por nuk krahasohet me shokun Sali. Ky i fundit ka bere aq te keqija ketij vendi sa do te duheshin 50 shoke si Rama.
    Shoku Rama eshte shume dobet kundrejt shokut Sali, edhe pse jane shoke te jemi te sinqerte.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar VOLSIV për postimin:

    SERAFIM DILO (23-12-2014)

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    “Rama vuan nga kompleksi falik”

    23 Dhjetor 2014 15:31

    Ish- kryeministri Sali Berisha vazhdon të jetë i shqetësuar për një kullë vrojtimi, që po ngrihet në qendër të Korçës.

    Berisha tha se ajo është ndërtesa më e shëmtuar në historinë e Korçës.

    Sipas Berishës, Rama ka komplekse falike.

    “Kjo dhuratë e Edi Ramës, që përdor pushtetin për të shndërruar në kulla kompleksin e tij falik, është një nga ndërtimet më të shëmtuara të 20 viteve të fundit. Ajo ekziston si e ngjashme, sot, vetëm në ndonjë qytezë industriale fantazmë e ndonjë fabrike rrënoje dhe në psikologjinë e sëmurë të Edi Ramës, që vuan komplesin falik dhe është i gatshëm për të qetësuar vuajtjet e pashërueshme të tij nga ky kompleks, të ndërtojë mullar betoni, si ky që ndërtoi dhe lavdëronte me superlativa Rama në Korçë!” shkruan Berisha.

    Sipas tij, qytetarët nuk duhet ta pranojnë këtë objekt “që shpreh shijet e një të sëmuri psiqik”.

    MAPO

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    Shoku Rama ka te metat e veta por nuk krahasohet me shokun Sali. Ky i fundit ka bere aq te keqija ketij vendi sa do te duheshin 50 shoke si Rama.
    Shoku Rama eshte shume dobet kundrejt shokut Sali, edhe pse jane shoke te jemi te sinqerte.
    O VOLSIV,

    Cfare thone ata shoket e Partise nga Korca, perse e ke ngritur shoku Rama kete ndertesen kaq madheshtore sa edhe revizionistet amerikane e evropiane na e kane zili?

    Per cfare do perdoret, di gje ti?

    Mullar bari per lopet e Korces?

    Apo do ta perdorim si gijotine per tu prere koken e varrim ne litar ne mes te Korces gjithe Armiqte e Popullit?

    Albo

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O VOLSIV,

    Cfare thone ata shoket e Partise nga Korca, perse e ke ngritur shoku Rama kete ndertesen kaq madheshtore sa edhe revizionistet amerikane e evropiane na e kane zili?

    Per cfare do perdoret, di gje ti?

    Mullar bari per lopet e Korces?

    Apo do ta perdorim si gijotine per tu prere koken e varrim ne litar ne mes te Korces gjithe Armiqte e Popullit?

    Albo
    Po mund ti pyesesh edhe vete shoket e korces.
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •