Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Në Letnicë (Kosovë) pagëzohen 32 besimtarë musliman

    Sot ne Letnicë ne meshen qendrore ne ora 11,00 jane pagezuar rreth 32 besimtar nga Llapushniku i Drenices dhe nga Bresalci i Gjilanit.

    Ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji udhehoqi meshen dhe u ndau sakramentet.

    Letnica eshte vendi qe kemi zgjedhur per t'u pagezuar sepse gjysherit tane kane shtegtuar te Zoja sidomos per 15 gusht qe eshte festa e Zojes, eshte shprehur njeri per tyre. Dhe pasi pranuan me gezim sakramentet, njeri prej tyre iu drejtua popullit me keto fjale: sot jemi 32, per festen e Zojes shpresojme te jemi 320, per vitin tjeter 3200 ....







  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192





  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 01-05-2008 më 22:07

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Juve qe thoni eshte genjeshter, mund ta pergenjeshtroni me fakte.

    Gjithashtu, NoName mund te besh dicka me teper per ta prezantuar lajmin si te sakte pasi bindja nuk krijohet vetem duke shikuar ca foto.Njerezit sigurisht nuk e kane te shkruar ne balle fene te ciles i perkasin. Me fal, e hoqa lidhjen me forumin tjeter pasi bie ndesh me rregulloren.

    Diskutim te kendeshem.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    ky lajm gjendet dhe ketu
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    Sot ne Letnicë ne meshen qendrore ne ora 11,00 jane pagezuar rreth 32 besimtar nga Llapushniku i Drenices dhe nga Bresalci i Gjilanit.

    Ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji udhehoqi meshen dhe u ndau sakramentet.

    Letnica eshte vendi qe kemi zgjedhur per t'u pagezuar sepse gjysherit tane kane shtegtuar te Zoja sidomos per 15 gusht qe eshte festa e Zojes, eshte shprehur njeri per tyre. Dhe pasi pranuan me gezim sakramentet, njeri prej tyre iu drejtua popullit me keto fjale: sot jemi 32, per festen e Zojes shpresojme te jemi 320, per vitin tjeter 3200 ....






    Dhe pasi pranuan me gezim sakramentet, njeri prej tyre iu drejtua popullit me keto fjale: sot jemi 32, per festen e Zojes shpresojme te jemi 320, per vitin tjeter 3200 .

    Vertetë kështu i është drejtuar me këto fjalë popullit, është pritur me dortrokitje nga të pranishmit.

    Nuk mund të thuhet ndryshe pos se nuk fliste njeriu por Shpirti që e drjtoj deri në pagëzim fliste permes tij.

    Zoti e bekoftë këtë dhe ata që u pagëzuan në emer të Krishtit.

    Flmn NoName per këtë lajm, un nuk e plasova këtë lajm sepse prita qe të ipet lajmi nga dikush tjeter. Un pasi njoftova per rastin e pagëzimit në Prishtinë, e din edhe ti dhe shumë kush këtu; se çfar reagimesh dhe shkrimesh kishte dhe ka edhe sot me fyrje dhe injoranca te ndryshme, por, sidoçoftë; ne duhet të jemi të pergaditur siç na ka mesuar vet Zoti i ynë; Ai na ka paralajmruar se kjo do të ndodhë por ne do të ngadhjejmë me ndihmen e Zotit tonë. Edhe njëher flmn dhe Zoti të bekoftë.

    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    pse re fotot nuk qenkan bindese apo ndoshta edhe keto te duken genjeshtra ??
    Myslimanet nuk i pranojne konvertimet nga islami ne fe dhe besime te tjera. Po te keshilloj se nuk ja vlen te humbet kohe me ate injorance. P.sh. nje dijetar islamik me emrin Mark Gabriel ka shkruar nje liber 'Islami dhe Terrorizmi', pra dijetar qe ka studiuar ne universitetin e Al-Azhar-it ne Egjipt mbi islamin dhe ka pranuar besimin krishter, myslimanet nuk e pranojne kete konvertim dhe thone se 'ai nuk ka qene kurre mysliman'. Pastaj me dhjetera e qindra mijera raste, bile jo vetem besimtare te thjeshte, por dijetare qe kane njohuri te thella mbi islamin, madje edhe qe e dijne Kuranin permendesh. Ketyre njerezve injoranca dhe urrejtja (te cilat gjenden ne islam) ua ka mbyllur syte.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 04-05-2008 më 12:56

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    lace (12-11-2014)

  9. #8
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Qfar te keqe ka ketu? E vetmja e keqe qe shoh ketu osht mungesa e nje objekti per te mos mbetur keta besimtar ne rruge. Perderisa ndertohen katedrale per te mbetur boshe, ja shikoni dhe binduni se ne kosove nuk mbeten xhamijat pa besimtar, perkundrazi detyrohen qe edhe ne rruge ti kryejn ritet e tyre fetare.

  10. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Më 1 maj, në Kishën e Zojës së Bekuar, 32 banorë të fshatit Llapushnik të Drenasit, janë konvertuar në katolikë. Ata dëshirojnë ta kenë edhe kishën e tyrenë këtë fshat të Drenicës. Banorët e tjerë të Llapushnikut nuk i kanë duartrokitur këtij konvertimi.



    Drenas,Llapushnik, 12 maj
    Pas fshatit Kravasari, epidemia e përqafimit të krishterimit i ka prekur edhe disa dhjetëra banorë të fshatit Llapushnik, në komunën e Drenasit. Ata nuk dëshirojnë as ta pranojnë se kanë ndryshuar religjion, sepse veten e konsiderojnë gjithmonë si katolikë “të fjetur”. Thjesht, për disa dekada, ata nuk kanë dashur të bëhen me shenjë prej komunitetit, por, përndryshe, njëri prej të pagëzuarve më 1 maj në Kishën e Zojës së Bekuar, pretendon se gjatë gjithë kohë – tinëz – kanë thënë urata dhe lutje të krishtera.

    Të konvertuarit, 32, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Letnicë, i kanë ruajtur emrat myslimanë. Ismet Sopi, njëri prej 32-ve, Letnicën, vendin e konvertimit, e konsideron si shumë të rëndësishëm për historinë e tyre. Ai thotë se edhe të parët e tyre shpeshherë kanë marrë pjesë në lutjet e bëra në këtë kishë. Sopi konsideron se tash kishte ardhur momenti që të dilet prej ilegalitet religjioz dhe njerëzit duhet t’i bëjnë publike ndjenjat e tyre fetare. Ngjashëm me këta banorë të Llapushnikut, muaj më parë kishin vepruar edhe banorët e fshatit Kravasari, të komunës së Malishevës. Ata qenë konvertuar dhe madje e kishin ndërtuar edhe një kishë në fshat.

    “Erdh momenti për t’i bërë publike ndjenjat tona fetare. Të mos vazhdojmë të jetojmë me ndjenja të ndrydhura. Duam ta bëjmë publike atë që kemi qenë dhe jemi”, thotë Ismet Sopi për Express, duke kërkuar që të mos fryhet ky rast për së tepërmi. Sopi tregon se shumica e bashkëfshatarëve që i takojnë besimit mysliman, e kanë ditur edhe më parë që disa familje i takojnë besimit katolik, sado që edhe më tutje të rikthyerit në besimin e tyre të parë, nuk janë shumë të gatshhëm që të diskutojnë shumë hapur për çështjen e tyre.

    Njëri prej banorëve të fshatit, i pyetur nga Express nëse kishte dëgjuar që disa bashkëfshatarë janë pagëzuar në kishë, është shprehur me dyshim. “Diçka kam digju, ama ishalla nuk është e vërtetë”, tha ky banor, duke mos dashur ta komentojë më shumë rastin. Sopi ka thënë për Express se njerëzit janë frikësuar të deklarojnë publikisht besimin, për shkak të mentalitetit dhe pasojave që kanë mundur t’i presin. “Duket se janë në pyetje martesat e përziera me komunitetin mysliman. Ndoshta janë frikësuar prej diskriminimit të shumicës...si bie fjala kanë mundur të mos na i japin vajzat për nuse”, tregonSopi, duke shpresuar se megjithatë te shqiptarët kjo nuk ka qenë problem asnjëherë.

    Në rajonin e Drenicës nuk ka asnjë familje katolike. Sipas Sopit, kjo është edhe një arsyeje më tepër, që këta banorë nuk kanë guxuar t’i tregojnë bindjet e tyre fetare. Ata madje, thotë ky bashkëbisedues, deri dje varrimin e të vdekurve e kanë bërë me hoxhë, ndërsa sëmurëve ua kanë kryer ritet sipas traditave të krishtera. Ua kanë bërë kryqin dhe janë lutur për shpirtrat e tyre. Sopi thotë se numri prej 32 banorëve që janë pagëzuar, nuk e tregon numrin real të banorëve të Llapushnikut që besojnë në Krishtin. Sipas tij, këtij numri shumë shpejt do t’i shtohen edhe banorë të tjerë, sepse më 1 maj u konvertuan vetëm disa anëtarë të familjes Sopi dhe Gashi.

    “Mundet që brenda një kohe të shkurtër të bëhen 320 apo 3200. Numri prej 32 vetave të konvertuar të mos merret si një shifër se ‘ja vetëm 32 qenkan katolikë në Llapushnik dhe nuk paska të tjerë’. Dikush është me punë në Ulqin, dikush ndoshta akoma e ka frikën e reagimit të të tjerëve”, shton ai. Ismet Sopi për një kohë të gjatë ka qenë i burgosur politik. Lirimi nga burgu ishte vetëm një dëshirë, për të cilën është dashur të priste 14 vjet. “Tri gëzime i kam pasur në jetë: kur jam liruar nga burgu; kur Kosova e shpalli pavarësinë dhe kur më 1 maj kemi deklaruar publikisht bindjet tona fetare dhe jemi regjistruar në librin e kishës”, thotë Ismet Sopi për Express.

    Ai tregon se në shtëpinë e tij shumica e lutjeve janë bërë, sipas biblës, të treguara brez pas brezi. “Të gjitha uratat, në gegnishten e vjetër i dinë përmendësh jo vetëm baballarët tanë, por edhe gratë”, shton ai. Një pjesë e familjes Sopi dhe Gashi kanë menduar për ndërtimin e një kishë në fshatin Llapushnik. Një kërkesë të tillë, ata e kanë bërë para tri viteve në Kuvendin komunal të Drenasit. Për këtë kërkesë është e njoftuar edhe Kisha Katolike në Kosovë. Mungesa e një prifti dhe kishe në fshat, sipas Sopit, ka bërë që të rinjtë mos të kenë shumë njohuri për fenë katolike. Por, ai shpreson se shumë shpejt edhe ky problem do të zgjidhet.

    Me gjithë mungesën e kishës dhe priftit, Ismet Sopi thotë se të rinjtë janë shumë entuziastë për të vazhduar rrugën e të parëve. “Besojmë që shumë shpejt do ta kemi një kishë në Llapushnik”, shton Sopi. Shumica e fëmijëve të këtyre familjeve që janë regjistruar në kishë, me vete mbajnë kryqin. Vetëmkur të shkojnë në shkollë e heqin atë..

    Artan Behrami
    artan.behrami@gazetaexpress.com
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Më 1 maj, në Kishën e Zojës së Bekuar, 32 banorë të fshatit Llapushnik te Drenasit, janë konvertuar në katolikë. Ata dëshirojnë ta kenë edhe kishën e tyre
    në këtë fshattë Drenicës.

    Kjo esht demokraci dhe vullnet i mir!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •