
Postuar mė parė nga
ABIGAIL
A keni degjuar per persona burra dhe gra, ne Shqiperi, qe vuanin nga nje semundje qe quhej semundje toke (Epilepsi), te ashtuquajturat hije, apo xhinde...
Cfare jane ne te vertete keto? Si i shpjegonin dikur dhe si shpjegohen sot?
Cilet jane keta persona qe preken nga keto gjera dhe pse?
Cfare fshihet pas tyre dhe cfare jane ne te vertete keto gjera?
Shume prej ketyre personave, fitojne disa veti si te parashikojne te ardhmen, te yshtin, dhe shume prej tyre mund te ushtrojne dhe magji?
Ne te shumtet e rasteve qe kam degjuar, dhe kam njohur, tregojne se keta persona torturohen nga keto hije apo xhinde, semuren shpeshhere prej tyre, dhe detyrohen te bejne gjera qe ata kerkojne duke i kercenuar.
Nese dikush ka njohur ndonje person te tille dhe di dicka ne lidhje me kete, ose mund ti kete ndodhur ndonje te afermit te tij, mund te na tregoje dicka ne lidhje me keto?
Diskutimi eshte i lire per te gjithe anetaret e Forumit.
Miqesisht Abigail!
Krijoni Kontakt