I thashe dikur asaj
me shpresen se do shkonte:
- Ska gjethe qe nuk flet
me gjuhen fshehur fshehur
Ska ndjenje qe sbuēet
me dallgen dehur dehur
Kuēedrat skane shtate koke
vec qafe me kollare
Do shuhet dhe kjo bote
sikur ska qene fare
Nga llave e perveluar
do kthehet ne asgje
Dhe ne te dy, moj shpirte,
do zhdukemi me te.
Mengjese sdo te kete
se koha do jete shthurur
Litarė do behen rruget
shtrenguar pas direkut
Mes territ edhe llaves
nje arke e bekuar
Nje arke e magjepsur
do dale anes bregut
Vazhdoj tI them asaj
plot gjepura te tilla
Plot fantazi te marri
prej filozofi plak
E trembur, e nemitur
me sheh e deshperuar
Beson cdo fjale qe them
per fundin qe seshte larg
Pastaj mendohet pak
dhe gjate me sheh ne sy
Perdridhet si kotele
pas kembeve te mia
Dhe duke qeshur thote:
- Patjeter ne te dy
do gjejme dy bileta
te zeme nje vend ne arke
qe prape te jemi bashke
kur te shpertheje stuhia
P.s. (O Zot, them une me vete
Pse jam kaq i pafat? )
Krijoni Kontakt