Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43

    Qytetit tim te nderuar

    Qytetit tim

    Te lashe o qyteti im
    te lashe, por
    lamtumiren e fundit
    nga goja ime
    kurre s'do ta degjosh
    un ika...ika...
    u largova nga ti
    por kujtimet
    kujtimet aty mbeten
    ishte e pa mundur
    pa ty ato te treten

    si mundem te harroj
    feminine time
    njohjen e pare me ty
    ne rrugicen time
    e dal nga dale
    me rruget e tua
    me plazhin tend te bukur
    te cilet ne shpirt
    shume....
    me mundojne mua

    si mund te harroj
    vitet e rinise sime
    freskine e atyre viteve
    dashurine time te pare
    puthjen e pare
    sa te larget
    aq dhe te afert
    qe ajo me dhuroj
    ate muzgmbreje vere
    kur te qete
    buzdetit duke shetitur
    te zene per dore
    si dy femije
    te sapo rritur
    e valet lozanjare
    ashtu si pa e kuptuar
    perkedhelje te pergjumura
    vazhdimisht na dhuruan

    si mund te harroj
    ate ikje masive
    qe aq dhimshem shprehet
    ne vargjet e kenges
    DETI U BE MAL ME NJEREZ
    E TOKA DET ME LOT
    lotet e nenave
    qe bijte e tyre te ikur
    pa shprese i kerkonin
    oh...sa shume me mundojne
    shpirtit qetesine
    asgje s'ja ofron
    edhe se ketu
    ku jetoj e punoj
    ndihem mire
    me duan dhe i dua
    me respektojne
    dhe i respektoj
    por mallin,mallin
    per vendlindjen
    kurre s'do te munden
    mua te ma zevendesojne
    kujtimet per ty
    o Durresi im
    per qytetaret e tu
    te nderuar
    e me pak te nderuar
    per lypsat e rrugeve
    qe buken e perditeshme
    me doren shtrire kerkojne
    te kujtoj me dhimbje
    por edhe me mall te kujtoj
    o i miri qyteti im....

    dhe me ne fund
    duke tu gjunjezuar
    me shume respekt
    dashuri e mall
    e ndonje pik loti...
    qe ashtu pa dashur,
    po me rreshket
    ngadale mbi faqe...
    deshiroj te shtoj
    disa nga vargjet
    e asaj kenge
    kaq te vjeter
    dhe po aq te bukur
    qe ty te kushtohet...

    TE FALEM
    O I BUKURI DURRES
    QYTETIT KU LINDA
    JA KUSHTOJ
    S'TE HARROJ UN TY
    KURREN E KURRES
    ME AS NJE QYTET
    NUK TE TE NDRROJ

    Udine
    21/06/2002
    O, si nuk kam nje grusht te fuqishem!
    malit,qe hesht,mu ne zemer me ja njesh
    ta shoh si dridhet nga grusht'i paligjshem
    e un te knaqem,te knaqem tu'u qesh.
    "MIGJENI"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arval : 22-06-2002 mė 14:57

  2. #2
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Vertet e mrekullueshme.

    bravo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43

    Elda...Elda...

    per
    Elden
    Te falenderoj per pershendetjen tende te thjeshte dhe te perzemert,urime edhe ty... deshiroj qe te gjej ne poezite e tua nje Elde tjeter ... qe te largoj nga vetja ate qe ajo se meriton...
    ate qe per te eshte nje e kaluar... e kaluara le te mbetet ne kujtime...te embela apo te hidhura qofshin...jeta vazhdon rrugen e saj, shkon gjithmone perpara... ne ate duhet te kerkojme... edhe pse nuk e shohim...duhet qe ta kerkojme...
    Arvali

    ureime!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    urime

    E bukur poezia per Durrsin. Urime !

    Vazhdo.

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ore Brari, mos je gje nga Durresi ti?!

    Bej shaka, Arval, mua m'u duk me shume si elegji, poezi po ta quaja do zbutej pak.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43
    Pershendetje Brari
    Te faleminderit per urimin...Arvali

    Henri...ē'eshte ky emer ēuni qe ke vendos te quhesh.te pakten
    ate "i" e fundit ta shkruaie me "y"qe ta kuptonim se je goce...shaka Henri.
    me respekt Arvali

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  3. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:38
  4. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47
  5. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •