Ne pritje te vigjiljes se Krishtlindjes.Ju uroj te gjitheve gezuar dhe Zoti na bekofte.
Ne pritje te vigjiljes se Krishtlindjes.Ju uroj te gjitheve gezuar dhe Zoti na bekofte.
KRISHTLINDJE 2014 - Mesazhi i Kryepiskopit Anastas
Tė mahnitshme janė ndėrhyrjet e Perėndisė. Kapėrcimi i sė pamundurės
Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
“ Atje ku do Perėndia, mposhtet rregulli i natyrės.”
(Himn nga Mėngjesorja e Krishtlindjes)
Tė papritura janė mėnyrat me tė cilat vepron Perėndia; tė pakapshme pėr logjikėn njerėzore. Ngjarjet e Krishtlindjes na sigurojnė pėr kėtė tė vėrtetė.
Jisu Krishti, Shpėtimtari i botės, nuk vjen nė historinė e njerėzimit si ushtarak apo qeveritar i tėrėfuqishėm. Nuk imponohet me anė tė fuqisė, pasurisė dhe diturisė sė jashtme. Lind nė njė vend tė varfėr, nė grazhdin e njė stalle, nė njė ambient jomikpritės, indiferent deri nė armiqėsor. Nėna e Tij e dhembshur, “e mbėshtolli me shpėrgėnj dhe e vuri tė rrijė nė grazhd, sepse nuk kishte vend pėr ata atje ku kishin rėnė” (Llk.2:7).
Bėrja njeri e Fjalės sė Perėndisė gėrshetohet me rrethana kundėrshtuese dhe rrugė tė shumėllojta pa krye. Para Lindjes, Josifi i drejtė skandalizohet dhe do qė tė braktisė Nėnėn e tėrėdėlirė tė Jisuit. Banorėt e Bethlehemit tregojnė indiferencė tė plotė pėr tė Tėrėshenjtėn qė ėshtė gati tė lindė. Ende foshnjė, Jisui kėrcėnohet nga mania e Herodit paranojak. Mes kėtyre kėrcėnimeve zgjidhja vjen me energji hyjnore nė bashkėpunim me virtytin njerėzor tė Josifit “tė drejtė” dhe tė Marisė sė panjollėshme.
Rrėfimet e Ungjillorėve pėr Lindjen na zbulojnė se pėrkujdesja e Perėndisė ndjek rrugė tė panjohura mė parė. Kjo ka vlerė jo vetėm pėr mbarė historinė njerėzore, por edhe pėr historinė tonė personale. Sa mė shumė qė lidhemi me Krishtin, me besim tė thellė dhe bindje tė plotė te vullneti i Tij, problemet e shumėllojta personale, familjare e shoqėrore zgjidhen paqėsisht. Njėkohėsisht, me frymėzimin dhe fuqinė e Tij hyjnore mundemi edhe ne tė kontribuojmė nė kapėrcimin e rrugėve tė ndryshme pa krye: Duke ēelur hapėsira mirėkuptimi dhe pajtimi atje ku tė gjitha janė tė vulosura nga zemėrngurtėsia, dyshimi i lig, mendjeshkurtėsia, urrejtja, fanatizmi.
Paralelisht, ngjarjet historike tė Lindjes sė Krishtit pėrcaktojnė shembullin e jetės pėr ata qė E pasojnė me devocion. Jisui u pėrul, duke theksuar vlerėn e tė pėrulurve. Lindi nė vend tė varfėr, qė tė mos pėrbuzen tė varfrit. U persekutua, duke theksuar dinjitetin e atyre qė ndiqen me tė padrejtė. Vuajti, duke frymėzuar dhembshurinė pėr ata qė heqin keq. U mundua si fėmijė, qė tė mos harrojmė tė drejtat dhe nevojat e fėmijėve tė botės.
* * *
Por, ekziston edhe njė tjetėr dimension i Krishtlindjes, ai theologjik dhe kozmologjik, qė na e zbulon Ungjillor Joani. Ai thekson faktin se Misteri i madh i Lindjes lidhet me mbarė krijesėn: “Nė fillim ishte Fjala,... dhe Fjala ishte Perėndi... Dhe Fjala u bė mish dhe qėndroi ndėr ne” (Jn. 1:1,14). Ungjillori hedh dritė mbi misterin e Mishėrimit qė pėrbėn kapėrcimin e sė pamundurės nga ana njerėzore dhe na fton tė shikojmė kuptimin dhe perspektivėn e tij mė tė thellė.
Me gjithė pėrkimet e vjetra me filozofinė antike greke dhe pėrpunimin e saj hebraik, koncepti i Fjalės merr njė kuptim tė ri theologjik tek Ungjilli sipas Joanit. Fjala ėshtė Jisu Krishti, Krijuesi i gjithėsisė, drita dhe jeta e njerėzimit, i Cili u bė njeri pėr shpėtimin e botės. Shėn Joan Gojarti e pėrmbledh kėtė shkurt: “Dhe mos kėrko se si. Se atje ku do Perėndia, kapėrcehet rregulli i natyrės. E deshi, e bėri atė tė mundur. Zbriti (nė tokė) shpėtoi.
...Ndėrsa ishte Perėndi, bėhet njeri, pa reshtur sė qeni Perėndi. Por nuk u bė njeri me tjetėrsim tė Hyjnisė dhe as u bė pėrsėri nga njeri Perėndi me zhvillim progresiv. Por, duke qenė Fjala pa pėsim, pa kurrfarė tjetėrsimi mori mish, pa ndryshuar natyrėn e Tij hyjnore” (Migne P.G.56:385-386). Nė personin e Krishtit u bashkuan natyra hyjnore dhe ajo njerėzore.
Perėndia i paafrueshėm dhe i pafund mori natyrėn njerėzore, duke nxjerrė nė pah vlerėn e pafundme tė njeriut, si nė entitetin e tij shpirtėror, ashtu edhe nė atė trupor. Si rrjedhojė, ajo qė i jep vlerė ēdo njeriu nuk ėshtė origjina e tij, raca, dijet, aftėsitė e tij, gjinia, paraqitja e jashtme, pasuria, por fakti se ėshtė njeri.
Shumė, nuk e pranojnė tė vėrtetėn e mishėrimit tė Fjalės. “Sepse besimi nuk ėshtė tek tė gjithė” (2Thes.3:2). Ungjillor Joani e nxjerr kėtė nė pah: “Erdhi nė tė tijtė dhe tė tijtė nuk e pritėn atė” (Jn.1:11). Judenjtė qė e prisnin si Mesi, nuk e njohėn si Shpėtimtar. Tė tjerė e quajtėn si “dobėsi” faktin qė “Perėndia u shfaq nė mish” (1Tim.3:16). “Edhe sa e pritėn, atyre u dha pushtet tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė me anė tė tij” (Jn.1:12). Falė besimit tė tyre, Perėndia u fal aftėsinė dhe pushtetin qė tė bėhen jo vetėm pasues tė Tij, por “bij tė Tij”, duke u hapur atyre rrugėt pėr kapėrcimin e mėkatit dhe tė vdekjes, qė tė bėhen “pjesėmarrės tė natyrės hyjnore” (2Petr.1:3-4). Kjo mundėsi unikale vihet nė veprim brenda Trupit mistik tė Krishtit “qė ėshtė Kisha”, me hirin dėlirėsues tė Mistereve.
Sigurisht kėto tė vėrteta nuk imponohen as me dhunė, as me forma intelektuale. Ato mund tė pėrqasen dhe pėrjetohen “nė besim”. Dhe Kisha na fton tė pėrqasemi nė kėtė mėnyrė, veēanėrisht nė tė kremtet e mėdha.
* * *
“Atje ku do Perėndia, mposhtet rregulli i natyrės.”
E kremtja e Krishtlindjes, vėllezėrit e mi, na kujton kushtet specifike dhe vėshtirėsitė nė tė cilat eci, qysh foshnjė, Jisu Krishti, por, mbi tė gjitha, faktin se Ai ėshtė Fjala, i Cili u mishėrua“dhe banoi ndėr ne”. Shpesh edhe ne pėrballemi me kundėrvėnie tė pakapėrcyeshme. Le tė mos e humbasim mendjen. Besimi nė Krishtin fal bindjen se nuk jemi tė vetėm nė njė botė tė ashpėr. Fjala e mishėruar e Perėndisė mbetet nė mėnyrė tė pandėrprerė me ne. Ai jep kuptim, dritė dhe fuqi nė ēdo fazė tė jetės sonė. Ai ēel udhė nė vende tė vėshtira pėr tė kaluar. Ofron mundėsinė e kapėrcimit tė asaj qė ėshtė e pamundur nga ana njerėzore. Me sigurinė se “tė pamundurat pėr njerėzit janė tė mundura pėr Perėndinė” (Llk.18:27), le tė kremtojmė Krishtlindjen, duke marrė frymėzim, besim, qėndrueshmėri dhe shpresė nė sprovat e vogla ose tė mėdha, nė problemet tona personale dhe sociale.
Krishtlindje tė bekuara! Viti i Ri le tė na sjellė paqe!
Me dashuri tė thellė mė Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
Irenna (26-12-2014)
Gezuar Krishtlindjen.
Zoti qe u be njeri dhe jetoi midis nesh per te na treguar rrugen per ne parajse, qofte me ju.
La verita' ti rendera' libero!
Krishti Zot na udhezofte zemren dhe mendjen sa me larg tundimit te djajve, e sa me prane Atit te Qiejve! Krishtlindje te per vitshme te mbara!
Te gjithe shqiptareve te besimit krishter urime krishtlindja, Zoti i ruajt shqiptaret kudo qe jane!
user010 (26-12-2014)
Gezuar te gjithe anatreve te forumit dhe moderatoreve!
Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3
Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3
Krishtlindje plot lutje dhe dashuri
Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranės, Durresit dhe i Gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi, i ndihmuar nga anėtarėt e Sinodit tė Shenjtrė Episkopi i Apollonisė Nikolla, Episkopi i Krujės Andoni, Episkopi i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Asti, nga Kryesekretari i Sinodit, Protopresviter Jani Trebicka dhe klerikė tė kryeqytetit.
Nė fund tė saj, Kryepiskopi dha edhe Mesazhin-Urim tradicional, qė sivjet titullohej “Tė mahnitshme janė ndėrhyrjet e Perėndisė -Kapėrcimi i sė pamundurės”. Ndėr tė tjera Kryepiskopi tha se: “Tė papritura janė mėnyrat me tė cilat vepron Perėndia; tė pakapshme pėr logjikėn njerėzore. Ngjarjet e Krishtlindjes na sigurojnė pėr kėtė tė vėrtetė. Jisu Krishti, Shpėtimtari i botės, nuk vjen nė historinė e njerėzimit si ushtarak apo qeveritar i tėrėfuqishėm. Nuk imponohet me anė tė fuqisė, pasurisė dhe diturisė sė jashtme. Lind nė njė vend tė varfėr, nė grazhdin e njė stalle, nė njė ambient jomikpritės, indiferent deri nė armiqėsor. Nėna e Tij e dhembshur, “e mbėshtolli me shpėrgėnj dhe e vuri tė rrijė nė grazhd, sepse nuk kishte vend pėr ata atje ku kishin rėnė” (Llk.2:7)…. Paralelisht, ngjarjet historike tė Lindjes sė Krishtit pėrcaktojnė shembullin e jetės pėr ata qė E pasojnė me devocion. Jisui u pėrul, duke theksuar vlerėn e tė pėrulurve. Lindi nė vend tė varfėr, qė tė mos pėrbuzen tė varfrit. U persekutua, duke theksuar dinjitetin e atyre qė ndiqen me tė padrejtė. Vuajti, duke frymėzuar dhembshurinė pėr ata qė heqin keq. U mundua si fėmijė, qė tė mos harrojmė tė drejtat dhe nevojat e fėmijėve tė botės.”
Njė e veēantė nė fund tė Liturgjisė ishte edhe leximi i Mesazhit tė Presidentit tė Republikės, z. Bujar Nishani, drejtuar Fortlumturisė sė tij dhe gjithė besimtarėve orthodhoksė.
Ne mesdite pritja tashme tradicionale u organizua ne Seline e Sinodit te Shenjte.
Kryepiskopin e vizitoi dhe e uroi ndermjet te tjereve edhe Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani, Kryetari dhe Nenkryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe z. Vangjel Dule, Kryetare te komuniteteve fetare ne vend, ministra e autoritete te tjera shteterore, te partive politike, te trupit diplomatik ne vend, personalitete te ndryshme dhe besimtaret.
Nė dalje, Presidenti z. Nishani do deklaronte “Edhe njėherė gėzuar, urimet mė tė mira pėr besimtarėt e krishterė shqiptarė kudo ku janė nė Shqipėri, nė tė gjitha viset shqiptare, nė diasporė, nė emigracion. Paēin gjithmonė mirėsi”.
Ndėrsa Kryetari i Kuvendit z. Meta “Nė kėtė ditė Krishtlindje do uroja tė gjithė besimtarėt e krishterė, por edhe gjithė popullit shqiptar mbarėsi pėr tė gjithė, shumė urime, shumė bekime dhe gėzime nė familjet e tyre, natyrisht edhe nė gjithė shoqėrinė tonė”.
Ndėrsa Kryetari i Partisė Demokratike, z. Lulzim Basha do uronte besimtarėt e krishterė nga Shkodra, ku vizitoi edhe kishėn orthodhokse “Lindja e Krishtit”, duke thėnė se “Nga margaritari i respektit dhe i bashkėjetesės fetare pėr Shqipėrinė, Ballkanin, Europėn dhe mbarė botėn, nga zonja Shkodėr dua tė uroj tė gjithė besimtarėve tė krishterė dhe tė gjithė besimtarėve tė Zotit, tė gjithė shqiptarėve; Gėzuar Krishtlindjen! Festėn e shpresės, dashurisė e tė besimit. I vetėdijshėm se kjo festė e madhe i gjen shumė shqiptarė dhe familjet e tyre, ndonėse nė ditė feste jo nė kushte feste, uroj nga zemra qė shpresa qė buron nga simbolika e ditės sė sotme, tė na frymėzojė e tė na bėjė optimistė pėr njė tė nesėrme mė tė mirė. Gėzuar! ”
![]()
Krijoni Kontakt