Shkodër, policia: Alija dhe Batri u vranë për larje hesapesh për paratë e drogës
SHKODER- Dy ditë pas ekzekutimit me kallash në mes të qytetit të Shkodrës të Admir Alijas, 38 vjeç dhe Mondi Batrit, 40 vjeç, policia e Shkodrës pohon se vrasja është bërë për larje hesapesh për paratë e drogës.
Ndërkaq rezultati i raportit mjeko-ligjor ka treguar se si Admir Alija ashtu edhe Mond Batri kanë nga 6 plagë të shkaktuara me armë zjarri, ku ndër të tjera ka plagë me dëmtime masive në pjesën e kokës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 20-vjeçari Amarildo Pirani ka vetëm një plagë të pa rrezikshme për jetën.
“Nga informacionet në rruge operative dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh për shuma të mëdha në trafikimin e drogave. Po punohet për zbulimin e autorëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 gëzhoja, model 56, si dhe tre automjete të viktimave.
(mi.k/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt