Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Koha Jonë: Edi Rama e Ilir Meta në garë për kontrollin e mediave shqiptare

    Dueli, pa zhurmë, Rama-Meta për kontrollin e medias

    Edi Rama dhe Ilir Meta janë për momentin aleatë. Po edhe sa kohë do të jenë? Kjo pyetje mban nën ankth të dy , përveç përballjes me opoziten, e cila duket se nga pak e përditë po rritet. Loja ku po vijnë edhe çamët në bashkëqeverisje me 5 deputetë që kanë , shtuar edhe Mesila Doda e cila duket se po përgatitet për ministre e PDIU-së në qeverinë Rama, natyrisht që ka shtuar vigjilencën e LSI. Edhe selia blu rri me veshët ngritur. Mitingu i fundit i PD-së e tregoi pa asnjë dyshim se Lulzim Basha e zotëron partinë nga qeliza e fundit deri në majë. Ka pak punë edhe me grupin parlamentar, por më e shumta mbetet të presë derisa nuk do ti vendosë më deputet këto që janë kundër tij ose luajnë nën rrogoz për ta rrëzuar. Ka turmën që do ti spostojë edhe këta, dhe këtë e njeh mjaft mirë Basha, që tashmë ka një trashegimi të fortë berishiane, porse edhe eksperiencë të tijën vitet e fundit. Pra është aktor dhe faktor në çdo krisje që mund të ketë mazhoranca në udhën e saj, pasi sa herë thonë nuk “kemi bërë besa-besë” atëhere më shumë se kurrë nuk ka besë!

    Dueli që duket ,por që nuk flitet mes Ramës dhe Metës, ka kohë që ka nisur. Dhe duhet pranuar se të dy e njohin mirë artin e parapërgatitjes së sulmit me anë të mediave të tyre. Ndaj sejcili mundohet, pa u ndjerë, të investojë tek mediat e tij ose të bëjë aleatë me anë të interesave pushtetore mediat që nuk janë në anën e tij. Dhe po të shikoni sot panaramen e mediave të shkruara e radiotelevizive në Shqipëri lexuesit e shikuesit e dijnë pak a shumë se si janë pozicionuar. Më shumë zoteron për momentin Edi Rama, jo vetëm si kryeministër e që kanë interesa prej tij, por edhe për shkak të lidhjeve të vjetra që nga vitet në krye të bashkisë së Tiranës. Zotërimi nuk ka konceptin e bashkëpronësisë, pasi është jashtë logjikes se nuk e lejon ligji, por në sensin e bashkëpunimit e ndarjes së interesave politiko-financiare. Disa media po zgjerohen, me filiale të tjera bzinesi, me marrje pazaresh nga qeveria apo nga pjesa e pushtetit nën pushtetin e LSI. Sejcila punon me kujdes, duke marrë sa më shumë, duke gjetur forma koperimi e në rastin e plasjes së sherrit mes Ramës dhe Metës, që një ditë do të ndodhë, pra të pozicionohen sipas interesave që kanë marrë e jo në interesit të publikut. Eshtë kërkuar shumëherë që të ketë hetime për burimin e financimit të medias, që nga më i madhi grup mediatik e deri tek media më provinciale,por nuk bëhet nga klasa politike. Media është pushtet i katërt dhe kontrollon tre pushtetet e tjerë, por kur ngërthehet në pazare financiare e interesa të mëdha parash, nuk është më realisht pushtet i katërt. Ajo konvertohet në media ekzekutive ose parlamentaro-ekzekutive, sipas personit që është në rolin e dyshit e të treshit në hierarkinë piramidale të Shtetit.

    Ndonëse të dy, Rama dhe Meta, mundohen të ruhen sa për sy e faqe, të mos përzihen në punët e medias, por puna e parë e ditës së të dyve fillon me mediat që kanë nën kontroll apo në bashkërendim punësh politiko-financiare e ndarje zona influence. Mediat që nuk janë as të Rames, as të Metes, e që janë ta pakta, por që kanë mbetur të pavarura në linjen editoriale synojnë ose ti nënshtrojnë ose ti falimentojnë.

    Gjithçka bëhet për ti mbajtur mirë me financa mediat e tyre qëkur të duhen për të shprazur bateritë e “topave” të kenë fuqi për të goditur sa më fort. Ai që nuk është pozicionuar , natyrisht , në anën e njërit prej të dyve, duhet të asfiksohet ose ti jepet oksigjen në mënyrë që të detyrohet të bjerë nën varësinë e të madhit të politikës. Media të paanshme nuk duan, as njeri e as tjetri. Pyetja mund të jetë po Basha?Jo se nuk po punon Lulzim Basha me të njëjtin stil, por ai akoma nuk ka ndonjë gjë të madhe në dorë, për momentin. Nuk ka në sensin e financave apo dhënies së përfitimeve ekonomike për disa media që duan përfitime personale para se të japin lajmet . Natyrisht jo të gjitha mediat, pasi ka vertet media serioze e korrekte, por ato janë nën presionin e mediave gjobëvënëse dhe kushtit të mazhorancës që të pozicionohesh “qartë”!

    Edi Rama pati deklaruar se nuk do të ndihmojë asnjë media dhe se do të jetë korrekt, në një asnjanësi ligjore, por nuk është kështu. Mundet nga oreksi i mikut partner në qeveri, edhe kryeministri nuk po tregohet asnjanës dhe i barazlarguar me mediat. Përkundrazi ! Ka media ku turren reklamat me urdhër që të shkojnë tek ata,pasi i kontrollojnë tatimet e doganat. Siç ka media që pala tjetër në qeveri, LSI, i mirëmenaxhon dhe i ndihmon . Pra duhet ose me Ramën ose me Metën , rrugë të mesme nuk ka ! Pjesa që mbetet, me Bashën. Media të pavarura nuk duhet të ketë!

    Kjo është e rrezikshme jo vetëm për shoqërinë, por edhe për vetë median, pasi po mësohen të kenë si qëllim jo informimin e publikut e shoqërisë shqiptare në përgjithësi, por interesat e tyre private dhe palëve në qeverisje, ose në opozitë. Media ka shumë, por pak janë të pavarura.

    Koha Jone

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Koha Jonë: Edi Rama e Ilir Meta në garë për kontrollin e mediave shqiptare

    Unë për vete shoh vetëm TV KLAN dhe ABC NEWS .. janë të vetmet media të pa politizuara
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •