Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Rama: Do iki nga stadiumi nëse dëgjoj "vritini serbët"

    Zbardhen detaje të mëtejshme nga vizita e fundit e kryeministrit të vendit Edi Rama në Beograd të cilat kanë të bëjnë edhe me kontekstin sportiv. E përditshmja serbe Kurir bën të ditur se gjatë intervistës së tij në televizionin rajonal N1, kreu i ekzekutivit shqiptar foli edhe për futbollin dhe mënyrën se si përjetohet ai në Ballkan.

    "Le të jemi të sinqertë, kur këtu luan Partizani dhe Cverna Zvezda, ajo duket si një luftë. Në cdo vend ka një ndeshje derbi që duket si një luftë. Në Ballkan është derbi mes Serbisë dhe Shqipërisë aktualisht. Pra duhet marrë lehtë dhe nuk duhet të bëjë shumë bujë. Ne jemi Ballkani dhe jemi gjaknxehtë. Kjo nuk mund të ndryshohet dhe kur luajmë kundër njëri-tjetrit ne duhet ta marrim vetëm si një ndeshje futbolli", ka thënë Rama.

    Më pas kryeministri shqiptar preku edhe çështjen e ndeshjes së kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të luhet vitin e ardhshëm në Shkodër duke theksuar se ai do të largohet nga stadiumi nëse dëgjon thirrje "Vritini Serbët", si ato që u dëgjuan kundër shqiptarëve në 14 tetor në Beograd.

    "Nëse unë do të jem në stadium, dhe do të jem aty, do të largohem nga stadiumi nëse dëgjoj 'vritini serbët'. Në Beograd kjo ndodhi. Kur tifozët vërshuan kundër shqiptarëve, askush nuk u largua nga stadiumi", deklaroi Rama.

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Rama: Do iki nga stadiumi nëse dëgjoj "vritini serbët"

    Do te bertas une i pari me shpirt e zemer, vetem e vetem qe te iki jo vetem nga stadiumi, por edhe nga Shqiperia !!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Rama: Do iki nga stadiumi nëse dëgjoj "vritini serbët"

    Ky nuk flet asnjeher kot ! Po e tha e ben !






    Sa bukur qe flet,te mer ne qaf !
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 21-12-2014 më 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •